Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Categories

Anatomia (137) Pediatria (136) Semundjet infektive (97) Neurologji me Neuropsikiatri (69) English Medical (68) Shendeti (64) Fiziologjia e njeriut (57) Neurologji (48) Terminology (43) Imunologjia (39) Biokimi (38) Anatomia Patologjike-Patologjia (28) Mikrobiologji (24) Mjekësi interne (21) Gjenetika Humane (17) Biologji (15) Radiologjia (15) Video shkencore (14) Epidemiologji (12) Farmakologjia Klinike (12) Pytje dhe Pergjigje (12) Teste (12) Anamneza (11) Kuize (11) Farmakologjia (10) Gjinekologjia (10) Duhani (8) Fiziologji Patologjike (8) Histologjia-Preparatet (8) ushtrime mjekesi interne (8) Higjena (7) Terminlogji Mjekesore (7) Mjekesi interne (6) Otorinolaringologjia (6) Punime shkencore (6) Parazitologji (5) Video (5) Informatika Mjekësore (4) Kanceri (4) Lajme (4) Obstetrika (4) Përballja me kancerin (4) Raste Klinike (4) Ushtrime nga neurologjia (4) Arkiva (3) Biokimia klinike (3) Dermatologjia (3) Galeria Mjekesore (3) Kanceri i gjirit (3) Klinika (3) Endokrinologjia (2) Hematologjia (2) Kirurgjia (2) Mjekimi (2) Mjekësi sociale (2) Mësime mjekësore (2) Ndihma e parë (2) Nervat e kokes (2) Onkologjia (2) Pneumonia (2) Qendra per avancimin e studimeve (2) Vitaminat (2) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Embriologji (1) Gastroenterologjia (1) Hepatitet Virale (1) Hepatiti (1) Histologjia (1) Kardiologjia (1) Mjekesi Familjare (1) Mjekësia Urgjente (1) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Nefrologjia (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Oftalmologjia (1) Ortopedia (1) Patologjia (1) Propedeutika (1) Qendra për avancimin e studimeve (1) Raste Klinike të ndryshme (1) Reumatologjia (1) Shenjat Meningjeale (1) Stomatologjia (1) Thenie mjekesore (1) Traumatologjia (1) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) imazhe radiologjike (1)
Vizitorë të respektuar bëni like faqen tonë në facebook

Ethet e buzëve apo Herpesi Labial


Herpesi është një infeksion viral i epitelit të lëkurës dhe mukozës. Fillimisht ndjehet një pickim i lehtë dhe një ndjenjë nxehtësie tek vendi i skuqur i buzës. Në pak orë formohen disa flluska të vogla të mbushura me lëng pothuaj transparent, të cilat japin një dhimbje me intensitet në rritje...

  Herpesi nuk është vetëm i vrazhdë dhe i pakëndshëm, por është edhe infektues, prandaj kujdesuni që të mos e transmetoni te personat e tjerë. Nëse filloni mjekimin pasi të ndjeni pickimin që paralajmëron herpesin, ndonjëherë mund të parandaloni shfaqjen e tij.

Ky është një infeksion virusal i regjionit të gojës që paraqitet zakonisht pas infeksionit primar me virusin herpes simpleks

  Virusi pastaj lokalizohet në fijet nervore përreth buzëve; aty përqendrohet për tërë jetën dhe ndonjëherë apo shpesh mund të riaktivizohet.

 Duke u bazuar në lokalizimin e sëmundjes kemi disa forma klinike: herpesi i buzës, mjekrës, herpesi i fytyrës, herpesi në trup, etj. Në hapësirën e gojës mund të paraqitet në gingiva, në qiellzë, në gjuhë dhe mukoza të tjera respiratore.

 

Herpesi i buzës është nocioni më i shpeshtë te ftohjet. Sëmundja karakterizohet me shenja fillestare në formë të dhimbjeve dhe skuqjes. Në këtë vend paraqitet hiperemi,  për 1-2 ditë paraqiten disa flluska të grupuara (të ngritura mbi buzë). Me pëlcitjen e këtyre flluskave, paralajmërohen të ashtuquajturat kruste dhe, më vonë në këtë regjione paraqitet një hiperpigmentim i cili me kalimin e kohës zhduket. Më vonë, episodet e sëmundjes mund të paraqiten qoftë në buzët e sipërme, apo të poshtme

 

Shfaqja e flluskave mund të përkojë me një gjendje shëndetësore jo të mirë, pas një temperature, pas fillimit të menstruacioneve, pas një stresi, pas një ekspozimi të fortë në diell, apo pas ngrënies së disa ushqimeve të veçanta.

Në terapi, mund të ndihmojë ilaçi antiviral, i quajtur aciklovir, në formë të kremit për disa ditë.

Rritja e imuniteti lufton herpesin

Për sa kohë që ky herpes do të gjendet në buzë apo vende të tjera, varet nga imuniteti i organizmit.

Hani shëndetshëm, me shumë vitamina, flini mjaftueshëm dhe ushtroni. Barnat bimore të cilat përmbajnë rrënjë të bimës ehinacea, tradicionalisht janë mjete që e rrisin sistemin mbrojtës imunitar të organizmit. Mendohet dhe ka të dhëna se hudhra dhe zhenshen e forcojnë imunitetin. Mund të përdorni për ushqim produktet e pasura me lizinë (mishi, patatja, qumështi, peshku, vezët, jogurti, fasulja), ndërsa duhet larguar menyja ditore ushqimet e pasura me aminoacide - argininë (çokollata, kikirikët, frutat me bërthamë, farat, farat e grurit, etj.).

Harroni puthjet!

Herpesi rikthyes më së shpeshti shfaqet në regjionin e buzëve, për arsye se këtu mukoza është shumë e ndjeshme ndaj infeksioneve. Ajo fillon me një ndjenjë të kruarjes, djegie, me dhimbje, pastaj një e skuqur dhe më vonë, pas  24-48 orë, paraqiten disa të qara. Këto ndryshime mund të zgjasin deri në dy javë. Meqenëse ky virus lehtë bartet, njerëzit të cilët kanë ethe aktive duhet të shmangin puthjet me persona të tjerë, përdorimin e  përbashkët të mjeteve higjienike, peshqirëve, enëve për ushqim dhe gjërave tjera të higjienës personale.

 

Herpesi zakonisht kalon spontanisht, pa ndonjë mjekim të veçantë. Megjithatë, pas infeksionit të parë, ky virus mbetet në organizëm dhe mund të riaktivizohet, shpesh në të njëjtin vend.

5 mënyra për zbutjen e simptomave

 Vendin ku paraqitet infeksioni nuk bën ta mbani të thatë, sepse lagështia e ngadalëson regjenerimin.

Plasaritjet, nuk guxojnë të ndrydhen, gërvishten; duhet pritur që ato të përthahen dhe vetvetiu të humbin.

Nëse herpesi shfaqet shpesh, duhet ta konsultoni mjekun më të afërt në mënyrë që të përshkruajë ndonjë bar kundërviral në formë të kremit apo tabletave.

Dhimbja që është simptomë karakteristikë e kësaj sëmundje, mund të zbutet apo lokalizohet me ndonjë analgjetik, siç është aspirina, etj.

Në qoftë se te fëmijët paraqitet herpesi i buzës, duhet që të marrin sa më shumë lëngje dhe ushqim të qulltë.

 

Mos e përhapni infeksionin

 

Herpesi është një infektues, prandaj mos puthni derisa e keni. Çdo ditë ndërroni mjetet higjienike personale, çarçafët, peshqirët, jastëkët si dhe askush tjetër të mos i përdorë. Mundohuni të mos e ngacmoni vendin e infektuar, nëse këtë e bëni, atëherë duhet  t’i pastroni mirë duart. Duhet mënjanuar veçanërisht prekjen e syve dhe organeve gjenitale, sepse mund të nxisni  infeksion serioz.

Përfundim

Herpesin e gjejmë te disa sëmundje, si psh. te pneumonia krupoze, pneoumokoksike, meningjiti epidemik meningokoksik, meningjiti pneumokoksik, infeksionet me escheria coli (si pielitis, sespis), te ftohjet e zakonshme, leptospiroza, etj.

Ndërsa, ajo gjendet edhe te disa sëmundje joinfektive që shoqërohen me temperaturë të lartë, siç janë, sëmundjet hiperplastike dhe sëmundjet tumorale (leukemia, karcinomatoza, sarkomatoza), sëmundet endokrine (si tireotoksikoza).

Kontakto

Name

Email *

Message *