Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Categories

Anatomia (137) Pediatria (136) Semundjet infektive (97) Neurologji me Neuropsikiatri (69) English Medical (68) Shendeti (64) Fiziologjia e njeriut (57) Neurologji (48) Terminology (43) Imunologjia (39) Biokimi (38) Anatomia Patologjike-Patologjia (28) Mikrobiologji (24) Mjekësi interne (21) Gjenetika Humane (17) Biologji (15) Radiologjia (15) Video shkencore (14) Epidemiologji (12) Farmakologjia Klinike (12) Pytje dhe Pergjigje (12) Teste (12) Anamneza (11) Kuize (11) Farmakologjia (10) Gjinekologjia (10) Duhani (8) Fiziologji Patologjike (8) Histologjia-Preparatet (8) Lajme (8) ushtrime mjekesi interne (8) Higjena (7) Terminlogji Mjekesore (7) Mjekesi interne (6) Otorinolaringologjia (6) Punime shkencore (6) Parazitologji (5) Video (5) Informatika Mjekësore (4) Kanceri (4) Obstetrika (4) Përballja me kancerin (4) Raste Klinike (4) Ushtrime nga neurologjia (4) Arkiva (3) Biokimia klinike (3) Dermatologjia (3) Galeria Mjekesore (3) Kanceri i gjirit (3) Klinika (3) Endokrinologjia (2) Hematologjia (2) Kirurgjia (2) Mjekimi (2) Mjekësi sociale (2) Mësime mjekësore (2) Ndihma e parë (2) Nervat e kokes (2) Onkologjia (2) Pneumonia (2) Qendra per avancimin e studimeve (2) Vitaminat (2) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Embriologji (1) Gastroenterologjia (1) Hepatitet Virale (1) Hepatiti (1) Histologjia (1) Kardiologjia (1) Mjekesi Familjare (1) Mjekësia Urgjente (1) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Nefrologjia (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Oftalmologjia (1) Ortopedia (1) Patologjia (1) Propedeutika (1) Qendra për avancimin e studimeve (1) Raste Klinike të ndryshme (1) Reumatologjia (1) Shenjat Meningjeale (1) Stomatologjia (1) Thenie mjekesore (1) Traumatologjia (1) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) imazhe radiologjike (1)
Vizitorë të respektuar bëni like faqen tonë në facebook

SALMONELLOZAT DHE HELMIMET USHQIMORE ME BAKTERJE TE TJERA

Salmonelozat
 
Me salmoneloza nenkuptojme ne kuptim te gjerë të fjalës , te gjitha semundjet te shkaktuara me salmonelle , duke perfshire ketu dhe tifon e zorreve .Por S. typhi dallohet nga cilësite e saja biologjike dhe historijatit te saj nga salmonellat tjera , andaj dhe ketu do te futen vetem ato salmonella qe jane jotifoze apo si quhen ne literaturën mjekësore salmonelloza në kuptimin e ngushtë të fjalësSalmonelozat jane te shkaktuara nga ato salmonella te cilat apriori jane parazite te kafeshve  dhe te cilat përcillen ke njerëzit përmes ushqimit të llojellojeshem me prejardhje shtazore dhe ato infeksione jane ne rritje te vazhdueshme edhe sot e kësaj dite ne terë boten dhe paraqesin nje promblem te rende shoqeroro-shendetsor ne terë boten
e civilizuar por ato infeksione paraqesin edhe nje problem te rendesishem edhe në mjekësinë klinike te sotshme .
 
Jane disa faktore pse këto infeksione janë aq te pranishme dhe paraqesin problem mjeksor :      - Salmonellat jane parazite të shpeshtë të zorrëve ne kafshet shtepiake, te cilat neve na sherbejne per ushqime te llojellojshme, dhe ato lehtë bartën ke njerëzit ;      - Përgaditja e ushqimëve ne formen industriale dhe pregaditja masive e gjerave ushqimore ne boten e sotme te civilizuar , te cilat ushqimore jane te pergaditura nga shume kafshe me metode pulirim ,pastaj e bejne te mundur leht kontaminimin e ushqimit ;     - Me pastaj transportimi i ushqimeve ne formen e vet nacionale dhe internacionale , qe mund te jene pikërishtë salmonellat ,     - Përdorimi i ushqimit kolektivishtë dhe jashtë shtëpive , si dhe perdorimi apo konsumimi i ushqimeve te konzervuara etj, ;     - si dhe mënyra e jetesës së njerëzve , gjithënjë jashtë shtëpive  jane disa nga arsyet e paraqitjes se helmimimeve me ushqim ne ditet e sotme edhe në ato vende me standard të lartë të higjienës
kolektive dhe personale  , të cilat vende kanë eradikuar sëmundjen e tifos së zorrëve dhe të infeksionëve tjera të zorrëve , prandaj edhe po paraqesin nje promblem akut shendetësore  te njerezëve të civilizuar në tërësi .Andaj edhe një kontrollë ndaj këtyre infeksioneve me salmonella , nuk është e mundur të arrihet përkundër një bote gjithënjë më të civilizuar , bile me nje metodologji të ngritur mbi pregaditjet e ushqimëve  në formë masovike , është duke u rritur edhe paraqitja e incidencës së salmonellozave .
 
Etiologjia

     Shkaktaret e salmonellozave , salmonellat jane shume te perhapura ne natyre , ato jane parazite primare te zorreve  ne kafshet shtepijake dhe te tjera si dhe sisore tjere zogjet,dhe te njerezite . Edhe kafshe te tjera mund te jene te infektuara  si : gjarperinjte , minjte e ndryshem , si dhe llojet e ndryshme te insekteve dhe mizave .
     Në bazë të strukturës së tyre antigjenike , jane te klasifikuara në 7 grupe  , ndërsa ato pastaj duke u ndarë në tipe dhe lloje janë sot mbi 2ooo tipe të salmonellave .
    Shumica  e tyre janë të kufizuara ne nje territor apo shtet dhe bejne  karakteristike , por duke u bazuar sot ne transportimin e ushqimeve ndernacionale dhe te vet kafsheve  , e bejne me ma pak rendesi . Edhe këto jane  semundje kozmopolite ,dhe per ketë shume vende dhe shtete jane te perfshira ne perhapjen e ketyre helmimeve alimentare .
 
     Zgjerimin e salmonellave po e ndihmojne pra dhe
- transportimi I ushqimeve  me prejardhje shtazore  ,
- ushqimi i ndryshem ,
- pergaditja e mishrave te perziera  , atyre me peshqi nga nje vend ne nje tjeter vend .
    Nga qindra tipe salmonella që sot njihen botërishtë  në vitet të fundit , kane dominiuar apo jane izoluar :
- S.heidelberg ,
- S.typhi murium ,
- S.enteritidis ,
- S.java ,
- S.abony ,
- S.thompson ,
- S.montevideo ,
- S,parathyphi B ,
- S.win , etj. etj. tipe duke u bazuar ne vendin e zbulimit .
  
EPIDEMIOLOGJIA


 
Epidemiologjia e salmonellave eshte e komplikuar dhe se nuk mund te trajtohet lehte .
 
Si që u permendë , salmoinellet jane parazite primarishte te zorrëve te kafsheve dhe te njerëzve , por ato mund te dalin edhe ne organe limfatike , gjak dhe inde te tjera te strehuesit .
 
Kryesishtë ato eliminohen përmes rrugës së qumështit të kafshëve , ndërsa në kafshet e tjera edhe në veze ( pulat , rosat etj. ) .
  Rezervoar kryesor është derri dhe sisorët , pastaj minje të ndryshem dhe kafshe te ngjajshme .Permes tyre infektohen dhe kafshet e ndryshme , andaj paraqesin parazit te kafsheve te ndryshme dhe jane te perhapur ne natyre .
 
      Burim i infeksionit per njerzit jane kafshet shtepiake ,te cilat sherbej per ushqim,por edhe disa kafshe te tjera qe jetojne si komensiale(minjet),edhe njerzit jane burinm I infeksionit dhe paraqesin rendesi ne perhapjen e salmonelozave dhe kontaminimin e ushqimit nga feqet e tyre,pastaj bartja mund te behet edhe me anen e kontaktit ndermnjet njerzeve te individet e dobet.
     
Kafshet shtepiake(lopet,permes mishit dhe qumshtit ) , derri (permes mishit te kontaminuar) , shpezet ( pulat permes vezeve dhe mishit te tyre ) , minjet e llojllojshem shtepiak , nepermjet feqeve dhe urines ) , njeriu ( i semure ose bacilobartes , permes feqeve-salmoneloza ) , ushqimi i pa perpunuar mire termikishtë .
     Paraqitja e infeksionit ne tri forma:
      1)  si Gastroenterit ac. tip infeksioz,
      2)  si Paratifo e zorreve
      3)  si gjendje septikemike
 
    Meqense semundjet salmonelloze jane semundje patogjene per kafshet , e rrallë per njeriun , natyrisht qe eshte e nevojshme nje doze infektive e madhe e shkaktarit , per te shkaktuar semundjen , qe ne disa raste nevojitet edhe me miliona dhe miliarda mikroorganizma.
    Ky numer kaq i madh me salmonelle mund te gjendet zakonishtë te ushqimet nga  kafshet e infektuara , te cilat jane shumezuar , ose ne ato ushqime te cilat janë kontaminuar paraprakishtë nga këto bakterie .
    Prandaj , keto infeksione edhe paraqiten ne forme te infeksioneve alimentare apo helmime ushqimore akute .
Nder ushqimet me prejardhje shtazore , qe perdoren ne praktiken e perditshme dhe qe me se lehti percillet salmonella eshte mishi i derrit , i kafsheve  si lopet , prodhimet e ndryshme te tyre te llojllojshme , vezet sidomos ato nga rosat , qumshti dhe produktet e qumshtit.
     Por perveq ushqimeve , keto infeksione mund te percillen edhe me anen e kontaktit ne forme epidemike , si ne : spitale , reparte te femijeve dhe institucione te tjera , ose dhe me anen e lodrave dhe sendeve te kontaminuara , neqoftese personat e eksponuar jane me imunitet te dobesuar .
 
   Patogjeneza dhe simptomatologjia e salmonellozave


    Salmonella futet ne organizem nepermjet ingjestionit dhe ato se pari parazitojnë ne zorre , prandaj edhe efekti i pare eshte pezmatimi i mukozes se zorreve ne traktin gastrointestinal .
    Semundja shfaqet si nje : gastritis , gastroenteritis , enteritis , kolitis .
   Por salmonellozat kanë aftesi qe nga trakti digjestiv te kalojne ne gjak , si dhe ne inde dhe organe te ndryshme , atje te shumezohen dhe te shkaktojnë pezmatime , qe paraqesin simptomin infektiv te pergjithshem , gjegjesishtë të shkaktojne edhe septicemi me lezione te lokalizuara dhe pezmatime piogjene ne organe te ndryshme dhe vende te ndryshme te njeriu .
 
     Prandaj , duke u bazuar ne patogjeneze salmonellozat ndahen ne tri grupe te semundjeve si :
     1) si Gastroenteritis ac ,
     2) Sy. Tifoide dhe
     3) si Septikemi , me lokalizim te infektit në shumë vende të trupit te njeriut .
     Duke u bazuar edhe ne shkaktarin e semundjes , kemi edhe paraqitjen e ketyre sindromeve , mirëpo koheve te fundit edhe qdo salmonellë mund te paraqesë sindromet e llojllojshme të cekura me lartë .
 
     Helmimi alimentar i shkaktuar nga salmonella ( Gastroenteritis ac. ) , eshte i karakterizuar me nje trias te simptomeve ( si dhe helmimet e tjera alimentare ) si : te vjella , me barkqitje dhe dhimbje ne stomak .
     Inkubacioni i semundjes eshte nga 12-72 ore , zakonishtë deri në 24 ore.
     Sëmundja fillon shpejt me : ethe , temperature , mundime ne stomak , dhimbje te kokes , mararamendje , me nje lemze te theksuar , me shqetesim , dhimbje ne stomak , te vjella , barkqitje profuze , te cilat kanë erë të rendë , ngjyrë të verdhë ,ndërsa me vonë ato behen krejtesisht ujore .
    Përveq ketyre simtomeve qe lidhen me infeksionin paraqiten edhe : etje e madhe , plogeshti , manifestime cerebrale si shqetesime , pergjumesi , pagjumesi , etj.
 
 
     Ndersa te format shumë të rënda kemi : te vjella te shumta dhe jashtëqitje të panumërta . Paraqitet nje gjendje e rende e quajtur koler-nostras , e cila karakterizohet me nje dehidrim te rendë deri ne toksikoze , tharje e mukozes se gojes dhe afoni , ngerqe e muskujve te kembeve , kolaps , oligo-anuri , etj.
    Temperatura shpejt ngritet nga 38 deri ne 40 grad dhe ajo zakonisht qendron deri ne 2-5 dite . Pas paraqitjes se temperatures ne tablon klinike dominon dhimbja e stomakut dhe barkqitja .
    Te format mesatare te semundjes këto simptome zgjasin 2-5 dite , ndesa te format e renda semundja mund te zgjat edhe me jave te tera .
    Barkqitja mund te zgjase edhe disa dite pas renjës së temperatures , qe eshte karakteristike e ketij infeksioni me salmonella .
 
     Ne disa raste me simptome kolitike , kemi edhe paraqitjen edhe te jarges dhe gjakut ne jashqitje .
    Te femijet e vegjel dhe latantet semundja manifestohet ne forme te nje ileo-koliti , apo te enteriti me demtime patologjike ne pjesen terminale te ileumit dhe kolonit .
    Keto simptome jane pasoje e humbjes se lengjeve permes vjelljeve dhe barkqitjeve , pasoje e infeksionit apo veprimit toxik te salmonellave . Ndersa nje pjese e tyre pasoje e demtimit dhe inflamacionit te mukoses gastroeintestinale .
     Per shkak te vjelljes dhe barkqitjes , vjen deri te humbja e lengjeve - dehidrimi dhe elektroliteve , hemokoncentrimi , zvogelimi i volumit te gjakut dhe kolapsi hemodinamik me iskemi renale .
 
     Pasoje e ketyre eshte :
    - dëmtimi i funksionit veshkore ,
    - oligo-anuria ,
    - paraqitja e uremisë me mekanizem te retensionit . 
   
     Per shkak te vjelljeve dhe barkqitjeve vjen deri te humbja e klorideve , ndersa si pasoje e infeksionit kemi prodhimin e shtuar te azotit dhe demtimimin e albuminave . Prandaj si perfundim vjen deri te innsufiqienca renale akute e cila eshte shkaktare kryesore e vdekjes ne rastet e infeksioneve me salmonella .
 
 
          Diagnoza e semundjes
  
     Bazohet ne :
     - te dhenat klinike ,
     - anketen epidemiologjike ,
    Ndersa vertetohet ne :
    - izolimin e salmonelles ne jashqitje .
   
    Kjo forme e gastroenteritit ac. eshte pasqyra klinike më e shpeshte që e shkaktojnë salmonellet .

    Ndër me te shpeshtat janë :
    - Salmonella typhi morium ,
    - S.cholera suis ,
    - S.blockly ,
    - S.Enterititis ,
    - S.win , etj.
  
     Semundja paraqitet :
  - ne forme sporadike ,
  - ne forme te infeksioneve shtepiake ,
  - ndersa neper institute dhe kolektive te ndryshme ,e duke u bazuar ne ushqimin kolektiv paraqitet sot me shumë edhe epidemi alimentare .

Eshte e pershkruar ne Suedi , nje epidemi e madhe me salmonellë me 9.000 të sëmurë dhe 90 të vdekur
 
 
Ne dg. diferenciale vjen nje gastroenterit i paraqitur nga enterotoksina stafilokoksike dhe gastroenteriti i shkaktuar nga Clostridi perfringens , por ne keto raste ecuria e semundjes eshte e lehte , semundja zgjat me shkurt dhe temperatura nuk eshte shumë e ngritur.
 
Gastroenteriti i shkaktuar nga shigellat ( Sh.Flexner dhe Sh.sonnei ) , paraqiten ne forme grupore dhe ne keto raste do te kemi edhe raste tipike me sindromen dysenterike .
 
Sindroma tifoze ( paratiphus abdominalis ) ose salmonelloza me ethe ,ne princip nuk dallohet shume nga tifoja abdominale , por me dallim nga kjo forme klasike e tifos , ecuria e semundjes me sallmonelloza tjera eshte me e shkurter dhe e lehte , fillimi i semundjes eshte i shpejtuar , pra inkubacioni eshte shume me i shkurter se sa te tifoja . Ndersa fillimi i semundjes eshte me i shpejtuar , e ne disa raste dhe shume i shpejte .
 
     Ne simptomat e semundjes kryesishtë dominojne :
  - ato katarale , barkeqitjet jane te menjehershme , kemi pra nje tonsillitis , rhinitis , bronchitis respirator .
     Me vone semundja eshte si dhe te tifoja e zorreve , por temperatura eshte e tipit remitens .Dhe semundja zgjate më shkurter , ndersa nderlikimet jane minimale dhe te rralla.

Paratihus abdominalis eshte zakonishtë e shkaktuar nga salmonellat , por qe ekskluzivishtë janë :
     - S.paratyphi A dhe
     - S.parathiphi C,
     - ndersa primarishtë dhe S.parathyphi B parazite i njeriut Mirëpo jo rrallë infeksioni mund tëe shkaktohet dhe nga salmonella tjera te shumta ( S.blockley , Cholera , Suis , Typhi murium , etj ) .
 
              SEPTIKEMIA

      Me demtime te lokalizuara , neper vende te ndryshme te organizmit eshte nje semundje e rrallë e salmonellave , por se ajo haset ne kazuistiken mjekesore .
      Eshte semundje me e rende se paratipjoja abdominale dhe ajo e gastroneritit akut . Te kjo gjendje klinike kemi futjen e detyruar te salmonelleave ne gjak , ndersa keto mikrobe marrin dhe veqori te kokeve piogjene dhe demtojne inde dhe organet qe jane te ngjajshme me koket pigjene nga stafilokuku dhe streptokoku piogjene , si per nga veprimi patogjen ashtu dhe nga lokalizimi i infeksioneve neper trup .
      Ky sindrom paraqitet rrallë dhe ne formen sporadike , ne ata persona te kondicionuar : te moshat e vogla feminore ,dhe rrallë edhe ne te moshuarit .
      Ne  te posalindurit semundja mund te perhapet edhe ne forme epidemike neper ente perkatese.
 
                         Tabloja klinike
Eshte sikur ajo e sepses , e shaktuar nga bakteriet piogjene ,
       - temperatura remitente apo intermitente ,
       - ethe ,
      - dridhje trupore me djersitje dhe metastaza bakterore neper organe tjera , duke shaktuar dhe fokuse septike.

      Lokalizimi me i shpeshte i ketyre fokuseve septike eshte :
      - sistemi i kockave ,
      - nyjet e extremitetteve ,
      - sistemi respirator ,
      - valvulat e zemres ,
      - cipat e trunore ,
      - pleura ,
      - veshket dhe
      - vezika felle .
 
     Ne kete sindrom sepikopiemik rendesi ka per tu cekur dhe te ashtuqujturat salmoneloza sekundare .
    Kjo gjendje paraqiten te femijet e vegjel si dhe personat e moshuar , si dhe te moshat e tjera , tek te cilet eshte e ulur rezistenca e organizmit nga faktoret jo infeksioz dhe infeksioz nga trauma , malnutricioni etj.
    Gjithashtu kjo semundje takohet dhe te te semurit me malarie , me disenetri , te njerezit qe vuajn nga diabeti , ateroskleroza , endokarditi , neoplazmat malinje etj.
    Te keta persona pershkak te ules se rezistences se organizmit salmonellet kalojnë ne gjak dhe organe te ndryshme dhe shkaktojne ndryshime inflamatore , ndersa nga te gjitha salmonellat me se shumti e shkaktojnë : S.tifi morium,S.cholera suis,S.schottmulleri.
 
 Diagnoza e semundjes

    Bazohet ne:
      - Identifikimin e shkaktarit ne gjak apo fokuset metastatike ,
      - Reaksionin e Vidalit ,
      Ndërsa na ndihmon :
      - Pasqyra klinike , si dhe
      - Anketa epidemiologjike.
 
                               Terapia


       Bazohet ne :
         - Rehidrim dhe
         - Dietë , duke e plotesuar sasine e lengjeve dhe elektroliteve, me rruge per orale , apo parenterale .

         Chloramphenicoli dhe antimikrobiket e tjere, duke u futur dhe kinolonet , jane me veprim te mire in vitro ( te format septike dhe paratifo abdominale , ndersa moshat feminore me pak se 10 vjeq , jo kinolonet . )
  

                                  Profilaxa

     Profilaxa e salmonellozave jo tifoze eshte e shum llojet , sherbimi veterinare ne ushqimin me origjine jo shtazore ,ne produktet ushqimore si masa preventive bejne pjese edhe paraqitja e semundjes qe te pengohet perhapja e saj , bashkepunimi i mire ne mes te sherbimit mjekesor dhe veteriar ne luftimin e salmonellozave , shiqimi i kafsheve para therjes se tyre , pergatitja e tyre ne pike pamje higjienike , niveli i ushqimit ne vendet ku perpunohet , niveli adekuat i higjienes se personave qe merren me pergatitjen e ushqimeve , ruajtja e ushqimeve ne vende adekuate(frigorifera)dhe asgjesimi i insekteve . Rendesi shumë te madhe ka perpunimi i mire i ushqimeve para se ata te konservohen.
 
        B. Helmimet me ushqim me shkaktar të
                           tjerë bakteror


     Edhe disa baktere te tjera nese vijnë me ushqim to mund te shumëzohen dhe paraqesin pasqyre klinike te ngjajshme sikurse salmonellozat e tjera .
     Nder bakteret me te shpeshta qe paraqesin infeksion alimentar jan edhe keto baktere :
    1) Shigella flexneri dhe shigella sonnei ,
        shkaktaret me te shpeshtë te disenterisë bacilare , nese gjenden ne ushqim ne nje sasi te madhe , paraqesin apo shkaktojnë nje gastroenterit febril akut , i cili ne pikepamje klinike eshte veshtire te dallohet nga ai i shkaktuar nga salmonella , mirëpo , nëse semundja paraqitet te nje grup i madh i njerëzëve mund të gjenden edhe ndonje i sëmure me sëmundjen e disenterisë , prandaj dhe etiologjia e semundjes do te jete e qarte.
  

      2) Streptococcus faececalis ,
          nje bakterie e rregullt e zorreve , mund te paraqes nje helmim ushqimore nese ne ushqimin e konservuar shumezohet ne permasa te medhaja .
         Simptomatologjia e semundjes eshte lehte e pranishme dhe shoqerohet me : mundime dhe ndonjeherë me te vjella , me ngerqe ne stomak dhe barkqitje , teperatura zakonisht nuk eshte e ngritur .
         Inkubacioni i semundjes paraqitet pas 2-18 oreve , qe nga konsumimi i ushqimit te kontaminuar dhe semundja kalon spontanisht pas disa oreve .
 
     Shkaktar te diarreve bakterore jane edhe :
         - vibrio parahemolitikus dhe
         - bacilus cereus ,si dhe
         - helikobacter pilory.
     3) Vibrio parahaemolyticus
        Eshte shkaktar i gastroenteritit bakteror . Kjo baktere zakonisht gjendet ne ujin bregdetar ,prandaj edhe ky helmim alimentar eshte edhe drejtperdrejt ose terthorazi me ujin bregdetar ose ushqimin apo kontaktin me peshqit bregdetar .
        Kemi te bejme me nje infeksion me teper sesa intoxication , ndersa semundja fillon pas 12 oresh deri ne 48 ore te konsumimit te ushqimit te kontaminuar.
       Simptom dominant eshte : paraqitja e dhimbje ne stomak dhe më vone kemi edhe simptome te tjera sikurse barkqitja , mundimet , te vjellat . Shumë pak shfaqet temperatura .
       Ky vibrion eshte i njohur si shkaktari kryesor i helmimeve ushqimore ne Japoni , pasi qe atje perdoret ushqimi pregatitur bregdetar me peshqi etj.
  

     Ky vibrion krijon nje enterotoxine dhe paraqet humbje te lengjeve dhe demton indin . Per pasojë kemi edhe nje sindrom disenterike .
     Jashtëqitjet janë ujore , por mund te jenë edhe me permasa mukusi dhe gjak . Peveq kesaj mund te paraqiten dhe ngerqet ne stomak edhe dhimbjet e kokes .
     Vibrioni –non-01, janë të ngjajshme me vibriokoleren , por nuk aglutinohen me antiserumin me 01 . Mund te paraqes nje simptom sikurse gastroenteriti qe u cek me pare.


     4) Bacilus cereus
         Ky shkaktar mund te paraqes semundje nese gelltitet ne sasi te madhe .
         Inkubacioni është rreth 12ore .
        Semundja paraqitet me : dhimbje abdominale , temesma dhe mundime . Temperatura dhe vjellja zakonisht nuk paraqiten .
       Semundja zakonishtë kalon për disa orë deri në 12 orë.
 
     5). Gastroenetritis i shkaktuar nga enterotoxina e stafilokokut
           apo siqe njihet ndryshe helmimi toxik me ushqime

      Ben pjese ne semundjet me te shpeshta ne kuader te helmimeve alimentare , se bashku me salmonelloza .
      Shaktohet nga nje toksine e prodhuar me pare nga tipi i stafilokokut e quajtur : enterotokisine stafilokoksike .
      Stafilokoku eshte nje parazite i rendomte i nazofaringuit (mukozes nazofaringjeale ) , i lekures , prandaj mundet lehtë nga ketu te vije deri ne materjet ushqimore qe konsumohen . Aty ai shumëzohet me shpejtësi dhe prodhon nje entero-toksine . Meqe kjo toksine eshte rezistente ndaj temperaturave , i qendron temperatures se vlimit per 1 ore rreshtazi , nuk do e shkatërrojë edhe nje nxemje e ushqimeve apo ngrohje e lehtë e  tyre .
      Tabloja klinike e semundjes : eshte e menihershme dhe eshte aq karakteristike sa qe ajo mundet dhe klinikisht te njihet . Fillimi eshte i pernjihershem . Inkubacioni shume i shkurter per 2,5 deri 3 ore ( 1-6 ore ) .
  
     Temperatura nuk eshte e ngritur , ndersa klinika ka te vjella te shumta .
     Ndaj barkqitjeve te semuret ndjehen te lodhur , molisur dhe ndjehen se kane semundje te rende te bregdetare dhe sikur se dojne me vdek .por gjendja permirsohet shpejte .
    Te gjithe te semuret qe kane ngrënë të njëjtin ushqim per shkak te inkubacionit te shkurtër semuren ne te njeten kohe .
    Semundja paraqitet ne forme : sporadike dhe grupore , por dhe ne forme te epidemive te medha  , sidomos gjate muajve te veres, neper qytete si pasoje e konsumimit te ushqimeve te kontaminuara si te : qyftetve , kolaqave dhe prodhimeve te ngjashme me kreme dhe emebelsirave , siqe jane akulloret e te tjera.
 
6). Gastroenteritis acuta i shkaktuar nga Clostridium perfringens
                                     ( Cl.welchii )

     Ne kohet e fundit po paraqiten gjithnjë e me shpeshë raste sporadike dhe epidemi alimentare me ushiqimet e produkteve te konzervuara ushqimore , me mishna dhe produkte te ngjajshme , qe eshte ngrohur disa dite apo ore me pare para perdorimit .
     Më së shumti tek femijet dhe personat qe kane perdorur keto ushqime neper spitale , kantina neper shkolla etj.
    Shkaktar i ketyre helmimeve jane: tipi A i Cl. Perfringens ,  cili per dallim nga tipi klasik eshte se sporet e tij i qendrojne temperaturave shume te larta te vlimit , nga 1- 4 ore , ndersa sporet e gangrenes gazeoze mbyten ne para temperatures se vlimit .
    Ky tip i toksines eshte i perhapur ne natyre dhe gjendet ne 2-5 % e personave te shendoshe , ne jashtqitjet e kafshëve dhe ne ushqime te ngrira ( ne 10 – 20 % e mostrave )
  
     Inkubacioni te helimimi me klostridum eshte nga 9-24 ore .
     Semundja mundet lehtë të dg. dhe dallohet nga helmimet e tjera , sepse ka karakteristika te veqanta :
- temperatura eshte rrallë e ngritur , ndersa - simtoma dominante eshte barkqitja  dhe dhembje ne stomak , kanë dhe nauze .
     Simtomatologjia zgjate l2 der 24 ore dhe kalon vetvetiu .
    Shkaktari izolohet ne jashqitjet e te semureve edhe deri ne 2 jave pas semundjes në 50 % te jashtqitjeve . Raste me vdekshmeri jane te rralla edhe atë te të moshuarit .
    Semundja eshte e shpeshte dhe lajmerohet ne forme : epidemie dhe sporadike .
    Sipas inkubacionit semundja paraqitet si : infeksion ndersa sipas simptomatologjise ajo i gjason intoksikacionit ( e shkurter dhe rrjedhje afebrile ) .
 
                        Terapia


         Eshte:
         - Rehidruese ,
         - Simptomatike dhe
         - Dietale ,
qe sa me pare të bëhet plotësimi i lëngjëve me elektrolite dhe kripërave, me rrugen :
                                    - perorale ose
                                    - parenterale ( infuzione , me tretje fizilogjike NaCl 0,9% ,tretje Ringeri , e te ngjajshme . )
        Vetem te rastet me shigelloze jepen :  antimikrobiket -kotrimokasoli-bactrim , ose antibiotiket ,
  
 Tabela e klinikes, inkubacionit, e prognozes te toksikoinfeksionet alimentare :


simptomet       salmonellozat   Intoksikacioni me enterot. stafikok   Toksikoinfekcioni me klostridium

Inkubacioni   l2-24 (5-72 ore)     2,5-3 ore(l-6 ore)                              9-24 ore                           
Vjellja              +(++)                        ++++                                                                                                           
Barkqitjet          +++                            +                                                   ++
Temperatura   e larte                lehtë e ngritur                              rrallë e ngritur
Dehidrimi       ++(+++)                         +                                                    -
zgjatja e sem.  3-5 dit                        5-6 ore                                            12 ore
intervali            24 ore                      i shkurter                                           12 ore
i rasteve
Letaliteti           1-2%                               O                                                  O                                    

Botulizmi
    
     Botulizmi paraqet intoxication alimentar i shkaktuar nga ekzotoxina ( neurotoxina ) Clostridium botulinum , dhe karakterizohet me plogeshti extreme dhe lodhje te shpejtuar te muskularures se lemuar dhe terthorovijore .
     Shkaktari i semundjes eshte clostridium botulinum gram+ , anaerob , bacil sporogjen , i cili jeton ne natyre , si nje saprofit dhe prej ketu mund te vijë ne ushqime te ndryshme .
     Sporet jane shumë rezistente ndaj temperatures dhe nxehtesise , per kete arsye munden ne ushqimet e konservuara te cilat nuk janë sterilizuar ne menyre adekuate te mbesin ne jetese , ndersa kushtet anaerobe aty mund te shumezohen ,dhe te prodhojne toxinen e quajtur exotoxine neurogjene , qe eshte edhe shkaktari i semundjes .
     Por ushqimi mire i pregatitur dhe i zier ne kohezgjatje prej 10 min. mund ta neutralizojë toxinën.
 
     Ekzistojne disa serotipe antigjenike te kesaj bakterie ne paraqitjen e semundjes . Mirëpo tipi A dhe B janë më të shpeshte.   
     Raste sporadike dhe epidemi te vogla shfaqen ne rastin e perdorimit te konservave ushqimore ( produktet e mishit , lengjet , peme dhe perime ) si dhe ushqimeve te terura – ngrira .
     Dobesimi dhe lodhja e muskulatures paraqitet per shkak te veprimit te toxines ne mbaresat nervore te muskujve , duke e penguar lirimin e Acetilkolines .
     Simptomet e semundjes paraqiten pas 12-36 oreve ( ose nga disa ore deri ne 8 dite ) pas konsumimit te ushqimit te prishur .
  
     Te 1/3 e pacienteve paraqiten simptoma ne formen e nje gastroenteriti me : mundime , vjellje dhe barkqitje , ndersa te shumica e te semureve nuk paraqiten fare simtomet gastrointestinale , por dominon simptomatologjia e dobesise muskulare , lodhjes se muskujve dhe paralises se muskujve ,  marramendja , dhimbja e kokes , tharja e gjuhes se gojes dhe opstipacioni .
    Shenjat e para jane ne muskulaturen e syve , per shkak te parezes se akomodimit paraqitet : shiqim jo i qarte ( demtohet nervi kranial III-IV –VI ) pupillat jane midriatike , i semuri eshte me vetedije , reaksioni ne drite mungon dhe paraqitet ptosa e kapakeve te syrit , nga pareza e bulbo- motorikes paraqitet diplopia e ndonjehere bulbuset jane te pa levizshem . Pershkak te demtimit te muskujve faringeal gëlltitja dhe te folurit janë te veshtiresuar , ndersa uji apo ushqimi kthehet permes kavitetit nazal , shpeshhere mund te paraqitet edhe afonia totale .
 
     Te semuret me paralize faryngeale te muskulatures zakonisht vdesin . Muskujt mastikator , pastaj muskujt e trupit dhe extremiteteve , paraqiten po ashtu mjaft te dobesuar.
     Keto paraliza zakonisht janë simetrike , ndersa keto demtime te muskujve janë me shumë pasojë e lodhjës së muskulatures sesa të paralizës , pasi që në fillim të sëmurët mund ta bejnë levizjen e orientuar .
     Reflexet janë të ruajtura , po ashtu dhe sensibiliteti .
     Pulsi eshte i shpejtuar .
     Kurse vdekja paraqitet per shkak te paralizes se muskulatures faringeale apo te pneumonive .
     Insufiqienca respiratore eshte e pranishme , andaj edhe keta te semure mbesin ne aparatet respiratore mekanike.
  
                   Diagnoza e semundjes


       Bazohet ne : - pasqyren klinike dhe
                            - shenjave klinike karakteristike : midriaza mund te paraqitet dhe te helmimi me belladone mirëpo ketu sensoriumi eshte i humbur .
      Dg. vertetohet me : gjetjen e toxineve ne gjakun e te semureve, ne testin e neutralizimit ne kavie apo ne minjë apo gjetjen e shkaktarit ne ushqimin e kontaminuar .


                                  Prognoza

       Eshte variabile dhe ajo mund te shkoje edhe lart .
      Sot mortaliteti te njerëzit mbi 60 vjeqare eshte rreth 30 % , ndërsa në dg. e shpejt dhe mjekimin e tyre është rreth 4% .
 
                   Diagnoza e semundjes


       Bazohet ne : - pasqyren klinike dhe
                            - shenjave klinike karakteristike : midriaza mund te paraqitet dhe te helmimi me belladone mirëpo ketu sensoriumi eshte i humbur .
      Dg. vertetohet me : gjetjen e toxineve ne gjakun e te semureve, ne testin e neutralizimit ne kavie apo ne minjë apo gjetjen e shkaktarit ne ushqimin e kontaminuar .


                                  Prognoza

       Eshte variabile dhe ajo mund te shkoje edhe lart .
      Sot mortaliteti te njerëzit mbi 60 vjeqare eshte rreth 30 % , ndërsa në dg. e shpejt dhe mjekimin e tyre është rreth 4% .
  
Terapia

     Bazohet ne :
           - terapinë speciale dhe
           - simptomatike .
     Duhet sa ma pare te jepet : serumi prevalent qe permban antitoxinen A ,B dhe E .
     Përveq dhenies se serumit , duhet te behet :
           - lavazha e stomakut ,
           - dhenia e laksativeve dhe
           - pastrimi i zorres se trashë me anën e klizmave .
     Te semuret me probleme me gelltitje behet : traheotomia , ndersa te insufiqienca respiratore , ventilimi mekanik ne repartin e mjekimit intensiv .
     Nese eshte porta hyrese e botulizmit plaga e infektuar , ajo duhet te perpunohet kirurgjikisht .
     Ne disa raste preferohet dhënja e Penicilines G 10 deri ne 20 milion / njesi ne dite , ose Metronidazol për 10 ditë rresht .
Profilaxa:bazohet ne perdorimin e drejte te ushqimit dhe ushqimit te konservuar dhe ne gjujtjen e te gjitha ushqimeve te dyshimta .Zierja e ushqimit per 10 min e shkaterron kete toxine,Dhenia e serumit ,e atyre personave qe kan perdorur te njejtin ushqim si te semure ka nje rendesi shum te madhe sesa perdorimi i tij ne mjekimin e semundjes me simptomet e paraqitura
 
                                     Profilaxa


     Bazohet ne : - përdorimin e drejte te ushqimit dhe ushqimit te konservuar dhe
                          - ne hudhjën e te gjitha ushqimeve te dyshimta .
     Zierja e ushqimit per 10 min. e shkateron këtë toxine.
     Dhenia e serumit personave qe kanë perdorur te njejtin ushqim si te semuret ka nje rëndësi shumë më të madhe , sesa përdorimi i tij në mjekimin e sëmundjës me simptomet e paraqitura .
 
 

Kontakto

Name

Email *

Message *