I POSALINDURI
I RREZIKUAR
I posalinduri mund
të jetë i rrezikuar nga faktorët gjenetik ose nag faktorët e lidhur me shtatëzëninë.
Si shtatëzëni e rrezikuar llogaritet ajo shtatëzëni, te e cila ekzistojnë faktorët që e rrisin mundësinë
e abortit, vdekjes fetale, lindjes së
parakohshme, lindjes së fëmijës
hipotrofik, te fëmijët të sëmurë me vese të lindura ose me çrregullime dhe sëmundje
që e pengojnë rritjen dhe zhvillimi. Faktorët e rrezikut te të posalindurit në
shtatëzëni janë:
1.
Faktorët gjenetik si: abnormaliteti kromozomal, anomalitë kongjenitale, sëm.
trashëgues
2.
Faktorët socio - medicional si: kushtet
e rënda ekonomike të nënës, puna e rëndë fizike në shtatëzëni, shtatëzënia
jashtëmartesore.
3.
Mosha, parieteti dhe konstitucioni i nënës, pra nëna më e re se 16 vjeç dhe më e vjetër se 35 vjeç,
shtaëzënia pas moshës 38 vjeçare, nënat multipare mbi 4 lindje, shtatëzënia me
gjatësi trupure me më pak se 150 cm, obeziteti dhe nënushqyeshmëria e nënës.
4.
Pamundësia për shtatëzani ose shtatëzani patologjike si: insuficienca
reproductive, steriliteti i hershëm, aborti, fëmiu i vdekur intrauterine,
lindje të parakohshme, lindje e fëmijës me paralizë cerebrale, prapambeturi
mendore ose trauma gjatë lindjes.
5.
Sëmundjet e nënës si: diabeti, HTA, sëm. e veshkave, zemrës, mushkërive,
endocrine, neoplasike, epilepsia, anemia.
6.
Intrvenimet kirurgjike në uterus si: sekcio cezara në shtatëzënitë e mëparshme,
kiretazhet.
7.
Sëmundjet në shtatëzëninë momentale si: gestozat, Rh – imunizimi, diabeti, obeziteti, rritja e
ngadalësuar e fetusit, infeksionet në shtatëzëni, gjakëderdhjet në shtatëzëni.
Faktorët
e rrezikut për të posalindurin gjatë lindjes janë: lindja e vështirësuar,
disproporcioni cefallo – pelvic, pozita e parregullt e fetusit, lindja e
zgjatur.
Anomalitë
e lindura që e rrezikojnë të
posalindurin – mund të jenë: atrezioni i ezofagut, hernia diafragmale,
veset e lindura të zemrës, anomalitë e veshkave, të rrugëve urinare etj.
Anomalitë
e lindura që e rrezikojnë të posalindurin janë:
1. Pengesat
në frymëmarrje që shkaktohen nga:
a) atrezioni i
dyanshëm i chonhave – fëmiu kur qanë është i kuqërremtë, ndërsa në qetësi është
cianotik sepse nuk mund të marr frymë me hundë,
b) sindromi Pierre – Robin, ku fëmiu
ka pengesa për shkak të rënies së gjuhës
në ngushticën e faringut gjatë shtrirjes në shpinë.
c) emfizema lobare
kongjenitale – dispne obstructive progressive.
2.
Pengesat në frymëmarrje dhe vjellja si:
a)
atrezioni i ezofagut që karakterizohet me shkumë në buzë, zënie të frymës gjatë
marrjes së ushqimit,
b)
hernia diafragmale që karakterizohet me dispne progressive, me vjellje të përmbajtjes
së gjakosur,
c)
vjellje pa pengesa në frymëmarrje (atrezion i zorrëve të holla) – si vjellje e
përmbajtjes me ngjyrë të verdhë në të gjelbër.
d)
pengesat në dalje e mekoniumit si: ileusi mekonial (atrezioni i anusit ose
rektunit) dhe sëm.e Hirschprungut, që karakterizohet me portipacion,
distension, vjellje, diare paradoksale etj.
e)
anomalitë e tjera si: omfallocella, gastroschisis, miellomeningocela etj.
Ç rregullimi i frymëmarrjes te i
posalinduri – shprehet si largim nga frekuenca normale e frymëmarrjes te i
posalinduri si: tahipne - > 50 herë / min, ose bradipne - <
30 / min. Çrregullimi i frymëmarrjes mund të jetë edhe si apne, dispne ose frymëmarrje
periodike.
Shkaqet
e dispnesë dhe çrregullimet tjera të frymëmarrjes te i posalinduri mund të jenë
si pasojë e dëmtimit të nervave qëndror (trunor dhe spinal), ose nga dëmtimi i
nervave periferik, pastaj, pastaj dobësia muskulare, malformacionet e toraksit,
diafragmës ose për shkak të obstrukcionit të rrugëve të frymëmarrjes ose sëm. të
mushkërive, proceseve patologjike ektrapulmonare të cilat zvogëlojnë zgjerimin
e toraksit si psh: meteorizmi, tumoret e abdomenit, kardiomegalia, hernia
diafragmale etj.
Shkaktarë
tjerë të çrregullimit të frymëmarrjes janë: hiposurfaktoza e mushkërive te i
posalinduri, sindromi i aspirimit, infeksionet, gjakderdhjet në mushkëri,
malformacionet e org. resp.