Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Categories

Anatomia (137) Pediatria (134) Semundjet infektive (96) English Medical (68) Neurologji me Neuropsikiatri (68) Shendeti (64) Fiziologjia e njeriut (56) Neurologji (47) Terminology (43) Imunologjia (39) Biokimi (37) Anatomia Patologjike-Patologjia (27) Mikrobiologji (23) Mjekësi interne (21) Gjenetika Humane (16) Biologji (15) Radiologjia (15) Video shkencore (14) Epidemiologji (12) Farmakologjia Klinike (12) Pytje dhe Pergjigje (12) Anamneza (11) Kuize (11) Teste (11) Farmakologjia (9) Duhani (8) Fiziologji Patologjike (8) Gjinekologjia (8) Histologjia-Preparatet (8) ushtrime mjekesi interne (8) Higjena (7) Terminlogji Mjekesore (7) Otorinolaringologjia (6) Punime shkencore (6) Mjekesi interne (5) Parazitologji (5) Video (5) Informatika Mjekësore (4) Kanceri (4) Përballja me kancerin (4) Raste Klinike (4) Ushtrime nga neurologjia (4) Arkiva (3) Galeria Mjekesore (3) Kanceri i gjirit (3) Klinika (3) Biokimia klinike (2) Dermatologjia (2) Lajme (2) Mjekimi (2) Mësime mjekësore (2) Ndihma e parë (2) Nervat e kokes (2) Obstetrika (2) Onkologjia (2) Pneumonia (2) Qendra per avancimin e studimeve (2) Anesteziologjia (1) Embriologji (1) Endokrinologjia (1) Hematologjia (1) Hepatitet Virale (1) Hepatiti (1) Kirurgjia (1) Mjekesi Familjare (1) Mjekësi sociale (1) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Qendra për avancimin e studimeve (1) Shenjat Meningjeale (1) Stomatologjia (1) Thenie mjekesore (1) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) Vitaminat (1) imazhe radiologjike (1)
Vizitorë të respektuar bëni like faqen tonë në facebook

METODAT MË TË RENDËSISHME TË EKZAMINIMEVE RADIOLOGJIKE

METODAT MË TË RENDËSISHME TË EKZAMINIMEVE RADIOLOGJIKE
• Metodat direkte (nativi)
• Radiografia
• Radioskopia
• Tomografia konvencionale (shtresografia)
• Metodat me mjete kontrasti
• Bronhografia
• Angiografia (e vazave te gjakut dhe vazave koronare)
• Metodat digjitale
• TK – (tomografia e kompjuterizuar)
• RM – (rezonanca magnetike)
• UZ – (ultrazeri)
• Ekzaminimi me radioizotope

Ligjerata 2. Metodat radiologjike
• Metodat direkte (nativi)
• Radiografia
• Radioskopia
• Tomografia konvencionale (shtresografia)

RADIOGRAFIA
• Me këtë metodë ne bejmë fotografimin e trupit të njeriut duke i shfrytëzuar vetitë kimike të rrezeve të rentgenit, të cilat shkaktojnë efekte fotokimike në filmin rentgenologjik.

• Këto efekte fotokimike në film do t’i shkaktojnë vetëm ato rreze që kanë kaluar nepër trupin e njeriut dhe që arrijnë në filmin rentgenologjik.

• Pasi që absorbimi i rrezeve të rentgenit në organe dhe inde është i ndryshëm, edhe efekti në film do të jetë i ndryshëm. Për këtë arsye në film shfaqen fusha të errëta (të zeza) dhe të ndritshme (të bardha).



Radiografia e toraksit (kraharorit) është ekzaminimi radiologjik me i shpeshtë në praktikën e përditshme mjekësore.
Me këtë metodë marrim informata të rëndësishme:

– për patologjitë në mushkëri,
– për gjendjen e zemrës,
– për gjendjen e enëve të gjakut,
– për mediastenumin në pergjithësi,
– për kockat e kraharorit. (fig.1.2 rtg normale)

Ky inçizim bëhet në pozicionin në këmbë në këto projeksione:

• Postero-anterior ( PA)
• Anësor të djathtë ose të majtë - (L – L)
• E pjerrtë (oblik i majtë ose i djatht).




• Burimi i Rr-X qëndron prapa të sëmurit me një distancë prej 1,5m. Rrezja qendrore bije në mes të dy shpatullave (Th4-Th5).

• Rtg bëhet kryesisht në fund të një frymëmarrje të thellë (inspirium), me qëllim që të bëhen të dukshme pjesët që fshihen prapa hijes së brinjëve, ku vërehet edhe pozita e diafragmes si dhe tonusi i zemres.

• Radiografia në projeksion lateral bëhet sepse në PA disa nga organet torakale mbulohen me hijen e zemres dhe vazave të mëdha të gjakut.

• Zakonisht bëhet profili i majtë sepse afër 2/3 e zemres janë në anën e majtë të kafazit të kraharorit (apo ana e sëmurë vendoset në kaseten e filmit)

• Radiografia L- L bëhet më një sasi të paktë të sulfatit të bariumit në ezofag që të mundë të diferencohet edhe hapsira retrokardiale.

• Me këtë mënyrë prezentohet edhe ezofagu dhe në mënyr indirekte edhe ndryshimet që ndodhin në hapsirën e retrokardiumit (prapa zemrës).



• Fushat e ndritshme i përgjigjen pjesëve të trupit të cilat më shumë absorbojnë rreze rentgen, kurse fushat e errëta – atyre pjesëve që më pak i absorbojn këto rreze. Fushat e ndritshme (të bardha) në film quhen - hijezime, kurse fushat e errëta (të zeza) - tranparencë.
Indikacionet :
• Eshte qasja e pare e cila behet per te vlersuar per patologjite e mushkerive.
• Metode kontrolluse per ta percjelle dinamiken e semundjes.
• Sipas nevoje te behen ekzaminimi tjera plotsuse.
Kunderindikacionet:
• Nuk ka sepse eshte metoda udhezuse me e mire , pa efekte ansore dhe me e lire.
Radiografia konvencionale e sistemit skeletor
• Radiografia konvencionale përdoret më se shumti në këtë sistem krahasuar me sistemet e tjera sepse kemi kontrast të mirë natyral.
• Gjatë kalimit të RrX nëpër trup i cili është jo homogjen kemi edhe apsorbim të ndryshem të RrX. Apsorbimin më të madhë e bëjnë indet të cilat kanë densitet dhe peshë atomike më të lartë. Ky absorbim jo homogjen është shkaku i paraqitjes se kontrasteve natyrale.

Kontrastet natyrale :

• *densiteti i indit kockore –(hije me intensitet me te larte) ,ku kocka ka aftesi më të madhe të absorbimit te RrX, ku ne grafi prezantohet e bardhë.
• *densiteti i indeve të buta-(hije me intensitet më të dobet se kocka ) sepse 40% më pake apsorbojnë Rr X se kockat.
• *densiteti i indit dhjamor-(hije me intensitet më të dobet se e indeve të buta).
• *Transparenca (ose ajri), në grafi prezantohet e zezë sepse RrX vetem kalon neper ajrë dhe fare nuk absorbohet


Nëse nuk kemi diferencë në mes të indeve (organeve është e nevojshme përdorimi i kontrasteve artificiale)

• Radiografia konvencionale në kocka të të bëhet në menyrë korrekte primare është qe kocka të përfshihet e tëra në gjatësi dhe formë si dhe duhet përfshirë dy artikulacionet.

• Duhet qe rrezja qendrore me aksin longitudinal të bije në kënd prej 90% në mënyrë qe të projektohet kocka në tërësi. Me qenë se imazhi i një organi ne film është projeksion dy-dimensional A-P (ne fillim ne shohim vetem gjatësin dhe gjërësin e organit ), të tretin –trashësin e fitojmë me projeksion L-L.

• Pra duhet ekzaminohet ne dy projeksione të caktura A-P dhe L-L projeksioni i tretë bëhët sipas nevoje OBLIK i majtë ose i djathtë .





Radiografia native e abdomenit
• Inçizimi nativ i abdomenit është çasja e parë që i bëhet pacientit në ekzaminim radiologjik.
• Sipas kësaj metode pacienti vendoset në pozitën në këmbë në një ose dy projeksione sipas nevojes. (A-P, L-L)

Shfrytëzohet kryesisht për diagnostikimin e këtyre patologjive:

• abdomenit akut
• përcaktimin e trupave të huaj radiopak (metaleve)
• diagnostikimin e kalcifikimeve dhe i konkrementeve inorganike.



Radiografia native e rrugëve biliare
• Konkrementet biliare radioopake (të dukshme, që prezentohen si hije) janë vetëm 30%, të cilat në radiografi paraqiten si hije të shumta ose si një hije, në vartësi se sa janë.

• 70% e konkrementeve janë me përbërje organike, me përmbajtje të kolesterinës, qe janë radiotransparente, nuk diagnostikohen me radiografi native, por për diagnostikimin e tyre duhet të shfrytëzohen kontrastet artificiale ose UZ.


• Shumë gurë të vegjël mund të formojnë një rendiment që në pozicionin në këmbë duket mirë ose mund të kemi kalcifikimin e vezikës felle duke dhënë fshika si të porcelanta.

• Të gjitha këto vërehen shumë mirë në radiografinë native.


• Ajri në rrugët biliare (aerobilia)

• Zakonisht ajri vendoset në rrugët infra hepatite (fig. X) dhe tregon për fistulat e duodenit ose zorrës në rruget biliare ose për insuficincën e sfinkter Oddit, kjo është e mundur kur ka kaluar nje gurë i madh, ose pas ndërhyrjeve kirurgjike në të, ose pas proceseve të diagnostikura me ERCP (që do të shihet më poshtë).
Radiografia native e traktit urinar
• Radiografia native është rutinë e traktit urinar.

• Nese filmi është teknikisht me kualitet të mirë mundësohet prezantimi i qartë i kufijve të veshkave normale ose rritje e madhësisë së veshkës nga hidronefroza ose ndonjë tumor, duket qartë në radiografi native, në të kundertën kur kemi zvoglim të veshkave nga pielonefriti kronik ose iskemia renale.

• Më radiografi native vërehen shumë mirë kalcifikimet dhe konkrementet inorganike.
Fig
Përparësitë e radiografisë në raport me radioskopi janë si vijojnë:
ü Regjistron detaje të rëndësishme
ü Fotografia në film është më e theksuar sesa në ekran
ü Kontrasti i fotografisë është më i mirë
ü Shiqimi i imazhit është i mundshëm përgjatë ndriçimit të fortë homogjen të negatoskopit
ü Me radiografi mund të fotografohen edhe ato organe te të cilat me radioskopi nuk ka mundësi të bëhet një gjë e tillë
ü Fotografia (imazhi) në filmin e rentgenit paraqet dokument të përhershëm në historinë e sëmundjes.

Përparësitë e radiografisë ndaj radioskopisë janë:
• radiografia (filmi) është arkivim i përherësëm deri sa radioskopia është vetem fotografi e çastit
• Në radiografi mund të vërehen ndryshimet më të imta sesa në radioskopi.
• Mund të bëjmë radiografi kontrolluese dhe të bëjmë krahasime me ato të mëhershmet.
RADIOSKOPIA
• Nëse ndërmjet gypave rentgenologjik, që emiton rreze rentgeni dhe ekranit fluorescent apo sforcuesit elektronik të fotografisë vendoset trupi i njeriut, apo një pjesë e trupit që ka densitet të ndryshëm, në ekranin fluorescent apo përmes sforcuesit elektronik të fotografisë do të fitojmë hijezime me intezitet jo të njejtë dhe forma të ndryshme - në të vërtet fitojmë efekte rrezatuese të ndryshme.



• Pjesët e trupit me densitet dhe peshë specifike më të madhe më shumë i absorbojnë rrezet e rentgenit dhe e kundërta ndodh me ato me densitet dhe peshë specifike më të vogël të cilat më pak i absorbojnë rrezet e rentgenit.
Metodat me mjete të kontrastit
radioskopi
• Pasazha e ezofagut (Ezofagografija)

• Gastroduedenografija

• Duedenografia hipotonike

• Pasazha e zorrëve të holla

• Irigografia (ekzaminimi retrograd i zorrës së trashë)

Në ekzaminimin radiologjik
radioskopi
• Organet abdominale në pergjithsi japin hije me densitet të njejtë (densiteti i indeve të buta), pra nuk e kemi prezencën e kontrastit natyral,

• Për këtë arsye për ekzaminimin e tyre është i domosdoshëm kontrasti artificial për t’u dalluar organet mes vete, si dhe ndryshimet patologjike në to.


• Si kontrast për ekzaminimin e gypit digjestiv përdoret Sulfati i Bariumit i cili mund të përgaditet në tri mënyra:

– si llapë e trashë e cila vjen e fabrikuar në raport 1:1
– në formë qumështi i zbutur në raport 1:3
– në formë klizme e cila përdoret për irigografi





• Bariumi si kontrast artificial në radiografi prezentohet me ngjyrë të bardhë dhe shumë homogjene (më homogjen sesa kockat) pasi që për absorbimin e Rr - X ka aftësi më të madhe sesa kockat dhe çdo patologji e cila gjendet në brendi të organit gypor prezentohet si defekt në mbushje (e zezë).
Radioskopia dhe përdorimi i kontrasteve artificiale.

• Te ekzaminimet me kontrast të tubit digjestiv është me rëndësi parapërgatitja e pacientit për ekzaminim.
• Organi që ekzaminohet praprakisht duhet të jetë i zbraztë dhe kjo bëhet ashtu që pacienti të mos konsumojë ushqim disa orë më parë (përafërsisht 6 – 8 apo 12 orë);

• Për gastroduedenografi të mos konsumohet duhani pasi dihet se duhani shton sekrecionet në lukth që të mos fitojmë sekrecione të rrejshme.

• Ndërsa për zorrën e trashë duhet një ditë më parë të pastrohen zorrët sipas rregullit të paraparë (rregullit standard të cilin e mbajnë të gjitha ordinancat ku bëhet ekzaminimi) dhe të nesërmen të bëhet ekzaminimi.
Esofagografia
• Ekzaminimi i faringut dhe esofagut zakonisht bëhet si ekzaminim rutinor me barium ku mundësohet zbulimi i patologjive të ndryshme

• Mirëpo te rastet e dyshimta kur kemi fistula trakeo-bronko-ezofageale dhe të fëmijët e vegjël përdoret gastrografina (kontrast hidrosolubil).

• Ekzaminimi fillon më skopinë e të sëmurit me qëndrim në këmbë pastaj pozita e shtrirë apo gjysmë e shtrirë, si dhe me kokë poshte (pozita e Tredelenburgut).
• I sëmuri qëndron në këmbë dhe në dorën e majt e mban gotën me kontrast ndrësa vet qëndronë i rrotulluar nga ana e djathtë në këndë 45 – 55.
• Pjesa e sipërme e ezofagut shiqohet në pozitën A-P, P-A dhe sagital, ndërsa pjesa torakale dhe abdominale në pozitën e pjerrt (OD - OM) dhe gjysmë të pjerrt.

• Kontrasti përdoret në dy forma si qumësht (1:3) ose si llapë (1:1)

• Ekzaminimi fillon me kontrast të holluar në pozitën në këmbë, radiologu i thotë pacientit të pijë dy gojë kontrast dhe e përcjell kalueshmërinë e kontrastit nëpër esofag duke e përcjellur aktin e gëlltitjes si dhe tërë gjatësinë e ezofagut duke e përcjellur me sy në ekranin e skopisë rrugën e kalimit të kontrastit në esofag e cila bëhët brenda 1-3 sec. (përcillet imazhi i mbushjes dhe i zbrazjes)

• Për të përcjellur më mirë elasticitetin e mureve të esofagut duhet përdorur llapen e bariumit e cila kalon ngadalë (më tepër se 5 sec) dhe kemi mundësi ta përcjellim çdo segment të tij si dhe ngushticat fiziologjike (një në hyrje, në bifurkacionin e trakesë dhe e fundit në hyrjen e kardisë).

• Në fillim bëhen së paku dy radiografi 24x30 dhe plotësohet sipas nevojes.


• Për studimin e reliefit të mukozës duhet të përdoret sulfati i bariumit duke e përzier me dy të verdhë të vesë, apo me gomën arabike.

• Kjo përzierje ngjitet mirë në muret e esofagut. Kufiri i fundit i vendosjes se kontrastit në mukozë quhet KONTURA E KONTRASTIT në të cilën na prezantohen të gjitha patologjitë e tubit digjestiv në formë të plus hijes (plus organ) dalja jashtë e konturës së kontrastit dhe minus hije (minus organ) hyrja brenda në organ e konturës së kontrastit ose defekti në mbushje i shkatuar nga patologjitë të cilat zhvillohen brenda tubit duke shkaktuar obstruksion nga brenda pa e demtuar murin e organit gypor.
Fig xx

Plus hije - dalje jashtë konturës së kontrastit japin këto patologji:

• ulcera
• perforimet
• divertikujtë
• sulkuset e shprehura tek patologjitë të cilat shkakton atrofin e plikave etj

Minus hije - zhvillimi i patologjisë në brendi të organit gypor duke e infiltruar ate ose duke e ngushtuar deri në stenozë të plotë japin këto patologji:

• tumoret beninje dhe malinje
• trupat e huaj
• koagulumet
• edemat e mukozes
• plikat hiprtrofike

• Ekzaminimi më kontrast të dyfisht bëhet në atë mënyrë që pacienti pas llapes së bariumit i thuhet të gëlltitë disa herë në të zbrazët ajr i cili e përcjellë kontrastin dhe e bënë zgjërimin e mureve të ezofagut.
• Kjo metodë bëhet edhe duke i dhënë pacientit sulfat bariumi me vizogas (substancë shkumuese), e cila pas përzierjes liron sasi të madhe të ajrit i cili bënë dilatimin (zgjërimin) e organit gypor.
• Përdorimi i kontrastit mundëson prezentimin e pozites, formës, diametrit, peristaltikës, elasticitetit, konturat e ezofagut si dhe hapjen e kardisë.
Indikacionet apsolute:
• Eksplorimi ne tersi I gypit digjestiv.
• Per sisteme te tjera vetem per rastet e veqanta – punksion biopsia.
K.I
• KI te femijet dhe grate shtatezena , vetem nese eshte indikacion vital.


Si metod ka disa përparësi por edhe mangësi të shumta.

Përparësitë:

• Përdoret kryesisht për të përcjellur dinamikën e organeve, si dhe marrjen e materialit për biopsi nën kontrollin e radioskopisë.

Mangësitë:

• Në ekran nuk mbetet dokument, nëse inçizimet nuk vendosen në film (pamundësia e arkivimit të imazhit).
• Koha e ekspozimit është shumë e gjatë andaj kundërindikohet (KI) te fëmijet me përjashtim nëse është indikacion vital.
• Nuk vërehen ndryshimet nën 0.5 ose 1 cm
• Imazhet nuk munden me i përcjellë shumë persona.
Radioskopia e toraksit
• Në fillim të zhvillimit të radiologjisë kjo ishte metoda kryesore në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërive.
• Por sot kjo metodë është pothuajse e eliminuar në radiologjinë e vendeve perendimore për arësye të dozës së lartë të rrezatimit për pacientin dhe radiologun.
• Sot përdoret vetëm atëherë kur radiologut i duhet të bëjë sqarime për ndonjë problem të veçantë, p.sh të sqarojë raportet anatomike të një densiteti në një projeksion që ndryshon nga radiografia.
Biopsia me radioskopi
• Lezionet pulmonare në periferi nuk kapen nga bronkoskopi në rastet kur është e nevojshme biopsia me disa gjilpëra speciale.
• Kjo bëhet nga radiologu nën kontrollin radioskopik.
• Kjo procedurë ka si komplikacion pneumotoraksin parcial ose hemoptizi të lehtë e cila kalon shpejt pa ndonjë ndërhyrje të veçantë.
• Kjo procedurë është shumë e nevojshme, sidomos në rastet kur i sëmuri duhet t’i nënshtrohet ndonjë operacioni.
Mushkëritë
• përshtypjen e përgjithshme për gjendjen e organeve torakale,
• mundëson vështrimin e levizjeve abnormale të diafragmës,
• pastaj mediastinumin,
• zbulimi i derdhjeve të vogla pleurale,
• prezencën e trupave të huaj.

• Megjithate, diagnoza e sëmundjeve të mushkërive behët në bazë te radiografisë dhe për këtë arsye themi se radioskopia e mushkërive mundëson jo vetëm dhenien e rezultateve subjektive nga radiologu që do të thotë se paraqet kontrollim jo të plotë.


• Për radioskopi e cila behët përmes TV-zingjirit, ku fotografia shiqohet në TV-monitor nuk është e nevojshme adaptimi, sepse diaskopia punohet gjatë dritës së dhomës (ndriqimit ditor).

• Gjatë kohës së kontrollit pacienti është në pozitë në kembë (vertikal) kurse pacientë të semurë rendë në pozitë ulur. Nganjëherë sipas nevoje diaskopia bëhet edhe në pozitë gjysmështrirë apo të shtrirë të pacientit.

Duke marrë parasysh kahjen (drejtimin) e rrezeve të rentgenit, fotografimi mundet të behët edhe në këto pozita, si vijon:

• PA - (Posterior - anterior)
• AP - (Anterior - posterior)
• LL - (Lateral - Lateral)
• Oblik (pjerrët) I dhe II




• Përveç këtyre mund të behët edhe në pozita tjera në kënde të ndryshme të rrezeve qendrore të tufës së rrezeve - X.

• Së pari mushkëritë fotografohen në pozitë PA, ndërsa pacienti vehet në pozitë të pjerrët dhe anësore.

• Kontrollimi fillon nga maja e djathtë e mushkërive dhe shkallë-shkallë vazhdojm shiqimin e pjesës anësore të djathtë duke shkuar më poshtë deri të hemodiafragma e djathtë, e veçanërisht në këndin e djathtë frenikokostal, që shiqohet gjatë inspiriumit të thellë dhe poashtu gjatë ekspirumit.

Që të mund të lokalizohen proceset patologjike të caktuara në mushkëri përmes rentgenit, duhet dalluar disa fusha të mushkërive.

Të dy mushkëritë anësore ndahën në:

• 1/3 e sipërme e mushkërive - (fusha e sipërme e mushkërive)
• 1/3 e mesme e mushkërive - (fusha e mesme e mushkërive)
• 1/3 e poshtme e mushkërive - (fusha e poshtme e mushkërive)





• Fusha e sipërme e mushkërive apo 1/3 e sipërme e mushkërive - paraqet majën e mushkërive deri të skaji i përparëm i brinjës së dytë.
• Vetë maja e mushkërisë është ajo pjesë anësore e mushkërisë e cila shtrihet prej projeksionit të klavikulës e më sipër.

• Fusha e mesme e mushkërive – shtrihet prej skajit të përparëm të brinjës së dytë e deri te skaji i përparëm i brinjës së katërt.

• Fusha e poshtme e mushkërive – shtrihet prej projekcionit të skajit të përparmë të brinjës së katërt e deri te diafragma.

• Hilluset në radioskopi të mushkërive në pozitë PA shihen në formë të hijeve të shpërndara (të shtrira) anash prej skajeve të hijezimeve të zemrës.
• Pjesën më të madhe të hijeve të hilluseve e bëjnë arteria pulmonare, pastaj një pjesë shumë e vogël e venave pulmonare dhe deridiku gjëndrrat limfatike.


ZEMRA
Radioskopia e zemrës behët kur pacienti është në pozitë vertikale (në kembë ose ulur). Në pozitë të shtrirë ndryshon forma dhe madhësia e hijës së zemrës, prandaj kësaj pozite duhet ikur.

Radioskopinë e bejmë me këtë renditje:

• Në pozitën - PA
• Në pozitën oblik I (pozitë e pjerrët e përparme e djathtë)
• Në pozitën oblik II (pozitë e pjerrët e përparme e majtë) dhe
• Në pozitën – profil apo anësore (pozitë laterale)

Forma e hijës së zemrës normalisht varet prej habitusit (formës) të kraharorit (thoraksit).

• Në kafazin e kraharorit të ngushtë dhe të gjatë (astenik) - zemra është e zgjatur,
• Në kafazin e kraharorit të zhvilluar mirë (normostenik) – zemra ka pozitë të pjerrët,
• Kurse në kafazin e kraharorit të gjerë (hiperstenik) – zemra ka pozitë të shtrirë transverzal.

• Te femijët e vegjël – zemra ka pozitë të shtrirë (tranversale) lart, e cila shkallë-shkallë ndryshon formën dhe tek pas pubertetit merrë kofiguracionin e zemrës si te të rriturit.

Në projeksionin PA skaji (muri) i djathtë i zemrës përbehët prej dy harqeve:

• Harku i poshtëm - i përberë prej atriumit të djathtë
• Harku i sipërm – i pëberë prej shiritit vaskular- skaji i vena cava superior
• Aorta ascendens nuk e kalon murin e djathtë të zemrës.

Kontura e majtë e zemrës përbehet prej 3-4 harqeve:

• Harku i poshtëm – i takon ventrikulit të majtë
• Harku i mesëm – arteria pulmonare
• Harku i sipërm – harku i aortës
• Harku i katert – Aurikula e majtë, është mbi harkun e ventrikulit të majtë


• Prapa hijës së zemrës dhe trakesë gjendet ezofagu i cili vizuelizohet mirë kur pacienti e merr kontrastin e bariumit.
• Raporti i ezofagut me hijën e zemrës në hapsirën retrokardiale shpesh zbulohet substrati patologjik në hije të zemrës (zmadhimi i atriumit të majtë - shkakton shtypjen e ezofagut në hapsirën retrokardiale në hark, në drejtim prapa).



• Në projeksionin – profil ( L-L) shihet plotsisht hija e ventrikulit te djathtë.

• Këtë e shohim në hapsirën retrosternale dhe zmadhimi i saj rezulton deri dikund me reduktimin e hapsirës retrosternale.


• Diaskopia mundëson

– vështrimin e levizjeve fiziologjike,
– zbulimin e ndryshimeve patologjike,
– përcaktimin e raporteve ndërmjet organeve në drejtime të ndryshme,
– Vërtetimin e pozitës më të volitshme të fragmenteve te thyrjet e kockave etj.

• E meta e radioskopisë është që me te nuk mundet t’i vërejm detajet e imta në mënyrë të knaqshme, të cilat do të mund t’i shihnim më mirë me anë të fotografisë së rentgenit.

• Radioskopia në të vërtetë është metodë orientuese dhe metodë e ekzaminimeve subjektive.

• Gjatë radioskopisë pacienti dhe mjeku i eksponohen më shumë rrezeve të rentgenit e së këndejmi edhe rrezatimit.

• Ekzaminimi radioskopik nuk paraqet dokumentim të përhershëm të historisë së sëmundjës dhe për këtë arsye diagnostikimi radiologjik bashkëkohor bazohet kryesisht në metodat radiografike.

• Në diagnostikën radiologjike klasike ku diaskopia bëhet përmes ekranit klasik, domosdo duhet paraprakisht të adaptohen sytë në hapësira të errta, ashtu që syri të akomodohet kur veshtrojmë imazhet në ekranin fluorescent.

• Në diagnostikën radiologjike bashkëkohore radioskopia behet gjatë ditës dhe nuk ka nevojë më për adaptim të syve, sepse fotografia shumë e ndritshme e cila fitohet përmes sforcuesit elektronik të fotografisë dhe e cila përcillet në TV- ekran (TV- monitor).
Dallimi ndërmjet imazheve në ekranin fluorescent, tv-monitor dhe në filmin e rentgenit
• a. Radioskopia – është metodë subjektive ku pasqyrohen përshtypjet e mjekut i cili e benë diaskopinë,
b. përderisa radiografia jep imazhe të objektivizuara.

• a. Me radioskopi mundemi të përcaktojm pozitën e disa pikave në trupin në menyrë provizore,
b. përderisa me radiografi këtë e arrijm me fotografimin në disa projeksione - drejtime , më së paku në dy.

• a. Fotografia radioskopike në ekranin fluorescent – ka ndriçim të pamjaftueshëm,
b. fotografia në filmin e rentgenit është mjaftë e ndritshme dhe ndriçohet edhe më mirë në dritën e negatoskopit.

















a. Në ekranin fluorescent koha e shiqimit të fotografive është e kufizuar për shkak eksponimit të jonizimit
b. gjatë kontrollit të filmit radiologjik koha praktikisht është e pakufizuar.

• Për shkak të dallimeve që përmendëm, sipas rregullit, të gjitha organet së pari fotografohen, e pastaj, sipas nevojes, mund të bëhet diaskopia. Përjashtim bënë ekzaminimi i traktit digjestiv.
1.3. TELERADIOGRAFIA
• Fotografimi i organeve apo pjesëve të trupit në distancë prej 1.5 m deri në 2 m e më shumë mundëson që imazhet e organeve në fotografi t’i përgjigjen përafërsisht madhësisë reale. Kjo metodë veçanërisht është e rëndësishme në diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës, sepse paraqitja në madhësinë e saj reale ka rëndësi të veçantë.

• Principi i teleradiografisë është se tufa paralele e rrezeve rentgen në largësinë e lartëpërmendur të objektit apo organeve prej fokusit të gypave rentgenologjik, jep imazhin e organit i cili fotografohet përafërsisht në madhësinë reale.

1.4. TOMOGRAFIA
• Nëse ndonjë detal anatomik apo ndonjë hijezim gjendet në thellësi të trupit apo organit, është e nevojshme të behët tomografia, stratigrafia, fotografimi i thellë apo fotografimi shtresor që mundëson leximin e imazheve shumë më të qarta të atyre detaleve.


• Me këtë metodë të fotografimit mënjanohen të gjitha strukturat anatomike të lokalizuara para apo prapa pikave, apo rrafshit ku bëhet fotografimi. Kjo arrihet me levizjen e njekohësishme të gypave të rentgenit dhe filmit përreth objektit që është në qetësi dhe atë secila prej tyre në drejtim të kundërt me kusht që rrezet qendrore gjithmonë pritën në pikën e caktuar të thellësisë të cilën e kemi përcaktuar.


• Tomografia punohet me ndihmën e aparaturës speciale rentgenologjike, me të cilën mundësohet levizja e njëkohësishme e gypave rentgenologjik dhe filmit në menyra të ndryshme (lineare, elipse, rrethore, policiklike etj.).

• Që t’i ikim ekspozimit të gjatë të pacientit me rreze dhe me qëllim që të zvoglohet numri i ekspozimeve, është futur në përdorim tomografia simultane, e cila përmes kasetës speciale bënë fotografimin e shtresave të ndryshme përgjatë një ekspozimi.
1.6. RADIOGRAFIA SERIKE
• Teknika e fotografimit serik mundëson përcjelljen e levizjeve të organeve apo kalimin e kontrastit nëpër hapësirat e organeve, ngase aparati seriografik rentgenologjik mundëson që për një distancë kohore të shkurt të bëhet një numër i madh i fotografive në seri. Eshtë e mundshme të behën 8 - 12 fotogafime në sekond. Fotografimi mund të behët njëkohësisht në dy drejtime.
1.8. RENTGEN SINEMATOGRAFIA
• Fotografia e fituar përmes sforcuesit të fotografisë mund të regjistrohet me ndihmën e kamerës filmike në shiritin filmik. Ekziston mënyra direkte dhe indirekte e përcjelljës së fotogrfisë nga sforcuesi elektronik i fotografisë në shiritin filmik.
• Mënyra direkte - konsiston në fotografimin (inçizimin) direkt nga sistemi optik i sforcuesit.
• Mënyra indirekte – fotografimi i imazheve përmes kamerës filmike nga TV- ekrani.

• Për rentgen-kinematografi përdoren filmat e formatit 16 x 35 mm. Sot shumë kontrollime rutinore behën përmes kinematografisë si p.sh. urografia, mielografia, kurse koronografia selektive nuk mund të paramendohet pa kinematografi.

Kontakto

Name

Email *

Message *