Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Categories

Anatomia (137) Pediatria (136) Semundjet infektive (97) Neurologji me Neuropsikiatri (69) English Medical (68) Shendeti (64) Fiziologjia e njeriut (57) Neurologji (48) Terminology (43) Imunologjia (39) Biokimi (38) Anatomia Patologjike-Patologjia (28) Mikrobiologji (24) Mjekësi interne (21) Gjenetika Humane (17) Biologji (15) Radiologjia (15) Video shkencore (14) Epidemiologji (12) Farmakologjia Klinike (12) Pytje dhe Pergjigje (12) Teste (12) Anamneza (11) Kuize (11) Farmakologjia (10) Gjinekologjia (10) Duhani (8) Fiziologji Patologjike (8) Histologjia-Preparatet (8) ushtrime mjekesi interne (8) Higjena (7) Terminlogji Mjekesore (7) Mjekesi interne (6) Otorinolaringologjia (6) Punime shkencore (6) Parazitologji (5) Video (5) Informatika Mjekësore (4) Kanceri (4) Lajme (4) Obstetrika (4) Përballja me kancerin (4) Raste Klinike (4) Ushtrime nga neurologjia (4) Arkiva (3) Biokimia klinike (3) Dermatologjia (3) Galeria Mjekesore (3) Kanceri i gjirit (3) Klinika (3) Endokrinologjia (2) Hematologjia (2) Kirurgjia (2) Mjekimi (2) Mjekësi sociale (2) Mësime mjekësore (2) Ndihma e parë (2) Nervat e kokes (2) Onkologjia (2) Pneumonia (2) Qendra per avancimin e studimeve (2) Vitaminat (2) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Embriologji (1) Gastroenterologjia (1) Hepatitet Virale (1) Hepatiti (1) Histologjia (1) Kardiologjia (1) Mjekesi Familjare (1) Mjekësia Urgjente (1) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Nefrologjia (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Oftalmologjia (1) Ortopedia (1) Patologjia (1) Propedeutika (1) Qendra për avancimin e studimeve (1) Raste Klinike të ndryshme (1) Reumatologjia (1) Shenjat Meningjeale (1) Stomatologjia (1) Thenie mjekesore (1) Traumatologjia (1) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) imazhe radiologjike (1)
Vizitorë të respektuar bëni like faqen tonë në facebook

METODAT RADIOLOGJIKE Sistemi HEPATO-BILIAR

METODAT RADIOLOGJIKE

Sistemi HEPATO-BILIAR
Metodat imazherike për ekzaminimin e mëlçisë, fshikzës së tëmthit, rrugëve biliare dhe pankreasit
- Ka shumë metoda dhe teknika që përdoren për të zbuluar patologjinë e këtyre organeve:

• Radiografia e thjesht

 • METODAT ME KONTRAST:

• Kolecistografia orale
• Kolangiografia intravenoze
• Kolangiografia postoperatore ose operatore
• Kolangiografia transhepatike perkutane
• Kolangiopankreatografia endoskopike retrograde(ERCP)

Metodat digjitale
• Ekografia
• Skanimi me radioizotope
• TK
• RM



• Në shumicën e rasteve pasqyra klinike jep të dhëna të mjaftueshme për disa sëmundje si p.sh kolika biliare, ikteri obstruktiv,
• por ka edhe raste kur shënjat klinike janë të pakta dhe paraqiten si ndryshime të pa përcaktura në abdomen.



• Në praktikën e përditshme kur ka dyshime për këto sëmundje, ekzistojnë dy metoda imazherike që përdoren më së shumti:



- radiografia native dhe UZ ose
- mund të përdoren të dyja bashkë.

Radiografia native e rrugëve biliare
• Konkrementet biliare radioopake (të dukshme, që prezentohen si hije) janë vetëm 30%, të cilat në radiografi paraqiten si hije të shumta ose si një hije, në vartësi se sa janë.


Rtg native –konkrementet inorganike

• 70% e konkrementeve janë me përbërje organike, me përmabtje të kolesterinës,
• qe janë radiotransparente,
• nuk diagnostikohen me radiografi native,
• për diagnostikimin e tyre duhet të shfrytëzohen kontrastet artificiale ose UZ.


• Shumë gurë të vegjël mund të formojnë një rendiment që në pozicionin në këmbë duket mirë (prezenca e zallit ne fshike) os
• mund të kemi kalcifikimin e vezikës felle duke dhënë fshika si të porcelanta.
• Të gjitha këto vërehen shumë mirë në radiografinë native.






Ajri në rrugët biliare (aerobilia)


• Zakonisht ajri vendoset në rrugët infra hepatite dhe tregon për:
• fistulat e duodenit ose zorrës në rruget biliare
• për insuficincën e sfinkter Oddit, kjo është e mundur kur ka kaluar nje gurë i madh, ose
• pas ndërhyrjeve kirurgjike në të, ose
• pas proceseve të diagnostikura me ERCP (që do të shihet më poshtë).

Kolecistografia orale
• Kjo metodë në imazherinë e vezikës felle më parë ka qenë e rëndësishme, por sot është vetëm metodë historike, sepse këtë e zëvëndeson në tërsi UZ , TK dhe RM.

• Kjo teknikë bazohet në marrjen e kontrastit nga goja një natë para se të kryhet ekzaminimi. Në këtë fazë fshika është e mbushur mirë me kontrast, pastaj jepet ushqim me yndyrna (gjalpë) për të shkaktuar kontraksionin e fshikës së tëmthit.

• Pas 10-30 min. merren filmat ku prezantohen të gjitha pjesët e vezica fellea me duktus cysticus dhe ductus choledocus.

• Konkrementet transparente japin defekt në mbushje në lumenin e fshikës.

Idhza e ekzaminuar me contrast ku verehet defect mbushje-konkrement.


• Nëse vezika nuk kontrahohet gjatë kolecistografisë kjo e dhënë tregon për obstruksion të sajë ose të duktus cysticus-it.
• Kjo nuk është përfundimtare, sepse kemi raste kur mëlçia mund të jetë e dëmtuar dhe nuk e sekreton kontrastin ose
• kemi pengesa në absorbimin e kontrastit nga zorrët (diaretë).


• Kjo metodë nuk është e sigurt për diagnostikimin e tumoreve në vezikë e cila mundësohet nga TK, RM më çrast mund të caktohet edhe stadi i progredimit të sëmundjes.

Kolangiografia intravenoze (I.V)
• Kjo metodë më atë të lartëpërmendurën kanë mbetur pothuajse historike në krahasim me UZ, TK, RM, sepse të dhënat janë më të mangëta dhe reaksionet alergjike nga lëndët e kontrastit kanë qënë më të mëdha.

• Këto dy metoda nuk rekomandohen të bëhen kur i semuri ka të dhëna për ikter mekanik, sepse është teknikisht e parealizueshme, sepse kemi mungesën e kontrastit pasi qelizat e mëlçisë janë të dëmtuara nga obstruksioni.
Kolangiografia operatore dhe postoperatore
• Pas ndërhyrjes operative për largim të fshikës (kolecistektomia), ndodhë të mbesin konkremente pa u eksploruar, pavarësisht që kirurgu përpiqet t’i nxjerr të gjithë edhe ata qe kanë rënë në rrugët biliare.



• Mirëpo ndodhë që këto rrugë të mos eksplorohen tërsisht,
• prandaj sot shumë kirurg përdorin kolangiografinë operatore ose postoperatore per të parë mundësinë dhe vendin e mbetjes së këtyre konkrementeve dhe kështu evitohet një rioperim i dytë i të sëmurit për largimin e konkrementit rezidual.



• Rëndësi të madhe ka bashkëpunimi i mirë mes radiologut dhe kirurgut për të marrë disa filma, sepse shpeshëherë bulat gazore (të ajrit ) mund të simulojnë gurët.
• Kjo metodë realizohet duke injektuar kontrastin direkt pas operacionit nëpërmjet një tubi (kateteri ) në formë te shkronjës T .
• Më këtë mundësohet largimi i tyre përmes kateterit pa pasur nevojë për rioperim.

Kolangiografia transhepatike perkutane PTC
• Indikacioni kryesor i saj është diagnostikimi i sakt i ikterit mekanik.
• Në rastet kur rrugët biliare janë të zgjëruara punktimi direkt nuk është i vështirë.

• Kjo metodë bëhet duke u futur në mesin e visë aksillare në nivelin interkostal të 11, djathtas.

• Pasi bëhet anestezioni lokal me lidokainë futemi në mëlçi nën kontrollin radioskopik. Hyhet me një kateter special ngadal, dhe kur të hasim në rrugët biliare të dilatuara atëherë nga kateteri do të dalë bilë. Në këtë kohë ne injektojmë kontrast përmes kateterit



• Pasi realizojmë vendosjen e kontrastit shohim nëse pengesa është ndonjë tumor, konkrement ose ndonjë patologji me natyrë beninje që mund të ketë dhënë këtë ikter.


• Percutaneous Cholangiography
detection/treatment of calculi, tumours, strictures
(not a first-line treatment, risk of bleeding/bile leak)



Drenimi perkutan biliar
• Është si vazhdim i metodës së lartpërmendur, por duke përdorur disa kateter dhe dilatatorë special me të cilët ne realizojmë futjen e një kateteri i cili bënë
• drenimin e rrugëve biliare të zgjëruara,
• që e lehtson të sëmurin dhe
• mund ta përgatis më mirë për intervenim kirurgjik.
• Gjithashtu me anë të radiologjisë (radiologjisë intervente) mund arrihet që të bëhet drenimi deri në duoden.
Kolangiopankreatografia retrograde endoskopike ERCP
• Më anë të endoskopit shkohet në papilën Vater, ku përmes një kateteri injektohet kontrasti nën kontrollin radioskopik për të parë duktusin e pankreasit dhe rrugët biliare në mënyrë retrograde


• Me këtë metodë mund të vërehen mirë obstruksionet biliare nga konkrementet ose kanceri.

• Nëse zbatohet nga personeli me eksperiencë, kjo është metodë më e mirë sesa ajo e mëparmja – PTC

– për diagnostikimin e hollësishëm të ikterit mekanik
– për sëmundjet e pankreasit
Konkremente ne duktus doledok
Tu I papila Vater

ULTRAZËRI SI METODË DIAGNOSTIKUSE
• Përdoren valët e ultrazërit ose ato valë të cilat nuk kapen për veshin e njerut. Këto valë prodhohen nga një pjesë e aparatit që quhet SONDA dhe ato përhapen me shpejtësi 1500 m/sek në trupin e njeriut dhe kur ato arrijnë në struktura me përmbajtje akustike të ndryshme kthehen prapa.

• SONDAT janë ato pjesë të aparatit të ultrazërit që e konvertojnë një energji në tjetren, ato janë të ndërtuara nga kristale të kuarcit që kur aplikohet një sasi e elektricitetit në to pësojnë një shformim mekanik. Ky është efekti piezoelektrik.

• Diagnostikimi me UZ në raport me metodat tjera diagnostikuse (Metodat direkte, me kontrast, metodat tjera digjitale) në mes tjerash është metodë e parë e kontrollimit të abdomenit.
• Për disa organe dhe sëmundje, ndonjëherë ajo është metodë e vetme që bënë diagnostikimin përfundimtar si p.sh
• zbulimin e gurëve në traktin urinar dhe biliar, ndërsa për disa sëmundje tjera duhen hulumtime tjera plotsuese.

• Diagnostikimi me UZ i abdomenit prezenton strukturën e indeve të buta të trupit, ndërtimin e tyre normal dhe ndryshimet patologjike.

• Fotografia në ekran është e gjallë ose në kohë të duhur, kështu vërehen lëvizjet respiratore të organeve, pulsimet e enëve të gjakut dhe lëvizjet peristaltike të zorrëve.
Kontrastet në imazhin e UZ që i vëren syri i njeriut janë:
• Kontrasti hiperehogjen

• Kontrasti izoehogjen

• Kontrasti hipoehogjen

• Kontrasti anehogjen.


• Kontrastet hiperehogjene janë ato kontrastë që krijohen nga reflektorë të fortë të valëve të UZ si:
• gurët (në fshikën e tëmthit, në veshkë),
• kalcifikimet,
• eshtrat,
• ajri,
• kapsulat fibroze normale dhe patologjike.
• Ne disa raste indi dhjamor
Konkrementet ne holeciste


• Kontrasti izoehogjen japin:
• organet parenhimatoze
• Si dhe struktura me densitet të ngjashëm sikurse indi i atij organi që kontrollohet (tumorët, metastazat etj)


• Kontrast hipoehogjen japin strukturat me densitet më të vogël sesa parenkima e organit që observohet :
• qelbi,
• hematoma,
• tumorët primar solid të organeve të abdomenit
• metastazat, etj.


• Kontrastin anehogjen e japin strukturat më lëng si:
• permbajtja e holecistes
• cistat,
• grumbullimi i lëngut në hapsirat natyrale të abdomenit dhe ato patologjike,
• në Dugllas etj.


• Organet parenkimatoze kanë srukturë me ehogjenitet të ndryshëm. Mendohet që ehogjenitetin më madh e ka pankreasi.

• Mëlçia është më pak ehogjene sesa pankreasi, ndërsa parenkima e veshkeve është me pak ehogjene sesa melçia.

• Shpretka është e njejtë me mëlçinë ose më pak ehogjene.

Kontrast anehogjen
• Enët e gjakut janë me strukturë anehogjene (në UZ duken me ngjyrë të zezë).

• Fshika e tëmthit dhe e urinës janë organe kavitare me pamje karakteristike të mbushura me lëng homogjen, me përmbajtje anehogjene (në UZ duken vetëm zi).


• UZ i abdomenit është metodë jo invazive diagnostikuese, deri më tani nuk njihen efekte të pa dëshirueshme të vërtetuara se janë pasojë e përdorimit të shpeshtë të UZ, pra nuk ka kundërindikacione për përdorimin e tij të gjërë diagnostik.

- Me këtë metodë në abdomen mund të diagnostikojmë:

• ndryshimet e shumta inflamatore,
• formimin e gurëve dhe kalcifikimeve,
• ndryshimet neoplastike primare dhe depozitimeve sekondare në organet parenkimatoze dhe kavitare që përmbajn lëngje,
• ndryshimet degjenerative cistike,
• cistat e ekinokokut (p.sh në mëlçi)

• grumbullimin e lëngut në strukturat normale kavitare si ato pleurale, peritoneale, perikardiale,
• koleksione (grumbullime) të gjakut te traumat :
• gjakderdhjet në mëlçi, shpretkë, veshkë,
• koleksionet e qelbit kudo qofshin ato si p.sh në regjionin ileocekal te perforimi i apendiksit akut,
• anomalitë e lindura të organeve mund të ekzaminohen me UZ.


• Rritjet e gjëndrave limfatike sipërfaqësore dhe të thella për shkaqe inflamatore ose metastazave te proceset malinje, kudo që mund të detektohen me UZ.

• Metoda e dopplerit me UZ ka rëndesi të madhe, e cila shfrytëzohet për matjen e shpejtësisë së qarkullimit të gjakut në vaza.

• Përveç diagnostikimit,
• UZ ka përdorim të mirë edhe në terapi si p.sh. aplikimi i valëve goditëse për thyerjen e gurëve në organet kavitare,
• për sklerotizimin e cistave të ndryshme.

• Fotografia e UZ prezenton morfologjinë e organit të caktuar,
• konturat e dukshme,
• formen,
• madhësinë dhe
• strukturën e indeve të vetë organit.

Roli i TK për rrugët biliare

• Normalisht rrugët biliare nuk dukën në TK, por kur janë të zgjëruara ato duken mirë.


• TK ka rëndësi për të caktuar stadin e tumorit që e ka shkatuar ikterin.

• TK tregon për infiltrimin e organeve në afërsi si dhe depozitimet sekondare nëse janë të shkatuara nga tumori i organit përkatës.
• TK munde te tregon vendin e obstruksionit, natyrën e tij (konkrementet inorganike apo tumoret) por jo gjithmone ? (kjo eshte mangesi e TK).


TU I heparit-metastaza
RM ose kolangiografia me RM
• Sot ka prioritet në patologjinë e rrugëve biliare, sepse është metodë jo invazive për të caktuar vendin e obstruksionit, si në :
• rrugët biliare ashtu edhe në ato pankreatike dhe pa dyshim se do jetë metoda e ardhshme që do të luajë rolin kryesor për këtë sistem.

• Ka përparësi ndaj TK sepse mundëson prerjen në tri rrafshe, ku në planin sagital vërehet i tërë trungu biliar si një pemë.

MRI-tumor niveli I kokes se pankreasit
MRI-holangiopakreatografi konkremente organike
Metodat për ekzaminimin e mëlçisë
• Radiografia native

• UZ
• TK
• MRI
• Skanimi me izotope

• Arteriografia hepatike
• Portografia



Indikacionet kryesore në imazherinë e heparit janë

-tumoret e natyrës beninje dhe malinje,
-cistat,
-abceset
-hepatomegalitë,
-cirroza,
-steatoza, etj.


• Radiografia native - na jepë të dhëna për kalcifikimet ne hepar te ;
• cistat e ekinokokut,
• kalcifikimet me natyrë tjeter,
• prezencën e niveleve hidroaerike (ABCESI,CISTA) etj.



• Ultrazëri (UZ) - Është metoda e parë diagnostikuse e heparit dhe rrugëve biliare



• Është e përshkruar më lartë.

• Si metodë për këtë sistem është e shpejtë, e sigurt dhe e lirë.
• Mundëson dignoatikimin e gati te gjitha patologjive të heparit si:
• cistat,
• absceset,
• hematomat,
• tumoret beninje, malinjr etj.





• Tumoret duken si struktura të rrumbullakta me ulje të përmbajtjes së ehove në brendi të tyre ose me rritje të densitetit ekografik



Ndërsa cistat kanë pamje tjetër pa strukturë ekografike në brendi, ku cista e ekinokokut mund të përcillet në të gjitha fazat.

Skanimi me radioizotope
• Pas injektimit të tekneciumit radioaktiv 99 fitojmë një imazh të mirë të heparit.
• Kur ka lezione, si
• tumoret,
• cistat,
• absceset
• nuk kemi marrje të substancës radioaktive në atë pjesë të mëlçisë duke dhënë
• defekte të mbushjes në ato vende.


• Që këto imazhe të duken, duhet të jenë më të mëdha se 2 cm dhe kjo metodë nuk jep të dhëna nëse ky defekt është malinj ose beninj, cistë apo absces.
• Kjo duhet të bëhet duke u mbështetur në të dhënat klinike.

Roli i TK në diagnostikim
• Hepari duket shumë mirë në prerje aksiale, ku dallohen mjaft mirë të gjitha patologjitë e heparit si dhe të organeve për rreth.

Përparsitë e TK:

• Diagnostikimi i shpejt dhe i sigurt.
• Rolin kryesor e ka në diagnostikimin e tumoreve primare dhe ato sekondare.
• Vërehen mirë limfonodet abdominale duke e bërë këtë metodë shumë të vlefshme për stadin e sëmundjes.
• Diagnostikimi bazohet duke u matur vlerat denzitometrike.
Ct e Abdomenit- Kalcifikate postoperative-Hemangioma

• Mundësohet skanimi dinamik me CT spirale dhe injektor automatik për të bërë diagnozën diferenciale të hemangiomave nga disa lloje të tumorëve që u ngjajnë atyre.
• Mundësohet përdorimi i kontrastit artificial për tu bërë të dukshme edhe lezionet e vogla dhe varësisht nga vaskularizimi patologjik përcaktohemi edhe për diagnozë.


Ct e Abdomenit- Tu I heparit
Tu- depozitime sekondare

RM
• Të dhënat e sajë janë të afërta me TK, por përparësitë e saj ndaj TK janë:
• Lezionet fokale duken më mirë sepse ka mundesi të prerjes në tri plane (sagital, koronar, aksial)
• Nuk ka rrezik nga rrezatimi

Arteriografia hepatike
• Konsiston në futjen transfemorale të kateterit deri në trungun celiak dhe prej këtu me një kateter subselektiv në aa.hepatike duke injektuar kontrastin në bollus.


• Kjo metodë dikur është përdorur për diagnostikimin e tumorëve por që është zëvendësuar me metodat e lartpërmendura që janë më pak invazive.

• Sot përdoret vetëm nëse dëshirojmë të bëjmë embolizimin e tumorëve vaskular ose
• për të futur direkt në të substanca antikanceroze (kimioterapia).

Përzgjedhja e duhur e mjeteve strukturave imazherike në sëmundjet e rrugëve biliare dhe mëlçisë
• Pasi sot kemi numër të madh të metodave, ne në varësi nga dinamika e sëmundjes duhet ta zgjedhim metodën më adekuate për diagnostikim:

• Ate metodë e cila është e shpejt në diagnostikim dhe është më e lirë.
• Ate e cila është më pak invazive.


• Shembull 1: nëse klinikisht dyshohet për lezion në hepar (tumor, cistë, absces): metoda që duhet filluar është UZ.

• UZ jepë informata të majftushme për patologjitë e lartpërmendura. Duke shkuar akoma më tutje me UZ mund të diferencohen mirë cistat, absceset nga formacioni solid (tumori).

• Pas kësaj kalohet në TK dhe RM të cilat janë më të kushtueshme mirëpo duhet përdorur kur kirurgut i neviitet informacion më i madh per intervenim kirugjik.

• Shembull 2: nëse kemi një ikter mekanik,
• UZ-i është si metodë e parë, kurse
• ERCP ose PTC që janë metoda invazive, por me te sigurta.
Metodat e ekzaminimit te pankreasit
Sëmundjet që diagnostikohen me imazheri janë:

• pankreatiti akut, kronik,
• cistat dhe
• tumoret.

• Radiografia native – ofron të dhëna vetëm për kalcifikime te pankreatiti kronik.
• Përdorimi i bariumit – duke e përcjellur kontrastin në duoden mund të trukturav për kokën e pankreasit, nëse kemi ndonjë masë në të duodeni spostohet ose edhe infiltrohet.


• EHO (shih më lartë)

• Pankreasi normal duket në EHO si një struktura lehtësisht më ehogjene se hepari.
• Të pankreatiti akut i tërë organi duket i zmadhuar, edematoz dhe ka ehogjenitet me të ultë se normal.
• Kurse absceset dhe cistat kanë pamje të rrumbulakt.


TK
• TK është metoda me e përzgjedhur për të ekzaminuar morfologjinë e pankreasit

• Shihen mardhëniet e tij me organet e tjera dhe lezionet më të mëdha se 2 cm diagnostikohen lehtësisht.

• Pankreatiti akut dallohet mirë në TK duke dhënë edemë (zmadhim të tij), mundet që në 24 orët e para të mos jap ndryshime, por me ndjekjen e mëvonshme mund të kapen ndryshimet e një pseudociste të pankreasit

RM
• Mund të përdoret në sëmundjet e pankreasit por është më e shtrejt në krahasim me TK e cila jep të dhëna mjaft të mira të sakta dhe te mjaftshme
• Sot përdoret pankreatografia me RM e cila jep vizuelizim të mirë të dukteve intrapankreatike pa mjete invazive.
ERCP
-Përdoret për të vlerësuar duktet intrapankreatike dhe obstruksionet e tyre nga tumoret ose konkrementet.
-Po kështu me këtë metodë mund të bëhen edhe këto ndërhyrje terapeutike:
• Mënjanimi i konkrementeve nga duktet e pankreasit dhe të rrugve biliare.
• Sfinkterotomia e papila Vater
• Biopsia e ampulles
• Marrja e lëngut pankreatik për citologji.
• Dilatimi me balon i ngushticave beninje.
• Vendosja e stenteve
• Drenimi i cistave të pankreasit.

Përzgjedhja e ekzaminimit
• TK është metoda më e përshtatshme për të diagnostikuar shpejt dhe sakt pankreasin duke ofruar të dhëna të mjaftueshme për ndryshimet inflamatore akute dhe tumorët.
• UZ-i është po ashtu i sakt, por kur përdoret nga mjeku me eksperiencë dhe me njohuri në këtë fushë.
• Skanimi me izotope nuk bëhet.

• Kur kemi një masë inflamatore të pankreasit me ndihmën e metodave TK dhe UZ, nuk mundemi të vendosim diagnozën, atëherë bëhet biopsia me age (kateter) të hollë duke e percjellur me EHO ose TK.

• RM bëhet në rastet kur diagnoza nuk arrihet me anë të metodave që përmendëm më siper.



Holangiografi postoperative me T-dren
Forma e holecistes normale e ekzaminuar me kontrast

• LIgjerata e 9

• Metodat radiologjike per ekzaminimin e sistemit skeletor
• Radiografia konvencionale
• Radiografia konvencionale përdoret më se shumti në këtë sistem krahasuar me sistemet e tjera sepse kemi kontrast të mirë natyral.
• Gjatë kalimit të RrX nëpër trup i cili është jo homogjen kemi edhe apsorbim të ndryshem të RrX. Apsorbimin më të madhë e bëjnë indet të cilat kanë densitet dhe peshë atomike më të lartë. Ky absorbim jo homogjen është shkaku i paraqitjes se kontrasteve natyrale.
Kontrastet natyrale :


• densiteti i indit kockore –(hije me intensitet me te larte) ,ku kocka ka aftesi më të madhe të absorbimit te RrX, ku ne grafi prezantohet e bardhë.
• densiteti i indeve të buta-(hije me intensitet më të dobet se kocka ) sepse 40% më pake apsorbojnë Rr X se kockat.
• densiteti i indit dhjamor-(hije me intensitet më të dobet se e indeve të buta).
• Transparenca (ose ajri), në grafi prezantohet e zezë sepse RrX vetem kalon neper ajrë dhe fare nuk absorbohet


• Radiografia konvencionale në kocka të të bëhet në mënyr korrekte primare është qe kocka të përfshihet e tëra në gjatësi dhe formë si dhe duhet përfshirë dy artikulacionet

• Duhet qe rrezja qendrore me aksin longitudinal të bije në kënd prej 90% në mënyrë qe të projektohet kocka në tërsi.Me qenë se imazhi një organi ne filmë është projeksion dydimensional A-P (ne filimë ne shohim vetem gjatësin dhe gjërësin e organit ), të tretin –trashësin e fitojmë me projekson L-L.
• Pra duhet ekzaminohet ne dy projeksione të caktura A-P dhe L-L projeksioni i tretë bëhët sipas nevoje OBLIK i majtë ose i djathtë .

• Me radiografi konvencionale që të verehen ndryshimet patologjike ato duhet ta ndryshojnë srukturen ,formën ose përbërjen e kockës.

• Disa raste të cilat e ndryshojne formën dhe gjatësin e kockes janë :

• Agjeneza- nënkupoton mungesen e tërsishme të kockes.
• Aplazioni-moskrijimi i kockes në tersi.
• Hipolazioni-zhvillim jo i duhur i nje kocke.
• Hiperplazioni-ketu kemi zakonisht rritje të tepërt të kockave dhe i indeve të buta.

• Hiperplazioni-ketu kemi zakonisht rritje të tepërt të kockave dhe i indeve të buta.
• Hiperostoza –është prodhim i tepruar i lëndës kockore dhe i kriprave minerale .
• Hipostoza –prodhim i mangët i lendes kockore si dhe te kriprave minerale.
• Anostoza –kuptojmë shkrirjen e kockes se formuar(p.sh nga tumori)
• Skolioza –ndërrimi i formës se kockes në kuptim të lakimit .
• Edostoza-kocka paraqitet e fryer në nje vendë apo e tërë kocka etj.

Nryshimet në srukturen e kockes


• Nryshimet në srukturen e kockes
• Osteoporoza- më të kuptojmë zvogëlimin e kriprave minerale dhe të lëndës kockore, ku në radiografi native hija e kockes prezantohet e dobësuar.
• Fig.
• Ne TK prezantohet si vater hipodenze.

• Osteoskleroza –është e kundërta e osteoporozës pra prodhim i tepert i kriprave minerale dhe i lendes kockore, në radiografi native shprehet me rritje të intensitetit të hijes së kockës e cila rritet proporcionalisht me rritjen e sasië së kriprave minerale .
• Në TK-prezentohet si lezion hiperdenz.

• Osteoliza-me të nenkuptojmë shkrirjen e kockave Ne radgrafi native vendi i lezionuar në kockë prezantohet si hije e dobësuar e indeve të buta .
• Ne TK prezantohet si lezion hipodenz .
Periostoza


• Periosti normalisht nuk vereht në radiografi native ,pasi është ind i butë ,por kur periosti ngacmohet nga proceset patologjike në të grumbullohen kriprat minerale dhe jep hije intensive ne forma të ndryshme :lamilare ,spikulare, fletave te qepes pra periostoza është e ndryshme të patologjitë e ndryshme.
• TK ka shmë prioritet ne keto patologji ne krahasim më të gjitha metodat e tjera ku vendi i lezionuar prezantohet si hiperdenzitet me vlera mbi 100 HU.

• Osteonekroza –është vdekja e kockës
• Ne radiografi native në fillim nuk ndryshon nga hija e kockës normale ,mirpo pas procesit të demarkacionit të indit nekrotik, atehere bëhen të dukshme ndryshimet nekrotike ne formë të transparencës.
• Ne TK prezantohet si vater e lezionuar hipodenze edhe ketu TK ka prioritet.

• Verehën shumë mirë deformimet e fitura te skeletit si :deformimet e kukit , gjurit, shputave. Pataj variacionet anatomike simetrike (kalcifikimi i tetivave te Akilit, Tuberositas Libie, ne humerus etj.)

• Shënjat radiologjike në rtg.native të frakturat:
• Vija e frakturës e cila duket në formë të transparencës (e cila mund të jetë :oblikve, transversale, spirale, ne formë germes T,Y,V etj).
• Dislokimi i cili mundë të jetë : anësor, para, pas etj. karakteristike është të fëmijet kur vija e fraktures ndodhë ne nivel të pllakes epifiziale, ku epifiza rrëshqet anash dhe quhet epifiziolizë.

• Me radiografi native përcillet edhe formimi i kallusit .
• 1.kallusi fibroz
• 2.kallusi osela primar
• 3.kallusi definitiv
Komplikacionet e fraktures
• Ndërsa për komplikacionet e fraktures prioritet ka TK ku vlerohet saktesishtë se më cilin koplikacion kemi të bëjmë:
• atrofia e tipit Sudek
• osteomieliti
• artroza (traumatike )
• neoartozat
Shënjat radiologjike të osteomieliti tipik


• Shfaqen pas dy jave ne radiografi native në keto forma:
• osteoporoza
• osteoliza
• periostoza
• Shënjat e para janë kyesishtë në metafizë mirpo nese imuniteti është i dobet semundja perhapet edhe ne diafizë dhe nese kemi rezistenc në antibiotik mund të kalon deri ne metafizen tjeter .
• TK është e nevojshme per dg.df më tumoret e kockës.
Roli i radiografisë konvencionale ne diagnostikimin e TBC se kockave


• Shënjat e para radiologjike shfaqn pas 6 muajve kryesisht në epifizë ose në indet e buta (hapësira art.-sinoviti TBC):

• panikulus albus
• ngushtimi i hapësires art.
• uzura
karies (kaverna dhe sekuestra ne formë te pluhurit të sharres)
• shkatërrimi i shreses kartilangjenoze-humbja e hapsires art.
• ankiloza-humbja e funksionit te lëvizjes se art.

• RM ka rol prioritar te TBC te kockave pasi qe vendlokalizimi eshte epifiza dhe hapësira artikulare

Tumoret e skeletit

• Ndahen ne beninj, semimalinj dhe malinj
Tumoret beninj –në radiografi native
• Tumoret beninj –në radiografi native
• *Osteoma kompakte –ne rtg prezantohet si hije homogjene me densitet të kockes(lokalizimi me i shpeshtë janë HPN dhe metafiza e kockave te gjata.)
• *Ostoma spongioze –ka intensitet më të dobet.
• Në TK prezantohet si lezion hiperdenz më vlera denzitometrike të indit kockor.
Cista


• Në radiografi prezantohet si defekt kockor i rregullt, pa skleroz dhe pa reaksion periostal i vendosur ne metafizen e kockave te gjata.
• TK prezantohet si lezion hipodenz.
Hemangioma



• Tumor i gjakut i cili ka format :kavernoze dhe kapilare
• Lokalizohet kryesisht ne vertebra, ku në rtg. prezantohet vertebra më transparente.
• TK –veretbra perzentohet më lezione të shumta hipodenze në formë te hojeve te bletës.
Osteid osteoma(osteofibroma )


• Parqiitet në metafizen e kockave të gjata me një qerdhe te dukshme osteosklerotike, nuk ka reaksion periostal.
Tumoret semimalinj: kondroma, osteohondroma , osteoklastoma

• Hondroma –lokalizohet në gishtërinjet e duarve, ku në radiografi kocka prezentohet e fryer në forme defekti kockorë (nga prezenca e indit kërcor) me prezenc te hijve të shumta qe i pergjigjen kalcifikimeve.
Osteohondroma


• Lokalizimi metafiza e kockave të gjata, në rtg prezantohet si hije e dalur jashtë në formë të lulelakres.
• TK prezantohet si lezion hiperdenz më densitet të përzier por me dominim i indit kockor.
Osteoklastoma


• Lokalizohet në meta-epifizen e kockave te gjata, në rtg struktura e brenshme i përngjanë fluskave të bores, kocka mundë të deformohet dhe të paraqitën fraktura patologjike.
Tumoret malinj


• Mund paraqiten si tumore primare ose metastaza.
• Tumoret primar ndahen ne :

• origjinë kockore-osteosarkoma
• origjin medullogjene –(Wing sarkoma,,myeloma multiple,leukemia)
• tumoret praoseal(fibrosarkoma ,miosarkoma)
• tumoret artrogjen(hondrosarkomat)

Në përgjithsi në radiografi native të format malinje të tumorve kemi

• vatra oseolitike
• osteosklerotike
• reaksion periostal
• Ku TK është metoda prioritare ne diagnostikimin e tumoreve malinj.
Tomografia në shtresa
• është bërë përpara mirpo tani nuk përdoret.
• Qellimi imetodes ka qënë ta zgjedhim shtresen qe duam ta ekzaminojmë varesishtë nga procesi patologjik në kockë.

• Makrografia-Punohet në princip të ndryshimit të distances film-objekt duke e afruar objektin në drejtim të fokusit të rrezeve me crastë fitojmë objektë të zmadhuar për disa herë në filimin e rengenit ,perdoret per radiografin e kockave te vogla si ato karpale .
• Mirpo edhe ketu prioritet ka TK.

• Radiografia kooperative-Aplikohet shpeshtë pasi shumica e pjesëve të skeletit janë qifte.Në rast dyshimi munë të bëjmë komparacionin e dy kockave simetrike njëra me tjetrën.

• Radiografia kontrolluse –Me anën e saj ne ndjekim ecurin e një procesi patologjik si në drejtim të keqësimit, ashtu edhe edhe të përmisimit të sëmundjes .

• Scintigrafia me izotope radioaktive-Si izotop perdoret stronciumi apo ndonje izotop tjetër me afinitet komulimi në eshtra .Proceset e ndryshme patologjike komulojnë me pakë ose më shumë izotopin.Nese komulohet më shumë kemi emitim me të madh të rrezeve të cilat dtetktohen me detektor të izotopeve .

• Më se shpeshti me këtë hulumtohen depozitimet sekondare ne kocka, ku paraqitet nje rritje e aktiviteti lokal ,kjo zonë quhet zona e nxehtë, për dallim nga zonat ku nuk ka deponim të izotopit –zonat e ftohta .


• Fistulografia-Përdoret në proceset patologjike në kocka të perjellura me krijim e fistulave .Ne daljen e jashtme të fistullës japim kontrastin artificial,ku me të qartësohet drejtimi i fistullës dhe elementet e tjera përcjellëse.

Arteriografia
• përdoret për ekzaminimin e vazave të gjakut të zonave të caktura të kockës .Posaqërisht përdoret për të caktuar se a është masa beninje apo malinje.

• Tomografia e kompjuterizuar (TK)-ka vend të rendesishem në ekzaminimin e skeletit.
Metodat radiologjike për ekzaminim të artikulacioneve (Art.)



• Radiografia konvencionale-punohet pa tjeter ne dy projeksione A-P dhe L-L.
• Munë te analizohen shumë mirë :
• Luxatio -(humbja e kongruences së nyjeve artikulare)
• Subluxatio-është zhvendosja parciale
• Luxacioni habituar
• Luxacioni kongjenital i art. Coxofemoral.
• Inflamacionet e art.quhen artritis.

Artitis-shenjat radiografike ne stadin akut kemi
• edema e indeve te buta ,
• osteoporoza,
• trashe e kartilagos
• karaketristikë eshtë se art. Shihet si neper dritare të mjegulluar.
• Stadi kronik :ngushti i haspires art,sklerozë e shtresës subhondrale,zgjatja e ostefiteve ne skajet e art., ne epifiza paraqiten formacione cistike (Spondyloarthrosis).

Artriti reumatoid (AR)

• Verehet të femrat e moshes se shtyrë,goditë kryesisht art. e vogla
• Ne radiografi kemi :uzura, deformim të art.në formë te luksacionit dhe subluxsacionit si dhe kemi edem të art. të vogla.

• Artrografia (me kontrast )-punohet ne artikullacinet e medha ku përcaktohet ruptura e meniskusit - ku sot prioritet ka

• RM.

• Ehografia (EHO),perdoret me mjaft .sukses për ekzaminimin e art.Kjo metodë konsiston në prodhimin e ultrazërit duke e shfrytëzuar fenomenin të cilin e shkatojnë disa substanca me aftesi piezoelektrike (substanca te cilat kur i nënështrohen elektricitetit japin valë (si kuarci etj)

• Valet e reflektura nga pengesat e ndryshme ku kto pengesa janë organet apo struktura të ndryshme të organizmit quhen EHO .Pastaj përcaktimi i vales (i cili është edhe vetë prodhuesi i tyre) i shendrron EHOT ne energji elektrike (impulse elektrike),të cilat i përforcojmë me transformator, pastaj kalojnë ne kalkulator ku krijohen vlera analoge qe paraqiten ne ekran dhe krijojnë imazhin radioskopik përkatës.

EHO
• EHO ka rëndesi sidomos për femijë ,ku është metodë e sigurtë, e shpejt ,me e lirë dhe pa efekte ansore per diagnostikimin e luxacio kongenita i art. Coxo-femoral.
• Përdoret edhe tek të rriturit por sot prioritet ka RM

• TK –ska ndonje rëndesi shumë të veqant.
• RM –është metoda kryesore për ekzaminimin e patologjive në artikulacione.
• Mirpo prioritet ka tek rastet kur është i nevojshem intervenimi kirurgjik.

Kontakto

Name

Email *

Message *