Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Categories

Anatomia (137) Pediatria (136) Semundjet infektive (97) Neurologji me Neuropsikiatri (69) English Medical (68) Shendeti (64) Fiziologjia e njeriut (57) Neurologji (48) Terminology (43) Imunologjia (39) Biokimi (38) Anatomia Patologjike-Patologjia (28) Mikrobiologji (24) Mjekësi interne (21) Gjenetika Humane (17) Biologji (15) Radiologjia (15) Video shkencore (14) Epidemiologji (12) Farmakologjia Klinike (12) Pytje dhe Pergjigje (12) Teste (12) Anamneza (11) Kuize (11) Farmakologjia (10) Gjinekologjia (10) Duhani (8) Fiziologji Patologjike (8) Histologjia-Preparatet (8) ushtrime mjekesi interne (8) Higjena (7) Terminlogji Mjekesore (7) Mjekesi interne (6) Otorinolaringologjia (6) Punime shkencore (6) Parazitologji (5) Video (5) Informatika Mjekësore (4) Kanceri (4) Lajme (4) Obstetrika (4) Përballja me kancerin (4) Raste Klinike (4) Ushtrime nga neurologjia (4) Arkiva (3) Biokimia klinike (3) Dermatologjia (3) Galeria Mjekesore (3) Kanceri i gjirit (3) Klinika (3) Endokrinologjia (2) Hematologjia (2) Kirurgjia (2) Mjekimi (2) Mjekësi sociale (2) Mësime mjekësore (2) Ndihma e parë (2) Nervat e kokes (2) Onkologjia (2) Pneumonia (2) Qendra per avancimin e studimeve (2) Vitaminat (2) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Embriologji (1) Gastroenterologjia (1) Hepatitet Virale (1) Hepatiti (1) Histologjia (1) Kardiologjia (1) Mjekesi Familjare (1) Mjekësia Urgjente (1) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Nefrologjia (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Oftalmologjia (1) Ortopedia (1) Patologjia (1) Propedeutika (1) Qendra për avancimin e studimeve (1) Raste Klinike të ndryshme (1) Reumatologjia (1) Shenjat Meningjeale (1) Stomatologjia (1) Thenie mjekesore (1) Traumatologjia (1) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) imazhe radiologjike (1)
Vizitorë të respektuar bëni like faqen tonë në facebook

METODAT RADIOLOGJIKE -Sistemi gastrointestinal-

METODAT RADIOLOGJIKE

-Sistemi gastrointestinal-
Metodat e ekzaminimit dhe imazherisë fizike të tubit digjestiv
Metoda direkte
• Nativi i abdomenit – radiografia standarde.
Metodat me mjete të kontrastit
• Pasazha e ezofagut(Ezofagografia)
• Gastroduedenografia
• Duedenografia hipotonike
• Pasazha e zorrëve të holla
• Irigografia (ekzaminimi retrograd i zorrës së trashë)

Metodat digjitale
• Ultrazëri
• TK (sot bëhet me TK virtuoze e cila zëvendëson të gjitha metodat invazive)
• RM
• Endoskopia
• Angiografia e vazave mezenterike.
Në ekzaminimin radiologjik:
• Organet abdominale në pergjithsi japin hije me densitet të njejtë (densiteti i indeve të buta), pra nuk e kemi prezencën e kontrastit natyral,
• Për këtë arsye për ekzaminimin e tyre është i domosdoshëm kontrasti artificial për t’u dalluar organet mes vete, si dhe ndryshimet patologjike në to.
• Si kontrast për ekzaminimin e gypit digjestiv përdoret SULFATI I BARIUMIT i cili mund të përgaditet në tri mënyra:
– si llapë e trashë e cila vjen e fabrikuar në raport 1:1
– në formë qumështi i zbutur në raport 1:3
– në formë klizme e cila përdoret për irigografi

• Bariumi si kontrast artificial në radiografi prezentohet me ngjyrë të bardhë dhe shumë homogjene (më homogjen sesa kockat) pasi që për absorbimin e Rr - X ka aftësi më të madhe sesa kockat
• Çdo patologji e cila gjendet në brendi të organit gypor prezentohet si defekt në mbushje (e zezë).
• Për këtë më tepër do të ndalemi te patologjitë e traktit digjestiv, kryesisht plus dhe minus hijet te organet gypore.
Radiografia native
• Inçizimi nativ i abdomenit është çasja e parë që i bëhet pacientit në ekzaminim radiologjik.
• Sipa kësaj metode pacienti vendoset në pozitën në këmbë në një ose dy projeksione sipas nevojes. (A-P, L-L)
• Shfrytëzohet kryesisht për diagnostikimin e këtyre patologjive:
– abdomenit akut
– përcaktimin e trupave të huaj radiopak (metaleve)
– diagnostikimin e kalcifikimeve dhe i konkrementeve inorganike.
Nativi i abdomenit në këmbë



Laterali i majtë
Trashsia normale e diafragmes – 5-8 mm
Diagnostikimi i abdomenit akut
• Radiografia native mund të tregojë ajrin poshtë diafragmes në rastet e perforacionit të ndonjë ulcere peptike, ose apendiksin e përforuar
• Nëqoftëse pacienti është shumë i sëmurë dhe nuk mund të qëndrojë në këmbë, atëherë radiografia mund të kryhet në pozitën e shtrirë, ate anësore, e cila tregon po ashtu ajrin nën muskujt e abdomenit në anën e filmuar sipër.

• Te obstruksioni intestinal në radiografinë native në këmbë dallohen nivelet hidroaerike mbi vendin e pengesës në zorrë (pra zorra është e zgjëruar mbi pengesë dhe në të dallohet ajri i cili ngritet lartë dhe lëngjet të cilat bien poshtë).

• Të obstruksionet akute ose subakute nese është e nevojshme përdorimi i kontrastit artificial përdoret vetëm gastrografiana (kontraste hidrosolubile) të cilat mund të merren nga goja në raste të abdomenit akut kur dhënia e bariumit është e kunderindikuar.
• Mund të përdoret për pacientë nëse dyshohet për perforacion, për të treguar edhe vendin e perforacionit.

Diagnostikimi i trupave të huaj
• Radiografia native përdoret vetëm për diagnostikimin e trupave të huaj radiopak (metaleve – të cilat kanë aftësi më të madhe se kockat për absorbim të RrX dhe dukën si hije të bardha)
• Ndërsa për diagnostikimin e trupave të huaj rentgen - transparente duhet të jepet kontrasti edhe në vendin ku gjendet trupi i huaj me çrast prezentohet defekti i mbushjes (fenomeni I varjes se debores mbi deg) dhe pastaj bëht radiografia.
• Për segmente të caktura të gypit digjestiv shfrytëzohen teknika të veçanta.

Diagnostikimi i kalcifikimeve dhe i konkrementeve inorganike
• Kalcifikimet dhe konkrementet inorganike kanë në vete përmbajtje të kalciumit, të cilat në radiografinë native kanë aftësi të madhe të absorbimit të rrezeve-X dhe japin hije me densitet të kockës, andaj prezantohen si hije me intensitet të lartë p.sh
• konkrementet inorganike në traktin urinarnë
• mëshikzën e tëmthit
• kalcifikimi i mëshikzës së tëmthit duke dhënë mëshikzën me pamje porcelani
• kacifikimi i cistave të ekinokokut
• gjëndrave limfatike etj.


• Mirëpo për konkrementet organike me përmbajtje të organit është e nevojshme të shfrytëzohen kontrastet artificiale, ku konkrementet organike do të prezentohen si defekte në mbushje.

Radioskopia dhe përdorimi i kontrasteve artificiale.
• Te ekzaminimet me kontrast të tubit digjestiv është me rëndësi parapërgatitja e pacientit për ekzaminim.
• Organi që ekzaminohet praprakisht duhet të jetë i zbraztë dhe kjo bëhet ashtu që pacienti të mos konsumojë ushqim disa orë më parë (përafërsisht 6 – 8 apo 12 orë); për gastroduedenografi dhe pasazhën e zorrëve të holla
• të mos konsumohet duhani pasi dihet se duhani shton sekrecionet në lukth (e rëndësishme vetëm për ekzaminimin e lukthit që të mos fitojmë sekrecione të rrejshme)

• ndërsa për zorrën e trashë duhet një ditë më parë të pastrohen zorrët sipas rregullit të paraparë (rregullit standard të cilin e mbajnë të gjitha ordinancat ku bëhet ekzaminimi) dhe të nesërmen të bëhet ekzaminimi.
Sialografia
(metoda e ekzaminimit të gjëndrrave salivare)
• Ekzaminimi radiologjik i këtyre gjëndrrave bëhet në rastet e hipertofisë (rritjes së gjëndrrave saliavare).
• Konkrementet (gurëzit) janë shumë të shpesht në keto gjëndrra sidomos në ato submandibulare që shihen më shpesh sesa në ato parotide.

• Konkrementet më shumë janë të vendosura në kanalet salivare sesa në vetë gjëndrrat.
• Këto vendosen në kanale në forma të zgjatura ndërsa në gjëndra gjenden në formë të rrumbullakët.
• Diametri i tyre sillet nga disa milimetra deri në disa centimetra.
• Me radiografi native vërehen shumë mirë, sepse 80% janë inorganik-radio-opak
• Pra në radiografi native vërehen si hije me densitetin e indeve të forta me intensitet të lartë në formë të zgjatur ose të rrumbullakt.
Sialografia-metodae e aplikimit te kontrastit ne rruget salivare
• Sialografia bëhet duke injektuar kontrastin në duktuset submandibulare ose parotide me anë të kanilave të holla (1-2 ml kontrast) të zakonshëm hidrosolubil.
• Kjo metodë ekzaminuse mund të vejë në dukje konkrementet radiotransparente
• po ashtu mund t’i tregojë ngushticat në duktuse ose zgjerimet e tyre (sialektazitë) postinflamatore ose postobstruktive.

• Sialografia mund të tergojë edhe spostimet e gjëndrrave te tumoret beninje dhe çrregullimet nga karcioma.
• Tumoret e gjëndrrave janë të perziera dhe vërehen shumë më mirë në TK dhe RM.

Esofagografia

Është metoda e ekzaminimit të ezofagut duke e bërë eksplorimin praprak të faringut
• Ekzaminimi i faringut dhe esofagut zakonisht bëhet si ekzaminim rutinor me barium ku mundësohet zbulimi i patologjive të ndryshme .
• te rastet e dyshimta kur kemi fistula trakeo-bronko-ezofageale dhe të fëmijët e vegjël përdoret gastrografia (kontrast hidrosolubil).

• Ekzaminimi fillon më skopinë e të sëmurit me qëndrim në këmbë pastaj pozita e shtrirë apo gjysmë e shtrire.
• I sëmuri qëndron në këmbë dhe në dorën e majt e mban gotën me kontrast ndërsa vet qëndronë i rrotulluar nga ana e djathtë në këndë 45 – 55.
• Pjesa e sipërme e ezofagut shiqohet në pozitën A-Pdhe sagital, ndërsa pjesa torakale dhe abdominale në pozitën e pjerrt (OD - OM) dhe gjysmë të pjerrt.


• Kontrasti përdoret në dy forma si qumësht (1:3) ose si llapë (1:1)
• Ekzaminimi fillon me kontrast të holluar në pozitën në këmbë, radiologu i thotë pacientit të pijë dy gojë kontrast dhe e përcjell kalueshmërinë e kontrastit nëpër esofag duke e përcjellur aktin e gëlltitjes si dhe tërë gjatësinë e ezofagut duke e përcjellur me sy në ekranin e skopisë rrugën e kalimit të kontrastit në esofag e cila bëhët brenda 1-3 sec. (përcillet imazhi i mbushjes dhe i zbrazjes)


• Për të përcjellur më mirë elasticitetin e mureve të esofagut duhet përdorur llapen e bariumit e cila kalon ngadalë (më tepër se 5 sec) dhe kemi mundësi ta përcjellim çdo segment të tij si dhe ngushticat fiziologjike (një në hyrje, në bifurkacionin e trakesë dhe e fundit në hyrjen e kardisë).
• Në fillim bëhen së paku dy radiografi 24x30 dhe plotësohet sipas nevojes.

• Për studimin e reliefit të mukozës duhet të përdoret sulfati i bariumit ne forme paste.
• Kjo përzierje ngjitet mirë në muret e esofagut.
Kontrasti i dyfishtë
• Ekzaminimi më kontrast të dyfisht bëhet në atë mënyrë që pacienti pas llapes së bariumit i thuhet të gëlltitë disa herë në të zbrazët ajr i cili e përcjellë kontrastin dhe e bënë zgjërimin e mureve të ezofagut.
Kontrasti I dyfishte me substanca qe lirojne gas
• Kjo metodë bëhet edhe duke i dhënë pacientit sulfat bariumi me vizogas (substancë shkumuese), e cila pas përzierjes liron sasi të madhe të ajrit i cili bënë dilatimin (zgjërimin)
• Përdorimi i kontrastit mundëson prezentimin e pozites, formës, diametrit, peristaltikës, konturat e ezofagut si dhe hapjen e kardisë.
Hernitë diafragmale

Hernia diafragmale është kalueshmëria e organeve abdominale në toraks nëpër vrimën normale në diafragmë- hijatus hernia, në vrimat atipike që janë si rrjedhojë e ngecjeve në zhvillim të diafragmës

Striktura e ezofagut


• Strikturat e ezofagut janë ngushticat(stenoza) e ndryshme të cilat vijnë si rrjedhojë e djegieve sidomos me lende të ndryshme kimike
• me qëllim vetëvrasjeje, ku përdoren mjete të ndryshme kimike e më së shpeshti acide ose bazat(te cilat japin demtime me te medha ne forme te ulqerave)
• ose edhe pa dashje në mënyrë aksidentale.

• Ekzaminimi rëntgenologjik preferohet në fazën e cikatrizimit, e cila fillon pas ditës së dhjetë.
• Ekzaminimi në këtë fazë ka për qëllim ta zbulojë
• vendin e dëmtuar,
• shtrirjen e procesit,
• formën e strikturës,
• komplikimet e mundshme- kryesishte
• fistullat eventuale.
Ezofagu spastik
Ahalazioni i ezofagut

• Ahalazioni - është çrregullim funksional ku mungon relaksimi normal i pjesës përfundimtare të ezofagut - pjesës distale. Kjo vjen si rrjedhojë e çrregullimit nervor, mungesës së pleksusit mienterik, si dhe çrregullimeve neuromuskulare në tërë gjatësinë e ezofagut.
Ahalazioni-zgjërim i ezofagut (mosfunksionim i pleksusit nervor

Stenoza e ezofagut

Kontura e kontrasit
• Kufiri i fundit i vendosjes se kontrastit në mukozë quhet KONTURA E KONTRASTIT në të cilën na prezantohen të gjitha patologjitë e tubit digjestiv në formë të plus hijes (plus organ) dalja jashtë e konturës së kontrastit e patologjisë dhe minus hije (minus organ) hyrja brenda në organ e konturës së kontrastit ose defekti në mbushje i shkatuar nga patologjitë të cilat zhvillohen brenda tubit duke shkaktuar obstruksion nga brenda.
Plus hijet
Plus hije - dalje jashtë konturës së kontrastit japin këto patologji:
• ulcera
• perforimet
• divertikujtë
• sulkuset e shprehura etj

Minus hijet
Minus hije - zhvillimi i patologjisë në brendi të organit gypor duke e infiltruar ate ose duke e ngushtuar deri në stenozë të plotë japin këto patologji:
• tumoret beninje dhe malinje
• trupat e huaj
• koagulumet
• edemat e mukozes
• plikat hiprtrofike
Tumoret e ezofagut
- tumoret beninj mund të jenë :
- adenomat,
- polipet,
- papillomat,
- lejomiomat,
- lipomat,
- fibromat etj.
Karcinoma e ezofagut
Tumoret malinje
• Më të shpeshtë janë karcinomate (moshat më të vjetra dhe
• sarkomat të moshat e reja)
• Më së shumti janë të vendosur në 1/3 e poshtme të ezofagut, e shumë rrallë në pjesët tjera

• Forma polipoze (forma e lulelakres) e cila rritet brenda lumenit të ezofagut
• Forma infiltrative – mungon defekti ne mbushje, por lukthi merr fomen si hink në pjesen e poshtme.
• Forma skiroze(medullare) e cila infiltron në mënyrë rrethore muret e ezofagut duke dhënë stenozë.

• Shenjat rëntgenologjike varen shumë nga stadi i zhvillimit, lokalizimi dhe forma e tij.
• Në faza të hershme vërejmë mungesë të peristaltikës në një zonë të kufizuar, si rrjedhojë e infiltrimit të mureve të ezofagut, ndërprerje të palëve të mukozës në zonat ku ka filluar infiltrimi kanceroz.

• Shenjat e vonshme: vërehen defekte mbushjeje, të cilat tregojnë për një fazë të avancuar. Në një rëntgenogram vërehen ndryshime në formë, ku mungon pjesë e ezofagut - minus hije e cila ka kufij jo të mprehtë, janë të dhëmbëzuar të vrazhdë që tregojnë për proces infiltrativ.

Ca e ezofagut

Divertikujt e ezofagut

• Divertikujt e ezofagut janë të dyllojshëm:
• Pulzativë dhe të traksionit.
• Divertikujt pulzativë formohen si rrjedhojë e protruzionit të mukozës në mes të shtresës muskulore të tërthortë dhe asaj vertikale. Ky lloj diverkuli ka formën e kërpudhës me një bisht të mbështetur për ezofagu, që mund të jetë mjaft i madh deri në disa milimetra.
• Zakonisht zbulohen në pjesët e pasme të ezofagut.
• Nganjëherë mund të arrijnë madhësi të tilla, sa edhe ta zhvendosin trakenë apo të bëjnë presion në të.
Divertikujt e pulsacionit

• Divertikujt e traksionit - formohen si rezultat i inflamacionit të pjesëve të jashtme të ezofagut, që vjen deri te një atëhezion me indet përreth. Forma e tyre është si forma e trekëndëshit me bazë të gjerë dhe maje të mprehtë.
Objektivat per gastroduedenografi
• Të njihet teknika e përdorimit të kontrastit që mundëson studimin e reliefit të mukozës
• Të njihet teknika e përdorimit të llapës (është e rëndësishme për analizimin e formës, madhësisë, tonusit, peristaltikës si dhe zbrazjen e kontrastit, gjendjen e pilorit dhe ndryshimet patologjike në muret e lukthit.
• Të njihen indikacionet dhe kundërindikacionet e përdorimit të kontrastit.
Kontrasti i dyfishtë me substanca që lirojnë gas
• Kjo metodë bëhet edhe duke i dhënë pacientit sulfat bariumi me vizogas (substancë shkumuese), e cila pas përzierjes liron sasi të madhe të ajrit i cili bënë dilatimin (zgjërimin)
• Përdorimi i kontrastit mundëson prezentimin e pozites, formës, diametrit, peristaltikës, elasticitetit, konturat e ezofagut si dhe hapjen e kardisë.
Gastroduedenografia
• Si për çdo organ tjetër të tubit digjestiv edhe këtu është e nevojshme kombinimi i radioskopisë me radiografi totale dhe segmentare në prezencë të bariumit si dhe me kontrast të dyfishtë (nevoiten 200-250 ml kontrast për tu mbushur lukthi).
• Gjithmonë bëhet vlerësimi i përbashkët i gjendjes së lukthit dhe duodenit për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta anatomiko - funksionale dhe ndikimit reciprok të patologjive.

• Ekzaminimi fillon në pozitën vertikale (në këmbë) me përcjelljen e kalueshmërisë së kontrastit nga goja, nëpër ezofag, në gastroduoden dhe pas kësaj pacienti shtrihet në kurriz, barkas, në krahun e djathtë dhe të majtë.
• Pasi të jemi të sigurtë për shpërndarjen uniforme të kontrastit në shtresë të hollë në tërë mukozën e lukthit bëjm dy radiografi kur i sëmuri është në pozitën e shtrirë dhe vlersojmë relievin e mukozës në murin e përparm dhe të pasëm.

• Pastaj i sëmuri ngritet në këmbë dhe pinë pjesën tjetër të kontrastit për të analizuar tani lukthin me mbushje të plotë.
• Nëse nuk kemi kalueshmëri të mirë në pjesën e sipërme të lukthit atëherë i thuhet pacientit të marrë frymë thell ose nëse ka nevojë të kollitet dhe të bëhët palpacioni i lukthit.
• Kjo teknikë në pozitën në këmbë mundëson vlerësimin e formës, madhësisë, pozitës si dhe nivelin e sekrecioneve, gjendjen e dy konturave, peristaltikën, hapjen e pilorit kohën e fillimit dhe zbrazjen e kontrastit nga lukthi.


• Ekzaminimi rentgenologjik i duodenit në pozitën në këmbë ka vështirësi, sepse së pari në këtë pozitë peristaltika e lukthit është më e dobët dhe më e ngadalshme kështu që në duoden kalojnë sasi të vogla të kontrastit që nuk sigurojnë mbushje të plotë të tij.
• Perveç kësaj te ekzaminimi me qëndrim në këmbë bulbusi i duodenit zbrazet më shpejt dhe plotësisht kështu që edhe kalimi i kontrastit në duoden është i shpejtuar gjë që nuk lejon studim të hollësishëm të tij.

• Për këto arsye i sëmuri duhet të shtrihet dhe të vëndoset në pozitën e shtrirë në krahun e djatht ose barkas, kjo pozitë nxitë peristaltikën, lehtëson zbrazjen e kontrastit nëpër duoden, përforcon antiperistaltikën në segmentin e dytë dhe të tretë të duodenit që shpie në mbushje të plotë retrograde të bulbit.
• Në radiografi duhet të zihet detyrimisht imazhi i mbushjes dhe i zabrazjes të bulbusit të duodenit i veçuar mirë nga pjesët e tjera të duodenit dhe lukthit.
• Projeksionet për radiografi nuk janë standarde andaj bëhen sipas nevojes.

Ekzaminimi më kontrast të dyfishtë i lukthit
• Bëhet më futjen e substancave të cilat lirojnë gazra
• Insuflacioni i stomakut me sondë duodenale –
– në lukth futet një sondë duodenale dhe nën kontrollin e radioskopisë injektohet një sasi ajri 150-300 ml pasi që më parë është bërë lyerja e mukozës më shtresën e hollë të bariumit.
• Pason fryrja e lukthit dhe vlerësohet në detale relievi i mukozës.(tani nuk behet më, sespe është zëvendësuar me gastroskopi).
Duedenografia hipotonike.
• Këtu më parë bëhët hipotonia e duodenit me lidokainë ose atropinë përmes sondës ose i.m ku efekti vërehet pas 30 min dhe pastaj japim kontrast përmes sondës dhe bëjm radiografinë më bushje të plotë.
• Pas kësaj nxjerrim bariumin dhe vendosim ajrin dhe e analizojmë mukozën në detale.

Teknika e ekzaminimit për zbulimin e hernive hiatale dhe të refluksit gastroezofageal

• I sëmuri pasi ta ketë marrë kontrastin vendoset shtrirë në pozicionin e Tredelenburgut (Pozita e kokës më poshtë se trupi) dhe merr 2-3 gëlltitje tjera me kontrast që të mund të hapet kardia.
• Ne rast se nuk shfaqet refluksi, atëherë bëhet kompresion manuel në regjionin epigastrik ose provokohet prova e valsalvës apo kollitja ku favorizohet refleksi per tu vënë në dukje hernia hiatale.

Ulcera peptike
• Ulcera e lukthit është më e rrallë se ulcera e duodenit.
• Sa i përket gjinisë, është e barabartë në të dy gjinitë.
• Fillon me defekt të mukozës të tipit eroziv, me avancimin e procesit erozioni kalon në shtresë të muskularisë mukoze, si dhe në shtresat muskulare deri te seroza, që mund të penetrojë nëpër tërë murin e lukthit dhe në organet fqinje e më së shpeshti në pankreas
Shenjat rentgenologjike te ulcerës

• Plus hije(sagital)
• Depo-kontrasti (A-P ose P-A) nëpër krater të ulcerës.

• Përthithja e rrezeve nga kontrasti i depozituar në krater varet nga sasia e kontrastit të depozituar, gjegjësisht nga thellësia e kraterit të ulcerës.

• Rajoni më i preferuar për ulcera në lukth është pjesa angullare e lukthit –
• Kurvatura e vogël.
Fig xx
Ulcera e duedenit
• Radiologjikisht verifikohet me ekzaminimin e duodenit me kontrast, ku vërehet depo kontrasti në kraterin e ulcerës me edemë perifokale.
• Meqenëse lokalizimi më i shpeshtë është muri i përparmë dhe i pasmë, mund të vërejmë grumbullimin e kontrastit në formë të rrumbullakët apo ovale, në pjesën e mesme të ulcerës.
Uqera ne bulbus duedeni
Komplikimet më të shpeshta janë
• gjakderdhjet dhe perforimet.
• Perforimet e ulcerave në murin e përparmë janë më të rrezikshme sepse japin peritonit, gjendje të një abdomeni akut.
• Perforimet e ulcerës së murit të pasmë të bulbit janë më pak alarmante.
• Në raste të dyshimit në perforacion nuk preferohet ekzaminimi me barium, por me kontrast hidrosolubil apo të mos bëhet ekzaminimi deri në sanimin e procesit.
• Ulcera mund të penetrojë edhe në organet fqinje, si dhe në rrugët biliare.
Gastriti
• Ky term përdoret te inflamacionet akute dhe kronike jospecifike të mukozës së lukthit.
• Edhe pse prezenca e sekretit - hipersekrecionit dhe mukusit janë shenja të sigurta për gastritin akut, prapëseprapë kjo diagnozë në pikëparje radiologjike nuk është tërsisht e sigurt.
• Rëntgenologjikisht diagnoza e gastritit nuk është e mjaftueshme dhe shumë e besueshme për shkak se shpeshherë mukoza e vrazhdë e lukthit, në përshkrimin rentgenologjik, në shikimin me gastroskop është treguar plotësisht normale.
Tumoret beninje të lukthit
• Janë relativisht të rralla.
• Më së shumti janë të lokalizuara në rajonin e korpusit dhe në antrum. Histologjikisht, më të shpeshtit janë:
– adenoma,
– fibroma,
– mioma,
– hemangioma,
– neurinoma
Tumoret malinje të lukthit

• Karcinoma e lukthit është tumori më i shpeshtë malinj i lukthit.
• Për nga ndërtimi patoanatomik ndahen në:
– Vegjetativ-medullare
– infiltrativ-skir
– ulceroz dhe
– të përzier.

Teknika radiologjike e zorrës se hollë –Pasazha e zorrës se hollë (Z-H).
Pas mbarimit të ekzaminimit të duodenit vazhdon ekzaminimi i pjesës tjetër të Z-H.
• Ekzaminimi i Z-H si vazhdim i ekzaminimit të lukthit dhe duodenit është një metodë e thjesht, por ka të metë se jep mbushje jo të njëtrajtshme të Z-H dhe sjell pak rezultate në studimin e ndryshimeve morfologjike.
• Ekzaminimi zgjatë shumë (duhen normalisht 4-5 orë që kontrasti të arrijë në pjesën e fundit të Z-H), duke kërkuar që i sëmuri të kontrollohet çdo 30 min, derisa kontrasti të arrijë në cekum.

• Në gjendje normale ZH duhet të zbrazen nga kontrasti në tërësi pas 6 - 7 orësh.

• Metodë tjetër për ekzaminimin e ZH është futja direkte e kontrastit në ZH me anën e sondave speciale përmes gojës – por si metodë tani është shumë e rrallë.
• Për ekzaminimin e pjesës së fundit të zorrës së hollë kontrasti mund të vendoset aty nëpërmjet klizmës rektale.
• Në këto raste veprohet në këtë mënyrë: 15 minuta më heret pacientit i japim atropin më qellim të hapjes se valvules ileocekale, e cila lejon kalimin e kontrastit në pjesën e fundit të ZH.

Smundje kronike e zorrve(infeksion,tbc,limfome)
Obstruksioni i zorrëve të holla
• Ileusi mekanik - Mbi vendin e mbyllur vërehet peristaltika e sforcuar, por zbrazja bëhet vetëm nga masa nën mbyllje.
• Për shkak të sforcimit të peristaltikës, mbushjes së pjesëve mbi pengesë me ajr të gëlltitur dhe si rrjedhojë e fermentimit të përmbajtjes vjen deri te zgjerimi i shprehur i pjesës mbi pengesë.
• Harqet e zorrëve janë të zgjeruara, të distenduara dhe të mbushura me sekret dhe ajr që japin nivel hidroaerik në ekzaminim e të sëmurin në pozitë në këmbë.

• Ileusi paralitik - Nuk ka pengesë mekanike, por mungon peristaltika e duhur e zorrëve.
• Zorra në tërësi është e distenduar me ajër deri edhe rektumi.
• Si shkaktar është iritimi i peritoneumit.
Ekzaminimi radiologjik i zorrës së trashë (Z-T)
• Zorra e trashë mund të ekzaminohet me kontrast të marrur nga goja si vazhdimsi e traktit digjestiv më lartë ose me qëllim të ekzaminimit vetëm të Z-T, mirëpo kjo metodë ka të metat e saja sepse nuk jep të dhëna të hollsishme morfologjike mbi dëmtimet organike në zorrë dhe koha e ekzaminimit është shumë më e gjatë ku pacienti duhet të përcillet 18-24 orë.
• Kjo metodë sot praktikisht nuk përdoret.

• Sot praktikohet ekzaminimi i Z-T me kontrast të futur me klizmë përmës rektumit.
• Një ditë më heret pacienti duhet të parapërgatitet për ekzaminim sipas rregullores standarde (duke përdorur substanca laksative përmes gojes ose me klizmë pastruese), faktikisht në kohën e ekzaminimit Z-T duhet të jetë tërsisht e pastër me qëllim që gjatë ekzaminimit të mos kemi masa në zorrë të cilat do të na paraqesin defekte në mbushje të rrejshme (gabim në diagnostikim)
Ekzaminimi i ZT – Irigografia
• Sot praktikohet të bëhet kryesisht me kontrast të dyfisht (vendosjen e suspensionit të bariumit dhe ajrit nga rektumi), kjo metodë ka vlerë të madhe për zbulimin e masave tumorale të vogla.
• Së pari përgatitet kontrasti në formë të suspensionit të bariumit (300 - 400 ml barium me 1 - 1.5 L ujë te vakt), kontrasti futet me irigator (pneumokolon), me anë të kanilës në rektum.
Irigatori
• Irigatori mbahet largë 100 cm nga shrati i radiografisë, i sëmuri qendron i shtrirë në shpinë, hapet kanila dhe përcillet kontrasti me radioskopi.
• Kujdes i veçantë i kushtohet studimit të rektumit dhe sigmës sepse janë vendet më të shpeshta për tumor malinj, polipe dhe divetrikujë.
• Kur kontrasti arrinë në kolonin descendent ndërprehet dhënia e tij dhe bëhët një radiografi e rektumit dhe sigmës.

• Pastaj fillon injektimi i kontrastit deri sa të arrijë te flexura coli sinister (Flexura lienale) prej këtu futet ajr derisa suspenzioni i bariumit të kalojë flexura koli dextra (flexsura hepatike ) dhe arrinë në cekum në këtë çastë ndërpritet dhënia e kontrastit.
• Pas kësaj bëhen radigrafitë me filma 30-40 ose 35-35 cm derisa i sëmuri është i shtrirë në shpinë ose bark dhe, sipas nevojes, plotësohet me radiografi të segmenteve të caktuara.
Irigografia me kontrast të dyfishtë
• Pas irogografisë standarde, i sëmuri defekon pjesën më të madhe të kontrastit dhe kthehet në tavolinë dhe, si edhe më parë, me pneomokolon injektohet nën kontrollin radioskopik 800 – 1000 ml ajr në Z-T

• Kështu formohet kontrasti i dyfisht dhe shihet reliefi i mukozës së Z-T që është shumë e përshtatshme për diagnostikimin e hershëm të tumorëve malinje, polipeve, divertikujve dhe të kolitit ulceroz.
Dilatim i haustrave të kolonit transverz
Divertikujt[
• Divertikujt[ kongjenitalë të kolonit janë shumë të rrallë, prandaj mund të takohen kudoqoftë në zorrën e trashë.
• Divertikujt[ e fituar janë të shumtë dhe takohen gjithashtu kudo nëpër zorrë të trashë, por më së shpeshti në pjesën descendente të kolonit dhe në sigmë me hipertrofi të shtresës muskulare të tërthortë.
• Divertikuloza-prezenca e shumë divertikujve.

• Tumoret e kolonit - nga tumoret beninje të zorrës së trashë më së shpeshti takohen polipet, kryesisht adenomat
Tumoret malinje
• - adenokarcinoma është neoplazma më e shpeshtë e kolonit e cila paraqitet pas moshës 40-vjeçare.
• Te familjet me polipozë dhe kolit ulceroz, duhet t’i kushtohet vëmendje e posaçme, sepse te këto raste malinjizimi përbën afër 70% e ndryshimeve të lartpërmendura në kolon.
• Lokalizimi është më i shpeshtë në sigmë dhe rektum,
• por shpeshtësia e dytë është edhe në rajonin cekal.

• Me irigografi vërehet
– rritja endoluminale – që është defekt i mbushjes në brendi të kolonit.
• Lumeni është i ngushtuar, kurse segmenti i prekur ka formën e mollës së kafshuar (fenomeni i mollës së kafshuar).


Minus hije
Invaginacioni
• Është hyrja e një pjese te zorrës në pjesën tjetër
• Është më i shpeshtë te fëmijët dhe në irigografi prezentohet qartë vendi i pengesës.
• Kjo mund të shihet edhe me EHO.
• Përdorimi i irigografisë është jo vetëm diagnostike, por edhe terapeutike, sepse mund të lehtësojë invaginacionin.
• Invaginacioni te të rriturit zakonisht shoqërohet me prezencën e polipeve në zorrën e trashë.
Volvulusi (strangulacioni)
• Kjo eshtë shumë e theksuar në kolonin sigmoid dhe në mosha të vjetra.
• Pamja radiologjike është karakteristike, ku shihet një dilatim i theksuar i zorrës së trashë me pamjen e germës “ U”

Absceset subdiafragmale
• Kur dyshohet në të radiologjia jep të dhëna të mira.
• Kemi një paralizë të diafragmes dhe nivele hidroaerike poshtë saj.
• Diafragma e anës së sëmurë është e ngitur sipër dhe mund të ketë likuid pleural.
Angiografia abdominale
• Shfrytëzohet për studimin e vazave të mezenteriumit, lukthit, zorrëve, pankreasit etj. me qëllim të zbulimit të anomalive të lindura ose të fituara të këtyre vazave që japin çrregullime të aparatit tretës.
• Rëndësi më të madhe për studim ka arteriografia selektive e truncus celiacus dhe degëzimeve t[ tij, si dhe ajo e arteries mezenterike superiore dhe inferiore.
• Sa i përket studimit të venave rëndesi ka sidomos spleno-portografia.

• Indikacionet kryesore për angiografi janë:
– hemoragjitë abdominale,
– dhembjet e herëpashershme të abdomenit me origjinë të paqartë, duke përcaktuar vendin e sëmundjes, natyrën e saj dhe
– çrregullimin e çarkullimit t[ gjakut në të.
Karcinoma e ezofagut-sriktura e dhëmbëzuar.



Vezika urinare

Kontakto

Name

Email *

Message *