Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Categories

Vizitorë të respektuar bëni like faqen tonë në facebook

METODAT RADIOLOGJIKE

METODAT RADIOLOGJIKE
Metodat me mjete kontrasti


• Bronhografia
• Angiografia (e vazave te gjakut dhe vazave koronare)
Mjetet e kontrastit
• Menjëherë pas zbulimit te Rrx u vërenë aftesitë diagnostike në zbulimin e ndryshimeve patologjike në organizmin e njeriut. Por në të njëjtën kohë u vertetua se në radiografi mund të shihen vetem eshtrat dhe organet e mbushura me gaz, deri sa pjesët tjera te organizmit (pasi që aborbimin e RrX e kanë të njejtë pra nuk kemi diferenc në mes të indeve ose organeve) .

• Për këtë arsye përdorimi i RrX në diagnostikë ka qenë i kufizuar, deri në momëntin kur erdhi idea që disa organe artificialisht të ju rritet ose zvoglohet dendësiteti dhe në këtë mënyrë te mundësohet vizualizimi në radiologji.

• Mjetet kontraste (MK) mund të jenë negative ose pozitive varësishtë a e rrisin apo e zvoglojnë absorbimin e RrX.
• Këto komponime kimike të cilat përdoren në kontraste pozitive, të cilat janë objekt i kësaj analize në vete përmbajtjnë elemente me peshë atomike të madhe dhe për këtë arsye absorbojnë RrX.
Mjeti kontrast varet nga:

• konstanta e absorbimit të mjetit kontrast
• sasia e absorbimit të RrX
• trashësia e shtreses se absorbuar.

• Konstanta e absorbimit është e kushtëzuar me numrin atomik te elementit i cili është bartës i kontrastit në molekulen e njetit kontrast.
• Të gjitha mjetet kontraste të cilat sot përdoren përmbajnë elemete , numri atomik i të cilëve nuk është më i vogel se 35( BROMI) sepse shkalla e apsorbimit te RrX do të ishte nën minimumin e nevojshëm dhe nuk është mbi 56 (BARIUMI) sepse do ishte shume toksike.
• Sot në radiologjinë diagnostke perdoret vetem sulfati i bariumit dhe kopoponimet organike te Jodit.

• Sasia e apsorbimit të RrX është proporcional me sasin e jodit të aplikuar respektivisht numrit të atomeve të jodit në molekul.
• Mjetet e para kontraste jodike përmbanin vetëm një atom te jodit, kurse më vonë filloi të rritet numri i atomeve të jodit në molekul, në sasi të toksicitetit.
• MK të cilat sot perdoren në diagnostiken radiologjik përmbajnë 3 ose 6 atome të jodit në molekulë.

• Trashësija e shtresës së absorbuar te ekzaminimet klasike radiologjike ka pasur ndikim të madh në shkallën e kontrastitetit sepse me rritjen e trashesisë në indet e ekzaminura proporcionalisht rritej shkalla e shkalla e absorbimit te RrX.
Sipas indikacioneve MK ndahen në 4 grupe të medha:
• MK uro-angiografike, preparate të jodit jonike për ekzaminimin e veshkave, rrugve urinare, zemres, enëve të gjakut, organeve gjenitale dhe artikullacioneve, kurse jo jonike për angiografi dhe miellografi. Të dy llojet përdoren ne TK.
• MK holangiografike
• MK bronkografike
• MK digjestive(për ekzaminiin e tratkit digjestiv)
Varesishtë se a e rrisin apo e zvoglojnë absorbimin e RrX mjetet kontraste ndahen në:
• Pozitive dhe
• Negative (ajri)

Mjetet e kontrastit pozitive
• Janë ato substanca që rrisin absorbimin e rrezeve – X- dhe japin hije intenzive radiologjike. Prodhimet që sot shfrytëzohen janë lidhjet e jodit dhe bariumit.
• Preparatet e bariumit ekskluzivisht përdorën për kontrollim të traktit digjestiv,
• preparatet e jodit si mjete të kontrastit shfrytëzohen për metoda tjera diagnostike.

Mjetet e kontrastit të hijezimit pozitiv mundësojnë paraqitjen më të mirë të atyre organeve ku kontrastet natyrore nuk janë të mjaftueshme.
Këto mjete i japim në mënyra të ndryshme:

• Direkt
• Më injektim në enë të gjakut
• Injektimi direkt i mjeteve të kontrastit në zgavrat trupore

• Direkt - të cilat mund të jenë:

• Per os për fotografimin e organeve digjestive, fshikëzes biliare dhe rrugëve biliare;
• Me kateter apo sondë për fotografimin e zorrës së trashë, rrugëve të frymëmarrjes, uterusit (mitres dhe tubave uterine, rrugëve urinare, gjëndrrave pshtymore, rrugëve lakrimale, PN hapësirave, kanaleve qumështore të gjirit, fistulave të ndryshme.

• Më injektim në enë të gjakut për paraqitjën e enëve të gjakut të zemrës apo organeve parenkimatoze në të cilat deponohen mjetet e kontrastit, apo ekskretojnë në menyrë selektive (p.sh.mëlçia dhe veshkët).

• Injektimi direkt i mjeteve të kontrastit në zgavrat trupore apo organet që nuk komunikojn më sipërfaqe të jashme: hapsirat e nyjeve, hapsirat e likvorit të trurit dhe boshtit kurrizor, hapsira peritoneale dhe pleurale, hapsira retroperitoneale, hapësira e dhëmbit, proceset patologjike si cistat, absceset dhe kavernat.
Që mjetet e kontrastit të jenë të mira ato duhet t’i plotësojnë këto kushte:
• Duhet të jenë kimikisht stabile;
• Në vendin e aplikimit nuk guxojnë të shkaktojnë ndryshime irituese;
• Nuk guxojnë të shkaktojnë veprime të demshme në organizëm (ndryshimi i shtypjës së gjakut, veprimet toxiko-alergjike etj.);
• Duhet të ekskretohen prej organizmit shpejt dhe plotsisht;
• Duhet të përzihen mirë me gjakë (përveç mjeteve të kontrastit perorale).
Mjetet e kontrastit negative

• Janë ato substanca që zvoglojnë absorbimin e rrezeve rentgen, ashtu që në fotografitë e rentgenit shkaktojnë hije më densitet më të vogël. Më së shpeshti përdoret ajri atmosferik.
EFEKTET E PADESHIRUESHME DHE KOMPLIKIMET NGA PËRDORIMI I MJETEVE MË BASHKOHORE TË KONTRASTIT
• Meqënse asnjë mjet i kontrastit sot nuk është i parrezikshëm, andaj kur të përdorën këto substanca duhet këtë indikacione absolute.
• Reaksionet e padëshirueshme shfaqen me një sërë simptoma të ndryshme, prej atyre më të lehta, kalimtare e deri te ato më të rëndat më pasqyrë të shokut anafillaktik dhe vdekje.

• Reaksionet në mjetet e kontrastit mund të jenë të natyrës alergjike dhe toksike, që kanë simptoma të njejta.
• Pra në këtë rast kemi të bëjmë me reaksione toksiko-alergjike dhe për këtë arsye përdorimi i mjeteve të kontrastit gjithmonë paraqet rrezik potencial të caktuar.
Në përgaditjen e pacientit para dhenies së mjeteve të kontrastit duhet berë disa parapërgaditje si vijon:


• Merret anamneza për ndonjë ndieshmëri eventuale në mjetet e kontrastit apo për ndonjë reaksion tjetër alergjik

• Pastaj merren të bëhen ekzaminimet laboratorike dhe klinike ku duhet menjanuar të gjitha sëmundjet ku kundërindikohet marrja e mjeteve të kontrastit (sëmundjet e veshkave më demtime të rënda funksionale të tyre, demtime të rënda të melçisë, demtime të rënda të muskujve të zemrës, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, sëmundjet nga mieloma, hipertireoza etj.).

• Për të vertetuar ndieshmerinë në mjetet e kontrastit ekzistojnë disa mënyra të testimit të pacientit: testi kutan, konjuktival, sublingual dhe intravenoz.
• Testimi behët duke dhenë sasi të vogla të mjeteve të kontrastit për përdorim paranteral. Besohet se më i rendësishmi është testi intravenoz.
• Sipas përvojave të deritashme sot nuk ekziston asnjë test klinik dhe laboratorik ku mund të parashikohen reaksione të rënda dhe vdekjeprurëse dhe të saktësohen kundërindikacionet për përdorimin e mjeteve të kontrastit.

Indikacioni për kontrast artificial është kur organi s’ka kontrast natyral.
Kunedrindikacione munë te jenë “aposolute” dhe relative.
KI”absolut “ merret:
• *organizmi i senzibilizuar
• *Lezonet e organeve vitale si :hepari, veshkave, miokardit.
• KI relative:
• *tirotoxikoza
• *pacjentet qe vuajnë nga semundjet alergjike (riniti, asma alergjike)
• *gjendjet hiperfebrile

• Komplikacionet jo specifike-janë ndryshime në lekurë
• Komplikacione specifike - janë shenja të reaksionit ne forme: nxetësije, kruarje e hundes, vjellje, ndjenja e nxetesisë, hipertension ku edhe ndalohet dhënja e kontrastit ku mundë të pason hipotensioni dhe bronhospazma dhe ramja ne shok anafilaktik të vertetë.
Bronkografia


• Të njihet teknika e ekzaminimit.
• Të njihen indikacionet dhe kundërindikacionet e aplikimit të kontrastit.


• Kjo metodë më përpara është përdorur sidomos për të përcaktuar bronkiektazitë .


• Metoda konsiston në futjen e kontrasteve hidrosolubile( ku me pare jane perdore ato liposolubile ) në pemën bronkiale nga hunda ose goja me anë të një sonde plastike.

• Natyrisht, më parë bëhet anestezioni i mirë i fytit dhe i trakesë me tretësirë të lidokaines, pastaj i sëmuri kthehet në pozitën e caktuar për tu filmuar dhe i thuhet që të mos kollitet gjatë filmimit.

• Me anën e sondes futet kontrasti deri në bronkun i cili ka indikacion për ekzaminim apo nëse është nevoja të inçizohet një degë bronkiale atëherë edhe quhet ekzaminim selektiv, i cili përcillet me diaskopi, kontrasti lëshohet në degën bronkiale që duhet të ekzaminohet, tërhiqet sonda dhe bëhet eksponimi në tri drejtime P-A, L-L dhe oblik.


• Si metodë ka komplikime si nga anestezioni gjithashu edhe nga kontrasti (pacienti mund të ketë ngritje të temperaturës, rrallëherë edhe formim të granulomave nga mbetjet e kontrastit në alveola).


• Sot kjo metodë është zëvëndësuar me TK me rezolucion të lartë (HRCT-high-resolution CT) ku informacioni që merret lejon diagnostikim të saktë dhe të sigurtë, si dhe i sëmuri nuk e ka bezdinë e futjes së sondave në hundë ose gojë (pra bronkografia është metodë invazive e cila tani nuk përdoret.)

ANGIOGRAFIA
• Angiografia është metodë diagnostike e ekzaminimit me kontrast, ku injektimi i mjeteve të kontrastit in jektohet në ndonjerën prej enëve të gjakut.
• Në vitin 1953 Seldinger bëri kateterizimin përkutan të ënëve të gjakut sipas metodës së vet e cila në të vërtet sot është metoda kryesore e punimit të të gjitha angiografive. Metoda sipas Seldinger-it paraqet menyrën e fujes së kateterit nëpër enë gjaku dhe vendosjen e majes së kateterit në vendin e duhur në ndonjë enë gjaku të organizmit.

• Kateteri për angiografi plasohet përmes arteries femorale apo aksillare, gjëgjësisht nëpër arterien brahiale për ekzaminimin e sistemit aorto-arterial të enëve të gjakut dhe zemrës së majtë.
• Për ekzaminimin e sistemit të venave cava, dhe zemrës së djathtë kateteri plasohet në vena femoralis apo vena cubitalis




• Së pari me gjilpërë të veçant për punkcion të enëve të gjakut - punktojm në menyrë perkutane në enët e lartëpemendura të gjakut. Kur prej gjilpëres te punkcioni i arteries fitojm fluks të gjakut me ngjyrë të kuqe, atëherë nëpër hapësirë të gjilpërës plasohet një tel nga metali si udhëheqës të cilin e shtyjmë deri në një kufi të caktuar.

• Kateteri udheheqet me duar, duke e përcjellur drejtimin e natyrshëm të rrjedhjës së enëve të gjakut që e kateterizojm.

• Ekzistojnë edhe mekanizma tjerë të ndryshëm për udheheqjen dhe drejtimin e kateterit.
Kateteri angiografik
• Karakteristika kryesore e kateterëve është së janë termoplastik dhe se mund të modifikohen me dorë.
• Që të manipulohet sa më lehtë në lidhje me udheheqjen e kateterit, kateteret përmbajnë substancë radioopake.
• Kateterët e mirë (origjinal) kanë majën e ngushtuar, të lëmuar dhe kanë formë adekuate.
Ndarja e angiografive
• Angiografitë ndahën në:
• Angiokardiografi:
– angiokardiografia e “zemrës së djathtë”
– angiokardiografia e “zemrës së majtë”
• Aortografi:
– aortografia e aortës torakale
– aortografia e aortës abdominale
• Arteriografi:
– arteriografia selektive
– arteriografia subselektive

• Kavografia:
– kavografia e vena cava superior
– kavografia e vena cava inferior
• Flebografia:
– flebografi selektive
– flebografi subselektive

• Limfografia
Angiokardiografia
• Është metodë e ekzaminimit me kontrast e njërës apo më shumë hapsirave të zemrës më ndihmën e së cilës hulumtohet funksioni i valvulave si dhe ekzistimi eventual i komunikimit patologjik ndërmjet hapësirave të zemrës.
• Më këtë metodë hulumtohen edhe të gjitha abnormalitetet e tjera.

• Sot angiokardiografia, kryesisht bëhet më ndihmën e metodës së Seldinger-it tek e cila për ekzaminimin e zemrës së majtë futet kateteri “radioopak” përmes arteries femorale - arteries iliaka dhe aortës në ventrikulin e majtë të zemrës.

• Nëpër kateter të tillë të lartëpërmendur futet kontrasti dhe në të njejtën kohë bëhet fotografimi seriografik gjegjësisht këtu shfrytëzohet teknika sinematografike.

• Për paraqitjën e „ zemrës së djathtë“ - më ndihmën e metodës së Seldinger-it futet kateteri në venën femorale, vena iliaka, vena cava inferior, në atriumin e djathtë apo ventrikulin e djathtë.

• Kjo mund të behët edhe përmes venës kubitale, venës aksiale, venës cava superior në atriumin e djathtë gjegjesisht në ventrikul. Injektohet kontrasti dhe fotografohet në të njejtën mënyrë si te zemra e majtë.

• Nganjëherë është e mjaftueshme të bëhet metoda e aortografisë që të fitohet pamja e gjendjës së zemrës së majtë p.sh. te insuficienca e valvulave aortale.

• Për paraqitjen e zemrës së djathtë nganjëherë mjafton të behët vetëm metoda e kavografisë (maja e kateterit hynë deri para hyrjës se vena cava në atriumin e djathtë).

• Për ekzaminimin e arterieve të zemrës – arterieve koronare shërbehemi me metodën e koronarografisë e cila bënë pjesë në grupin e arteriografisë selektive.
• Ky ekxaminim, gjithashtu bëhet me “metoden e Seldinger-it”. Maja e kateterit në mënyrë selektive futet përmes aortës në njerën prej arterieve koronare (së pari në njerën pastaj në tjetrën).
• Sot koronografia bëhet me aparaturë speciale seriografike e furnizuar me kinokamer-sinekoronografia








TRAJTIMI MEDIKAMENTOZ I SHOKUT ANAFILAKTIK
• Është një reaksion sistemik i organizmit të sensibilizimit të tipit të hershëm, që zhvillohet brenda disa sekondave ose minutave,
• Është akut pas kontaktit me antigjenin të personit i cili është sensibilizuar.
• Paraqitet rëndom te dhënia e injeksioneve me rrugë parenterale:

• Të ndërpritet dhënia e barit
• I sëmurit të vendoset në pozitë horizontale (këmbët e ngritura lartë, koka më e ulët se trupi – pozita e Tredelnburgut).
• Të bëhet kanilimi i venave periferike.
• Të ndërmirren masat medikamentoze.
Urgjent të aplikoni …
• Adrenalin 0.5 – 1.0 ml, gjysma e ampulës me rrugë intramuskulare.
• Nëse nuk ka përmirësim të gjendjes shëndetësore të të sëmurit mund të aplikojmë adrenalin 2 - 3 ml, të tretur në tretësirë fiziologjike 1:1000, por shumë ngadalë me rrugë intravenoze.
• Të përsëritet dhënia e adrenalinës çdo 10-15 minuta në muskulin deltoid kvadriceps, ana e poshtme e gjuhës, por ke parasysh sipas orientimit të shtypjes së gjakut dhe frekuencës së pulsit.

• Antihistaminikët – duhet të aplikohen menjëherë pas adrenalinës.

• Dimidril calcium a 10 ml, 1-2 amp. IV,
• Phenergan a 2ml, 1-2 amp. IV,
• Calcium sandosten a 5ml, 1-2 amp. IV,
• Synopen 1 ampullë (a 2ml) IV.
Nëse gjendja ende keqësohet …
• Të jepet tretësirë fiziologjike NaCl 0.9 % dhe tretësiërë glukozë 5%, 1L gjatë 30 minutave të para (ose tretësirë Ringer lact., koloide) për shkak të hipotensionit të prolanguar mund të vie deri te zvoglimi i volumenit minutor të zemrës.

• Në rast të bronkospazmit të përdoren bronkodilatatorët;

• Aminophylinum a 250mg amp (6 mg kg/pt), të tretur në 10-20ml të tretësirës fiziologjike me rrugë intravenoze ose me inhalim (ke parasysh shtypjen arteriale, nëse është në normë).

• Të jepet oksigjenoterapia përmes maskës ose kateterit nazal 6-8 L/minutë (nëse përparon edema laringeale – në shprehje mund të bëhet intubimi endotrakeal ose koniotomia).

• Përdorimi i kortikosteroideve është me rëndësi të dorës së dytë të shoku anafilaktik, sepse ndikimi i tyre fillon pas një ore. Gjithmonë jepen pas adrenalinës – antihistaminikëve jepen (methylprednizolon 20-30 mg/kg/pt, urbason 20-80 mg IV.).

• Nëse gjatë shokut anafilaktik paraqitet arresti kadiorespirator, menjëherë pa humbur kohë aplikohet RKP (masazha e zemrës, frymëmarrja artificiale sipas principeve bashkëkohore të mjekësisë urgjente).
Nota bene!!! (Kujdes)
• S’ka shok anafilaktik pa humbje të shtypjes së gjakut dhe pulsit, dhe të gjitha simptomet dhe shenjat e tjera, janë reaksione anafilaktoide ose ekuivalente, për këtë shkak duhet që pandërprerë të përcillen: pulsi periferik dhe shtypja e gjakut, nëse është e mundur (shenjat vitale).

Kontakto

Name

Email *

Message *