Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Categories

Vizitorë të respektuar bëni like faqen tonë në facebook

NGECJA NË RRITJE ( RETARDATIO SOMATICA )


NGECJA NË RRITJE ( RETARDATIO SOMATICA )

E dhëna se fëmiu është me lartësi nën 5 centil dhe rritet më pak se 4 cm në vit, është shenjë e ngecjes në rritje. Shkaktarët janë:
1. Ngecja familjare e rritjes - kur prindërit janë me gjatësi të vogël.
2. Ngecja konstitucionale e rritjes -  kur gjatësia mesatare arrihet më vonë për shkak të pubertitetit të vonuar.
3. Ngecja primordiale – si: forma të ndryshme të insuficiencës së placentës, inf. itrauterine (toksoplazmoza, citomegalia, rubeola), sindrome të ndryshme dismorfike etj.
4. Paushqyeshmëria – marrja e pamjaftueshme  e proteinave.
5. Shkaktarët endokrinologjik – si: munges e STH, TH, insulinës, hormoneve gjinore dhe hipersekretimi i glukokortikoideve.
6. Anomalitë kromozomale – si: sindromi Turner, trisomia 21, 13, 15, 18.
7. Sëm. metabolike të trashëguara me rrugë mendeliane: glukogjenozat, lipidozat etj.
8. Sëm. sis. të lindura të skeletit – si:chondrodistrofia, mukopolisakaridoza, displazia metafizale .
9. Sëm. e organeve të ndryshme – si: insuficienca renale, veset e lindura të zemrës, insuficienca kronike e zemrës, fibroza cistike, bronkiektazia, vjelljet, diarea, astma bronkiale, malabsorbimi, ciroza e mëlqisë, anemia hemolitike, enzimopatitë, paralizat e trurit, anoreksia e gjatë etj.

Kontakto

Name

Email *

Message *