Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Categories

Anatomia (137) Pediatria (136) Semundjet infektive (97) Neurologji me Neuropsikiatri (69) English Medical (68) Shendeti (64) Fiziologjia e njeriut (57) Neurologji (48) Terminology (43) Imunologjia (39) Biokimi (38) Anatomia Patologjike-Patologjia (28) Mikrobiologji (24) Mjekësi interne (21) Gjenetika Humane (17) Biologji (15) Radiologjia (15) Video shkencore (14) Epidemiologji (12) Farmakologjia Klinike (12) Pytje dhe Pergjigje (12) Teste (12) Anamneza (11) Kuize (11) Farmakologjia (10) Gjinekologjia (10) Duhani (8) Fiziologji Patologjike (8) Histologjia-Preparatet (8) ushtrime mjekesi interne (8) Higjena (7) Terminlogji Mjekesore (7) Mjekesi interne (6) Otorinolaringologjia (6) Punime shkencore (6) Parazitologji (5) Video (5) Informatika Mjekësore (4) Kanceri (4) Obstetrika (4) Përballja me kancerin (4) Raste Klinike (4) Ushtrime nga neurologjia (4) Arkiva (3) Biokimia klinike (3) Dermatologjia (3) Galeria Mjekesore (3) Kanceri i gjirit (3) Klinika (3) Endokrinologjia (2) Hematologjia (2) Kirurgjia (2) Lajme (2) Mjekimi (2) Mjekësi sociale (2) Mësime mjekësore (2) Ndihma e parë (2) Nervat e kokes (2) Onkologjia (2) Pneumonia (2) Qendra per avancimin e studimeve (2) Vitaminat (2) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Embriologji (1) Gastroenterologjia (1) Hepatitet Virale (1) Hepatiti (1) Histologjia (1) Kardiologjia (1) Mjekesi Familjare (1) Mjekësia Urgjente (1) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Nefrologjia (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Oftalmologjia (1) Ortopedia (1) Patologjia (1) Propedeutika (1) Qendra për avancimin e studimeve (1) Raste Klinike të ndryshme (1) Reumatologjia (1) Shenjat Meningjeale (1) Stomatologjia (1) Thenie mjekesore (1) Traumatologjia (1) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) imazhe radiologjike (1)
Vizitorë të respektuar bëni like faqen tonë në facebook

QARKULLIMI I GJAKUT (SISTEMI KARDIOVASKULAR)


QARKULLIMI I GJAKUT (SISTEMI KARDIOVASKULAR)


Nga gjaku i tërësishëm që arrin në atriumin e djathtë, një pjesë e të cilit vjen kryesisht nga V. Cava inferior kalon me lidhje të shkurtër përmes foramen ovale në atriumin e majtë (shanti djathtas – majtas) dhe përmes ventrikulit të majtë dhe aortës kalon në enët e gjakut të kokës dhe ekstremiteteve të sipërme, kurse pjesa tjetër nga V.Cava superior derdhet në ventrikullin e djadhtë dhe a. pulmonare, për shkak të rezistences së madhe në enët e gjakut të mushkërive të fetusit, vetëm një sasi e vogël e këtij gjaku qarkullon nëpër mushkëri, kuse pjesa më e madhe e tij përmes lidhjes së shkurtër majtas – djathtas , kalon nga a. pulmonare,  përmes ductus Botalli në aortë dhe prej këtu në a. umbilicalis, në placentë, në enët e gjakut të org. abdominale dhe të ekstremiteteve të poshtme.
Me frymëmarrjet e para dhe pas shkëputjes me enët e gjakut, sistemi i qarkullimit të gjakut ndërron rrënjësisht. E ashtuquajtura faza kalimtare e qarkullimit të gjakut, te të posalindurit zgjatë prej kohës së lindjes 4 – 12 h. Kjo fazë karakterizohet me rritje të theksuar të qarkullimit të gjakut në mushkëri dhe aktivizimin funksional të enëve të gjakut të tyre.
Parametrat e zgjerimit të shpejtë të enëve pulmonare të gjakut janë:
1. Rritja e shtypjes parciale të O2 dhe zvogëlimi i shtypjes parciale të CO2 dhe në intersticium
2. Zgjerimi mekanik i kapilarëve mushkëror që formohet me hapjen e alveolave.
Si pasoj e rritjes së qarkullimit të gjakut në mushkëri zhvillohet rritja e shtypjes në atriumin e majtë dhe pas disa inspiriumeve të para bëhet mbyllja funksionale e foramen ovale dhe ndërpritet shanti djathtas – majtas .
Përkundrazi ductus Botalli mbete edhe disa orë i hapur , por tani qarkullimi i gjakut përmes tij është në drejtim të kundërt dmth. qarkullim aorto – pulmonar . Shkaktar i kësaj është zvogëlimi i rezistencës në a. pulmonare, ndërsa rritet rezistenca në qarkullimin sistemik.
Adaptimi përfundimtar i qarkullimit të gjakut në kushtet ekstrauterine fillon me mbylljen e ductus Botallit, që vjen për shkak të rritjes së shtypjes parciale të O2 në gjak. Kjo fazë fillon 4 h pas lindjes dhe mbaron mbrenda 24 h.

Kontakto

Name

Email *

Message *