Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Categories

Anatomia (137) Pediatria (136) Semundjet infektive (97) Neurologji me Neuropsikiatri (69) English Medical (68) Shendeti (64) Fiziologjia e njeriut (57) Neurologji (48) Terminology (43) Imunologjia (39) Biokimi (38) Anatomia Patologjike-Patologjia (28) Mikrobiologji (24) Mjekësi interne (21) Gjenetika Humane (17) Biologji (15) Radiologjia (15) Video shkencore (14) Epidemiologji (12) Farmakologjia Klinike (12) Pytje dhe Pergjigje (12) Teste (12) Anamneza (11) Kuize (11) Farmakologjia (10) Gjinekologjia (10) Duhani (8) Fiziologji Patologjike (8) Histologjia-Preparatet (8) ushtrime mjekesi interne (8) Higjena (7) Terminlogji Mjekesore (7) Mjekesi interne (6) Otorinolaringologjia (6) Punime shkencore (6) Parazitologji (5) Video (5) Informatika Mjekësore (4) Kanceri (4) Obstetrika (4) Përballja me kancerin (4) Raste Klinike (4) Ushtrime nga neurologjia (4) Arkiva (3) Biokimia klinike (3) Dermatologjia (3) Galeria Mjekesore (3) Kanceri i gjirit (3) Klinika (3) Endokrinologjia (2) Hematologjia (2) Kirurgjia (2) Lajme (2) Mjekimi (2) Mjekësi sociale (2) Mësime mjekësore (2) Ndihma e parë (2) Nervat e kokes (2) Onkologjia (2) Pneumonia (2) Qendra per avancimin e studimeve (2) Vitaminat (2) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Embriologji (1) Gastroenterologjia (1) Hepatitet Virale (1) Hepatiti (1) Histologjia (1) Kardiologjia (1) Mjekesi Familjare (1) Mjekësia Urgjente (1) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Nefrologjia (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Oftalmologjia (1) Ortopedia (1) Patologjia (1) Propedeutika (1) Qendra për avancimin e studimeve (1) Raste Klinike të ndryshme (1) Reumatologjia (1) Shenjat Meningjeale (1) Stomatologjia (1) Thenie mjekesore (1) Traumatologjia (1) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) imazhe radiologjike (1)
Vizitorë të respektuar bëni like faqen tonë në facebook

TRAKTI URO –GJENITAL DHE GJËNDRAT MBIVESHKORE(Radiologji)

TRAKTI URO –GJENITAL DHE GJËNDRAT MBIVESHKORE

Metodat e ekzaminimit janë të shumta.
• Radiografia native
• Metodat digjitale :
• UZ
• CT
• RM
• Skanimi me izotope


Metodat me kontrast per tr.uriar
• Urografia intravenoze
• Urografia retrograde
• Cistografia
• Aortografia si dhe angiografia renale
Metoda me kontrast per ekzaminimin e org.gjenitale tek femrat
• Histero-salpingografia - HSG
Radiografia native
• Ekzaminimi i traktit urinar fillimisht duhet fillon me një rtg. native të bërë në pozitën shtrirë në shpinë.
• Kjo na vlen për t’i diferencuar ndryshimet :
• (konkrementet )inorganike si dhe të përziera

UZ
• UZ është metoda e parë me të cilën fillojmë ekzaminimin e traktit urogjenital.
• Ekzaminimi bëhet me sondën abdominale (konvekse) për të analizuar morfologjinë e veshkave, fshikës urinare, organeve të pelvikut, si dhe gjëndrave limfatike.


Me këtë grafi përcaktojmë
• formën,
• pozitën dhe
• madhësinë e veshkave
• konturat e m. psoas,
• ndryshimet ekspanzive të mëdha, të cilat në mënyrë indirekte bëjnë spostimin e zorrëve
• Te gjitha keto verhen nese pacjenti është I përgditur mirë e s’kemi pengesa nga gazrat.

Llojet tjera te sondave
• Në këtë diagnostikim duhet përdorur edhe sondën transrektale për të diferencuar prostatën.
• Te femrat ekzaminimi i uterusit, bëhet edhe me sonden transvaginale.

UZ si metod intervete
• Më përdorimin e UZ në traktin urogjenital bëhen edhe intervenime të ndryshme, si
• drenimi I abcseve,cistave .
• marrja e matrialit per biopsi.

TK
• TK është metodë e zgjedhjes për të verifikuar ndryshimet në
• gjëndrat mbiveshkore,
• veshkë,
• fshikën urinare si dhe organet e pelvikut.

TK
• Në këtë drejtim ndihmë të madhe jep edhe kontrasti, i cili mund të aplikohet gjatë punës me TK
• Per veziken urinare kontrasti aplikohet I.V dhe pacjenti riekzaminohet pas 15 min.
• Nese ka kateterin aplikohet kontrasti 1:10 permes kateterit me kushtë qe gjatë aplikimit te mbyllet kateteri.

RM
• RM është më e mirë se TK në analizën anatomike, si dhe në vërtetimin e ndryshimeve patologjike në organet gjenitale në pelvik.
Urografia intravenoze
• është metodë me kontrast ku prezantojmë sistemin kanalikular të urotraktit.
• Si mjet kontrasti përdorim kontrastet hidrosolubile me sasi 20-60 ml.
• Këto kontraste eliminohen me filtrimin glomerular të veshkave.

U.I.V
• Pas aplikimit të kontrastit bëhen grafi në minutin e 5, 15, 30, 45
• Më këtë metodë përcaktojmë kohën e eliminimit të kontrastit ne te dy veshkat apo ndryshimin në kohën e eliminimit të kontrastit me te cilen mundesohet percaktimi I funksionit te veshkave.

Urografia infuzive
• bëhet me të njëjtin kontrast si edhe urografia I. V., por në koncentrim më të vogël 30- 60% dhe sasi më të madhe te tretjes deri në 250 ml. .
• Indikacionet për urografi infuzive, janë ndryshimet obstruktive, si dhe dëmtimi funksional i veshkave.
• Grafitë bëhen me të njëjtën mënyrë si edhe të urografia I. V., por kjo mund të zgjasë disa orë (3-6 orë) dhe quhet urografia infuzive me kohëzgjatje.

Pielografia retrograde
• është ekzaminim morfologjik i sistemit kanalikular të veshkave, i cili bëhet te hipofunksionet e rënda të veshkave apo edhe te afunksioni.
• Kjo metodë bëhet atëherë kur me ekzaminimet e mëparshme nuk kemi fituar gjendjen e rrugëve urinare.
• Me pare urologu me cistoksop nëpër ureter vendos kateterin ureteral dhe pastaj radiologu injekton kontrastin i cili shkon deri në veshkë dhe studiohet forma dhe gjerësia e kaliceve, pelvistit, ureterit, si ndryshimet eventuale ne ta.

Cistografia
• metodë me kontrast për të prezantuar fshikëzën urinare.
• Kryhet me vendosjen e kateterit në fëshikëz dhe mbushja e saj me kontrast.
• Fshikëza e urinës mund të diagnostikohet edhe gjatë urografisë si cistografi antegrade
• Mirpo cistografia është e mirë për prezentimin e një tumori në vezikë kur injektimi I vezikes me UIV nukë arrihet të bëhet.

Cistoureterografia
• Eshtë metodë e cila prezanton fshikëzën urinare dhe ureterën dhe quhet edhe uretereografi miksionale, ku grafitë bëhen gjatë mikcionit të urinës.
• Në fillim të uretrës futet kontrasti i cili e mbush fshikëzën, pastaj i sëmuri urinon (miksioni) dhe gjatë kalimit të kontrastit nëpër uretër bëhen grafitë.
• Kjo metodë bëhet te të sëmurit ku dyshohet në trauma, striktura(ngushtica), divertikuj apo tumore uretrale.

ANOMALIT dhe klasifikimet klinike të tyre

Veshkat
• Anomali në numër:
• më shumë se dy veshkë,
• Agenezi
• Aplazi - mungesa e tërësishme e veshkës
• Anomali në madhësi:
• hipoplazi,
• atrofi,
• hipertrofi kompenzatore (veshka e anes se kundert)

VESHKAT

Anomali në pozitë:
• a. malrotacion,
• b. Ektopi(vendosja e veshkes ne poziten jo normale)

Anomali në formë:
• a. veshkat në formë patkoi, ektopi e kryqëzuar
Veshkë ektopike e majtë - në pelvik
Pielloni dhe ureteri:


• Anomali në numër


• bifid, trifid, piellon multifid
• duplikaturë e piellonit dhe ureterit
Anomali e pozitës dhe formës së ureterit

• divertikuli ureteral
• obstruksioni kongjenital i ureterit
• megaureter
• refluksi vezikoureteral
Anomalia në madhësi
• Hipoplazi veshka e vogël mund të jetë shkak i ngecjes në zhvillim
• Te hipoplazioni kalikset renale dhe pielloni janë me formë normale por të vogla, kurse parenhimi renal më i hollë.
• Atrofia e fituar - mund të jetë si rrjedhojë e piellonefritit të rëndë kronik ose infarktit për shkak të okluzionit të vazave renale.

• Hipertrofia kompenzatore – vjen si rrjedhojë e daljes së njërës veshkë jashtë funksionit si agenezi, atrofi, nefrektomi.

• Ektopia - veshka është e zhvilluar normalisht, por në vend tjetër.
• Te ektopia ureteri është i shkurtër, që dallon nga veshka e lëshuar (ptoza) e cila ka ureterin me gjatësi normale.
• Diagnostikimi bëhet me urografi, UT, TK, RM.
Anomalia në numër te ureteret dhe piellonet

• Kur nuk është në tërësi ureteri i ndarë quhet bifid, dhe
• hyrja në mëshikëz bëhet vetëm nëpër një vrimë.
Ureter dupleks
• kur secili veç e veç futet në fshikëzën e urinës.
• malformimet e tilla (ureter dupleks) janë ndër më të shpeshtat
• Shumë rrallë mund të hasim në ureter trifid apo multi.
• Veshka me ureter dupleks është gjithmonë më e madhe.
• Diagnostikimi bëhet me urografi ekskretore UIV
Anomalia në pozitë dhe formë të ureterit
• ndër të parët mund të hasen
• divertikujt ureteralë, të cilët janë mbetje rudimentare e ureterit të cilët kanë të gjitha shtresat e ureterit normal.

Megaureteri
• është zgjerim kongjenitale joobstruktive.
• Ureterët e zgjeruar për shkak të obstruksionit, infeksionit ose shtatzënisë, quhen hidroureter.

Veshka policistike
• është një keqformim i trashëguar i karakterit familjar,
• veshkat kanë cista të shumta, por me përmasa më të vogla.
• Veshka polcisitke shpesh prek të dy veshkat.
• Ky formim i cistave shpjegohet me mosbashkimin gjatë jetës embrionale të pjesës së sipërme të nefronit me pjesën e poshtme të tij.

• Cistat takohen kudo në parenhimin renal, por më së shumti në pjesën kortikale.
• Në grafi native veshka duket më e rritur dhe me kontura valore.
• Në UIV kontrasti varësisht nga shkalla e dëmtimit mund të jetë i pakët, apo edhe mungon,
• por mund të jetë edhe i vonuar.
• Me urografi kalikset duken të zgjeruara,
• të shtyra në mes veti,
• ku duken forma harqesh që shpeshherë mund t’i ngatërrojmë me tumor.

• TK është metodë definitive për dignostikim.
Piellonefriti kronik


• Është një sëmundje e shpeshtë e traktit urinar
• Sipas disa autorëve si piellonefrit duhet të emërohen vetëm ato infeksione të cilat janë si pasojë e infeksioneve bakteriale të ardhura, qoftë me rrugë hematogjene apo lokale.

• Por, disa autorë të tjerë përmendin edhe ndryshimet në drenimin e urinës,
• si stazat e lindura, të fituara apo nga
• refluksi vezikoureteral.
• Sipas statistikave tona dhe përvojës sonë edhe njëra edhe tjetra ndikojnë në paraqitjen e piellonefritit kronik.
Për diagnostikim të piellonefritit kronik
• nevojitet të bëhet urografia eksretore si dhe UZ dhe TK.
• Të gjitha këto metoda plotësojnë njëra-tjetrën.
• Ne diagnozë diferenciale me piellonefritin kronik vjen shumë shpesh edhe tuberkuloza renale.

Absceset renale
• janë rast shumë i rrallë.
• Shkaktohen me infeksionet ascendente me bakteret gram negative nga vezika urinare.
• Shumë rrallë mund të ndodhë me rrugë hematogjene, e cila ndodh te septikemia apo edhe te diabeti.
Abseci I veshkes se majte

• Metodat për diagnostikimin e tyre janë
• nativi i urotraktit,
• UZ
• UIV dhe
• TK, që plotësojnë njëra-tjetrën.
Refluksi vezikoureteral -
• Orificiumi i ureterit normal pengon refluksin- kthimin e urinës nga vezika për në uretër.
• Viteve të fundit është zbuluar lidhje e afërt në mes të refluksit, uroinfeksioneve dhe sëmundjeve të veshkave.
Shkaktarët më të shpeshtë të refluksit janë:

• Anomalitë kongjenitale si: divertikujt, ureteri dupleks dhe ektopia e ureterit.
• cistis akut apo kronik,
• sëmundjet neurogjene të lindura apo të aktivizuara,
• kanceri i vezikës,
• intervenimet kirurgjike në pjesët distale të ureterit,
• obstruksioni i ureterit distal,

Sipas shkallës, refluksi ndahet në katër grupe

• I - Stadi i parë, refluksi në pjesën distale (pelvike )të ureterit .Ureteri është me gjerësi normale.
• II- Stadi i dytë, ku refluksi arrin deri në veshkë pa dilatim të ureterit.
• III- Stadi i tretë, refluksi në veshkë,kalikset e deformuar, ureteri nuk është i zgjeruar,
• IV- Stadi i katërt, refluksi në veshkë, zgjerim i ureterit, piellonit dhe kaliksave.

• Studimet e ndryshme kanë treguar se refluksi primar ka tendencë të përmirësimit te fëmijët, kështu që në 80% të rasteve me refluks të stadit të parë kanë mundësi të mjekohen tërësisht dhe që vetëm 20% të rasteve të kalojnë në stadin e katërt.
• Korrigjimi kirurgjik i reflukseve është i indikuar vetëm atëherë kur nuk ka sukses tretmani medikamentoz.

• Diagnostikimi është shumë efikas me urografinë mikcionale.
• Me këtë metodë shohim gjendjen e parenhimit renal, zgjerimin eventual te uretrit si dhe pas mikcionit refluksin të cilin e bëjmë gjithmonë nën kontrollën me skopi.
• Në raste të tilla edhe pas mikcionit do të vërejmë urinë rezidu në vezikë.

• Me fjalën hidronefrozë dhe hidroureteronefroz kuptojmë zgjerimin e sistemit kanalikular të veshkave dhe uretereve.
Stazë urinare bilaterale
Ekzistojnë dy lloje të stazës urinare

• obstruktive
• joobstruktive.
• Forma obstruktive është forma më e shpeshtë, te e cila pas urografisë ekskretore zbulohet shkaktari(konkrement, tumor etj)
Shkaqet joobstruktive mund të jenë


• çrregullimet inflamatore
• inervimi dhe
• anomalitë kongjenitale.

• Shenjat e para rëntgenologjike së pari lajmërohen në kalikse të veshkës.
• Kalikset normale kanë formën e shkronjës “Y”.
• Gjatë stazës vjen deri të ndryshimi i kësaj forme.
• Me urografi ekskretore vërehet ngadalësim i sekrecionit, si dhe koncentrim i vogël i kontrastit.

• Në faza të avancuara vjen deri te afunksioni i veshkës.
• Diagnostikimi bëhet me urografi retrograde,
• UZ dhe TK.

Divertikujt e vezikës urinare
• mund të jenë solitare dhe multiple.
• Madhësitë e ndryshme.
• Diagnostikimi me cistografi dhe UZ.
Divertikuli I vezikes urinare
Hiperplazia e prostatës
• shumë shpesh është edhe si shkas kryesor i obstruksionit në qafën e vezikës urinare te të rriturit - meshkujt.
• Në mbushjen me kontrast te Vezikes urinare vërehet si defekt që sposton vezikën kraniale dhe jep një formë konvekse(si mandarin)
Hiperpalzion malinj I prostates me gjander limfatike patologjike
Te ndryshimet malinje
• ky defekt është jo i lëmuar,
• i vrazhdë - i dhëmbëzuar.

• Diagnostikimi bëhet me uretrocistografi, UZ.
• Për të diferencuar zgjerimin e karcinomës në periferi preferohet të bëhet TK dhe RM.

Ca e prostates me infiltrim ne rektum , veziken urinare dhe gjandra limfatike
Konkrementet në traktin urinar
• janë sëmundja më e shpeshtë e traktit urinar.
• Mund të jenë inorgani dhe organik



• Afro 95% janë inorganik
• konkrementet e pjesës distale të urotraktit janë me përbërje nga oksalatët e kalciumit, fosfatit të kalciumit,
• 4% janë të natyrës organike me permbajtje te acidit urik dhe 1% cistinik.
• Numri më i madh i këtyre konkrementeve kanë përmbajtje nga kripa minerale dhe janë të dukshëm në RTG native.

Metodat diagnostikuese
• është UIV
• UZ
• Urolitiaza në shumicën e rasteve mjekohet me thyerjen e konkrementeve(thërmim) me ESWL- (eztracorporal shock wave lithotripsy).
Urografia I.V është metodë efikase në zbulimin konkrementeve organike.
• të prezantojë konkrementet organike që nuk janë të dukshme në nativ;
• të përcaktojë ndryshimet funksionale dhe morfologjike të shkaktuara nga konkrementet.

• Nuk mund të interpretohet urografia pa grafi native.
• Të gjitha konkrementet që në vete përmbajnë materie inorganike bëhen të dukshme në nativ të urotraktit.
• Kurse konkrementet me natyrë organike janë të tejdukshme dhe nuk absorbojnë rreze X.
• Për ta prezantuar lokalizimin e tyre, është e indikuar urografia ekskretore

• Në UIV konkrementet organike duken si defekt mbushjeje,
• qoftë në ureter apo vezikë.

• Konkrementet në vezikën urinare janë konkremente migruese, të cilat arrijnë nga pjesët e sipërme të urotraktit.
• Shumë rrallë formohen në vetë vezikë.
• Forma e konkrementeve të vezikës është e
• rrumbullakët dhe
• ovale,
• madhësia ndryshon.

• Në nativ të urotraktit vërehen hije minerale në pelvikun e vogël mbi simfizë,
• të cilat me ndryshimin e pozitës ndryshojnë edhe vendosjen.

Konkremente në veshkën e djathtë dhe në fshikën urinare
Tumoret e traktit urinar
• tumoret urinare ndahen në tumore të
• parenhimit renal-kortikal dhe
• tumoret e sistemit kanalikular dhe të
• vezikës.
Hipernefromat-Tu malinj
• Vlerën më të madhe klinike e kanë tumoret malinje të parenhimit renal hipernefromat, që paraqesin 85% të të gjitha tumoreve renale të veshkave.
Hipernefroma
Tumori Wilms,Tu malinj I femive
• Te fëmijët tumori më i shpeshtë i veshkave është tumori Wilms, që përbën afro 90% të të gjitha tumoreve në abdomen.
Tumori Wilms
Tumori Wilms me metastaza ne mushkeri


• Për diagnostifikimin e tumoreve të veshkave përdoren EHO dopleri
• TK-ka prioritet
• RM
TK
• Me TK tumoret janë me pamje inhomogjene,
• koeficienti i absorbimit është i ngjashëm me atë të parenhimit renal, por shpesh edhe hipodenzë.
• Kufijtë janë jo të qartë dhe dukja është e mirë pas aplikimit të kontrastit.
• Me TK dhe RM më së miri mund të verifikohet zgjerimi i tumorit në periferi.

UIV

Në UIV te hipernefromat:
• veshka duket e rritur,
• me kontura të deformuara.
• Me kalimin e tumorit në kalikse apo në piellon jep defekt mbushjeje.
Defekt mbushjeje në mëshikëzën urinare majtas - karcinoma
Karcinomat e vezikës urinare
• diagnostifikohen me urografi eksretore ku në vezikë vërehen defekte mbushjeje- minus hije.
• Konturat e defektit janë të vrazhda, të dhëmbëzuara.
• Ultratingulli ndihmon mjaft në diagnostifikim.
• Me TK duhet mbushur vezikën me kontrast nëpër kateter dhe pasi që të distancohet vezika shohim ndryshimet milimetrike në muret e saj.
• RM nuk jep të dhëna më shumë se TK.
Ca e vezikes urinare
Rekostruksion infiltrimi I Ca V.urinaria dex. dhe hipertrofia e prostates
Cistat e thjeshta
• janë më të shpeshta.
• Etiologjia e tyre akoma është e panjohur.
• Mund të jenë edhe kongjenitale. Përmbajtja e cistave mund të jetë seroze apo edhe hemorragjike.
• Shpesh takohen jo vetëm solitare por edhe multiple, si dhe bilaterale.

Diagnostikimi bëhet me
• UZ,
• nuk ka nevojë për ekzaminim të mëtejmë
• TK, dhe RM japin të dhëna të njëjta.

Cista parapielike
• lokalizohet në rajonin e hillusit renal.
• Dyshohet me etiologji limfatike.
• Nuk komunikon me sistemin kanalikur renal.
• Diagnostifikimi bëhet me UT, TK dhe RM.
Ehinoku i veshkës

Diagnostifikimi bëhet me


• UT,
• TK,
• RM

Traumat e sistemit urinar
• këto ndryshime në sistemin urinar mund të jenë të natyrës së rëndë postraumatike.
• Këto mund të vijnë si rrjedhojë e ndryshimeve në parenhimin renal


• mund të jetë edhe te traumat e vezikës,
• si pasojë e frakturave kockore të kockave të pelvikut.
• Diagnostifikimi me UZ është i vështirësuar, shpesh për shkak të plagëve, por kjo metodë mund të jetë ndihmëse.
• TK dhe urografia ekskretore janë metoda mjaft bindëse.
Gjëndrat mbiveshkore


• Gjëndrat mbiveshkore janë të vendosura në indin dhjamor në polin e sipërm të veshkave
• Forma e tyre është e ndryshme.
• Djathtas ka formën e trekëndëshit dhe vendoset mbi polin e sipërm të veshkës së djathtë.
• Majtas ka formën e gjysmëhënës dhe bie ngadalë deri në hillusin renal.
• Ndërtimi i tyre përbëhet prej korteksit dhe medullës
Metodat radiologjike të ekzaminimit
• UT jep të dhëna jo të plota në drejtim të ekzaminimit të plotë.
• TK dhe
• RM janë metoda mjaft bindëse për ekzaminimin e gjëndrave mbiveshkore.
Histero-salpingografia - HSG
• Kjo është një metodë e ekzaminimit të mitrës dhe tubave të Fallopit,
• e cila bëhet me futjen e kontrastit nëpër rrugët vaginale.
• Për këtë ekzaminim përdorim kontrast hidrosolubil apo liposolubil.

• Në kohën e sotme kjo metodë përdoret vetëm te dg. e
• steriliteti primar apo sekondar, sepse për ndryshime të tjera patologjike të dhëna të mjaftueshme japin UT dhe TK.

Skema e organeve gjenitale të femrës
• 1.cerviksi-qafa;
• 2.istmusi;
• 3.kaviteti i mitrës;
• 4.briri i mitrës;
• 5.fundusi i mitrës;
• 6.ostiumi tubar;
• 7.tubi i Fallop;
• 8.pjesa ampullarë e tubit Fallop;
• 9.kontrasti qe ka kaluar në hapësirën përitonealë ;
• 10.instrummetët për futjen e kontrastit
Histerosalpingografia, uterus me një bri

Kontakto

Name

Email *

Message *