Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Vizitorë të respektuar bëni like faqen tonë në facebook

Transporti ne mes membranes qelizore

Transporti i materialit neper membrane qelizore mund te kryhet me ane te difuzionit te thjesht , osmozes, transportit aktiv qe harxhohet energjia dhe difuzioni te lehtusuar.

Materiet mund te transportohen nepermjet membranes qelizore me ane te kalimit te drejtperdrejt, kalimin permes poreve si lendet e patretshme ne yndyre.

Transporti nepermjet membranes qelizore varet nga disa faktor si tretshmeria e lendeve ne yndyr, ngarkesa elektrike dhe permasat e molekulave. Lendet e tretshme ne lipide dhe jonet mund te kalojn leht dhe shpejt.

Lendet qe treten ne uje mund te kalojn membranen vetem neper poret e membranes.






Transporti pasiv
Me ane te transportit pasiv lendet kalojn membranen e qelizes pa harxhuar energji.

Ne procesin pasiv perfshihen:
osmoza,
filtrimi,
difuzioni i thjesht,
difuzioni I lehtesuar dhe
dializa.

Difuzioni i O, H2O dhe glukozes kryhet me ane te transportit pasiv te difuzionit.

Difuzioni I thjesht

Difuzioni i thjesht eshte nje levizje passive e molekulave apo joneve prej ambientit me perqendrim me te lart drejt atij me te ulet.



Sa me I madh te jet perqendrimi aq me i madh do te jete difuzioni I tij.

Te difuzioni I thjesht membrane qelizore eshte e kalueshme per molekulat hidrofobe.

Keto molekula levizin me shpejtsi te madhe ku ndeshen njera me tjetren dhe kercejn duke u larguar nga njera ne anen tjeter dmth: molekulat largohen nga vendi me perqendirm te lart ne drejtim te atij me te ulet.

Kur qeliza eshte ne fazen e qetsis ana siperfaqsore e saje eshte e elektrizuar pozitivisht kurse ana e brendshme negativisht. Potenciali elektrokimik mundeson lehtesimin e futjes se joneve me ngarkes elektirke positive dhe pengon kalimin e atyre me ngarkes elektrike negative.

Difuzioni eshte transport esencial i organizmit sepse i gjithe materiali ushqyes dhe gazrat kalojn nga gjaku ne inde dhe pastaj neper membrane ne qeliza ku shfrytzohen ndersa mbeturinat e metabolizmit qelizor difuzojn ne drejtime te kunderta.

Osmoza

Eshte process I depertimit te tretesit ne membrane gjysem leshuese te qelzes pra prej nje mjedisi me perqendirm me te ulet ne ate me perqendrim me te lart. Ne ket rast membrane eshte e lir per kalimin e ujit por jo per kalimin e kriprave.


Shpejtsia e osmoses varet prej perqendirmit te kriprave temp, de ngarkeses eletrike te ketyre kriprave.

Presioni osmotic krijohet nga diferenca e aktivitetit termodinamik qe kan molekulat e ujit ne te dy anet e membranes qelziore.

Molekulat e ujit do t ekalojn membranen plazmotike deri sa perqendirmi i kriprave ne te dy anet e mermbranes te behet i barabart.

Difuzioni I lehtsuar- eshte transport per lendet e medha dhe ato te patretshme ne lipide qe te kalojn membranen e qelzies permes nje shpejtsie ne te madhe se sa difuzioni I thjesht te cilen e dikton ndryshueshmeria e gradientit elektrokimik.
Keto lend qe hyjn ne qelize me ane te difuzionit te lehtesuar kane nevoje per bartes proteinik.

Transporti aktiv

Transporti aktiv membranor mund te jet transport aktiv me bartes dhe transport vezikular ose me ane te pinocitozes.

Tek tranpsorti aktiv merr pjes bartesi plus energjia qe krijohet vazhdimisht nga metabolizmi qelizor.

Ky transport definohet qe bartja e lendeve te tretura perkunder gradientit te perqednirmit dhe atij elektrik ne te cilen process marrin pjes permeazat ATP etj.

Transporti aktiv eshte nje proces qe ka nevoj per energji per te transportuar jonet Na K neper membranen qelziore ne drejtim te kundert te gradientit elektrokimik.


Transporti aktiv eshte levizje e lendeve kunder perqendrimit te gradientit duke shfrytezuar energjin nga oksidimi aerob I lendeve te ndryshme.

Procesi aktiv vlen per lendet e medha qe smund te kalojn nepermjet poreve membranore dhe per ato te patretshme ne membrane qelziore qe jan te detyruar te udhetojn kunder gradientit te perqendruar sepse keto molekula jan te pa aft te kalojn membranen me ane te proceseve passive te difuzionit procesi aktiv eshte I nevojshem ne tubulet veshkore , per te kryer perthithjen e Na nga urina , ndersa ne zorre per absorbimin e materieve ushqyese si te joneve, aminoacideve dhe te glukozes neper membranen qelizore.

Ekzistojn sisteme per transportin e sheqernave , aminoacideve metabolike dhe joneve te ndryshme.


fiziologjia e  njeriut, fiziologji e njeriut, transporti aktiv, transporti pasiv, membrana qelizore, fiziologji, osmoza, proceset osmotike, presioni osmotik, presioni onkotik, aminoacidet, transporti i glukozes, glukoza, difuzioni i thjesht, difuzioni i lehtsuar, proceset pasive fiziologjike, proceset fiziologjike,fiziologji transporti dhe difuzioni, transporti ne fiziologji, te dhena nga fiziologjia, ligjerata fiziologjia e njeriut, shenime fiziologjia e njeriut dializa, 

Kontakto

Name

Email *

Message *