Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Categories

Anatomia (137) Pediatria (136) Semundjet infektive (97) Neurologji me Neuropsikiatri (69) English Medical (68) Shendeti (64) Fiziologjia e njeriut (57) Neurologji (48) Terminology (43) Imunologjia (39) Biokimi (38) Anatomia Patologjike-Patologjia (28) Mikrobiologji (24) Mjekësi interne (21) Gjenetika Humane (17) Biologji (15) Radiologjia (15) Video shkencore (14) Epidemiologji (12) Farmakologjia Klinike (12) Pytje dhe Pergjigje (12) Teste (12) Anamneza (11) Kuize (11) Farmakologjia (10) Gjinekologjia (10) Duhani (8) Fiziologji Patologjike (8) Histologjia-Preparatet (8) ushtrime mjekesi interne (8) Higjena (7) Terminlogji Mjekesore (7) Mjekesi interne (6) Otorinolaringologjia (6) Punime shkencore (6) Parazitologji (5) Video (5) Informatika Mjekësore (4) Kanceri (4) Obstetrika (4) Përballja me kancerin (4) Raste Klinike (4) Ushtrime nga neurologjia (4) Arkiva (3) Biokimia klinike (3) Dermatologjia (3) Galeria Mjekesore (3) Kanceri i gjirit (3) Klinika (3) Endokrinologjia (2) Hematologjia (2) Kirurgjia (2) Lajme (2) Mjekimi (2) Mjekësi sociale (2) Mësime mjekësore (2) Ndihma e parë (2) Nervat e kokes (2) Onkologjia (2) Pneumonia (2) Qendra per avancimin e studimeve (2) Vitaminat (2) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Embriologji (1) Gastroenterologjia (1) Hepatitet Virale (1) Hepatiti (1) Histologjia (1) Kardiologjia (1) Mjekesi Familjare (1) Mjekësia Urgjente (1) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Nefrologjia (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Oftalmologjia (1) Ortopedia (1) Patologjia (1) Propedeutika (1) Qendra për avancimin e studimeve (1) Raste Klinike të ndryshme (1) Reumatologjia (1) Shenjat Meningjeale (1) Stomatologjia (1) Thenie mjekesore (1) Traumatologjia (1) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) imazhe radiologjike (1)
Vizitorë të respektuar bëni like faqen tonë në facebook

Uji dhe roli i tij

Uji është komponim inorganik i domosdoshëm për konsum.

Te të rriturit, organizmit i duhen brenda ditës 2-3 L ujë, i cili plotësohet me pirje, ujë i përbërë në ushqimet solide, si dhe nga prodhimi i ujit në vargun respirator


Uji është komponimi më i përhapur në sipërfaqen e tokës.

Ai është i domosdoshëm për jetë.

Në të vërtetë është i vetmi lëng të cilin e hasim te të gjithë organizmat.



Në mënyrë tipike organizmat janë të ndërtuar nga 70-90% ujë.
 
Në të vërtetë, aktiviteti normal metabolik mund të paraqitet vetëm kur qelizat janë të paktën 65% H2O
 
Kjo varësi e jetës nga uji nuk është çështje e thjeshtë, por mund të jetë e lidhur me karakteristikat fizike dhe kimike të H2O. 
 
Uji dhe produktet e tij jonizuese, jonet e hidrogjenit dhe jonet e hidroksidit, janë determinues kritik të strukturës dhe funksionit të proteinave, acideve nukleike dhe membranave. 
 
Një rol tjetër esencial është se uji është një pjesëmarrës i tërthortë-një dallim i përqendrimit të joneve të hidrogjenit në anë të kundërta të membranës përfaqëson një gjendje energjetike me veti themelore si të mekanizmave biologjikë të transformimit të energjisë.  

Në të vërtetë, të gjitha këto veti fizike janë të larta në mënyrë anormale për një substancë të kësaj peshe molekulare që nuk është as metalike as jonike. 
 
Këto karakteristika sugjerojnë që forcat tërheqëse intermolekulare mes molekulave të H2O janë të mëdha. 
 
Pra kohezioni i brendshëm i kësaj substance është i lartë.

Në të vërtetë, mundësia e pakrahasueshme për të formuar lidhje hidrogjenore është fakti vendimtar për kuptimin e vetive të tij.
 
Dy atomet e hidrogjenit janë të lidhura me atomin e oksigjenit me lidhje kovalente, secili ndan çiftin elektronik, që të japin një vendosje jo lineare. 
 
Kjo strukturë “ e thyer” e molekulës H2O është e një rëndësie madhështore për karakteristikat e tij 

Nëse H2O të ishte lineare, ajo do të ishte molekulë jopolare. 
 
 
Megjihatë në konfiguracionin e thyer atomi elektronegativ i O dhe dy atomet e H formojnë një dipol që qartë e bëjnë molekulën polare. 
 
Më tutje, kjo strukturë i përshtatet në mënyrë ideale formimit të lidhjeve H. 
 
Në formimin e lidhjeve H uji mund të shërbejë edhe si dhënës i H dhe si marrës i H
 
uji dhe roli i tij,si formohet uji,uji, molekula e ujit,uji dhe rendesia e tij, rendesia e ujit, uji dhe rendesia, rendesia e ujit, roli i ujit,uji dhe roli, roli biokimik i ujit, biokimia  e ujit
 
 

Kontakto

Name

Email *

Message *