Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Na ndiqni me email - Follow by Email - Merrni njoftime për postimet e reja

“Julia Roberts: Gruaja moderne sot vërtetë mund t’i ketë të gjitha…” plus 4 more femra.net

loading...

“Julia Roberts: Gruaja moderne sot vërtetë mund t’i ketë të gjitha…” plus 4 more femra.net


Julia Roberts: Gruaja moderne sot vërtetë mund t’i ketë të gjitha…

Posted: 17 Sep 2016 12:44 AM PDT

wert

Julia Roberts: Gruaja moderne sot vërtetë mund t'i ketë të gjitha, por kjo varet se çka nënkupton për ju TË GJITHA

“Në mëngjes nuk zgjohem me ndjenjën se jam e madhe. Jam krejtësisht e vetëdijshme se sa njerëz janë meritorë për pamjen time në ekranin televiziv. Unë jam njeri tërësisht i zakonshëm e cila bën punë të jashtëzakonshme”.

Aktorja e cila plot 11 herë, rekord, është renditur në listën e 50 femrave më të bukura në botë, në revistën e famshme People, ka treguar në një intervistë të publikuar së fundmi se kurrë nuk ka harxhuar shumë kohë para pasqyrës, sidomos jo kohët e fundit, sepse kjo thjesht nuk e shqetëson.

Është e qartë se shumica këtë deklaratë e komentojnë duke thënë se askush në pozicionin e saj nuk do të shqetësohej, megjithatë bëhet fjalë për një grua me ndoshta buzëqeshjen më të bukur në botë, pamje çarmatimi, dredha të egra, por aq të përsosura dhe trupin që disa vajza nuk mund ta kenë edhe pas shumë vitesh anëtarësimi në palestër.

Megjithatë, nëna e binjakëve njëmbëdhjetëvjeçarë Phinnaeus dhe Hazel dhe nëntëvjeçarit Henry Daniel, thotë se buzëqeshja e saj ka të bëjë vetëm me optimizmin e saj të lindur, që e ka poseduar gjithmonë dhe se është pjesë e natyrës së saj. Si dhe atë se bukuria është e lidhur gjithmonë me atë se çfarë personi jeni.

“Mendoj se optimizmi dhe ndjenja e humorit definitivisht ndihmojnë të shkëlqeni nga jashtë. Lumturia është diçka që duhet ta kultivoni në veten tuaj dhe kur e gjeni, në të njëjtën kohë keni gjetur edhe çelësin e bukurisë. Kjo është gjëja e parë, kurse dy të tjerat janë dashuria dhe kremi kundër rrudhave në zonën e syve”.

Julia karizmatike po i afrohet dekadës së pestë, pas saj ka madje 40 tituj të mëdhenj filmik dhe familjen të cilës i përkushtohet veçanërisht shumë, por kjo nuk do të thotë se në jetën e saj nuk ka pasur ditë të errëta.

“Motoja ime e jetës është kjo: Nuk ka rrugë tjetër, por përpara. Duhet të kaloni nëpër të gjitha që ju ndodhin, duhet të jeni të fortë, duhet të qëndroni, disa situata nuk mund të shmangen. Gjithashtu, unë jam njeri shumë optimist, gjithnjë kam qenë kështu. Gjithashtu, është e pashmangshme që të bëheni optimist dhe i disponuar me humor kur keni tre fëmijë”.

Dhe kur bëhet fjalë për familjen dhe detyrimet, një nga aktoret më të njohura të sotme ka qëndrime shumë bazike, por edhe parimore.

“Gruaja moderne sot vërtetë mund t'i ketë të gjitha, por kjo varet se çka nënkupton për ju TË GJITHA. Nga pikëpamja e personit nga bota e jashtme mund të dukeni si dikush që ka shumë pak, por të ndjeheni i plotësuar maksimalisht. Për deri sa keni ndjenjën e përmbushjes në jetën tuaj, kjo do të thotë se keni gjithçka. Sa më shumë të plakeni aq më shumë e kuptoni se sa jeta është një gjë e dobët dhe e brishtë. Po të mos isha më e ditur tani, se sa kur kam qenë në të njëzetat e mia, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të bëja. Ndoshta, më e mençur nuk është fjala e duhur, por fakti është se jam më e lumtur, më e kënaqur dhe më mirënjohëse”.

Si një nënë e përkushtuar, Julia e bukur dëshiron që fëmijët e saj të rriten me vlera të mira gjë që për të është shumë e rëndësishme, për këtë arsye edhe karrierën aktualisht e ka lënë në plan të dytë, kurse familjen e saj e mban larg nga dritat e Hollywood-it dhe paparacëve.

"Fëmijët e mi nuk e dinë me çka merrem. Kjo temë ende nuk është sjellë në sipërfaqe, sepse nuk është dhe aq e rëndësishme. Ata janë vetëm fëmijë, kurse unë jam nëna e tyre, nuk ka nevojë t’i përballim me atë. Do ta zbulojnë një ditë, por deri atëherë ata janë vetëm fëmijë jetët e të cilëve janë shumë më interesante se ajo që prindërit e tyre e bëjnë në punë. Jeta ime ka ndryshuar, nuk punoj shumë dhe kënaqem me punët e shtëpisë, si dhe me punë humanitare, por megjithatë kurrë nuk kam qenë prej atyre "maniakëve të punës" të cilët regjistrojnë vit pas viti. Nuk e kam problem të pres deri sa të paraqitet një rol i mirë që do të jetë sfida ime, jeta ime familjare plotësisht më kënaq"./femra.net/

 

Der Beitrag Julia Roberts: Gruaja moderne sot vërtetë mund t'i ketë të gjitha… erschien zuerst auf femra.net.

Orgji në fluturimet private të personave të pasur: Stjuardesa zbulon të gjitha sekretet!

Posted: 17 Sep 2016 12:38 AM PDT

stjuardesa-fluturim-kujdes-orgji

Emilia George ka punuar nëpër shumë fluturime të shumta private si stjuardesë, dhe për 'Telegrafin' Britanik ka vendosur të zbulojë gjithçka që ndodhë brenda avioneve privatë mbi qiell nga personat e famshëm dhe të pasur.

"Kur ju mund të përballoni një fluturim privat, paratë për ju nuk paraqesin ndonjë problem. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për një mbrëmje një milionëshe, sallatë prej 7000 dollarë, madje edhe palestër brenda aeroplanit apo edhe diskotekë me bar, ku vajzat lakuriq mund të bëjnë vallëzim striptiz…Kam parë madje edhe front ë artë", thekson Emilia.

Shpeshherë ka hasur në kërkesa të pamundura që duhej t'i përmbushte. Paguhej për shërbime ekstra vetëm për hir të luksit, si sjellja e kaviarit në ndonjë moment të caktuar apo ndonjë dëshirë e flaktë për ushqim McDonalds.

"Kërkesat janë nga më të ndryshmet aty brenda, dhe gjithnjë e më shumë habitesh se çfarë ndodhë e kërkohet aty", sqaron në detaje Emilia.

stjuardes-zbulim-2

Ofertat jomorale janë një pjesë normale e punës, thekson ajo. Më e keqja është se ka persona të tillë me poste të larta të punës apo bizneseve të ndryshme, dhe pa turp të prekin apo të ofrojnë moment intime, ku papritmas përfundojnë në dhomën tuaj.

Pronari i një avioni privat kishte madje edhe uniforma të çuditshme unike për shoqërueset apo stjuardesat e fluturimit, të cilat ishin të obliguara ti mbanin gjatë tërë kohës, ndërsa ato të cilat i rrefuzonin nuk kalonin edhe aq mirë në punë.

stjuardese-zbulime

"Por, kjo lloj pune ka edhe anët pozitive", e pranoi Emilia. Ajo kishte marrë një shumë të madhe të hollash, miliona dollarëshe, dhurata të shtrenjta, preparate kozmetike dhe rroba si dhe një numër të madh të biletave VIP.

Emilia ka qëndruar në hotelet më të shtrenjta dhe ka ngrënë nëpër restorante më të mira, dhe shpesh herë ka marrë edhe shofer privat deri në fluturimin e saj të ardhshëm. Uniformat e stjuardesave janë punuar kryesisht nga dizajnerë të famshëm, dhe ka pasur mundësinë për të ngrënë ushqimet më të shtrenjta njëlloj sikur klientët në aeroplan.

adw

Ajo ka pohuar se për këtë lloj pune, personat që punojnë aty duhet të jenë tejmase diskret, të matur dhe të gatshëm për orar të trazuar në çdo kohë. Çelësi i suksesit është të dini si të silleni dhe t'i trajtoni klientët, dëshirat e të cilëve shpesh mund të jenë përtej kufijve normal./femra.net/

 

 

Der Beitrag Orgji në fluturimet private të personave të pasur: Stjuardesa zbulon të gjitha sekretet! erschien zuerst auf femra.net.

Do të ju dashurojë MENJËHERË: 5 këshilla si ta përvetësoni me mesazhe

Posted: 17 Sep 2016 12:35 AM PDT

pervetesoni-mesazhe-dashuroje-femer-telefon

Telefonin në dorë dhe shtyp SEND!

Është mjaft e thjeshtë si t'i hyni nën lëkurë (përsëri) dhe të ngrohni pasionin e lidhjes. Mjafton vetëm të ndiqni këshillat tona të vogla dhe të merrni telefonin në duar!

Bëhuni më e ngrohtë

Edhe pse është korrespondencë për gjëra logjistike apo që duhen kryer, shtoni pak ngrohtësi në të. Në vend që të shkruani “Kur do të kthehesh në shtëpi?” dërgoni “Mezi po pres të kthehesh në shtëpi. Kur vjen? ”

Ktheni spontanitetin

A ju kujtohet se dikur, në fillim të lidhjes shkruanit thjeshtë “Po mendoj për ty”? Ktheni këto mesazhe në lojë. Është e thjeshtë, por shumë efektive. Kur keni një ditë të keqe, një mesazh i tillë menjëherë do të ju disponojë.

Surpriza pa fund

Që të dy jeni në shtëpi? Dërgoni të dashurit një mesazh të ëmbël nga dhoma tjetër kur zgjoheni nga pushimi i pasditës. Ose më mirë, dërgoni ftesë sexy në dhomën e gjumit me një foto të pjesës së tij të preferuar të trupit tuaj.

Distanca mund të jetë argëtuese

Nëse njëri prej jush është jashtë qytetit, shfrytëzojeni largësinë për aromatizimin e gjërave. Dërgoni ca mesazhe erotike që do ta paralajmërojnë se çka e pret kur të kthehet nga rruga.

Teknologjia nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë

E fundit, por jo më pak e rëndësishme. Mos lejoni që teknologjia të jetë tepër e pranishme në jetën tuaj. Është e rëndësishme që ti leni të gjitha pajisjet teknike kur jeni vetëm dhe thjesht të kënaqeni me praninë e të dashurit tuaj. Gjithçka duhet të ketë kufi. Çdo risi është e mirë, ndryshoni mënyrat si të kaloni kohën dhe të komunikoni ashtuqë kurrë nuk do të kaloni në rutinë./femra.net/

 

Der Beitrag Do të ju dashurojë MENJËHERË: 5 këshilla si ta përvetësoni me mesazhe erschien zuerst auf femra.net.

10 vende në Francë që çdo femër duhet t’i vizitojë

Posted: 17 Sep 2016 12:22 AM PDT

france-vendet-visitoni-femer

Marcia DeSanctis është bërë një frankofile në shikim të parë, kur, në moshën tetë vjeçare, për herë të parë provoi një briosh (croissant). Tani, pas shumë udhëtimeve në këtë vend dhe madje edhe banimit në Paris, ka shkruar librin e ri për ata të të njejtit mendim”100 vende në Francë që çdo grua duhet t'i vizitojë”. Këtu janë 10 më mahnitës …

1. Qyteti i aromës

Maison Francis Kurkdjian, Paris

Parfumi i ri mund ta transformojë një grua menjëherë dhe përgjithmonë, ndoshta më shumë se një "facelifting". Në orën 17, rruga d’Alger bëhet kuti intime e stolive ku Francis Kurkdjian, një nga parfumieret më të njohura dhe më të kërkuara në botë, shet krijimet e saj të jashtëzakonshme duke përfshirë Les Bulles d'Agathe – me erë vjollce, dardhe, barit të freskët dhe nenexhikut. Aroma e saj e preferuar atje ishte Aqua Universalis, një përzierje dehëse e citrusit (limon i gjelbërt) dhe bergamotit (portokallit).

files-5

2. Detox

Vinotherapie Spa në Les Sources de Caudalie, Martillac

Ka një numër të hoteleve luksoze në Francë. Ajo që e dallon Vinotherapie Spa në Les Sources de Caudalie, megjithatë, është vetë koncepti – diçka që vetëm do të marrë hovin njëzet minuta nga qyteti i Bordeaux, në zemër të Aquitaine vendit të verës.

Si zakonisht, banja (spa) ka një ujë natyral të nxehtë nga një pus 550 metra të thellë. Mineralet e dobishme nga uji, në kombinim me ekstraktet e verës dhe rrushit, janë thelbi i terapisë së verës, fjalë e mbrojtur nga Caudalie. Banja (spa) përfshinë çdo pjesë të rrushit në trajtimet e tij përveç lëngut, i cili ka gjëra më të mira se të mbajë lëkurën të butë. Do ta zbuloni përballë rrugës.

3. Oasis

Shetitoret në Calanque De Sugiton, Marseille

Ky park kombëtar shtrihet përgjatë njëzet kilometrash në bregdetin mes Marseille dhe Cassis. Gjiret me një seri të mureve të pjerrëta të cilët na kujtojnë 'fjordet' – pishinat e gjata, të ngushta me ngjyrë elektrike të detit blu-jeshile, shtrihen në mes të shkëmbinjve të bardhë. Rruga përgjatë humnerës deri në Sugiton është rrethore dhe e pjerrët, me pamje mahnitëse të një maje gjigande gëlqerore dhe ujit të ylbert.

files-6

4. Më ëmbël se vera

Baillardran, Bordeaux

Ka mijëra arsye të shijshme për të vizituar Bordeaux. Ka vetëm një kek (kulaç), i vlefshëm për udhëtim – canelé. Nuk është e qartë nëse është ushqim për mëngjes apo ëmbëlsirë, dhe kjo paqartësi ju mundëson ta shënoni ditën ashtu siç ju dëshironi.

5. Jeta me livando

Abbaye de Senanque, Provence

Shumë kohë para se aroma e saj të hyjë në çarçafët tonë, miliarda të këtyre luleve të vogla ngjyrë vjollcë-blu rriten në shtresa në cep të bregut të Côte d’Azur dhe Provence në qershor, korrik dhe gusht. Ka shumë festivale që festojnë sezonin e saj madhështorë dhe tregje (markete) të cilët përpiqen të ju largojnë. Shetisni 4 kilometra gjërë e gjatë rreth fshatit mesjetar Gordes deri në Abbaye de Senanque …. do të ju duket se po notoni në “detin” e livandos.

files-7

6. Fushat e luksit

Maison des Canuts, Lyon

Lyon frymon me madhësinë, por gjithashtu është qytet në të cilin pëlhura (tekstili) luksoze që është përdorur për të krijuar modë të lartë, mëndafshi, nga këtu ka filluar të pushtojë botën. Në muzeun Maison des Canuts ndodhet një vegjë (tezgjah) që ka një sistem prej 1344 kunjash, të lidhur sejcili me një grremç (çengel) vertikal, duke krijuar një total prej 7040 fijeve të holla mëndafshi. Drejtori, Philibert Varenne, tregon punën e vështirë rreth endjes (thurrjes), fije për fije, si fitohet mëndafshi luksoz. Në dhomën tjetër, pëlhura e gatshme për përdorim, i dërgohet klientëve të pasur me një çmim prej 2000-3000 euro për metër.

files-8

7. Tregu më i madh në vend

Braderie de Lille, Lille

Braderie de Lille është Mardi Gras i francës, masiv, argëtues, të cilin e vizitojnë rreth dy milionë njerëz çdo vit në kërkim të imtësirave më të mira dhe më interesante përmes 100 kilometra shitësish në qytet dhe rrethinë. Mbani kartëmonedha me vlera të vogla, dhe nëse diçka ju pëlqen, e bleni në vend (pas 'pazarllëkut', natyrisht)!

8. Vendi i ëndrrave për gjenitë

Désert de Retz, Chambourcy

Shkretëtira de Retz, është vend 30 kilometra në perëndim të Parisit qendrorë. Marie Antoinette ishte një vizitore e shpeshtë, duke studiuar libra për botanikën në bibliotekë dhe duke kërkuar frymëzim nga fshati baritorë për t'u ndërtuar Versailles. Rregullimi i kopshteve ka filluar në fillim të shekullit të 18-të, dhe për ata me burime dhe tokë, u bë hit në Evropë.

9. Kopshti më i bukur në Francë

Vaux le Vicomte, Maincy

Kur vizitoni Parisin, ekskursionet jashtë qytetit janë thelbësore. Një nga ekskursionet më të famshme që ju mund ta mendoni është te kështjella e barokut dhe kopshti në Vaux le Vicomte, rreth një orë me makinë në juglindje të qytetit. Ditën, natën, verës, apo gjatë festave, ju do të përpiqeni të absorboni shkëlqimin dhe dimensionet e vendit ku keni ardhur, i cili është më i mahnitshëm për shkak të historisë së tij të pasur dhe faktit se njerëzit – familja Vogue – faktikisht ende jetojnë atje.

files-9

10. Zanafilla e gjeniut

Musée Christian Dior, Granville

Përveç nëse bleni në dyqanet e tyre, nuk është lehtë t'i afroheni gjigandit të modës në Francë. Në fakt, i vetmi muze në vend i dedikuar për stilist mode si degë zyrtare “Musée de France” është idilë nga fëmijëria e Christian Dior në brigjet e Normandisë. “Çdo grua duhet të ketë ngjyrë rozë në veshjet e saj”, fjalia e famshme e Dior, “Kjo është ngjyra e lumturisë”. Pra, ndoshta nuk është rastësi se ngjyra pastel rozë është ngjyra e Les Rhumbs, rezidenca që e ka blerë familja Dior në vitin 1905, kur ka lindur Christiani./femra.net/

files-10


 

Der Beitrag 10 vende në Francë që çdo femër duhet t'i vizitojë erschien zuerst auf femra.net.

5 gjella të vjetra me lugë: Le t’i vij era shtëpi! (Recetë)

Posted: 16 Sep 2016 11:52 PM PDT

gjelle-supe-receta-luge

Shëndeti hyn në gojë, kurse këto supa janë shembull i vërtetë për këtë

A ju kujtohen ato ditë, kur një ditë hahej lakër e ëmbël, ditën tjetër groshë, kurse ditën e tretë bizele apo fasule e gjelbër? Nuk kishte zgjedhje dhe të gjithë hanin atë që ishte gatuar. Ushqimet, “me lugë”, ishin të domosdoshme dhe për amviset të pëlqyera, sepse e dinin se familjes së tyre po i pregatisin diçka të shëndetshme.

Këto janë pesë gjellat cilësore që kurrë nuk do t’i harrojmë:

1. Gjellë me groshë

Një burim i domosdoshëm i vitaminave dhe mineraleve, kurse amviset e kanë përgatitur me kënaqësi për fëmijët e tyre anemik. Ishte e njohur, grosha është plot hekur, e ushqyeshme dhe e lehtë për përgatitje.

Kjo është recetë familjare, e verifikuar:

Përbërësit: 2 qepë, 3 thelpinj hudhër, 3 karrota, gjysmë kilogrami groshë, kripë, piper dhe piper i kuq, brinjë të thatë dhe pak proshutë, 1 lugë gjelle yndyrë.

Përgatitja: Në një lugë gjelle yndyrë skuqni qepën dhe hudhrën, por edhe karrotat. Pastaj shtoni proshutën e prerë në kube (sasia sipas dëshirës) dhe brinjët e thatë (i lani me ujë të ngrohtë për të larë zhulin e tymit, dhe pastaj i vendosni në një tenxhere). Të gjitha i skuqni për 15 minuta, pastaj shtoni groshën, e cila gjatë natës ka qenë e zhytur në ujë. Shtoni erëzat, dhe të gjitha i skuqni edhe disa minuta. Në tenxhere shtoni ujë dhe e leni të ziej ngadalë për rreth një orë e gjysmë. Ju bëftë mirë!

fasule

2. Lakra

Lakra pothuajse gjithmonë gatuhet me një copë të mirë të mishit të butë të viçit. Këto dy gjëra nuk ndahen. Nëse është pregatitur në mënyrë tradicionale, nuk ka njeri të cilit nuk i pëlqen….

Ju nevojiten: 1 kokë e madhe lakër e freskët, 1 qepë, 2 karrota, 1 domate, 1 pastinak, 300 g mish viçi, 1 lugë gjelle yndyrë, pak kripë, piper dhe piper i kuq.

Përgatitja: Skuqni qepën, karrotat dhe pastinakun, dhe këtyre i shtoni mishin e viçit të prerë në katrorë. Pas 15 minutash shtoni lakrën e prerë në katrorë dhe domaten. Shtoni erëzat, mbusheni me ujë gjysmën e tenxheres dhe e lini të ziej ngadalë për rreth një orë. Nëse ju pëlqen djegëse, shtoni patjetër speca djegës. Kënaquni!

lakra

3. Çorbë (supë) me hithra

Kjo supë bëhet gjatë ditëve të pranverës, kur natyra zgjohet. Është ideale për shërimin e trupit nga sëmundje të rënda, por edhe për fëmijët të cilët duhet t'i forconi kundër gripit pranverorë dhe ftohjeve.

Ju nevojiten: 1 lugë gjelle yndyrë, 2 qepë të reja, 2 karrota të reja, pak majdanoz të freskët, 4 patate të reja, 10 majat e hithrave të rinj, kripë, piper …

Përgatitja: Në yndyrë skuqni qepët, karrotat dhe patatet. Shtoni majat e lara dhe të copëtuara të hithrave. Të gjitha i mbushni me ujë dhe i zieni për 1 orë në nxehtësi mesatare. Në një filxhan të vogël përzieni 2 lugë miell dhe pak ujë si dhe kripë dhe piper ashtuqë të gjitha përzieni në një masë të lëmuar. Hidheni përmbajtjen e filxhanit në supën e vluar dhe e leni të vlojë edhe për pesë minuta. Pastaj fikeni nxemësen. Ju bëftë mirë!

hithra

4. Çorbë (supë) e bardhë

Kjo është gjellë e jashtëzakonshme e dimrit dhe bëhet nga produkte ushqimore bazë. Është supë e shëndetshme dhe rekomandohet për fëmijët si një vakt kryesor.

Nevojiten: 3 patate, 3 karrota, 1 qepë, gjysmë litri qumësht, pak gjalpë (kajmak) shtëpie.

Përgatitja: Skuqni patatet, qepët dhe karrotat, shtoni pak ujë dhe qumësht dhe i leni të vlojnë. Pas gjysmë ore, shtoni erëzat (kripë dhe piper), dhe pastaj edhe gjalpin shtëpiak (sasia sipas shijes). Le të ziej edhe pak dhe pastaj largojeni nga nxemësja. Kënaquni!

sup-gjelle

5. Bizele me kopër

Gjellë e jashtëzakonshme aromatike, të moshuarit e adhurojnë kurse fëmijët ngapak ngurrojnë për shkak të koprit. Përgatitet lehtë kurse për të mirat e kësaj gjelle as që do të flitet.

Nevojiten: 1 qepë, 2 karrota, 1 pastinak, 400g bizele, 2 patate të mesme, 300g mish viçi, një grusht kopër, kripë, piper dhe piper i kuq.

Përgatitja: Skuqni qepën, karrotat dhe pastinakun. Pas 15 minutash, shtoni mishin e viçit të prerë në katrorë dhe bizelet. Shtoni 250 ml ujë dhe i lini të ziejnë për 10 minuta. Pastaj shtoni akoma ujë dhe i lini të gjitha të zihen edhe rreth 40 minuta. Shtoni koprin dhe erëzat dhe e lini gjellën mbi pllakë edhe disa minuta. Pas kësaj gjella është e gatshme për t'u shërbyer. Sipas dëshirës, në çdo pjatë mund të shtoni nga një lugë çaji salcë kosi. Kënaquni!/femra.net/

mladi-grasak-1406489085-42870

 

Der Beitrag 5 gjella të vjetra me lugë: Le t’i vij era shtëpi! (Recetë) erschien zuerst auf femra.net.

Tjerat postime

Acid citrate dextrose (1) Acidet yndyrore (1) Acidi folik (2) Acidi hoalurinik (1) Acidi neuraminik (1) Aciditeti (2) Aciditeti i lukthit (1) Acidoza (1) Acidoza metabolike (1) Acidoza respiratore (1) Acne Rosacea (1) Acquired immune deficiency syndrome (1) Acromegalia (2) Acute lymphoblastic leukemia (1) Acute myeloblastic leukemia (1) Adaptimet qelizore (1) Adenoma (1) Adherenca (2) Adoleshenca (1) Adult T-cell leukemia (1) Aerobilia (1) Aftet (1) Aknet (3) Aktina (2) Akulli (2) Akupunktura (2) Alergjia (6) Algat blu të gjelbërta (1) Alkaloza metabolike (1) Alkooli (1) Alopecia (1) Alotipia (1) Aminosheqernat (1) Analiza e radiografisë së kraharorit (1) Analizimi i radiografisë së mushkërive (1) Anamneza (11) Ananasi (2) Anatomia (137) Anatomia e komblikut (1) Anatomia Patologjike-Patologjia (29) Andropauza (1) Anemia (6) Anemia sideropenike (1) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Angina pectoris (1) Angiografia (1) Angiografia renale (1) Ankthi (3) Anoreksia (2) Antibiotiket (3) Anticoagulant (1) Antidiabetikët oralë (1) Antigen (1) Antigjeni (2) Antigjeniteti (1) Antihiperlipidemikët (1) Antihipertenzivët (1) Antioksiduesit (3) Antitrupat (1) Antritrupat (1) Aortografia (1) Apertura pelvis inferior (1) Apheresis (1) Aphersis (1) Aplastic anemia (1) Arkiva (3) Arra (4) Arrat (2) Arteriografia (1) Artritit reumatoid (3) asazha e ezofagut (1) Asciti (1) Asfiksia (2) Aspirina (3) Astma (5) Ataku kardiak (1) ATP (1) Atrofia (1) Auskultimi (1) Auskultimi i zemrës (1) Autizmi (5) Autologous (1) Autopsia (1) Avokado (5) Bajamet (3) Bakteriet (1) Bananet (5) Barnat (7) Barnat në shtatzëni (1) Bazofilet (2) Bebet (1) Belbëzimi (1) Beta-bllokatorët (1) Biokimi (38) Biokimia klinike (4) Biokimia Mjekësore (1) Biologji (15) Bishtajat (1) Bizelja (3) Blood (3) Blood component (1) Bollguri (1) Boronica (5) Boronicat (2) Borziloku (2) Bradikinina (1) Brenga (1) Brokoli (9) Bronhografia (1) Buffy coat (1) Bustina (1) Buzeqeshja (1) Çaji i gjelbërt (1) Çajrat (2) Campylobacter jejuni (1) Caput Medusae (1) Cefalgjitë (1) Celulari (1) Celuliti (2) Chronic lymphoblastic leukemia (1) Chronic myeloblastic leukemia (1) Cikli i Krebsit (1) Cikli menstrual (4) Cikli qelizor (1) Ciklizina (1) Cirroza (1) Cirroza alkoolike (1) Cirroza biliare (1) Cirroza e mëlçisë (2) Cirroza kardiake (1) Cirroza metabolike (1) Cirroza posthepatike (1) Cistat (1) Cistografia (1) Cistoureterografia (1) Citrate phosphate dextrose (1) Çokollata e zezë (1) Colitis acuta (1) Columna vertebralis (1) Çrregullimet Skizoafektive (1) Çrregullimi depresiv madhor (1) Dafina (1) Dalja e dhëmbëve (1) Dardha (1) Dëgjimi (1) Dehidrimi (1) Deksametazoni (1) Demenca (1) Depresioni (12) Depresioni psikotik (1) Depresionin postpsikotik (1) Dermatologjia (6) Dermatology (1) Dhembet (7) Dhëmbët (1) Dhimbja (3) Dhimbja e fytit (1) Dhimbja e gjoksit (1) Diabeti (11) Diagnoza (7) Diagnoza diferenciale (1) Dializa (1) Diarra virale (1) Diarrea (5) Diarrea e udhëtarëve (1) Dielli (3) Dieta (17) Difuzioni (3) Difuzioni i gazrave (1) Difuzioni i lehtesuar (2) Difuzioni i thjeshte (2) Difuzioni pasiv (1) Digjestioni (1) Diplegjia (1) Distribuimi apo shperndarja e barnave (1) Diuretikët tiazidik (1) Dizenteria Bacilare (1) Djathi (3) Djersitja (2) Domatet (4) Domeni specifik (1) Dosja e pacientit (1) Dredheza (2) Dridhja e duarve (1) Drithërat (1) Drogat (1) Duedenografia hipotonike (1) Duhani (14) Eberthella typhi (1) Ebola (4) Ecja (2) Eczema herpeticum (1) Edema e mushkërive (1) Efektet anësore (1) Ego (1) Egzocitoza (1) Ekuilibri (1) Ekzaminime (4) Ekzaminimi Kardiovaskular (1) Ekzaminimi me radioizotope (1) Ekzaminimi neurologjik (2) Ekzaminimi neurologjik i nervave kranial (1) Ekzaminimi pediatrik (1) Elektrokardiograme (5) Eliminimi i barnave (1) Embolia (1) Embriologji (1) Emfizema mediastinale (1) Encephalitis (1) Enderrat (1) Endocitoza (1) Endokrinologjia (6) Endoskopia (1) Enët e gjakut (2) English Medical (68) Enteritis (1) Enzimet (2) Eozinofilet (1) Epidemiologji (20) Epidemiologjia e Koleres (1) Epilepsia (6) Epiteli (1) Epiteli boshtor (1) Epiteli ciliar (1) Epiteli i shtresuar (1) Epiteli kubik (1) Epiteli oral (1) Epiteli pseudoshtresor (1) Epitopi (1) Era e gojes (3) Erizipela (1) Eshterat (1) Eshtrat e gjymtyrës së sipërme (1) Eshtrat e kokës (1) Eshtrat e kraharorit (1) Ethet e buzeve (1) Ethet hemorragjike (1) Ethet hemorragjike Denge (1) Ethet hemorragjike Junin (1) Ethet hemorragjike Krime Kongo (1) Ethet hemorragjike Machupo (1) Ethet hemorragjike me sindrom renal (1) Ethet hemorragjike virale (1) Etiologjia (5) Eukariotët (1) Fagocitet (1) Fagocitoza (3) Faktoret e kancerogjenezës (1) Familja (1) Fara e zezë (1) Farat e lulediellit (1) Farmakogjenetika (1) Farmakokinetika (1) Farmakologjia (12) Farmakologjia Klinike (14) Farmakoterapia (1) Fasulja (3) Feferonat (1) Fëmija (4) Femrat (7) Fermentimi (1) Fertiliteti (2) Fertiliteti mashkullor (1) Fetusi (1) Fibrilacioni atrial (2) Fibrilacioni ventrikular (1) Fibroza (1) Fiku (1) Filma rentgen (2) Filtrimi (1) Fistulografia (1) Fiziologji Patologjike (8) Fiziologjia e njeriut (59) Flateri atrial (1) Floket (6) Flokët (1) Foramen infrapiriforme (1) Fosfori (1) Foshnja (2) Fraktura (1) Fraktura kraniale (1) Fremitus tactile (1) Frika (2) Fruktoza (1) Frustracioni (1) Frutat (4) Fruthi (6) Fryerja e barkut (1) Frymëmarrja (1) Ftoi (2) Fyti (1) Fytyra (5) Galaktoza (1) Galaktozamina (1) Galaktozemia (1) Galeria Mjekesore (3) Gastroduedenografia (1) Gastroenteritis acuta (1) Gastroenterologjia (1) Gërhitja (1) Geriatria (1) Gihti (1) Gjakderdhja (1) Gjaku (6) Gjëndrrat (1) Gjenetika Humane (18) Gjinekologjia (18) Gjiri (2) Gjuha (1) Gjuha gjeografike (1) Gjumi (15) Glikokalisi (1) Glikoliza (1) Glositi migrues (1) Glukoza (2) Glukozamina (1) Gluteni (1) Goditja nga dielli (1) Goja (1) Granuloma e kërthizës (2) Gripi (3) Grup interaktiv në Facebook (1) Grupet e gjakut (2) Guret ne veshka (1) Hapteni (1) Harresa (1) Heksozaminat (1) Helmimet ushqimore (1) Hemangioma (1) Hemangioma e kapakut të sipërm të syrit (1) Hematologjia (2) Hemiplegjia (2) Hemofilia (1) Hemoroidet (1) Hemorragjia cerebrale (1) Hemorragjia intrakraniale (1) Hemorragjia nga goja (1) Hepatitet (1) Hepatitet Virale (2) Hepatiti (4) Hepatiti A (8) Hepatiti C (1) Hepatiti E (1) Heroina (1) Herpes Zoster (2) Herpesi labial (2) Hidratimi (1) Hidrokortizoni (1) Higjena (7) Higjiena e ushqimit (1) Hiperbilirubinemia (1) Hiperbilirubinemia fiziologjike (1) Hiperkalemia (1) Hiperplazia (1) Hipertensioni (8) Hipertensioni portal (1) Hipertermia (1) Hipertrofia (1) hipervitaminoza (1) Hipofiza (1) Hipokalemia (1) Hipotensioni (1) Hipovitaminoza (1) Histamina (1) Histeria (2) Histero-salpingografia (1) Histologjia e Njeriut (1) Histologjia-Preparatet (8) Hithrat (2) Holoenzima (1) Homeostaza (1) Hormonet (1) Hormonet e stresit (1) Hudhra (7) Hulumtime (1) Humbja e peshes (15) Hurmat (1) Hydrocephalus (1) I posalinduri (3) Ibuprofeni (1) Idiotipia (1) Ikteri hepatik (1) imazhe radiologjike (1) Imuniteti (2) Imuniteti humoral (2) Imuniteti i fituar (1) Imuniteti i lindur (1) Imuniteti jospecifik (1) Imuniteti qelizor (2) Imuniteti specifik (2) Imunogjenetika (1) Imunogjeniteti (1) Imunoglobulinat (1) Imunologjia (39) Indi dhjamor (1) Indi lidhor (1) Indi lidhor fijengjeshur (1) Indi lidhor fijeshkrifet (1) Indi limfoid (2) Indi muskulor (2) Indi nervor (1) Infarkti (4) Infeksionet (3) Infeksionet pulmonare (1) Infeksioni urinar (2) Infertiliteti (1) Influenca (1) Informatika Mjekësore (4) Ingjestioni (1) Inkubacioni (1) Insektet (1) Insomnia (1) Inspeksioni (3) Insulina (1) Irigografia (1) Izotipia (1) Japanese encephalitis (1) Jeta artificiale (1) Jodi (2) John Hopkins (1) Jonet e Kaliumit (1) Kaça (1) Kafazi i kraharorit (1) Kafeja (10) Kajsia (1) Kakao (1) Kalciumi (2) Kalikreina (1) Kaliumi (7) Kamomili (2) Kanabisi (1) Kanceri (39) Kanceri i gjirit (9) Kanceri i lekures (1) Kanceri i pankreasit (1) Kanceri i qafës së mitrës (1) Kandidiaza orale (1) Kanella (2) Kapjet e Leopoldit (1) Karbohidratet (1) Kardiokirurgjia (1) Kardiologjia (5) Kariesi (2) Karota (4) Karrigia (1) Kemotaksa (2) Kerca e hijalines (1) Kerca elastike (1) Kërpudhat (2) Kërthiza (1) Keshilla (55) Kikiriku (3) Kimioterapia (1) Kirurgjia (2) Kivi (5) Klinika (3) Klonimi (1) Klori (1) Koagulimi i gjakut (1) Kockat (2) Koenzimat (1) Kokaina (1) Kokoshkat (1) Kolangiografia intravenoze (1) Kolangiografia postoperatore ose operatore (1) Kolangiografia transhepatike perkutane (1) Kolangiopankreatografia endoskopike retrograde (1) Kolecistografia orale (1) Kolera (13) Kolesteroli (4) Kolli (1) Kombliku (1) Komplementi (3) Komplikimet (2) Komplikimet e Kolerës (1) Komunikimi (1) Koncentrimi (1) Kondroitin sulfati (1) Konflikti primar (1) Kontraceptivët (1) Kontraceptivët oralë (1) Kontraksioni i muskujve (2) Kontrasti (1) Konverzioni (1) Kopra (1) Kortikosteroidet (1) Kortizoni (1) Kosi (5) Krimbi (1) Kripa (4) Kuize (11) Kujtesa (7) Kumbulla (4) Kungulli (1) Kuriozitete (1) Lajme (134) Lajthia (1) Lakra (1) Laktoza (2) Latanti (2) Lekura (5) Lëkura (1) Lemza (3) Lëngu i thanave (1) Leukemia (1) Leukoplakia (1) Leukoplakia orale (1) Leukoza (1) Lëvizjet (1) Lidhja neuromuskulare (1) Ligjerata (2) Limfocitet (1) Limoni (10) Lindja (1) Lipotimia (1) Lizozomet (1) Lodhja (5) Lodhja pranverore (1) Lukthi (3) Luleshtrydhe (1) Lumturia (1) Lupus Erythematosus (1) Lupusi (1) Lymph (1) Lythat (1) Magnezi (1) Majdanozi (4) Makroelementet (2) Makrofagët (1) Mamografia (2) Manaferra (2) Mandarina (2) Manovrat e Leopoldit (1) Marijuana (3) Martesa (1) Masat antropometrike (1) Maska (8) Mastiti (1) Mastocitet (1) Masturbimi (3) Matja e shytpjes së gjakut (1) Mediatorët (1) Medulla spinale (1) Megaureteri (1) Mejoza (3) Meklozina (1) Mëlçia (2) Membrana qelizore (1) Memory (1) Mengjesi (1) Meningjiti (1) Menopauza (2) Menstruacionet (1) MERS (1) Mësime mjekësore (2) Metabolizmi (3) Metaplazia (1) Midhjet (1) Migrena (7) Migrena me aurë (1) Migrena pa aurë (1) Mikrobet (2) Mikrobiologji (23) Mikrobiologjia (6) Mikrobiologjia fiziologjike (1) Mikrobiologjia genetike (1) Mikroelementet (2) Miofibrili (1) Miologjia (6) Miozina (2) Mitoza (4) Mitra (2) Mjalta (7) Mjedrat (2) Mjekesi Familjare (1) Mjekesi interne (7) Mjekësi interne (22) Mjekësi sociale (2) Mjekësia Urgjente (1) Mjekimi (6) Mjekra (2) Molla (9) Monocitet (1) Monoplegjia (2) Monosaharidet (1) Morbus Basedow (2) Morbus Crohn (1) Morbus Graves (1) Mosha e kockave (1) Mosha e mesme (1) Mosha gestative (1) Mosha parashkollore (1) Mosha shkollore (1) Moti (1) Motoneuronet (1) Motoneuroni periferik (1) Motoneuroni qëndror (1) Multivitaminat (1) Mungesa e hekurit (2) Muscle (1) Mushkëritë (3) Mushkonjat (2) Mushmolla (1) Muskujt (11) Muskujt e lëmuar (1) Muskujt kardiak (1) Muskujt skeletik (4) Muskulatura e Lëmuar (1) Muskulatura e Zemrës (1) Muskulatura skeletike (2) Myasthenia Gravis (9) Mycoplasma (1) Nafta (1) Nativi i abdomenit (1) Natriumi (3) Nauzea (1) Ndarja qelizore (2) Ndihma e parë (3) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Ndotja e ajrit (2) Nefrologjia (4) Nefropatia diabetike (1) Nekroza (1) Nekroza yndyrore (1) Neonatologjia (5) Neoplazma (1) Neostigmina (1) Nervat e kokes (3) Nervat kranial (1) Nervoza (1) Neuralgjia (1) Neuralgjia glossofaringeale (1) Neuralgjia Trigemale (1) Neurastenija (5) Neurofibromatoza (1) Neurologji (48) Neurologji me Neuropsikiatri (73) Neuroradiologjia (1) Neuroza (9) Neuroza hipohondrike (1) Neuroza histerike (3) Neutrofilet (1) Ngacmueshmëria (1) Nitroglicerina (1) Njeriu (1) Nuhatja (1) Nyjet (1) Obeziteti (4) Obstetrika (13) Oftalmologjia (4) Omega 3 (7) Omphalitis (1) Onkologjia (4) Optimizmi (1) Organizmi (4) Orgazma (1) Orizi (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Ortopedia (1) Ortoreksia nervore (1) Osmoza (3) Ossa cranii (1) Ossa membri superioris (1) Ossa thoracis (1) Osteoarthritis (1) Osteologjia (1) Otorinolaringologjia (6) Ovulacioni (1) Pagjumësia (2) Palca e kuqe (1) Palpacioni (1) Pamje klinike (18) Paniku (1) Pankreasi (1) Panxhari (1) Papa testi (2) Papaja (1) Paracetamoli (6) Paraliza (1) Paralizat (1) Paralysis (1) Parandalimi (2) Paraplegjia (2) Parazitologji (4) Parazitologjia (1) Pasazha e zorrëve të holla (1) Pasqyra klinike (5) Patatja (1) Patogjeneza (4) Patogjenza (1) Patologjia (1) Pediatria (137) Pediatrics (1) Pemphigus vegetans (1) Përballja me kancerin (4) Perimet (3) Perimet jeshile (1) Perimetri i kokës (1) Periudha embrionale (2) Periudha fetale (2) Periudha neonatale (1) Periudha postnatale (1) Periudha prenatale (2) Perkusioni (2) Pesha trupore (2) Peshku (3) Pesticidet (1) pH (1) Pielografia retrograde (1) Pijet (8) Pijet energjike (1) Pikat e auskultimit (1) Piperi i zi (1) Piridostigmina (1) Pjepri (1) Pjeshka (1) Plakja (4) Plazma e gjakut (1) Pneumonia (3) Pneumoperitoneumi (1) Pneumotoraksi (1) Pneumotoraksi spontan (1) Polymialgia rheumatica (1) Portokalli (3) Potenciali i aksionit (1) Potenciali i veprimit (1) Potenciali membranor (1) Prednizoloni (1) Pregnancy (1) Presioni arterial (1) Presioni i gjakut (5) Probiotikët (1) Problemet me sy (1) Problemet mendore (1) Prognoza (1) Prokariotët (1) Proliferimi Tumoral (1) Propedeutika (1) Prostata (2) Prostoglandinet (1) Psikiatria (2) Psikologjia (3) Psikoza (3) Psikoza Maniako-Depresive (1) Psikozat endogjene (1) Psoriasis (1) Puna (2) Puna e zemrës (1) Punime shkencore (6) Pyetje (1) Pyetje dhe pergjigje (2) Pytje dhe Pergjigje (12) Qarkullimi i gjakut (2) Qeliza (8) Qelizat (1) Qelizat dhjamore (1) Qelizat e gjakut (1) Qelizat e lëkurës (1) Qelizat e syrit (1) Qelizat gjëndërore (1) Qelizat kancerogjene (1) Qelizat kockore (1) Qelizat limfatike (1) Qelizat mediatore (1) Qelizat nervore (1) Qelizat seksuale (1) Qelizat staminale (2) Qelizat tumorale (1) Qelizat vrasëse natyrale (1) Qendra per avancimin e studimeve (2) Qendra për avancimin e studimeve (1) Qepa (7) Qepa e kuqe (1) Qepa e re (1) Qershia (3) Qeshja (1) Quadriplegjia (2) Qumeshti (2) Radioaktiviteti (1) Radiografia (1) Radiografia kontrolluese (1) Radiografia krahasuese (1) Radiografia native (1) Radiografia standarde (1) Radiologjia (15) Radioskopia (1) Raste Klinike (4) Raste Klinike të ndryshme (1) Reaksionet imunologjike (1) Reaksionet kimike (1) Reaksioni i aglutinimit (1) Reaksioni i fiksimit te komplementit (1) Reaksioni imunologjik i tipit I (1) Reaksioni imunologjik i tipit II (1) Reaksioni imunologjik i tipit III (1) Reaksioni imunologjik i tipit IV (1) Reaksioni imunologjik i tipit V (1) Receta (8) Reflekset (2) Refleksi kërkimbuzor (1) Refleksi i kapjes (1) Refleksi i Moros (1) Refleksi i qëndrueshmërisë aktive (1) Refleksi i Robinsonit (2) Refleksi i thithjes (1) Refleksi natyror për ecje (1) Rehabilitation (1) Respiracioni (1) retesira izotonike (1) Reumatologjia (3) Rezistenca (1) Rezonanca magnetike (1) Riprodhimi (2) Rozmarina (1) Rrepa (1) Rritja (3) Rritja e dhëmbëve (1) Rritja e kokës (1) Rrugët e frymëmarrjes (1) Rrushi (3) Saharoza (1) Salmonella (1) Salmonella typhi (1) Salmoni (2) Sarkomera (1) Sauna (2) Seksi (6) Selino (1) Semiologjia (1) Sëmundja e Alzheimerit (1) Sëmundja e sheqerit (1) Sëmundjet (4) Sëmundjet e lëkurës (1) Sëmundjet e zemrës (1) Semundjet infektive (103) Sëmundjet kardiake (1) Serotonina (1) Shafrani (1) Shalqiri (1) Shega (2) Shendeti (883) Shëndeti (1) Shëndeti mendor (1) Shenja Brudzhinski (2) Shenja e Kernigut (1) Shenjat (5) Shenjat e meningjitit (2) Shenjat Meningjeale (3) Sheqeri (5) Sherebela (1) Shigellat (1) Shigelloza (9) Shikimi (1) Shoku (1) Shprehi (1) Shqisa (1) Shqisa e ekuilibrit (1) Shqisa e shijimit (1) Shqisa e shikimit (1) Shqisa e të dëgjuarit (1) Shqisa e të nuhaturit (1) Shqisa e të pamurit (1) Shqisat (2) Shtatzania (10) Shtatzënia (1) Shtylla kurrizore (1) Shtypja e gjakut (2) Simptomat (5) Sinapsa (1) Sindroma Raynaud (1) Sipërfaqja trupore (1) Sistemi gastrointestinal (1) Sistemi kardiovaskular (1) Sistemi muskulor (1) Sistemi nervor (2) Sistemi osteo-artikular (1) Sistemi respirator (5) Sitemi muskulor (1) Sjellja (2) Skara (1) Skarlatina (1) Skeleti (1) Skizofrenia (6) Skizofrenia hebefrene (1) Skizofrenia katatonike (1) Skizofrenia paranoide (1) Skizofrenia simplex (1) Soda e bukes (1) Speca të mbushur me djath (1) Sperma (2) Spermatozoidet (2) Spinaqi (4) Sporti (1) Staphylococcus aureus (1) Status Epilepticus (1) Statusi epileptik (1) Statusi neurologjik (1) Steriliteti (1) Sterilizimi (1) Stomaku (3) Stomatologjia (2) Streptokokoza (1) Stresi (11) Stresi post traumatik (1) Studime (5) Substancat narkotike (1) Sulfuri (1) Sulmi ne tru (4) Sulmi ne zemer (2) Susami (1) Syri (3) Sytë (1) Tabes Dorsalis (1) Tachicardia (1) Tahikardia sinusale (1) Teknologjia (2) Telefoni (1) Temperatura (4) Tensioni (1) Teratogjeneza (1) Terminlogji Mjekesore (7) Terminology (43) Tershera (2) Tërshëra (1) Teste (14) Teste mjekësore (4) Teste nga Fiziologjia e njeriut (2) Testi i Coombs-it (1) Testi i Papanikolaut (1) Testosterone (1) Tetanusi (1) Tetralogjia Fallot (1) Tetraplegjia (1) Tetrisi (1) Thenie mjekesore (1) Thinjat (2) Thumbimet (1) Tifoja abdominale (13) Tifoja e zorrëve (13) Tjera (10) Toksinat (2) Tomografia e kompjuterizuar (1) Tomografia konvencionale (1) Tonusi muskular (1) Trajtimi (3) Trakti urogjenital (1) Trangujt (2) Transfusion (1) Translatimi (1) Transmetimi (1) Transmisioni sinaptik (1) Transplantimi (2) Transporti aktiv (2) Transporti i CO2 (1) Transporti i O2 (1) Traumat (1) Traumatologjia (1) Tretesira hipertonike (1) Tretesira hipotonike (1) Tretja (2) Trombocitet (1) Trombocitopenia (1) Tromboembolia (1) Tromboza (1) Troponina (1) Trupi (2) trupore (1) Truri (11) Tuberkulozi (2) Tularemia (1) Tumoret (1) Tumori (7) Uji (8) Ulçera gastrike (1) Ultrazëri (1) Uria (1) Urina (1) Urinimi (1) Urografia intravenoze (1) Urologjia (1) Urthi (1) Ushqimi (41) Ushqimi i detit (1) ushtrime mjekesi interne (8) Ushtrime nga neurologjia (4) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) Ushtrimet (7) Uthulla (1) Uthulla e mollës (1) Vagina (1) Vaji (2) Vaji i peshkut (1) Vaji i ullirit (5) Vaksinat (3) Variçella (1) Vdekja (5) Venat varikoze (4) Veshi (1) Veshka policistike (1) Veshkat (3) Vetmia (3) Vetullat (1) Vezet (4) Vezoret (1) Vibrio Cholerae (1) Vibrio parahemoliticus (1) Video (6) Video shkencore (15) Viral infection (1) Virus (1) Viruset (2) Virusi HIV (1) Virusologjia (2) Vitamina A (1) Vitamina C (5) Vitamina D (7) Vitamina E (2) Vitamina K (1) Vitaminat (14) Vjellja (2) Xhemi (1) Xhenxhefili (2) Yersinia enterocolitica (1) Yndyrat (1) Zbulime (23) Zemra (13) Zjarri i natës (1) Zorra e trashë (1)

Postimet sipas alfabetit