Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Na ndiqni me email - Follow by Email - Merrni njoftime për postimet e reja

“Në hap me trendet Pupa se shpejti do sjell produktin më të ri Contouring & Strobing” plus 5 more femra.net

loading...

“Në hap me trendet Pupa se shpejti do sjell produktin më të ri Contouring & Strobing” plus 5 more femra.net


Në hap me trendet Pupa se shpejti do sjell produktin më të ri Contouring & Strobing

Posted: 26 Sep 2016 07:20 AM PDT

pupa-contouring-strobing-produkt-ri-seshpejti

Interneti ka treguar edhe njëherë se është një inkubator i modës dhe trendeve më të mëdha të makeup-it. Mediat sociale, mbi të gjitha, janë mjeti i preferuar për përhapjen e disa teknikave të reja të make up-it, që me të vërtetë kanë mahnitur yjet e ShowBizit, këto janë: konturimi dhe ndriçimi (Contouring and Strobing). Kjo teknikë përdoret për të gdhendur tiparet e fytyrës si dhe për të balansuar formën e fytyrës me nuanca të dritës dhe hijes. Këto dy tendenca të makeup-it japin një vështrim që ju bën gati për selfie.

Pupa ka kapur një trend dhe ka vendosur që t'i ofrojë konsumatorit të saj një produkt profesional për riorganizimin e kontureve të fytyrës duke iu dhënë një cilësi të mrekullueshme tridimenzionale. Konturimi dhe ndriçimi – Ready4Selfie është paleta ideale për grimin e fytyrës.

contouring-pupa

Me aplikimin e teknikës njëra pas tjetrës, tri nuancat apo hijet e pluhurit do mundësojnë gdhendjen e kontureve të fytyrës si dhe do krijojnë një efekt të hijes për t'i përkufizuar sa më shumë tiparet e fytyrës. Ndërsa, hijëzuesi kompakt (highlighter) mund të aplikohet në pjesët më të theksuara të fytyrës për të kapur dritën dhe formën e tipareve.

qwef

Produktin Contouring and Strobing do keni mundësinë ta bleni pas 2 javëve, në të gjitha pikat e shitjes së brendit Pupa.

Për më shumë informata për produktet e brendit Pupa dhe për të gjitha të rejat e tjera, klikoni  këtu…

pupa-fb


 

Der Beitrag Në hap me trendet Pupa se shpejti do sjell produktin më të ri Contouring & Strobing erschien zuerst auf femra.net.

Kylie Jenner, hap krahun! Është radha e Era Istrefit!

Posted: 26 Sep 2016 02:56 AM PDT

era-istrefi-surprize

Derisa Kylie Jenner nuk është këngëtare, pse duhet t'i hapë rrugën Era Istrefit? Këtë herë për artisten shqiptare, suksesi nuk është në muzikë. Era Istrefi, tashmë i ka kaluar kufijtë në muzikë, dhe është parë si imazhi i duhur edhe për brandet e kozmetikës, ashtu si më e vogla e familjes Kardashian – Jenner.

Kështu, siç mëson Prive, artistja shqiptare shumë shpejt do të zyrtarizojë një kontratë të majme me një prej emrave më të mëdhenj të kozmetikës, Revlon, imazh i së cilës ka qenë së fundi Kylie Jenner. Era do të jetë pjesë e Sinful Colors, që përmban një seri llaqesh për thonjtë. Pasi të nënshkruajë kontratën, Era do të jetë e lirë të krijojë, sipas preferencave të veta, edhe një seri ngjyrash të preferuara.

 

Burim: revistaclass

Der Beitrag Kylie Jenner, hap krahun! Është radha e Era Istrefit! erschien zuerst auf femra.net.

Ata blenë tokë të mbuluar me shkurre: 16 vjet më vonë, kjo është shtëpia më e bukur në botë!

Posted: 26 Sep 2016 02:34 AM PDT

shtepia-bukur-blere-shkurre

Entuziazmi i turistëve me shtëpinë e bukur është aq i madh sa që vazhdimisht qëndrojnë skaj saj që të fotografohen, dhe në fund përfundon me bllokimin e trafikut

Kur pikërisht në vitin 2000 u transferuan në shtëpinë e vogël në Loh Lomond në Skoci, Robert dhe Lizzie Burns filluan ta rregullojnë oborrin, i cili aspak nuk i pëlqeu.

Atëherë ata e quajtën “xhungël” dhe çdo ditë e shfrytëzonin gjithë kohën e lirë që një pjesë të tokës të mbuluar me shkurre ta shndërrojnë në kopshtin e vogël të parajsës.

As që e mendonin se do të bien në dashuri me këtë hobi dhe rezultatet që kanë arritur, si dhe që për rregullimin e kopshtit do t'i përkushtohen për 16 vjet të plota!

Për fat të keq, Lizzie në ndërkohë ka vdekur, por Robert vazhdoi projektin e tyre të përbashkët, i cili tani është një atrakcion i vërtetë për turistët.

Entuziazmi i turistëve me shtëpinë e bukur është aq i madh sa që vazhdimisht qëndrojnë skaj saj që të fotografohen, dhe në fund përfundon me bllokimin e trafikut.

shtepia-bukur-blere-shkurre-1

Kjo nuk duhet të na habit, pasi bëhet fjalë për një nga shtëpitë e rralla që është e fshehur me vazo të varura lulesh, gardhe lulesh, kaçuba shumë të bukura trendafilash, harmoni e bukur kopshti … Këtu është edhe një imitim i hekurudhës dhe trenit, vagonët e të cilit, natyrisht, përbëjnë vazot me lule.

"Në fillim isha i entuziazmuar me vëmendjen e madhe të turistëve, por tani jam mësuar. Madje edhe gjatë natës nga dritarja vërej shkrepje aparati në drejtim të shtëpisë dhe pyes veten pse fotografojnë shtëpinë kur jasht është errësirë e plotë. Por, ata e bëjnë vazhdimisht", thot Roberti 75-vjeçarë për Daily mail.

shtepia-bukur-blere-shkurre-2

Sot, në dyqanet lokale dhe sallone shiten suvenire me foto të shtëpisë së Burns-it. Kur u pyetën se cili është sekreti i tij në kultivimin tepër të suksesshëm të luleve, Burnsi i vjetër u përgjigj:

"Nuk mund askujt t'i jap këshilla. Ndonjëherë më duhen vite të mbaj mend emrat e bimëve që i kam mbjellë dhe për të kujtuar rradhitjen, e le më mënyrën e rritjes. Vërtet janë shumë", zbuloi Robert Burns./femra.net/

 

Der Beitrag Ata blenë tokë të mbuluar me shkurre: 16 vjet më vonë, kjo është shtëpia më e bukur në botë! erschien zuerst auf femra.net.

Për një femër të tillë, meshkujt janë në gjendje të bëjnë gjithçka!

Posted: 26 Sep 2016 01:42 AM PDT

meshkujt-femra-pelqejne-venat-presin-cmenden

Vetëbesimi është një nga afrodiziakët më të fuqishëm

Gjuha e trupit ka rëndësi gjatë joshjes dhe prej saj gjithçka fillon

Për shembull, nuk duhet të uleni në mënyrë që duart dhe këmbët të ju krijojnë pengesë mes jush dhe personit në fjalë. Mos i mbani duart e kryqëzuara përderisa bisedoni sepse do të leni përshtypjen se jeni një person i ngurtë, nuk jeni fare tërheqëse dhe nuk shfaqni aspak ndjesi inkurajuese.

Flirtoni

Ju nuk duhet të jeni të huaj apo të njohur që të flirtoni. Kjo është një mënyrë e mrekullueshme që një marrëdhënie shoqërore ta ktheni në një nivel më të lartë emocional. Flirtimi me personin që keni raport miqësor, në mënyrë të qartë tregon se ju dëshironi diçka më shumë nga ai.

Theksoni detaje të rëndësishme

Meshkujt janë krijesa vizuale, dhe studimet tregojnë se se ata tek femrat së pari vërejnë fytyrën, sytë dhe buzëqeshjen. Këtu nuk bëhet fjalë që ju të grimoni sytë tuaj sa më shumë që të jeni tërheqëse, por është e rëndësishme të ofroni energji pozitive, buzëqeshje të ëmbël dhe shumë ngrohtësi. Kur ju jeni me të vërtetë e lumtur, i tërhiqni si një magnet meshkujt përreth jush.

Bëhuni ekstrovert

Meshkujt ndjehen në presion të madh kur duhet gjithçka të ndermarrin ata. Studimet tregojnë se personat ekstrovert bëjnë pjesë në kategorinë e 5 njerëzve më të lumtur sipas llojeve të personalitetit. Mos e humbni shpresën nëse jeni natyrë paksa e rezervuar, pasi kjo mund të jetë një mundësi që të provoni diçka të re. Në fillim mund të ju duket e çuditshme dhe madje e pakëndshme, por kur ju të liroheni mjaftueshëm dhe të relaksoheni me qëndrimin e tillë, do të vëreni se çdo gjë shkon më lehtë.

Duani veten

Vetëbesimi juaj është shumë tërheqës për meshkujt. Edhe nëse nuk ngjani sikur një modele, ju sërish duajeni veten dhe personalitetin tuaj. Nëse ju e pranoni dhe doni veten për atë që jeni, kjo do të ndikojë që edhe partneri apo mashkulli krah jush të vlerësojë këto atribute./femra.net/

 

Der Beitrag Për një femër të tillë, meshkujt janë në gjendje të bëjnë gjithçka! erschien zuerst auf femra.net.

TREND: Si t’i kombinoni veshjet me supe të zbuluara?

Posted: 26 Sep 2016 12:57 AM PDT

veshje-trend-mode-supe-zbulur-dukje-femer

Kombinimet e veshjes me supe të zbuluara janë një trend nga sezoni në sezon, pëlqehen shumë nga blogeret dhe yjet e famshme, por gjithmonë shohim të njejtën gjë, dhe është pak e mërzitshme për syrin tonë, a nuk është ashtu?

Pas një numri të madh të pasarelave të modës në New York, disa kombinime klasike mund të gjallërojnë tërësisht pamjen tuaj. Për sezonin e ardhshëm të pranverës gjithçka do të sillet rreth këtyre modeleve. Kombinimi i veshjeve me supe të zbuluara, si për shembull mbi një këmishë mund të rifreskojë pamjen tuaj, gjë që lehtë mund të shfrytëzoni edhe veshje të vjetra nga dollapi juaj.

profimedia-0300052819-527x790

Në pasarelën e modës Heart Altuzzarino, sytjenat me kthesa (karnera) nën rrobat e thurura kanë dhënë një pamje krejtësisht unike dhe me shumë stil. Tek Vera Wang këmishat janë kombinuar me material prej katroreve bardhë e zi që në shikim të parë jep ndjesinë e një pamje djaloshare.

profimedia-0300110223-527x790

Këtyre kombinimeve iu janë shtuar edhe pjesë tjera si dantellë e tejdukshme nën këmishë apo kombinime tjera transparente për ta bërë sa më elegante pamjen.

profimedia-0300110152-527x790

Sipas asaj që kemi parë në Javën e Modës gjatë këtij viti në New York, mos i hudhni veshjet tuaja më të vjetra apo 'OTS bluzat' (bluzat të thurura me vija) që ndoshta ju kanë mbetur gjatë kohë në dollap, sepse duket që nuk është koha t'i thuani lamtumirë këtij trendi. Tani për tani jo!/femra.net/

profimedia-0300477105-527x790

 

Der Beitrag TREND: Si t'i kombinoni veshjet me supe të zbuluara? erschien zuerst auf femra.net.

8 gjërat që gjinekologu juaj rekomandon mos t’i bëni

Posted: 26 Sep 2016 12:35 AM PDT

gjinekologu-gjerat-duhet-dini-kujdes-seksuale-vagina

Për të mirën tuaj, këto janë shprehi që duhet t'i largoni…

1. Të jeni vazhdimisht nën stres të shkoni në gjinekolog dhe të vononi kontrollet. Është shumë normale të jeni paksa nervoze, por mos lejoni që të shkoni në kontroll vetëm kur çështja është serioze dhe diçka nuk është në rregull me trupin tuaj. Kërkoni këshilla nga miqtë tuaj, ndani përvojat për gjetjen e një mjeku të përshtatshëm me të cilin do të ndiheni shumë rehat.

2. Të prisni deri sa të humbni virgjërinë që të shkoni në kontrollin e parë gjinekologjik. Nëse nuk keni pasur akoma marrëdhënie seksuale dhe nuk keni për qëllim ta bëni edhe për një kohë, kjo nuk nënkupton që gjinekologu nuk duhet të gjejë vend në jetën tuaj. Rekomandohet për arsye shëndetësore që kontrolli i parë të bëhet mes moshës 13 dhe 15 vjeçe për të monituruar ciklin tuaj, por edhe të gjitha problemet e mundshme.

3. Mosdiskutimi gjatë kontrollit gjinekologjik. Po, ne e dimë se sa e pazakontë është të flasësh për jetën tuaj seksuale me një njeri që e shihni një herë në vit, por mbani mend se gjinekologu juaj është shumë fanatik në mbajtjen e informacioneve që dëgjon nga ju. Përveç kësaj, këshillohet që të jeni të sinqertë gjatë diskutimit për shëndetin tuaj seksual, në mënyrë që mjeku të mund të zgjidh dhe ndihmojë për problematikën tuaj.

4. Të besuarit në përralla rreth higjienës intime. Jo, nuk ka asnjë produkt higjienik që mund të bëjë që "aty poshtë" të ju vijë aromë e këndshme si një buqetë me lule jorgovane, dhe të jetë e padëmshme për shëndetin e vaginës suaj. Në të vërtetë, produktet aromatike mund të shkaktojnë irritim dhe reaksion alergjik apo edhe disbalans kimik si dhe rritje të zhvillimit të florës bakteriale. Lani zonën intime me një sapun të butë dhe kjo është e gjitha që i duhet higjienës suaj.

5. Shqetësimi rreth mënyrës së depilimit të vaginës. Jo, gjinekologut tuaj aspak nuk i intereson a keni bërë depilim me dyll, depilim brazilian, apo thjeshtë jeni të parruara. Është mirë që të kujdeseni për mirëmbajtjen e zonës intime, por jo që i intereson mjekut.

6. Injoroni simptomat. Nëse gjatë gjithë kohës keni ndjesinë se urinoni shpesh dhe keni djegie gjatë procesit, atëherë është e mundshme që të keni infeksion të traktit urinar. Nuk është mirë t'i injoroni simptomat sepse mund të nxitni probleme të veshkave, dhe nëse keni probleme të tilla, mënjëherë leni takim me mjekun tuaj.

7. Të hulumtoni në internet diagnozën tuaj. Përveç kësaj, ju do të bindni veten apo do të krijoni ndjesinë se do të vdisni parakohe nga një sëmundje e pashërueshme, do të ngarkoheni me informata të llojllojshme pa nevojë dhe pa vërtetësi të fakteve. Kjo është një ide shumë e keqe për të kërkuar përgjigjet për problemet e shëndetit në internet. Vetëm mjeku juaj mund të di se cilët faktor mund të merren për bazë për të gjetur se ku qëndron me të vërtetë problemi juaj. Internetin shfrytëzojeni për gjëra të tjera!

8. Injorimi për marrëdhëniet e sigurta seksuale. Ndoshta mund të ndjeheni jokëndshëm gjatë bisedave me mjekun për gjëra të tilla si kontracepsionin, marrëdhëniet seksuale apo sëmundjet që mund të transmetohen përmes seksit, por gjinekologët flasin çdo ditë për gjëra të tila dhe vetëm ata mund të japin këshilla të mira rreth mbrojtjes dhe metodat e duhura të kontraceptivëve./femra.net/

 

Der Beitrag 8 gjërat që gjinekologu juaj rekomandon mos t'i bëni erschien zuerst auf femra.net.

Tjerat postime

Acid citrate dextrose (1) Acidet yndyrore (1) Acidi folik (2) Acidi hoalurinik (1) Acidi neuraminik (1) Aciditeti (2) Aciditeti i lukthit (1) Acidoza (1) Acidoza metabolike (1) Acidoza respiratore (1) Acne Rosacea (1) Acquired immune deficiency syndrome (1) Acromegalia (2) Acute lymphoblastic leukemia (1) Acute myeloblastic leukemia (1) Adaptimet qelizore (1) Adenoma (1) Adherenca (2) Adoleshenca (1) Adult T-cell leukemia (1) Aerobilia (1) Aftet (1) Aknet (3) Aktina (2) Akulli (2) Akupunktura (2) Alergjia (6) Algat blu të gjelbërta (1) Alkaloza metabolike (1) Alkooli (1) Alopecia (1) Alotipia (1) Aminosheqernat (1) Analiza e radiografisë së kraharorit (1) Analizimi i radiografisë së mushkërive (1) Anamneza (11) Ananasi (2) Anatomia (137) Anatomia e komblikut (1) Anatomia Patologjike-Patologjia (29) Andropauza (1) Anemia (6) Anemia sideropenike (1) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Angina pectoris (1) Angiografia (1) Angiografia renale (1) Ankthi (3) Anoreksia (2) Antibiotiket (3) Anticoagulant (1) Antidiabetikët oralë (1) Antigen (1) Antigjeni (2) Antigjeniteti (1) Antihiperlipidemikët (1) Antihipertenzivët (1) Antioksiduesit (3) Antitrupat (1) Antritrupat (1) Aortografia (1) Apertura pelvis inferior (1) Apheresis (1) Aphersis (1) Aplastic anemia (1) Arkiva (3) Arra (4) Arrat (2) Arteriografia (1) Artritit reumatoid (3) asazha e ezofagut (1) Asciti (1) Asfiksia (2) Aspirina (3) Astma (5) Ataku kardiak (1) ATP (1) Atrofia (1) Auskultimi (1) Auskultimi i zemrës (1) Autizmi (5) Autologous (1) Autopsia (1) Avokado (5) Bajamet (3) Bakteriet (1) Bananet (5) Barnat (7) Barnat në shtatzëni (1) Bazofilet (2) Bebet (1) Belbëzimi (1) Beta-bllokatorët (1) Biokimi (38) Biokimia klinike (4) Biokimia Mjekësore (1) Biologji (15) Bishtajat (1) Bizelja (3) Blood (3) Blood component (1) Bollguri (1) Boronica (5) Boronicat (2) Borziloku (2) Bradikinina (1) Brenga (1) Brokoli (9) Bronhografia (1) Buffy coat (1) Bustina (1) Buzeqeshja (1) Çaji i gjelbërt (1) Çajrat (2) Campylobacter jejuni (1) Caput Medusae (1) Cefalgjitë (1) Celulari (1) Celuliti (2) Chronic lymphoblastic leukemia (1) Chronic myeloblastic leukemia (1) Cikli i Krebsit (1) Cikli menstrual (4) Cikli qelizor (1) Ciklizina (1) Cirroza (1) Cirroza alkoolike (1) Cirroza biliare (1) Cirroza e mëlçisë (2) Cirroza kardiake (1) Cirroza metabolike (1) Cirroza posthepatike (1) Cistat (1) Cistografia (1) Cistoureterografia (1) Citrate phosphate dextrose (1) Çokollata e zezë (1) Colitis acuta (1) Columna vertebralis (1) Çrregullimet Skizoafektive (1) Çrregullimi depresiv madhor (1) Dafina (1) Dalja e dhëmbëve (1) Dardha (1) Dëgjimi (1) Dehidrimi (1) Deksametazoni (1) Demenca (1) Depresioni (12) Depresioni psikotik (1) Depresionin postpsikotik (1) Dermatologjia (6) Dermatology (1) Dhembet (7) Dhëmbët (1) Dhimbja (3) Dhimbja e fytit (1) Dhimbja e gjoksit (1) Diabeti (11) Diagnoza (7) Diagnoza diferenciale (1) Dializa (1) Diarra virale (1) Diarrea (5) Diarrea e udhëtarëve (1) Dielli (3) Dieta (17) Difuzioni (3) Difuzioni i gazrave (1) Difuzioni i lehtesuar (2) Difuzioni i thjeshte (2) Difuzioni pasiv (1) Digjestioni (1) Diplegjia (1) Distribuimi apo shperndarja e barnave (1) Diuretikët tiazidik (1) Dizenteria Bacilare (1) Djathi (3) Djersitja (2) Domatet (4) Domeni specifik (1) Dosja e pacientit (1) Dredheza (2) Dridhja e duarve (1) Drithërat (1) Drogat (1) Duedenografia hipotonike (1) Duhani (14) Eberthella typhi (1) Ebola (4) Ecja (2) Eczema herpeticum (1) Edema e mushkërive (1) Efektet anësore (1) Ego (1) Egzocitoza (1) Ekuilibri (1) Ekzaminime (4) Ekzaminimi Kardiovaskular (1) Ekzaminimi me radioizotope (1) Ekzaminimi neurologjik (2) Ekzaminimi neurologjik i nervave kranial (1) Ekzaminimi pediatrik (1) Elektrokardiograme (5) Eliminimi i barnave (1) Embolia (1) Embriologji (1) Emfizema mediastinale (1) Encephalitis (1) Enderrat (1) Endocitoza (1) Endokrinologjia (6) Endoskopia (1) Enët e gjakut (2) English Medical (68) Enteritis (1) Enzimet (2) Eozinofilet (1) Epidemiologji (20) Epidemiologjia e Koleres (1) Epilepsia (6) Epiteli (1) Epiteli boshtor (1) Epiteli ciliar (1) Epiteli i shtresuar (1) Epiteli kubik (1) Epiteli oral (1) Epiteli pseudoshtresor (1) Epitopi (1) Era e gojes (3) Erizipela (1) Eshterat (1) Eshtrat e gjymtyrës së sipërme (1) Eshtrat e kokës (1) Eshtrat e kraharorit (1) Ethet e buzeve (1) Ethet hemorragjike (1) Ethet hemorragjike Denge (1) Ethet hemorragjike Junin (1) Ethet hemorragjike Krime Kongo (1) Ethet hemorragjike Machupo (1) Ethet hemorragjike me sindrom renal (1) Ethet hemorragjike virale (1) Etiologjia (5) Eukariotët (1) Fagocitet (1) Fagocitoza (3) Faktoret e kancerogjenezës (1) Familja (1) Fara e zezë (1) Farat e lulediellit (1) Farmakogjenetika (1) Farmakokinetika (1) Farmakologjia (12) Farmakologjia Klinike (14) Farmakoterapia (1) Fasulja (3) Feferonat (1) Fëmija (4) Femrat (7) Fermentimi (1) Fertiliteti (2) Fertiliteti mashkullor (1) Fetusi (1) Fibrilacioni atrial (2) Fibrilacioni ventrikular (1) Fibroza (1) Fiku (1) Filma rentgen (2) Filtrimi (1) Fistulografia (1) Fiziologji Patologjike (8) Fiziologjia e njeriut (59) Flateri atrial (1) Floket (6) Flokët (1) Foramen infrapiriforme (1) Fosfori (1) Foshnja (2) Fraktura (1) Fraktura kraniale (1) Fremitus tactile (1) Frika (2) Fruktoza (1) Frustracioni (1) Frutat (4) Fruthi (6) Fryerja e barkut (1) Frymëmarrja (1) Ftoi (2) Fyti (1) Fytyra (5) Galaktoza (1) Galaktozamina (1) Galaktozemia (1) Galeria Mjekesore (3) Gastroduedenografia (1) Gastroenteritis acuta (1) Gastroenterologjia (1) Gërhitja (1) Geriatria (1) Gihti (1) Gjakderdhja (1) Gjaku (6) Gjëndrrat (1) Gjenetika Humane (18) Gjinekologjia (18) Gjiri (2) Gjuha (1) Gjuha gjeografike (1) Gjumi (15) Glikokalisi (1) Glikoliza (1) Glositi migrues (1) Glukoza (2) Glukozamina (1) Gluteni (1) Goditja nga dielli (1) Goja (1) Granuloma e kërthizës (2) Gripi (3) Grup interaktiv në Facebook (1) Grupet e gjakut (2) Guret ne veshka (1) Hapteni (1) Harresa (1) Heksozaminat (1) Helmimet ushqimore (1) Hemangioma (1) Hemangioma e kapakut të sipërm të syrit (1) Hematologjia (2) Hemiplegjia (2) Hemofilia (1) Hemoroidet (1) Hemorragjia cerebrale (1) Hemorragjia intrakraniale (1) Hemorragjia nga goja (1) Hepatitet (1) Hepatitet Virale (2) Hepatiti (4) Hepatiti A (8) Hepatiti C (1) Hepatiti E (1) Heroina (1) Herpes Zoster (2) Herpesi labial (2) Hidratimi (1) Hidrokortizoni (1) Higjena (7) Higjiena e ushqimit (1) Hiperbilirubinemia (1) Hiperbilirubinemia fiziologjike (1) Hiperkalemia (1) Hiperplazia (1) Hipertensioni (8) Hipertensioni portal (1) Hipertermia (1) Hipertrofia (1) hipervitaminoza (1) Hipofiza (1) Hipokalemia (1) Hipotensioni (1) Hipovitaminoza (1) Histamina (1) Histeria (2) Histero-salpingografia (1) Histologjia e Njeriut (1) Histologjia-Preparatet (8) Hithrat (2) Holoenzima (1) Homeostaza (1) Hormonet (1) Hormonet e stresit (1) Hudhra (7) Hulumtime (1) Humbja e peshes (15) Hurmat (1) Hydrocephalus (1) I posalinduri (3) Ibuprofeni (1) Idiotipia (1) Ikteri hepatik (1) imazhe radiologjike (1) Imuniteti (2) Imuniteti humoral (2) Imuniteti i fituar (1) Imuniteti i lindur (1) Imuniteti jospecifik (1) Imuniteti qelizor (2) Imuniteti specifik (2) Imunogjenetika (1) Imunogjeniteti (1) Imunoglobulinat (1) Imunologjia (39) Indi dhjamor (1) Indi lidhor (1) Indi lidhor fijengjeshur (1) Indi lidhor fijeshkrifet (1) Indi limfoid (2) Indi muskulor (2) Indi nervor (1) Infarkti (4) Infeksionet (3) Infeksionet pulmonare (1) Infeksioni urinar (2) Infertiliteti (1) Influenca (1) Informatika Mjekësore (4) Ingjestioni (1) Inkubacioni (1) Insektet (1) Insomnia (1) Inspeksioni (3) Insulina (1) Irigografia (1) Izotipia (1) Japanese encephalitis (1) Jeta artificiale (1) Jodi (2) John Hopkins (1) Jonet e Kaliumit (1) Kaça (1) Kafazi i kraharorit (1) Kafeja (10) Kajsia (1) Kakao (1) Kalciumi (2) Kalikreina (1) Kaliumi (7) Kamomili (2) Kanabisi (1) Kanceri (39) Kanceri i gjirit (9) Kanceri i lekures (1) Kanceri i pankreasit (1) Kanceri i qafës së mitrës (1) Kandidiaza orale (1) Kanella (2) Kapjet e Leopoldit (1) Karbohidratet (1) Kardiokirurgjia (1) Kardiologjia (5) Kariesi (2) Karota (4) Karrigia (1) Kemotaksa (2) Kerca e hijalines (1) Kerca elastike (1) Kërpudhat (2) Kërthiza (1) Keshilla (55) Kikiriku (3) Kimioterapia (1) Kirurgjia (2) Kivi (5) Klinika (3) Klonimi (1) Klori (1) Koagulimi i gjakut (1) Kockat (2) Koenzimat (1) Kokaina (1) Kokoshkat (1) Kolangiografia intravenoze (1) Kolangiografia postoperatore ose operatore (1) Kolangiografia transhepatike perkutane (1) Kolangiopankreatografia endoskopike retrograde (1) Kolecistografia orale (1) Kolera (13) Kolesteroli (4) Kolli (1) Kombliku (1) Komplementi (3) Komplikimet (2) Komplikimet e Kolerës (1) Komunikimi (1) Koncentrimi (1) Kondroitin sulfati (1) Konflikti primar (1) Kontraceptivët (1) Kontraceptivët oralë (1) Kontraksioni i muskujve (2) Kontrasti (1) Konverzioni (1) Kopra (1) Kortikosteroidet (1) Kortizoni (1) Kosi (5) Krimbi (1) Kripa (4) Kuize (11) Kujtesa (7) Kumbulla (4) Kungulli (1) Kuriozitete (1) Lajme (134) Lajthia (1) Lakra (1) Laktoza (2) Latanti (2) Lekura (5) Lëkura (1) Lemza (3) Lëngu i thanave (1) Leukemia (1) Leukoplakia (1) Leukoplakia orale (1) Leukoza (1) Lëvizjet (1) Lidhja neuromuskulare (1) Ligjerata (2) Limfocitet (1) Limoni (10) Lindja (1) Lipotimia (1) Lizozomet (1) Lodhja (5) Lodhja pranverore (1) Lukthi (3) Luleshtrydhe (1) Lumturia (1) Lupus Erythematosus (1) Lupusi (1) Lymph (1) Lythat (1) Magnezi (1) Majdanozi (4) Makroelementet (2) Makrofagët (1) Mamografia (2) Manaferra (2) Mandarina (2) Manovrat e Leopoldit (1) Marijuana (3) Martesa (1) Masat antropometrike (1) Maska (8) Mastiti (1) Mastocitet (1) Masturbimi (3) Matja e shytpjes së gjakut (1) Mediatorët (1) Medulla spinale (1) Megaureteri (1) Mejoza (3) Meklozina (1) Mëlçia (2) Membrana qelizore (1) Memory (1) Mengjesi (1) Meningjiti (1) Menopauza (2) Menstruacionet (1) MERS (1) Mësime mjekësore (2) Metabolizmi (3) Metaplazia (1) Midhjet (1) Migrena (7) Migrena me aurë (1) Migrena pa aurë (1) Mikrobet (2) Mikrobiologji (23) Mikrobiologjia (6) Mikrobiologjia fiziologjike (1) Mikrobiologjia genetike (1) Mikroelementet (2) Miofibrili (1) Miologjia (6) Miozina (2) Mitoza (4) Mitra (2) Mjalta (7) Mjedrat (2) Mjekesi Familjare (1) Mjekesi interne (7) Mjekësi interne (22) Mjekësi sociale (2) Mjekësia Urgjente (1) Mjekimi (6) Mjekra (2) Molla (9) Monocitet (1) Monoplegjia (2) Monosaharidet (1) Morbus Basedow (2) Morbus Crohn (1) Morbus Graves (1) Mosha e kockave (1) Mosha e mesme (1) Mosha gestative (1) Mosha parashkollore (1) Mosha shkollore (1) Moti (1) Motoneuronet (1) Motoneuroni periferik (1) Motoneuroni qëndror (1) Multivitaminat (1) Mungesa e hekurit (2) Muscle (1) Mushkëritë (3) Mushkonjat (2) Mushmolla (1) Muskujt (11) Muskujt e lëmuar (1) Muskujt kardiak (1) Muskujt skeletik (4) Muskulatura e Lëmuar (1) Muskulatura e Zemrës (1) Muskulatura skeletike (2) Myasthenia Gravis (9) Mycoplasma (1) Nafta (1) Nativi i abdomenit (1) Natriumi (3) Nauzea (1) Ndarja qelizore (2) Ndihma e parë (3) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Ndotja e ajrit (2) Nefrologjia (4) Nefropatia diabetike (1) Nekroza (1) Nekroza yndyrore (1) Neonatologjia (5) Neoplazma (1) Neostigmina (1) Nervat e kokes (3) Nervat kranial (1) Nervoza (1) Neuralgjia (1) Neuralgjia glossofaringeale (1) Neuralgjia Trigemale (1) Neurastenija (5) Neurofibromatoza (1) Neurologji (48) Neurologji me Neuropsikiatri (73) Neuroradiologjia (1) Neuroza (9) Neuroza hipohondrike (1) Neuroza histerike (3) Neutrofilet (1) Ngacmueshmëria (1) Nitroglicerina (1) Njeriu (1) Nuhatja (1) Nyjet (1) Obeziteti (4) Obstetrika (13) Oftalmologjia (4) Omega 3 (7) Omphalitis (1) Onkologjia (4) Optimizmi (1) Organizmi (4) Orgazma (1) Orizi (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Ortopedia (1) Ortoreksia nervore (1) Osmoza (3) Ossa cranii (1) Ossa membri superioris (1) Ossa thoracis (1) Osteoarthritis (1) Osteologjia (1) Otorinolaringologjia (6) Ovulacioni (1) Pagjumësia (2) Palca e kuqe (1) Palpacioni (1) Pamje klinike (18) Paniku (1) Pankreasi (1) Panxhari (1) Papa testi (2) Papaja (1) Paracetamoli (6) Paraliza (1) Paralizat (1) Paralysis (1) Parandalimi (2) Paraplegjia (2) Parazitologji (4) Parazitologjia (1) Pasazha e zorrëve të holla (1) Pasqyra klinike (5) Patatja (1) Patogjeneza (4) Patogjenza (1) Patologjia (1) Pediatria (137) Pediatrics (1) Pemphigus vegetans (1) Përballja me kancerin (4) Perimet (3) Perimet jeshile (1) Perimetri i kokës (1) Periudha embrionale (2) Periudha fetale (2) Periudha neonatale (1) Periudha postnatale (1) Periudha prenatale (2) Perkusioni (2) Pesha trupore (2) Peshku (3) Pesticidet (1) pH (1) Pielografia retrograde (1) Pijet (8) Pijet energjike (1) Pikat e auskultimit (1) Piperi i zi (1) Piridostigmina (1) Pjepri (1) Pjeshka (1) Plakja (4) Plazma e gjakut (1) Pneumonia (3) Pneumoperitoneumi (1) Pneumotoraksi (1) Pneumotoraksi spontan (1) Polymialgia rheumatica (1) Portokalli (3) Potenciali i aksionit (1) Potenciali i veprimit (1) Potenciali membranor (1) Prednizoloni (1) Pregnancy (1) Presioni arterial (1) Presioni i gjakut (5) Probiotikët (1) Problemet me sy (1) Problemet mendore (1) Prognoza (1) Prokariotët (1) Proliferimi Tumoral (1) Propedeutika (1) Prostata (2) Prostoglandinet (1) Psikiatria (2) Psikologjia (3) Psikoza (3) Psikoza Maniako-Depresive (1) Psikozat endogjene (1) Psoriasis (1) Puna (2) Puna e zemrës (1) Punime shkencore (6) Pyetje (1) Pyetje dhe pergjigje (2) Pytje dhe Pergjigje (12) Qarkullimi i gjakut (2) Qeliza (8) Qelizat (1) Qelizat dhjamore (1) Qelizat e gjakut (1) Qelizat e lëkurës (1) Qelizat e syrit (1) Qelizat gjëndërore (1) Qelizat kancerogjene (1) Qelizat kockore (1) Qelizat limfatike (1) Qelizat mediatore (1) Qelizat nervore (1) Qelizat seksuale (1) Qelizat staminale (2) Qelizat tumorale (1) Qelizat vrasëse natyrale (1) Qendra per avancimin e studimeve (2) Qendra për avancimin e studimeve (1) Qepa (7) Qepa e kuqe (1) Qepa e re (1) Qershia (3) Qeshja (1) Quadriplegjia (2) Qumeshti (2) Radioaktiviteti (1) Radiografia (1) Radiografia kontrolluese (1) Radiografia krahasuese (1) Radiografia native (1) Radiografia standarde (1) Radiologjia (15) Radioskopia (1) Raste Klinike (4) Raste Klinike të ndryshme (1) Reaksionet imunologjike (1) Reaksionet kimike (1) Reaksioni i aglutinimit (1) Reaksioni i fiksimit te komplementit (1) Reaksioni imunologjik i tipit I (1) Reaksioni imunologjik i tipit II (1) Reaksioni imunologjik i tipit III (1) Reaksioni imunologjik i tipit IV (1) Reaksioni imunologjik i tipit V (1) Receta (8) Reflekset (2) Refleksi kërkimbuzor (1) Refleksi i kapjes (1) Refleksi i Moros (1) Refleksi i qëndrueshmërisë aktive (1) Refleksi i Robinsonit (2) Refleksi i thithjes (1) Refleksi natyror për ecje (1) Rehabilitation (1) Respiracioni (1) retesira izotonike (1) Reumatologjia (3) Rezistenca (1) Rezonanca magnetike (1) Riprodhimi (2) Rozmarina (1) Rrepa (1) Rritja (3) Rritja e dhëmbëve (1) Rritja e kokës (1) Rrugët e frymëmarrjes (1) Rrushi (3) Saharoza (1) Salmonella (1) Salmonella typhi (1) Salmoni (2) Sarkomera (1) Sauna (2) Seksi (6) Selino (1) Semiologjia (1) Sëmundja e Alzheimerit (1) Sëmundja e sheqerit (1) Sëmundjet (4) Sëmundjet e lëkurës (1) Sëmundjet e zemrës (1) Semundjet infektive (103) Sëmundjet kardiake (1) Serotonina (1) Shafrani (1) Shalqiri (1) Shega (2) Shendeti (883) Shëndeti (1) Shëndeti mendor (1) Shenja Brudzhinski (2) Shenja e Kernigut (1) Shenjat (5) Shenjat e meningjitit (2) Shenjat Meningjeale (3) Sheqeri (5) Sherebela (1) Shigellat (1) Shigelloza (9) Shikimi (1) Shoku (1) Shprehi (1) Shqisa (1) Shqisa e ekuilibrit (1) Shqisa e shijimit (1) Shqisa e shikimit (1) Shqisa e të dëgjuarit (1) Shqisa e të nuhaturit (1) Shqisa e të pamurit (1) Shqisat (2) Shtatzania (10) Shtatzënia (1) Shtylla kurrizore (1) Shtypja e gjakut (2) Simptomat (5) Sinapsa (1) Sindroma Raynaud (1) Sipërfaqja trupore (1) Sistemi gastrointestinal (1) Sistemi kardiovaskular (1) Sistemi muskulor (1) Sistemi nervor (2) Sistemi osteo-artikular (1) Sistemi respirator (5) Sitemi muskulor (1) Sjellja (2) Skara (1) Skarlatina (1) Skeleti (1) Skizofrenia (6) Skizofrenia hebefrene (1) Skizofrenia katatonike (1) Skizofrenia paranoide (1) Skizofrenia simplex (1) Soda e bukes (1) Speca të mbushur me djath (1) Sperma (2) Spermatozoidet (2) Spinaqi (4) Sporti (1) Staphylococcus aureus (1) Status Epilepticus (1) Statusi epileptik (1) Statusi neurologjik (1) Steriliteti (1) Sterilizimi (1) Stomaku (3) Stomatologjia (2) Streptokokoza (1) Stresi (11) Stresi post traumatik (1) Studime (5) Substancat narkotike (1) Sulfuri (1) Sulmi ne tru (4) Sulmi ne zemer (2) Susami (1) Syri (3) Sytë (1) Tabes Dorsalis (1) Tachicardia (1) Tahikardia sinusale (1) Teknologjia (2) Telefoni (1) Temperatura (4) Tensioni (1) Teratogjeneza (1) Terminlogji Mjekesore (7) Terminology (43) Tershera (2) Tërshëra (1) Teste (14) Teste mjekësore (4) Teste nga Fiziologjia e njeriut (2) Testi i Coombs-it (1) Testi i Papanikolaut (1) Testosterone (1) Tetanusi (1) Tetralogjia Fallot (1) Tetraplegjia (1) Tetrisi (1) Thenie mjekesore (1) Thinjat (2) Thumbimet (1) Tifoja abdominale (13) Tifoja e zorrëve (13) Tjera (10) Toksinat (2) Tomografia e kompjuterizuar (1) Tomografia konvencionale (1) Tonusi muskular (1) Trajtimi (3) Trakti urogjenital (1) Trangujt (2) Transfusion (1) Translatimi (1) Transmetimi (1) Transmisioni sinaptik (1) Transplantimi (2) Transporti aktiv (2) Transporti i CO2 (1) Transporti i O2 (1) Traumat (1) Traumatologjia (1) Tretesira hipertonike (1) Tretesira hipotonike (1) Tretja (2) Trombocitet (1) Trombocitopenia (1) Tromboembolia (1) Tromboza (1) Troponina (1) Trupi (2) trupore (1) Truri (11) Tuberkulozi (2) Tularemia (1) Tumoret (1) Tumori (7) Uji (8) Ulçera gastrike (1) Ultrazëri (1) Uria (1) Urina (1) Urinimi (1) Urografia intravenoze (1) Urologjia (1) Urthi (1) Ushqimi (41) Ushqimi i detit (1) ushtrime mjekesi interne (8) Ushtrime nga neurologjia (4) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) Ushtrimet (7) Uthulla (1) Uthulla e mollës (1) Vagina (1) Vaji (2) Vaji i peshkut (1) Vaji i ullirit (5) Vaksinat (3) Variçella (1) Vdekja (5) Venat varikoze (4) Veshi (1) Veshka policistike (1) Veshkat (3) Vetmia (3) Vetullat (1) Vezet (4) Vezoret (1) Vibrio Cholerae (1) Vibrio parahemoliticus (1) Video (6) Video shkencore (15) Viral infection (1) Virus (1) Viruset (2) Virusi HIV (1) Virusologjia (2) Vitamina A (1) Vitamina C (5) Vitamina D (7) Vitamina E (2) Vitamina K (1) Vitaminat (14) Vjellja (2) Xhemi (1) Xhenxhefili (2) Yersinia enterocolitica (1) Yndyrat (1) Zbulime (23) Zemra (13) Zjarri i natës (1) Zorra e trashë (1)

Postimet sipas alfabetit