Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Na ndiqni me email - Follow by Email - Merrni njoftime për postimet e reja

““JYSK” e punëson nënën 19 vjeçe që kërkoi ndihmë përmes Facebook-ut” plus 7 more femra.net

loading...

““JYSK” e punëson nënën 19 vjeçe që kërkoi ndihmë përmes Facebook-ut” plus 7 more femra.net


“JYSK” e punëson nënën 19 vjeçe që kërkoi ndihmë përmes Facebook-ut

Posted: 20 Oct 2016 05:50 AM PDT

nene-vetem-kujdeset-djalin-vjecare-jysk

Dhimbjet e mëdha për situatën ekonomike në të cilën gjendej nëna 19 vjeçe nga qyteti i Ferizajt, i mbaruan sot.

Lutjeve dhe kërkesës së Fatime Abazit, iu përgjigj kompania e orendive shtëpiake më të mëdha në vend “Jysk”.

E martuar në moshë të re, e më pas e ndarë, ajo e vetme detyrohet të kujdeset për fëmijën e saj dyvjeçar, edhe pse në kushte të vështira jetese.

Fatimja gjatë ditës së sotme kërkoi nga njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndihmojnë, që të paktën ta ketë një punë, përmes së cilës do ta rrisë djalin e saj.

Gazeta Express ka kontaktuar me 19-vjeçaren nga Ferizaj. Ajo me emocione ka shpjeguar momentin kur mori lajmin e punësimit. "Nuk po mund ta besoj. Që prej nesër unë do të filloj punën në Jysk. Sërish lindën shpresat për mua dhe djalin tim", ka thënë Fatime Abazi.

 

Burim: GazetaExpress

Der Beitrag "JYSK" e punëson nënën 19 vjeçe që kërkoi ndihmë përmes Facebook-ut erschien zuerst auf femra.net.

Gresa Pallaska me ofertë për interpretim jashtë vendit

Posted: 20 Oct 2016 04:47 AM PDT

gresa-pallaska-oferte-luajtur-jashte-vendit-aktore-film

Aktorja kosovare me talentin dhe interpretimin e saj brilant po mahnitë publikun dhe regjisorët e huaj. Ajo ka pranuar një ftesë për realizimin e një projekti teatror në Skoci, shkruan KultPlus.

Sarandë Selimi

Aktorja Gresa Pallaska ka pranuar një ofertë të rëndësishme për karierën e saj. Ajo është ftuar për të luajtur në Skoci në një projekt teator. Ftesën, artistes kosovare ia ka bërë regjisori Metthew Lenton i cili po qëndron prej kohësh në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për KultPlus aktorja Pallaska dhe regjisori Metthew Lenton, i cili është i mahnitur me talentin dhe interpretimin skenik të aktores kosovare.

"Po jemi duke biseduar me Gresën, që ajo të vijë të luaj në një shfaqje në Skoci. Me pëlqen karakteri i saj, loja që ajo bënë dhe çdo gjë tjetër. Është aktore e mrekullueshme", tha për KultPlus, regjisori Lenton.

Shkas për këtë ofertë është bërë përvoja që regjisori Metthew Lenton kishte me aktorët kosovarë gjatë realizimit të shfaqjes "Tregtari i Venedikut" që u dha të martën premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Lenton përveç Gresa Pallaskës, pati fjalë të mira edhe për 13-të aktorët e tjerë të kësaj shfaqje.

Repriza e parë e "Tregtari i Venedikut", u shfaq të mërkurën në TKK.

 

Burim: KultPlus.com

Der Beitrag Gresa Pallaska me ofertë për interpretim jashtë vendit erschien zuerst auf femra.net.

6 vendet e pazakonshme ku duhet të aplikoni parfumin tuaj

Posted: 20 Oct 2016 03:44 AM PDT

vende-pazakonshme-aplikoni-parfumin

Pavarsisht nëse keni zgjedhur parfumin e brendit të Marilyn Monroe-s apo Chanel No.5, ajo që ju intereson juve është që sa më shumë të ju zgjasë aroma e parfumit gjatë gjithë ditës.

Shpesh herë aplikoni sasi shtesë në pjesë të ndryshme të trupit, por nuk ka dobi. Pra, në të nxehtit e verës ne mendojmë se është koha e duhur që të ju mësojmë disa truqe si ta aplikoni parfumin dhe të ketë sa më shumë efekt.

Në rregull, nuk do të thotë se ju veproni tërësisht gabim, por ka disa pjesë më pak të njohura të trupit që ju mund të përfitoni nga to. Nëse dëshironi aromë florale apo të agrumeve të lehta, ju duhet të aplikoni në të gjithë pjesët e nxehta të trupit, pasi ato do të ju ndihmojnë që të përhapet aroma dhe t'ju bëjnë që të keni erë më të mirë.

Që të siguroheni se keni aromë të bukur gjatë tërë ditës, analizoni zonat sekrete të trupit nga vetë Chanel nr.5.

Flokë

Besoni apo jo, disa mendojnë se fijet e flokëve tuaj janë një përçues shumë i mirë i aromës, madje më shumë se lëkura në përgjithësi. Vetëm se duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me aplikimin. Në vend që ta hidhni parfumin direkt në flokët tuaj, është mirë që të aplikoni atë në krehërin tuaj dhe kështu gjatë krehjes aroma përhapet në mënyrë të barabartë në tërë flokët.

Prapa veshëve

Ashtu sikur laku i dorës, edhe zona prapa veshit konsiderohet si "pika pulsuese" ku venat janë afër lëkurës, duke gjeneruar më shumë ngrohje dhe amplifikimin e parfumit tuaj. Të hidhni parfumin në këto zona do të ju jape rezultate të mënjëhershme, në krahasim me pjesët e poshtme të trupit. Gjithashtu, nëse mbani ndonjë bizhuteri në qafë, mund të spërkatni qafën tuaj.

Poshtë shpinës

Kjo mund të duket e çuditshme, por eksperti i aromave Chandler Burr këmbëngul për ekuilibrin e përsosur të aromës që e ofron kjo zonë, duke mos i penguar njerëzve përreth. Tërhiqni jakën e këmishës dhe hidhni poshtë kurrizit tuaj mes rrobave dhe lëkurës suaj, këshillon ai. Nëse është aromë e lehtë, hidhni dy herë. Gjatë lëvizjeve tuaja përmes ajrit përhapet aroma dhe kështu do të ju qëndrojë përgjatë gjithë ditës.


Femra.net ju propozon parfumet nga linja franceze Adopt’, qe ti shtoni edhe më shumë stil jetës tuaj me aromat më joshëse që janë zgjedhur me kujdes për tu përshtatur me personalitetin dhe mënyrën tuja të jetesës. Tek dyqani Adopt’ në Prishtinë, do keni mudësi të zgjedhni mes shumë aromash, atë që ju pëlqeni. Për më shumë informata, klikoni këtu…

adopt-parfume-teme


Brenda bërrylave

Një tjetër zone që paraqet alternative mjaft të mirë se sa laku i dorës është edhe pjesa brenda bërrylave. Vini re: për të maksimizuar përhapjen e aromës suaj sigurohuni që të hidratobi krahët para se të spërkatni parfumin.

Prapa gjunjëve

Edhe nëse kujtesa juaj është zbehur nga program mësimor i shkollës së mesme, ju patjetër që mbani mend një rregull të madhe: nxehtësia rritet. Pra, kjo ka kuptim që të aplikoni aromën e parfumit diku në gjysmën e poshtme të trupit që të avullohet gjatë ditës. Ashtu sikur zona brenda bërrylave tuaj, edhe zona prapa gjunjëve është pike pulsuese, kështuqë paraqet pjesën më logjike të gjymtyrëve të poshtme të trupit.

Kërthizë

Ky paraqet një truk të vogël që e kemi vjedhur nga Liv Tyler, e cila e ka trashëguar nga babai i saj Steven Tyler. "unë i hedh disa pika parfum në gishtërinjtë e mi dhe pastaj e aplikoj në kërthizë", thekson ajo./femra.net/

 

 

 

 

Der Beitrag 6 vendet e pazakonshme ku duhet të aplikoni parfumin tuaj erschien zuerst auf femra.net.

Lendi, transgjinori nga Kosova në ekspozitë në Berlin

Posted: 20 Oct 2016 03:02 AM PDT

artisti-fotogragi-berlin-ekspozite-transgjinor

Nga Kosova, fotografi Fisnik Dobreci ka bashkuar forcat me Lendin për të nxjerrë një tregim rrëqethës mbi jetën e Lendit, i cili ka lindur femër por ndjehet mashkull.

Lendi, një transgjinor nga Kosova dhe një nga individët më të guximshëm të komunitetit LGBT në Kosovë, është pjesë e një ekspozite fotografish në qytetin e Berlinit.

Ekspozita "Balkans and Beyond" është projekt i CafeBabel ndërsa ka tregime nga vende të ish Jugosllavisë. Nga Kosova, fotografi Fisnik Dobreci ka bashkuar forcat me Lendin për të nxjerrë një tregim rrëqethës mbi jetën e Lendit, i cili ka lindur femër por ndjehet mashkull dhe më herët pati thënë se do ti shkojë deri në fund edhe operacioneve për tu ndjerë si mashkull.

Fisnik Dobreci e ka përcjellë Lendin në momente të ndryshme të jetës dhe ka nxjerrë këtë reportazh. Fotografitë e Dobrecit, me Lendin si protagonist, janë pjesë e ekspozitës e cila është hapur me 17 tetor dhe të qëndrojë e hapur deri me 30 nëntor në Info Cafe Gallery në Berlin, shkruan KultPlus.

Një transgjinor është një individ që ka një identitet gjinor dhe shprehje gjinore që dallon prej seksit fiks të lindur.

Në ekspozitë janë paraqitur edhe tregime të tjera. Nga Sarajeva vjen një tregim mbi gjeneratën pas Marrëveshjes së Daytonit, ndërsa nga Beogradi vjen tregimi se si projekti Waterfront dëshiron ta shkatërrojë pjesën e vjetër të qytetit, për ta kthyer atë në një alla Dubai të cilin nuk e dëshirojnë qytetarët e Beogradit.

 

Burim: KultPlus.com 

Der Beitrag Lendi, transgjinori nga Kosova në ekspozitë në Berlin erschien zuerst auf femra.net.

Stilim i ri i flokëve për sezonin e vjeshtës: Nuanca të lehta ngjyrë çokollate!

Posted: 20 Oct 2016 02:09 AM PDT

trend-gjyre-flokeve-cokollate-vjeshte

Nëse ju jeni një bjonde që keni guxuar të provoni nuanca të errëta, apo një zeshkane që dëshiron të rifreskojë stilimin e flokëve, pa marrë parasysh ndryshimet në ngjyrë, atëherë ne kemi zgjidhje ideale për ju. Harrojeni stilimin klasik ombre apo balajazh, kjo ngjyrë është hit për këtë sezon të vjeshtës në të cilën do të mahniteni pa masë.

Fjala është për një përzierje të purpurtë, rozë, portokalli dhe nuanca ngjyrë vjollcë me hije të lehta ngjyrë çokollate. Sigurisht do të mendoni se do të fitoni një përzierje të çuditshme me gjithë këto nuanca shumëngjyrëshe, por në të vërtetë kjo është një përzierje me nuanca vjeshtore dhe linja delikate.

Nëse nuk jeni nga ato femra me fat që janë bjonde për nga ngjyra e flokëve, atëherë që të fitoni ngjyrën hit që është këtë vjeshtë, është e nevojshme që të zbardhoni flokët me blansh.

files-24

Duhet që të zgjidhni në mënyrë të rastësishme fijet e flokëve në ngjyrat e mësipërme. Mos u shqetësoni nëse ngjyrat përzihen në fijet e flokëve, sepse me anë të kësaj përzierje ju do të krijoni një hije apo nuancë të re, që vërtetë jep një pamje apo efekt të mrekullueshëm.

files-25

Për të arritur rezultatet më të mira nga përdorimi i ngjyrave për flokë, Femra.net ju propozon linjën italiane Biokap, formulat e të cilit përmbanë substanca funksionale bimore nga farmat biologjike organike, që janë shumë efektive për mirëqënien e flokëve. Për tu bindur për cilësinë e këtij produkti dhe efektin natyral që ka mbi flokët, ju ftojmë ta përdorni  dhe të ndjeni kënaqësinë në bukurinë e flokëve tuaja. Për më shumë informata, klikoni këtu…

biokap


 

Der Beitrag Stilim i ri i flokëve për sezonin e vjeshtës: Nuanca të lehta ngjyrë çokollate! erschien zuerst auf femra.net.

Hijëzoni sytë si të famshmet: 3 ngjyra që do ta karakterizojnë këtë vjeshtë

Posted: 20 Oct 2016 01:55 AM PDT

hijezim-syfamshmet-ngjyra-tredn

Ky është edhe një tekst bukurie që ju njohton me nuanca të reja të hijeve të errta për sezonin e vjeshtës, po ju paraqesim nuanca që do të zgjojnë kombinimet tuaja të toneve të qeta dhe i japin pamjes së përgjithshme një pamje të mrekullueshme.

Emily Ratajkowski

Ngjyra blu kryesisht referohet gjatë verës, por kjo që bukuroshja Emily ka përdorur rreth syve është një përzierje e gjelbër dhe blu edhe atë me shkëlqim të sedeftë, ashtuqë mund të duket e mrekullueshme edhe gjatë muajve të ftohtë. Një mënyrë e thjeshtë dhe shumë efektive për të ringjallur pamjen e vjeshtës. Të prirura për paraqitje me grim të patheksuar edhe atë shumë neutral, modelet dhe aktoret në ndarjen e 68 të çmimeve Emmy treguan se si vetëm një detaj në fytyrë mund të ndikojë në pamjen e përgjithshme dhe ndjesinë e personit.

Cara Delevingne

Pak nga ato, gjatë pregatitjes së make-up strategjisë, që mendojnë se bukurinë e tyre do të mund ta theksonin me hije për sy ngjyrë kafe, veçanërisht nëse është e njohur për vetulla të dendura dhe të errëta. Megjithatë, Cara Delavingue ka arritur të duket delikate dhe femërore madje edhe me një hije të tillë të errët, të cilës i ka ndihmuar jashtëzakonisht natyra: sytë e saj blu të lehtë. Modelja e bukur, gjithashtu, nuk duket shumë e ashpër falë flokëve të ndritshme dhe tenit pak më të errët.

Cara Delevingne

Hija e kaftë për sy na joshë çdo vjeshtë sepse është e shkëlqyer për kombinim me veshje të vjeshtës, por shumica e shmangin, sepse nuk janë të sigurta se cilat rregulla duhet ndjekur që me ndihmën e saj të duken të shkëlqyera. Prandaj, shembulli i bukuroshes së popullarizuar është i shkëlqyer – ajo ka arritur të mbajë këtë ngjyrë për shkak të përshtatjes së tre elementeve të bukurisë: teni i saj ka flakëruar akoma pas pushimeve verore, pastaj hija kafe thekson bukurinë e saj, kurse në të kundërtën pamja e saj do të ishte pak më e mbyllur; ngjyra e hijes është në kontrast me ngjyrën e syve të saj dhe hija është e përdorur në mënyrën më perfekte.

Maisie Williams

Aktorja e re, e cila ka vetëm nëntëmbëdhjetë vjet na ka përvetësuar me rolin e Arye Stark në serinë e popullarizuar “Game of Thrones”, rol në të cilin ne mund ta shohim pa asnjë grimcë grimi dhe me sjellje djaloshare. Prandaj, na ka surprizuar edhe më shumë gjatë ndarjes së Emmy çmimeve këtë vit kur u shfaq me një veshje femërore me print të theksuar me lule, punxh në maje të kokës dhe make-up të ashpër rreth syve. Hija e gjelbërt e lehtë ka qenë pika kryesore e pamjes së Maisie në tapetin e kuq. Ngjyra intensive dhe hija e përdorur në mënyrë perfekte në nuancë të gjelbërt të ndritshme kanë theksuar rininë e aktores, por në të njëjtën kohë kanë arritur ta nxjerrin në pah edhe tualetin e saj./femra.net/

Maisie Williams

Për të arritur pamje moderne, me ngjyra trendi, Femra.net ju propozon hijet për sy nga brendi Inglot. Me kualitet të lartë dhe çmimi të arsyeshme, Inglot kujdeset për bukurinë tuaj. Për më shumë informata, klikoni këtu…

inglot-hije-grim-teme inglot-hije-sy-teme inglot-sy-hije


 

 

Der Beitrag Hijëzoni sytë si të famshmet: 3 ngjyra që do ta karakterizojnë këtë vjeshtë erschien zuerst auf femra.net.

Mësoni nga Olivia Palermo: Si të vishni kombinime me ngjyrë të bardhë gjatë sezonit dimëror

Posted: 20 Oct 2016 12:44 AM PDT

olivia-palermo-vivsheni-bardh-sezoni-dimror

Olivia ka paraqitur një pamje perfekte me veshjen e saj duke u kombinuar me nuanca ngjyrë të bardhë, gjë që paraqet një kontrast freskues në raport me vjeshtën e zbehtë dhe të errët.

Trendseterka me famë botërore si dhe blogerja e njohur, Olivia Palermo është parë e veshur me këtë lloj kombinimi, pas angazhimeve të shumta që kishte rreth muajit të modës, në selinë e saj aktuale në NewYork.

Dhe, megjithëse gjithnjë na ka treguar se ajo di të vishet dhe kombinohet më së miri për trendet aktuale, kësaj here na ka befasuar dhe ka tërhequr vëmendjen duke na prezentuar kombinimin e veshjes që është i përshtatshëm për çfarëdo lloj aktiviteti të përditshëm.

Për shetitjen e saj nëpër rrugët e New York-ut dhe shoping-un gjatë ditës, blogerja e njohur ka zgjedhur që të sjell një kombinim me ngjyrë të bardhë, gjë që është një kontrast freskues i vjeshtës së errët dhe me nuanca të zbehta.

Olivia, ka përshtatur një këmishë të bardhë të mëndafshtë në të cilën mbi të mban një triko me detaje të thurura dhe një fund pak si të gjatë me skajet e lakuara. Në fakt ky xhemper dhe ky fund vijnë nga linja e saj Chelsea28.

Për të thyer monotoninë në pamjen e saj, Olivia ka shtuar edhe aksesorë interesant, të tilla si një rrip të hollë prej lëkure përreth belit të saj. Pastaj ka shtuar edhe një palë çizme të zeza Dior me lëkurë të lustruar, si dhe një çantë të strukturuar për mbajtje./femra.net/

olivia-palermo=bardhe-vishni

 

Der Beitrag Mësoni nga Olivia Palermo: Si të vishni kombinime me ngjyrë të bardhë gjatë sezonit dimëror erschien zuerst auf femra.net.

Ushtrimet “Pilates Barre”: Formësoni të pasmet përmes lëvizjeve të baletit [Video]

Posted: 20 Oct 2016 12:32 AM PDT

pilates-ushtrime-kujdes-pasme

Ky lloj ushtrimi përfshin një kombinim të ushtrimeve të pilatesit dhe baletit, një duet që përmes lëvizjeve të thjeshta do të ju forcojë muskujt e vitheve.

Do të bëefasoheni me lëvizjet e kësaj vajze balerinë që tenton shtrëngimin dhe formësimin e kësaj pjese trupore. Ne jemi të vetëdijshëm se ju nuk jeni anëtare e ndonjë shkolle vallëzimi dhe se nuk mund të bëni ushtrime të rregullta për të forcuar muskujt e vitheve apo të pasmeve sipas dëshirës suaj, por për këtë aryse ju kemi sjellë disa këshilla që do të ju ndihmojnë për të arritur këtë efekt për një kohë shumë të shkurtër.

Ky trajnim është i dizajnuar për të punuar në përputhje me shiritin metalik (mbajtësen) e baletit, por aspak mos u shqetësoni nëse nuk mun të gjeni një të tillë, ju mund ti'i praktikoni ushtrimet edhe në kushte shtëpie duke u mbështetur në prag të dritares ose sipërfaqe tjera të ngurta në këtë lartësi.

Sa i përket pajisjeve, ju nuk keni nevojë praktikisht për asgjë tjetër, përveç se një palë rroba apo veshje të përshtatshme ku do të ndiheni rehat në to.

Trajnerja Nina Marchione sjell 12 ushtrimet të thjeshta, por shumë efektive duke u frymëzuar nga lëvizjet e baletit për ngrohje të trupit, dhe si rezultat i kësaj ju duhen vetëm disa javë për të forcuar të pasmet tuaja. Edhe nëse nuk e keni lehtë në fillim t'i bëni këto ushtrime, mos u brengosni sepse një ditë do të ndjeni çdo muskul të shtrënguar dhe formësuar, si pasojë e efektit të mirë të kësaj forme të të ushtruarit.

Prandaj, para se të filloni me stërvitjet tuaja, sigurohuni që të realizoni ushtrimet për ngrohje të trupit./femra.net/

Ngrohja e trupit:

Ushtrimet "Pilates Barre":

 

 

Der Beitrag Ushtrimet "Pilates Barre": Formësoni të pasmet përmes lëvizjeve të baletit [Video] erschien zuerst auf femra.net.

Tjerat postime

Acid citrate dextrose (1) Acidet yndyrore (1) Acidi folik (2) Acidi hoalurinik (1) Acidi neuraminik (1) Aciditeti (2) Aciditeti i lukthit (1) Acidoza (1) Acidoza metabolike (1) Acidoza respiratore (1) Acne Rosacea (1) Acquired immune deficiency syndrome (1) Acromegalia (2) Acute lymphoblastic leukemia (1) Acute myeloblastic leukemia (1) Adaptimet qelizore (1) Adenoma (1) Adherenca (2) Adoleshenca (1) Adult T-cell leukemia (1) Aerobilia (1) Aftet (1) Aknet (3) Aktina (2) Akulli (2) Akupunktura (2) Alergjia (6) Algat blu të gjelbërta (1) Alkaloza metabolike (1) Alkooli (1) Alopecia (1) Alotipia (1) Aminosheqernat (1) Analiza e radiografisë së kraharorit (1) Analizimi i radiografisë së mushkërive (1) Anamneza (11) Ananasi (2) Anatomia (137) Anatomia e komblikut (1) Anatomia Patologjike-Patologjia (29) Andropauza (1) Anemia (6) Anemia sideropenike (1) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Angina pectoris (1) Angiografia (1) Angiografia renale (1) Ankthi (3) Anoreksia (2) Antibiotiket (3) Anticoagulant (1) Antidiabetikët oralë (1) Antigen (1) Antigjeni (2) Antigjeniteti (1) Antihiperlipidemikët (1) Antihipertenzivët (1) Antioksiduesit (3) Antitrupat (1) Antritrupat (1) Aortografia (1) Apertura pelvis inferior (1) Apheresis (1) Aphersis (1) Aplastic anemia (1) Arkiva (3) Arra (4) Arrat (2) Arteriografia (1) Artritit reumatoid (3) asazha e ezofagut (1) Asciti (1) Asfiksia (2) Aspirina (3) Astma (5) Ataku kardiak (1) ATP (1) Atrofia (1) Auskultimi (1) Auskultimi i zemrës (1) Autizmi (5) Autologous (1) Autopsia (1) Avokado (5) Bajamet (3) Bakteriet (1) Bananet (5) Barnat (7) Barnat në shtatzëni (1) Bazofilet (2) Bebet (1) Belbëzimi (1) Beta-bllokatorët (1) Biokimi (38) Biokimia klinike (4) Biokimia Mjekësore (1) Biologji (15) Bishtajat (1) Bizelja (3) Blood (3) Blood component (1) Bollguri (1) Boronica (5) Boronicat (2) Borziloku (2) Bradikinina (1) Brenga (1) Brokoli (9) Bronhografia (1) Buffy coat (1) Bustina (1) Buzeqeshja (1) Çaji i gjelbërt (1) Çajrat (2) Campylobacter jejuni (1) Caput Medusae (1) Cefalgjitë (1) Celulari (1) Celuliti (2) Chronic lymphoblastic leukemia (1) Chronic myeloblastic leukemia (1) Cikli i Krebsit (1) Cikli menstrual (4) Cikli qelizor (1) Ciklizina (1) Cirroza (1) Cirroza alkoolike (1) Cirroza biliare (1) Cirroza e mëlçisë (2) Cirroza kardiake (1) Cirroza metabolike (1) Cirroza posthepatike (1) Cistat (1) Cistografia (1) Cistoureterografia (1) Citrate phosphate dextrose (1) Çokollata e zezë (1) Colitis acuta (1) Columna vertebralis (1) Çrregullimet Skizoafektive (1) Çrregullimi depresiv madhor (1) Dafina (1) Dalja e dhëmbëve (1) Dardha (1) Dëgjimi (1) Dehidrimi (1) Deksametazoni (1) Demenca (1) Depresioni (12) Depresioni psikotik (1) Depresionin postpsikotik (1) Dermatologjia (6) Dermatology (1) Dhembet (7) Dhëmbët (1) Dhimbja (3) Dhimbja e fytit (1) Dhimbja e gjoksit (1) Diabeti (11) Diagnoza (7) Diagnoza diferenciale (1) Dializa (1) Diarra virale (1) Diarrea (5) Diarrea e udhëtarëve (1) Dielli (3) Dieta (17) Difuzioni (3) Difuzioni i gazrave (1) Difuzioni i lehtesuar (2) Difuzioni i thjeshte (2) Difuzioni pasiv (1) Digjestioni (1) Diplegjia (1) Distribuimi apo shperndarja e barnave (1) Diuretikët tiazidik (1) Dizenteria Bacilare (1) Djathi (3) Djersitja (2) Domatet (4) Domeni specifik (1) Dosja e pacientit (1) Dredheza (2) Dridhja e duarve (1) Drithërat (1) Drogat (1) Duedenografia hipotonike (1) Duhani (14) Eberthella typhi (1) Ebola (4) Ecja (2) Eczema herpeticum (1) Edema e mushkërive (1) Efektet anësore (1) Ego (1) Egzocitoza (1) Ekuilibri (1) Ekzaminime (4) Ekzaminimi Kardiovaskular (1) Ekzaminimi me radioizotope (1) Ekzaminimi neurologjik (2) Ekzaminimi neurologjik i nervave kranial (1) Ekzaminimi pediatrik (1) Elektrokardiograme (5) Eliminimi i barnave (1) Embolia (1) Embriologji (1) Emfizema mediastinale (1) Encephalitis (1) Enderrat (1) Endocitoza (1) Endokrinologjia (6) Endoskopia (1) Enët e gjakut (2) English Medical (68) Enteritis (1) Enzimet (2) Eozinofilet (1) Epidemiologji (20) Epidemiologjia e Koleres (1) Epilepsia (6) Epiteli (1) Epiteli boshtor (1) Epiteli ciliar (1) Epiteli i shtresuar (1) Epiteli kubik (1) Epiteli oral (1) Epiteli pseudoshtresor (1) Epitopi (1) Era e gojes (3) Erizipela (1) Eshterat (1) Eshtrat e gjymtyrës së sipërme (1) Eshtrat e kokës (1) Eshtrat e kraharorit (1) Ethet e buzeve (1) Ethet hemorragjike (1) Ethet hemorragjike Denge (1) Ethet hemorragjike Junin (1) Ethet hemorragjike Krime Kongo (1) Ethet hemorragjike Machupo (1) Ethet hemorragjike me sindrom renal (1) Ethet hemorragjike virale (1) Etiologjia (5) Eukariotët (1) Fagocitet (1) Fagocitoza (3) Faktoret e kancerogjenezës (1) Familja (1) Fara e zezë (1) Farat e lulediellit (1) Farmakogjenetika (1) Farmakokinetika (1) Farmakologjia (12) Farmakologjia Klinike (14) Farmakoterapia (1) Fasulja (3) Feferonat (1) Fëmija (4) Femrat (7) Fermentimi (1) Fertiliteti (2) Fertiliteti mashkullor (1) Fetusi (1) Fibrilacioni atrial (2) Fibrilacioni ventrikular (1) Fibroza (1) Fiku (1) Filma rentgen (2) Filtrimi (1) Fistulografia (1) Fiziologji Patologjike (8) Fiziologjia e njeriut (59) Flateri atrial (1) Floket (6) Flokët (1) Foramen infrapiriforme (1) Fosfori (1) Foshnja (2) Fraktura (1) Fraktura kraniale (1) Fremitus tactile (1) Frika (2) Fruktoza (1) Frustracioni (1) Frutat (4) Fruthi (6) Fryerja e barkut (1) Frymëmarrja (1) Ftoi (2) Fyti (1) Fytyra (5) Galaktoza (1) Galaktozamina (1) Galaktozemia (1) Galeria Mjekesore (3) Gastroduedenografia (1) Gastroenteritis acuta (1) Gastroenterologjia (1) Gërhitja (1) Geriatria (1) Gihti (1) Gjakderdhja (1) Gjaku (6) Gjëndrrat (1) Gjenetika Humane (18) Gjinekologjia (18) Gjiri (2) Gjuha (1) Gjuha gjeografike (1) Gjumi (15) Glikokalisi (1) Glikoliza (1) Glositi migrues (1) Glukoza (2) Glukozamina (1) Gluteni (1) Goditja nga dielli (1) Goja (1) Granuloma e kërthizës (2) Gripi (3) Grup interaktiv në Facebook (1) Grupet e gjakut (2) Guret ne veshka (1) Hapteni (1) Harresa (1) Heksozaminat (1) Helmimet ushqimore (1) Hemangioma (1) Hemangioma e kapakut të sipërm të syrit (1) Hematologjia (2) Hemiplegjia (2) Hemofilia (1) Hemoroidet (1) Hemorragjia cerebrale (1) Hemorragjia intrakraniale (1) Hemorragjia nga goja (1) Hepatitet (1) Hepatitet Virale (2) Hepatiti (4) Hepatiti A (8) Hepatiti C (1) Hepatiti E (1) Heroina (1) Herpes Zoster (2) Herpesi labial (2) Hidratimi (1) Hidrokortizoni (1) Higjena (7) Higjiena e ushqimit (1) Hiperbilirubinemia (1) Hiperbilirubinemia fiziologjike (1) Hiperkalemia (1) Hiperplazia (1) Hipertensioni (8) Hipertensioni portal (1) Hipertermia (1) Hipertrofia (1) hipervitaminoza (1) Hipofiza (1) Hipokalemia (1) Hipotensioni (1) Hipovitaminoza (1) Histamina (1) Histeria (2) Histero-salpingografia (1) Histologjia e Njeriut (1) Histologjia-Preparatet (8) Hithrat (2) Holoenzima (1) Homeostaza (1) Hormonet (1) Hormonet e stresit (1) Hudhra (7) Hulumtime (1) Humbja e peshes (15) Hurmat (1) Hydrocephalus (1) I posalinduri (3) Ibuprofeni (1) Idiotipia (1) Ikteri hepatik (1) imazhe radiologjike (1) Imuniteti (2) Imuniteti humoral (2) Imuniteti i fituar (1) Imuniteti i lindur (1) Imuniteti jospecifik (1) Imuniteti qelizor (2) Imuniteti specifik (2) Imunogjenetika (1) Imunogjeniteti (1) Imunoglobulinat (1) Imunologjia (39) Indi dhjamor (1) Indi lidhor (1) Indi lidhor fijengjeshur (1) Indi lidhor fijeshkrifet (1) Indi limfoid (2) Indi muskulor (2) Indi nervor (1) Infarkti (4) Infeksionet (3) Infeksionet pulmonare (1) Infeksioni urinar (2) Infertiliteti (1) Influenca (1) Informatika Mjekësore (4) Ingjestioni (1) Inkubacioni (1) Insektet (1) Insomnia (1) Inspeksioni (3) Insulina (1) Irigografia (1) Izotipia (1) Japanese encephalitis (1) Jeta artificiale (1) Jodi (2) John Hopkins (1) Jonet e Kaliumit (1) Kaça (1) Kafazi i kraharorit (1) Kafeja (10) Kajsia (1) Kakao (1) Kalciumi (2) Kalikreina (1) Kaliumi (7) Kamomili (2) Kanabisi (1) Kanceri (39) Kanceri i gjirit (9) Kanceri i lekures (1) Kanceri i pankreasit (1) Kanceri i qafës së mitrës (1) Kandidiaza orale (1) Kanella (2) Kapjet e Leopoldit (1) Karbohidratet (1) Kardiokirurgjia (1) Kardiologjia (5) Kariesi (2) Karota (4) Karrigia (1) Kemotaksa (2) Kerca e hijalines (1) Kerca elastike (1) Kërpudhat (2) Kërthiza (1) Keshilla (55) Kikiriku (3) Kimioterapia (1) Kirurgjia (2) Kivi (5) Klinika (3) Klonimi (1) Klori (1) Koagulimi i gjakut (1) Kockat (2) Koenzimat (1) Kokaina (1) Kokoshkat (1) Kolangiografia intravenoze (1) Kolangiografia postoperatore ose operatore (1) Kolangiografia transhepatike perkutane (1) Kolangiopankreatografia endoskopike retrograde (1) Kolecistografia orale (1) Kolera (13) Kolesteroli (4) Kolli (1) Kombliku (1) Komplementi (3) Komplikimet (2) Komplikimet e Kolerës (1) Komunikimi (1) Koncentrimi (1) Kondroitin sulfati (1) Konflikti primar (1) Kontraceptivët (1) Kontraceptivët oralë (1) Kontraksioni i muskujve (2) Kontrasti (1) Konverzioni (1) Kopra (1) Kortikosteroidet (1) Kortizoni (1) Kosi (5) Krimbi (1) Kripa (4) Kuize (11) Kujtesa (7) Kumbulla (4) Kungulli (1) Kuriozitete (1) Lajme (134) Lajthia (1) Lakra (1) Laktoza (2) Latanti (2) Lekura (5) Lëkura (1) Lemza (3) Lëngu i thanave (1) Leukemia (1) Leukoplakia (1) Leukoplakia orale (1) Leukoza (1) Lëvizjet (1) Lidhja neuromuskulare (1) Ligjerata (2) Limfocitet (1) Limoni (10) Lindja (1) Lipotimia (1) Lizozomet (1) Lodhja (5) Lodhja pranverore (1) Lukthi (3) Luleshtrydhe (1) Lumturia (1) Lupus Erythematosus (1) Lupusi (1) Lymph (1) Lythat (1) Magnezi (1) Majdanozi (4) Makroelementet (2) Makrofagët (1) Mamografia (2) Manaferra (2) Mandarina (2) Manovrat e Leopoldit (1) Marijuana (3) Martesa (1) Masat antropometrike (1) Maska (8) Mastiti (1) Mastocitet (1) Masturbimi (3) Matja e shytpjes së gjakut (1) Mediatorët (1) Medulla spinale (1) Megaureteri (1) Mejoza (3) Meklozina (1) Mëlçia (2) Membrana qelizore (1) Memory (1) Mengjesi (1) Meningjiti (1) Menopauza (2) Menstruacionet (1) MERS (1) Mësime mjekësore (2) Metabolizmi (3) Metaplazia (1) Midhjet (1) Migrena (7) Migrena me aurë (1) Migrena pa aurë (1) Mikrobet (2) Mikrobiologji (23) Mikrobiologjia (6) Mikrobiologjia fiziologjike (1) Mikrobiologjia genetike (1) Mikroelementet (2) Miofibrili (1) Miologjia (6) Miozina (2) Mitoza (4) Mitra (2) Mjalta (7) Mjedrat (2) Mjekesi Familjare (1) Mjekesi interne (7) Mjekësi interne (22) Mjekësi sociale (2) Mjekësia Urgjente (1) Mjekimi (6) Mjekra (2) Molla (9) Monocitet (1) Monoplegjia (2) Monosaharidet (1) Morbus Basedow (2) Morbus Crohn (1) Morbus Graves (1) Mosha e kockave (1) Mosha e mesme (1) Mosha gestative (1) Mosha parashkollore (1) Mosha shkollore (1) Moti (1) Motoneuronet (1) Motoneuroni periferik (1) Motoneuroni qëndror (1) Multivitaminat (1) Mungesa e hekurit (2) Muscle (1) Mushkëritë (3) Mushkonjat (2) Mushmolla (1) Muskujt (11) Muskujt e lëmuar (1) Muskujt kardiak (1) Muskujt skeletik (4) Muskulatura e Lëmuar (1) Muskulatura e Zemrës (1) Muskulatura skeletike (2) Myasthenia Gravis (9) Mycoplasma (1) Nafta (1) Nativi i abdomenit (1) Natriumi (3) Nauzea (1) Ndarja qelizore (2) Ndihma e parë (3) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Ndotja e ajrit (2) Nefrologjia (4) Nefropatia diabetike (1) Nekroza (1) Nekroza yndyrore (1) Neonatologjia (5) Neoplazma (1) Neostigmina (1) Nervat e kokes (3) Nervat kranial (1) Nervoza (1) Neuralgjia (1) Neuralgjia glossofaringeale (1) Neuralgjia Trigemale (1) Neurastenija (5) Neurofibromatoza (1) Neurologji (48) Neurologji me Neuropsikiatri (73) Neuroradiologjia (1) Neuroza (9) Neuroza hipohondrike (1) Neuroza histerike (3) Neutrofilet (1) Ngacmueshmëria (1) Nitroglicerina (1) Njeriu (1) Nuhatja (1) Nyjet (1) Obeziteti (4) Obstetrika (13) Oftalmologjia (4) Omega 3 (7) Omphalitis (1) Onkologjia (4) Optimizmi (1) Organizmi (4) Orgazma (1) Orizi (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Ortopedia (1) Ortoreksia nervore (1) Osmoza (3) Ossa cranii (1) Ossa membri superioris (1) Ossa thoracis (1) Osteoarthritis (1) Osteologjia (1) Otorinolaringologjia (6) Ovulacioni (1) Pagjumësia (2) Palca e kuqe (1) Palpacioni (1) Pamje klinike (18) Paniku (1) Pankreasi (1) Panxhari (1) Papa testi (2) Papaja (1) Paracetamoli (6) Paraliza (1) Paralizat (1) Paralysis (1) Parandalimi (2) Paraplegjia (2) Parazitologji (4) Parazitologjia (1) Pasazha e zorrëve të holla (1) Pasqyra klinike (5) Patatja (1) Patogjeneza (4) Patogjenza (1) Patologjia (1) Pediatria (137) Pediatrics (1) Pemphigus vegetans (1) Përballja me kancerin (4) Perimet (3) Perimet jeshile (1) Perimetri i kokës (1) Periudha embrionale (2) Periudha fetale (2) Periudha neonatale (1) Periudha postnatale (1) Periudha prenatale (2) Perkusioni (2) Pesha trupore (2) Peshku (3) Pesticidet (1) pH (1) Pielografia retrograde (1) Pijet (8) Pijet energjike (1) Pikat e auskultimit (1) Piperi i zi (1) Piridostigmina (1) Pjepri (1) Pjeshka (1) Plakja (4) Plazma e gjakut (1) Pneumonia (3) Pneumoperitoneumi (1) Pneumotoraksi (1) Pneumotoraksi spontan (1) Polymialgia rheumatica (1) Portokalli (3) Potenciali i aksionit (1) Potenciali i veprimit (1) Potenciali membranor (1) Prednizoloni (1) Pregnancy (1) Presioni arterial (1) Presioni i gjakut (5) Probiotikët (1) Problemet me sy (1) Problemet mendore (1) Prognoza (1) Prokariotët (1) Proliferimi Tumoral (1) Propedeutika (1) Prostata (2) Prostoglandinet (1) Psikiatria (2) Psikologjia (3) Psikoza (3) Psikoza Maniako-Depresive (1) Psikozat endogjene (1) Psoriasis (1) Puna (2) Puna e zemrës (1) Punime shkencore (6) Pyetje (1) Pyetje dhe pergjigje (2) Pytje dhe Pergjigje (12) Qarkullimi i gjakut (2) Qeliza (8) Qelizat (1) Qelizat dhjamore (1) Qelizat e gjakut (1) Qelizat e lëkurës (1) Qelizat e syrit (1) Qelizat gjëndërore (1) Qelizat kancerogjene (1) Qelizat kockore (1) Qelizat limfatike (1) Qelizat mediatore (1) Qelizat nervore (1) Qelizat seksuale (1) Qelizat staminale (2) Qelizat tumorale (1) Qelizat vrasëse natyrale (1) Qendra per avancimin e studimeve (2) Qendra për avancimin e studimeve (1) Qepa (7) Qepa e kuqe (1) Qepa e re (1) Qershia (3) Qeshja (1) Quadriplegjia (2) Qumeshti (2) Radioaktiviteti (1) Radiografia (1) Radiografia kontrolluese (1) Radiografia krahasuese (1) Radiografia native (1) Radiografia standarde (1) Radiologjia (15) Radioskopia (1) Raste Klinike (4) Raste Klinike të ndryshme (1) Reaksionet imunologjike (1) Reaksionet kimike (1) Reaksioni i aglutinimit (1) Reaksioni i fiksimit te komplementit (1) Reaksioni imunologjik i tipit I (1) Reaksioni imunologjik i tipit II (1) Reaksioni imunologjik i tipit III (1) Reaksioni imunologjik i tipit IV (1) Reaksioni imunologjik i tipit V (1) Receta (8) Reflekset (2) Refleksi kërkimbuzor (1) Refleksi i kapjes (1) Refleksi i Moros (1) Refleksi i qëndrueshmërisë aktive (1) Refleksi i Robinsonit (2) Refleksi i thithjes (1) Refleksi natyror për ecje (1) Rehabilitation (1) Respiracioni (1) retesira izotonike (1) Reumatologjia (3) Rezistenca (1) Rezonanca magnetike (1) Riprodhimi (2) Rozmarina (1) Rrepa (1) Rritja (3) Rritja e dhëmbëve (1) Rritja e kokës (1) Rrugët e frymëmarrjes (1) Rrushi (3) Saharoza (1) Salmonella (1) Salmonella typhi (1) Salmoni (2) Sarkomera (1) Sauna (2) Seksi (6) Selino (1) Semiologjia (1) Sëmundja e Alzheimerit (1) Sëmundja e sheqerit (1) Sëmundjet (4) Sëmundjet e lëkurës (1) Sëmundjet e zemrës (1) Semundjet infektive (103) Sëmundjet kardiake (1) Serotonina (1) Shafrani (1) Shalqiri (1) Shega (2) Shendeti (883) Shëndeti (1) Shëndeti mendor (1) Shenja Brudzhinski (2) Shenja e Kernigut (1) Shenjat (5) Shenjat e meningjitit (2) Shenjat Meningjeale (3) Sheqeri (5) Sherebela (1) Shigellat (1) Shigelloza (9) Shikimi (1) Shoku (1) Shprehi (1) Shqisa (1) Shqisa e ekuilibrit (1) Shqisa e shijimit (1) Shqisa e shikimit (1) Shqisa e të dëgjuarit (1) Shqisa e të nuhaturit (1) Shqisa e të pamurit (1) Shqisat (2) Shtatzania (10) Shtatzënia (1) Shtylla kurrizore (1) Shtypja e gjakut (2) Simptomat (5) Sinapsa (1) Sindroma Raynaud (1) Sipërfaqja trupore (1) Sistemi gastrointestinal (1) Sistemi kardiovaskular (1) Sistemi muskulor (1) Sistemi nervor (2) Sistemi osteo-artikular (1) Sistemi respirator (5) Sitemi muskulor (1) Sjellja (2) Skara (1) Skarlatina (1) Skeleti (1) Skizofrenia (6) Skizofrenia hebefrene (1) Skizofrenia katatonike (1) Skizofrenia paranoide (1) Skizofrenia simplex (1) Soda e bukes (1) Speca të mbushur me djath (1) Sperma (2) Spermatozoidet (2) Spinaqi (4) Sporti (1) Staphylococcus aureus (1) Status Epilepticus (1) Statusi epileptik (1) Statusi neurologjik (1) Steriliteti (1) Sterilizimi (1) Stomaku (3) Stomatologjia (2) Streptokokoza (1) Stresi (11) Stresi post traumatik (1) Studime (5) Substancat narkotike (1) Sulfuri (1) Sulmi ne tru (4) Sulmi ne zemer (2) Susami (1) Syri (3) Sytë (1) Tabes Dorsalis (1) Tachicardia (1) Tahikardia sinusale (1) Teknologjia (2) Telefoni (1) Temperatura (4) Tensioni (1) Teratogjeneza (1) Terminlogji Mjekesore (7) Terminology (43) Tershera (2) Tërshëra (1) Teste (14) Teste mjekësore (4) Teste nga Fiziologjia e njeriut (2) Testi i Coombs-it (1) Testi i Papanikolaut (1) Testosterone (1) Tetanusi (1) Tetralogjia Fallot (1) Tetraplegjia (1) Tetrisi (1) Thenie mjekesore (1) Thinjat (2) Thumbimet (1) Tifoja abdominale (13) Tifoja e zorrëve (13) Tjera (10) Toksinat (2) Tomografia e kompjuterizuar (1) Tomografia konvencionale (1) Tonusi muskular (1) Trajtimi (3) Trakti urogjenital (1) Trangujt (2) Transfusion (1) Translatimi (1) Transmetimi (1) Transmisioni sinaptik (1) Transplantimi (2) Transporti aktiv (2) Transporti i CO2 (1) Transporti i O2 (1) Traumat (1) Traumatologjia (1) Tretesira hipertonike (1) Tretesira hipotonike (1) Tretja (2) Trombocitet (1) Trombocitopenia (1) Tromboembolia (1) Tromboza (1) Troponina (1) Trupi (2) trupore (1) Truri (11) Tuberkulozi (2) Tularemia (1) Tumoret (1) Tumori (7) Uji (8) Ulçera gastrike (1) Ultrazëri (1) Uria (1) Urina (1) Urinimi (1) Urografia intravenoze (1) Urologjia (1) Urthi (1) Ushqimi (41) Ushqimi i detit (1) ushtrime mjekesi interne (8) Ushtrime nga neurologjia (4) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) Ushtrimet (7) Uthulla (1) Uthulla e mollës (1) Vagina (1) Vaji (2) Vaji i peshkut (1) Vaji i ullirit (5) Vaksinat (3) Variçella (1) Vdekja (5) Venat varikoze (4) Veshi (1) Veshka policistike (1) Veshkat (3) Vetmia (3) Vetullat (1) Vezet (4) Vezoret (1) Vibrio Cholerae (1) Vibrio parahemoliticus (1) Video (6) Video shkencore (15) Viral infection (1) Virus (1) Viruset (2) Virusi HIV (1) Virusologjia (2) Vitamina A (1) Vitamina C (5) Vitamina D (7) Vitamina E (2) Vitamina K (1) Vitaminat (14) Vjellja (2) Xhemi (1) Xhenxhefili (2) Yersinia enterocolitica (1) Yndyrat (1) Zbulime (23) Zemra (13) Zjarri i natës (1) Zorra e trashë (1)

Postimet sipas alfabetit