Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Na ndiqni me email - Follow by Email - Merrni njoftime për postimet e reja

“Triku që bënë këpucët me taka më të rehatshme [Video]” plus 6 more femra.net

loading...

“Triku që bënë këpucët me taka më të rehatshme [Video]” plus 6 more femra.net


Triku që bënë këpucët me taka më të rehatshme [Video]

Posted: 05 Oct 2016 05:20 AM PDT

E gjitha që duhet të bëni është që të lidhni me ngjitës transparent ose ngjitës farmacie, dy gishta së bashku. Siç edhe shihet tek videoja, është gishti i tretë dhe i katërt që duhet lidhur në mënyrë që të ulet presioni që bie mbi këmbët. Kjo formë mundëson që për kohë më të gjata te mbahen takat paproblem.

Der Beitrag Triku që bënë këpucët me taka më të rehatshme [Video] erschien zuerst auf femra.net.

“The Voice of Turkey”, mahnitet nga vokali i vajzës së vokalistit të ‘Elita 5’ [Video]

Posted: 05 Oct 2016 02:53 AM PDT

alita-sukses-kenge-voice-turkey

Zëri i saj i fuqishëm ka bërë që Elita ta kalojë me sukses javën e parë të këndimit në spektaklin "The voice of Turkey".

Pjesëmarrjet e shqiptarëve në The Voice të ndryshme nëpër botë nuk po mungojnë. Së fundi në sy ka rënë vajza e vokalistit të grupit "Elita 5", e cila mban emrin Elita Ziberi. Zëri i saj i fuqishëm ka bërë që Elita ta kalojë me sukses javën e parë të këndimit në spektaklin "The Voice of Turkey".
Elita e ka mahnitur edhe jurinë me zërin dhe performancën e saj, duke bërë që të kthehen të gjithë anëtarët e jurisë, e madje performanca e saj u përcoll edhe fjalën bravo nga ata. KultPlus ju sjell videon e performancës së Elitës live në 'The voice of Turkey'./KultPlus.com

 

Burim: kultplus

Der Beitrag "The Voice of Turkey", mahnitet nga vokali i vajzës së vokalistit të 'Elita 5' [Video] erschien zuerst auf femra.net.

Retrospektivë: Dhjetë këngë për tu kujtuar nga Grupi Marigona

Posted: 05 Oct 2016 02:49 AM PDT

grupi-marigona-kenge-kujtoni

Grupi Marigona ndër vite na ka sjellë këngë të cilat nuk harrohen lehtë. Nga "Sonte" e deri te "Ajshe" është e vështirë të zgjedhësh vetëm dhjetë këngë në mesin e shumë tjerave që anëtarët e këtij grupi janë angazhuar me mish e me shpirt të na lënë neve si trashëgimi. Në Retrospektivë këtë javë, pas Muharrem Qenës javën e kaluar, vjen Grupi Marigona, një ekip i muzikantëve që janë të shënuar në historinë e rokut, muzikës në përgjithësi.

Do ta nisim këtë Retrospektivë të kësaj jave me këngën "Sonte", një prej këngëve që e karakterizon Grupin Marigona. Gjeneratave më të vjetra, dhe ato që lindën në fillimin e viteve 90-të, u kujtohet mirë videoklipi në Muzeun e Kosovës, skena tek Qendra Tregtare në Bregun e Diellit e skena e aterimit të aeroplanit. Dikur Grupi Marigona bënte mini-film me videoklipet e tyre.

"Tash Shko" i pëlqen shumë edhe vetë solistit të grupit, Vullnet Sefajës. Në një intervistë para disa vitesh, ai tregonte se me këtë këngë në çdo koncert këndon bashkë i gjithë publiku. Tekstin e kësaj kënge e dimë edhe ne, shumica. "Tash Shko" e meriton të dëgjohet ende, si këngë e pavdekshme e rrugës pa kthim.

Grupi Marigona, me mjeshtëri problemin e gënjeshtrës e ka mishëruar në këngë, vite më parë, kur sollën një videoklip artistikisht sureal të këngës "Më plase". Dashurisë i këndohet edhe në frekuenca tjera, e kjo është vetëm njëra ku Grupi Marigona diti të godasë mirë.

Një këngë më e vonshme e Grupit Marigona, dorë për dorë me Anjeza Shahinin, e riktheu grupin dhe veç shtoi apetitin tonë për ta dëgjuar grupin legjendar. "Në mes nesh" kur u publikua doli e para në disa toplista muzikore dhe bëri bashkë një aurë e vokal femre dhe një karizëm mashkullore, Vullnetin e Anjezën. Luan rol këtu të ceket se kënga është e vjetër rreth 10 vite.

"Dea" është tentimi i vetëm dhe më i miri deri sot që këtij emri ti jepet një kushtim e dedikim muzikor. Dhe sot, një "Dea" është vetëm e Grupit Marigona.

"Ishte e shtune mbrëmje, dola për me pa
Sikur në ëndërr unë atë e pashë e shpresë më dha
Gjithnjë e shoh, e asgjë s’ndodh me ne të dy
Ndoshta një ditë, ndoshta një dite do t’jem me ty. / – "Ani Nasht" – Grupi Marigona

Marigona është një grup muzikor nga Kosova themeluar në vitin 1991 nga Faton Kurteshi në qytetin e Mitrovicës. Vokalist i grupit është Vullnet Sefaja po ashtu nga Mitrovica. Anëtarët e grupit janë ndërruar disa herë, por Vullnet Sefaja ka qenë pjesë e grupit që nga fillimi. Është një ndër grupet më të suksesshme në trojet shqiptare. "Bardh e Zi" është këngë krejt në fillimet e Grupit Marigona. Edhe zëri i Vullnetit është më i lehtë, vjen më rinor. E kur kënga është një goditje për racistët, nuk ka se si të mos futet në trashëgiminë më të mirë që na la Grupi Marigona.

Pas dy dekadash punë, këngë, albume, festivale, koncerte dhe fansa në mbarë shqiptarinë, Grupit Marigona i erdhi momenti për këngën "Ah Sa Keq", një përzierje mes ritmit dhe melodisë popullore, folklorit shqiptar.

Grupi Marigona bashkoi forcat me Ritmin e Rrugës për të nxjerrë këngën "Mitrovica", ku tregohet mirë vuajtja e qytetarëve të qytetit që edhe sot është i ndarë. Një tekst që duhet lexuar e dëgjuar disa herë për ta kuptuar, e për të lotuar që edhe sot është i jetësuar si i tillë. E sic thotë vetë Grupi Marigona "por sa të rrjedhë Ibri e Sitnica, do të mbijetojë Mitrovica".

Grupi Marigona këtë vit ka shënuar 25 vjetorin e formimit. Katër koncerte të reja këtë muaj janë paralajmëruar nga grupi. Rubrika jonë është e vogël për një kalibër këngësh si ato të Grupit Marigona. "Ajshe" le të jetë e dhjeta në këtë listë, si ftesë që ju të dëgjoni edhe këngët tjera të grupit.

 

Burim: kultplus

Der Beitrag Retrospektivë: Dhjetë këngë për tu kujtuar nga Grupi Marigona erschien zuerst auf femra.net.

Filmat që duhet t’i shikoni këtë vjeshtë

Posted: 05 Oct 2016 02:42 AM PDT

filma-shikono-kete-vjeshte

Lajm i mirë: Po afron vjeshta, dhe historia ka treguar se kjo është koha e ndryshimeve dhe filmat bëhen të mirë përsëri. Po sjellim listën e filmave që vlejnë të shikohen. Ndoshta pikërisht ata do të ju kthejnë besimin në industrinë e filmit.

SULLY (MREKULLIA NGA HUDSON)

Është e vështirë të besohet se ky është bashkëpunimi i parë i Clint Eastwood dhe Tom Hanks. Ky regjisor legjendar edhe një herë ka arritur të bartë kontaktin e tij magjik në historinë për njerëzit e thjeshtë që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme, kurse ylli i përjetshëm u bë sërish hero i çmuar – bëhet fjalë për kapitenin e aviacionit Chelsey “Sully” Sullenberg, i cili bëri një veprim të pabesueshëm të uljes në lumin Hudson në vitin 2009.

sully-film

SNOWDEN

Joseph Gordon-Levitt aktron Edward Snowden-in, një ish-punonjës të CIA-s i cili ka lëshuar në publik të dhëna sekrete nga NSA në vitin 2013. Edhe pse mendoni se Snowden është hero apo tradhtar, interpretimi i Oliver Stone premton se do të jetë interesant.

snowden-film

GIRL IN TRAIN (VAJZA NË TREN)

Nëse kaloni në cilëndo librari sigurisht do të shihni dhjetra kopje të bestsellerëve të Paula Hawkins të vitit 2015, që njerëzit i kanë lexuar si të çmendur. Bëhet fjalë për një libër interesant në lidhje me kërkimin e keqbërësit, E zhdukura (Gone Girl).

girl-train-film

Nëse përshtatja e filmit është njejtë e mirë, na pret një ëmbëlsirë e vërtetë kurse Emily Blunt do të bëhet një nga konkurentet për Oskar.

LOVING

Nëse nuk keni dëgjuar për Jeff Nichols, e keni detyrë shtëpie. Ai është meritorë për disa nga filmat më të mirë të pavarur në historinë e kohëve të fundit, duke përfshirë Take Shelter dhe Mud.

Vepra e tij e fundit është bazuar në historinë e Richard dhe Mildred Loving, një çift i martuar prej racave të ndryshme në vitet 1950 në Virginia, të cilët duhej të luftonin për të qëndruar në martesë. Në një grusht të vogël filmash të dhimbshëm të vjeshtës, ky premton më së shumti./femra.net/

screen-shot-2016-10-05-at-11-40-05-am


 

Der Beitrag Filmat që duhet t'i shikoni këtë vjeshtë erschien zuerst auf femra.net.

Masazh i thjeshtë anti-age (kundër plakjes) i fytyrës dhe qafës

Posted: 05 Oct 2016 02:04 AM PDT

masazh-lekure-rrudha-vite-kujdes-anti-age

Masazhi i thjeshtë i fytyrës me vajra bazë në të cilat kemi shtuar përbërës natyrorë anti-plakje është një aleat i madh në trajtimin e rrudhave. Ai do të stimulojë qarkullimin, zbutë lëkurën dhe hapë poret në mënyrë që substancat aktive më lehtë të hyjnë në lëkurë, ndikon në rinovimin e kolagjenit dhe ngadalësimin e plakjes, dhe gjithashtu zvogëlon rrudhat. Aromaterapeutja Mary Novosel shpjegon se si duhet bërë masazhimin dhe me këtë t'i kthehet lëkurës yndyra, në çka ndihmojnë shumë vajrat natyrore të ftohtë-presuara.

Për masazh të përditshëm të fytyrës zakonisht nuk nevojiten më shumë se 20 ml vaj dhe kombinimet më të mira arrihen me përzierjen e vajit bazë (vaj argan, vaj jojoba, vaj aguliçe, fara kajsie apo trendafili të egër) dhe vajit eterik (Helichrysum arenarium, cistus, trëndafila, fara karrotash, dru sandali dhe ylang-ylang), i cili në total shtohet deri në tri pika. Përjashtim bën vaji i therrës së qenit (Elaeagnus rhamnoides) i cili nuk është eterik, por për shkak të koncentrimit të lartë të karotenoideve shtohet në preparate me pika, sikur vajrat eterike. Ky ka efekt jashtëzakonisht të fuqishëm në rigjenerimin e lëkurës.

Aplikimi i vajit në rrudha

Fërkojini duart që të ngrohen dhe hedhni pak vaj mbi to. Aplikoni vajin direkt në rrudhat vertikale edhe atë duke filluar nga rrudha e vrenjtjes në ballë deri te rrudha e qeshjes rreth buzëve dhe atyre në skajet e gojës. Rrudhat e thella “dashurojnë” vajin jojoba dhe vajin eterik të Helichrysum arenarium sepse shumë shpejt e rigjenerojnë lëkurën, kurse për rrudhat më të vogla të imitimit (mimikës) mjafton të kombinohet në të njëjtën sasi vaj jojoba dhe vaj aguliçe me dy pika vaj eterik te farave të karrotave.

Balli

Mollëzat e dy gishtërinjve tregues vendosni në majë të hundës dhe tërheqni deri në mesin e ballit dhe më pas rrëshqitni në drejtim të tëmblave, për efekt shtrëngimi – njërin gisht në të djathtë, kurse tjetrin në të majtë. Përsëriteni lëvizjen të paktën dhjetë herë. Këto lëvizje do të ndihmojnë në zbutjen e rrudhave të thella vertikale dhe horizontale të shkaktuara nga vrenjtja. Vaji i ricinusit dhe dy pika vaj i therrës së qenit (Elaeagnus rhamnoides) stimulojnë prodhimin e kolagjenit.

Tëmblat

Gishtat e mëdhenj të dorës së majtë dhe të djathtë vendosni në mollëzat e faqeve, kurse me gishtat tregues me lëvizje rrethore të ngadalta dhe njëtrajtshme masazhoni lëkurën e tëmblave, dhe pastaj tërhiqni në linjën poshtë syve në drejtim të rrënjës së hundës. Përsëriteni procesin disa herë.

Këto lëvizje e përshpejtojnë qarkullimin e gjakut, gjë që zvogëlon varjen e qarqeve të errëta nën sy, por edhe rritjen e elasticitetit të asaj pjese të fytyrës. Lëkura nën sytë është shumë e hollë kështu që i përshtaten vajrat e lehta si i arganit, kurse vaji eterik Helichrysum arenarium, përveç se zvogëlon inflamacionet dhe zbutë rrudhat e imëta, zvogëlon ënjtjen dhe varjen e qarqeve të errëta nën sy.

Hunda

Vendosni gishtat e mëdhenj të dorës së majtë dhe të djathtë, në anët e majës së hundës, dhe butësisht rrëshqitni lartë përgjatë buzës së hundës deri në rrënjën e tij. Përsëriteni disa herë. Lëvizjet duhet të jenë të njëkohshme. Gishtat e tjerë janë krejtësisht të lirë.

Ky masazh është një hyrje e shkurtër dhe ngrohje për masazhimin e faqeve, sepse stimulon punën e nervave dhe gjëndrave dhjamore që janë të lidhura me faqet. Lëkura e hundës shpesh ka pore të zgjëruara ashtuqë vaji bazë i frutave të trëndafilit të egër me dy pika vaj eterik të trumzës, me efektin e rigjenerimit, zvogëlon sekretimin e tepërt të sebumit.

Faqet

Stimulimi i faqeve është shumë i rëndësishëm për qarkullimin në tërë fytyrën. Mund të bëhet në dy mënyra. E para: thithni ajër dhe fryeni njërën faqe dhe pastaj barteni te tjetra – ashtuqë faqet të mbushen dhe zbrazen në mënyrë të alternuar, të paktën 10 herë. Kurse me majat e të gjithë gishtrinjëve, përveç gishtit të madh, 'rrahni' butësisht faqet. Tjetra mënyrë e stimulimit është 'rrahja' butësisht e faqeve me shuplaka – derisa lehtë të skuqen.

Të dy mënyrat e përshpejtojnë rrjedhën e limfës dhe nxisin zëvendësimin e shpejtë dhe eliminimin e substancave toksike ashtuqë lëkura merr frymë më lehtë, kurse kolagjeni rigjenerohet më shpejtë. Rezultati është pamja e freskët. Kombinimi i vajit 'borage' dhe vajit eterik të trumzës është ideal për këtë zonë sepse të dy balancojnë raportin e yndyrës dhe lagështisë dhe kështu barazojnë sekretimin e sebumit.

Buzët

Rrudhja e lëkurës në skajet e buzëve më së shpejti hiqet me masazhim edhe atë në mënyrë që gishtat e mëdhenj i vendosim në nofulla, kurse gishtat tregues, gishtat e mesëm dhe gishtat e unazës i vendosim në skajet e gojës. Të gjithë gishtat së bashku i lëvizim dhjetë herë, së pari majtas e më pas djathtas.

Një tjetër metodë është shtypja e skajit të buzëve edhe atë që me majat e gishtave tregues dhe gishtit të madh në kënd të drejtë, dmth. vertikalisht, i kapim rrudhat në skajin e buzës së sipërme dhe pastaj i lirojmë. Procedura përsëritet disa herë përgjatë tërë buzës së sipërme.

Të dy masazhet janë të dobishme që kjo pjesë e fytyrës të “çlirohet”, sepse është treguar se shumë njerëz kanë një shprehje të veçantë të fytyrës pjesën më të madhe të ditës, dhe ajo është më shumë e “fiksuar” në zonën e buzëve. Kjo, megjithatë, nxit formimin e rrudhave dhe për këtë arsye kjo “maskë” nevojitet të “thyhet” sa më shumë. Buzët shpesh humbasin lagështinë dhe elasticitetin kështuqë më së shumti i përshtaten vajrat më të “rënda” si vaji jojoba dhe i ricinusit të cilat formojnë një shtresë të hollë në lëkurë.

Meqë vaji aplikohet shumë afër mukozës, duhet ta dini se disa vajra eterike mund të jenë irrituese. Në këtë rast rekomandohet të shtohen disa pika të therrës së qenit (Elaeagnus rhamnoides), të cilat, si edhe në ballë, do të ofrojnë mbrojtje dhe ndihmë për rigjenerimin e elastinës.

Qafa dhe zona nën mjekërr

Me dorën e djathtë merrni pak vaj, kurse me të majtën shtrëngoni lëkurën e qafës teposhtë (hidhni kokën pak prapa). Përmes përdorimit të tre gishtave të dorës së djathtë, me lëvizje poshtë-lart masazhoni lëkurën në qafë. Kështu do ta nxitni punën e limfës, e cila heq substancat e dëmshme dhe tepricën e lëngut të grumbulluar, ashtuqë do të zvogëlohet edhe zona nën mjekërr. Lëkura e qafës është më e ekspozuar për krijimin e rrudhave të thella dhe duhet të trajtohet si lëkura e ballit – me masazh më të fortë me vaj ricinusi dhe dy pika vaj të therrës së qenit (Elaeagnus rhamnoides) me shtimin e një pike vaji eterik të Helichrysum arenarium apo Cistusi.

Masazhi hyrës

Përfundoni masazhin me fërkimin lart-poshtë të tërë fytyrës dhe qafës nga qendra jashtë. Vajin e tepërt largojeni me facoletë letre./femra.net/

 

Der Beitrag Masazh i thjeshtë anti-age (kundër plakjes) i fytyrës dhe qafës erschien zuerst auf femra.net.

Njerëzit me diabet nuk e njohin nevojën për dashuri

Posted: 05 Oct 2016 01:48 AM PDT

diabet-nuk-njohin-dashurine

Mjeku i njohur gjerman dhe psikoterapeut Dr. Ruediger Dahlke thotë se çdo sëmundje në të vërtetë është mesazh i shpirtit tonë për ato pjesë që ne nuk i pëlqejmë dhe duam ti largojmë, kurse do të duhej t'i pranojmë. Diabetes tregon në kënaqësinë apo mungesën e saj, por edhe analizën agresive. Njerëzit me këtë sëmundje kanë frikë nga dashuria dhe nuk janë të gatshëm ta pranojnë (qelizat nuk hapen për glukozën, ëmbëlsirën e jetës)

Njerëzit me diabet nuk e njohin nevojën për dashuri, nuk kanë mësuar as ta japin dhe rrallë ndërmarrin diçka në fushën e dashurisë. Në thellësi, kjo sëmundje paraqet një luftë me jetën dhe dhuratat e saj.

Çfarë duhet bërë: Të njohim frikën dhe kontrollin në fushën e dashurisë, duke pranuar paaftësinë për pranimin e dashurisë, të jetojmë më të ndërgjegjshëm dhe të lejojmë ritmin natyror të afrimit dhe distancimit. Duhet të jemi të vetëdijshëm edhe për atë që nuk e duam që të mund të pranojmë në vete atë që e duam. Në nivelin e shpirtit kjo do të thotë se duhet të mësojmë të vendosim kufij dhe të themi “jo” kur është e nevojshme.

Duhet të dallojmë mënyrën e keqe të të ushqyerit të shpirtit dhe trupit dhe ngadalë ta ndryshojmë atë, të gjejmë mesin ndërmjet dhënies dhe marrjes. Të lejojmë varësinë emocionale dhe jo varësinë nga insulina. Të dallojmë dhënien dhe marrjen e dashurisë si dy anët e njëjta të monedhës edhe atë t'i jetojmë. Të kënaqemi me rrjedhën e lirë të dashurisë, në ëmbëlsinë e jetës në kuptimin figurativ./femra.net/

 

Der Beitrag Njerëzit me diabet nuk e njohin nevojën për dashuri erschien zuerst auf femra.net.

Ushqimi që zhdukë rrudhat

Posted: 05 Oct 2016 12:32 AM PDT

ushqimet

Rrudhat e imëta, sidomos “të buzëqeshjeve", janë shtesë simpatike e cila fytyrën mund ta bëjë më interesante. Megjithatë, pavarësisht komplimenteve, rrudhat na bëjnë më të ndjeshëm dhe nxisin dëshirën për të ngadalësuar plakjen. Disa shtesa në të ushqyerit mund të ndikojnë në përtëritjen e organizmit nga brënda dhe jashtë, duke përforcuar mekanizmat mbrojtës të lëkurës, por edhe lehtësimin e rigjenerimit të saj. Disa prej këtyre përbërësve mund t'i shtohen maskave për fytyrë dhe të përdoren nga jashtë, por gjithsesi përfshini edhe në të ushqyerit

Vitamina C është e domosdoshme për prodhimin e kolagjenit dhe rregullimin e prodhimit të sebumit. Shkatërron radikalet e lira që përshpejtojnë procesin e plakjes. Pikërisht për këtë konsumimi i mjaftueshëm i vitaminës C lehtëson shërimin e plagëve dhe përshpejton rigjenerimin e lëkurës.

Gjethet e elbit të ri (magmë jeshile) përmban enzima aktive, antioksidantë, vitamina C, E, B1, B2, B3 dhe B6, klorofil dhe shumë aminoacide të cilët përshpejtojnë shërimin dhe rigjenerimin e lëkurës.

Alga Spirulina është e pasur me minerale esenciale dhe oligoelemente si dhe beta-karoten – një antioksidant natyral. Mund ta kompenzojë dozën e rekomanduar të vitaminës A, e cila përshpejton shërimin e plagëve dhe rigjenerimin e lëkurës.

Kërpudhat shiitake përmbajnë minerale të tilla si hekuri që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, kalciumi që me rregullimin e lipideve mbronë lëkurën nga ndikimet e jashtme, si dhe vitaminat e grupit B që rregullojnë punën e gjëndrrave dhjamore dhe stimulojnë rigjenerimin e kolagjenit në lëkurë.

Pelte mbretërore (Royal jelly) përmban një lloj të rrallë të acideve yndyrore të pangopura 10-HDA, i cili stimulon prodhimin e kolagjenit dhe mbron lëkurën nga plakja e parakohshme të shkaktuar nga rrezatimi ultravjollcë. Vitaminat B-kompleks dhe aminoacidet e shumta nga pelte mbretërore thellësisht e zbutin lëkurën dhe balancojnë pH-vlerat e saj.

Ginseng është i njohur edhe si rrënja e jetës. Substancat aktive të kësaj bime ginsenozidet rrisin mikroqarkullimin dhe nxisin shkëmbimin më të shpejtë të substancave në lëkurë e cila bëhet më e fortë dhe më e ndritshme./femra.net/

Der Beitrag Ushqimi që zhdukë rrudhat erschien zuerst auf femra.net.

Tjerat postime

Acid citrate dextrose (1) Acidet yndyrore (1) Acidi folik (2) Acidi hoalurinik (1) Acidi neuraminik (1) Aciditeti (2) Aciditeti i lukthit (1) Acidoza (1) Acidoza metabolike (1) Acidoza respiratore (1) Acne Rosacea (1) Acquired immune deficiency syndrome (1) Acromegalia (2) Acute lymphoblastic leukemia (1) Acute myeloblastic leukemia (1) Adaptimet qelizore (1) Adenoma (1) Adherenca (2) Adoleshenca (1) Adult T-cell leukemia (1) Aerobilia (1) Aftet (1) Aknet (3) Aktina (2) Akulli (2) Akupunktura (2) Alergjia (6) Algat blu të gjelbërta (1) Alkaloza metabolike (1) Alkooli (1) Alopecia (1) Alotipia (1) Aminosheqernat (1) Analiza e radiografisë së kraharorit (1) Analizimi i radiografisë së mushkërive (1) Anamneza (11) Ananasi (2) Anatomia (137) Anatomia e komblikut (1) Anatomia Patologjike-Patologjia (29) Andropauza (1) Anemia (6) Anemia sideropenike (1) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Angina pectoris (1) Angiografia (1) Angiografia renale (1) Ankthi (3) Anoreksia (2) Antibiotiket (3) Anticoagulant (1) Antidiabetikët oralë (1) Antigen (1) Antigjeni (2) Antigjeniteti (1) Antihiperlipidemikët (1) Antihipertenzivët (1) Antioksiduesit (3) Antitrupat (1) Antritrupat (1) Aortografia (1) Apertura pelvis inferior (1) Apheresis (1) Aphersis (1) Aplastic anemia (1) Arkiva (3) Arra (4) Arrat (2) Arteriografia (1) Artritit reumatoid (3) asazha e ezofagut (1) Asciti (1) Asfiksia (2) Aspirina (3) Astma (5) Ataku kardiak (1) ATP (1) Atrofia (1) Auskultimi (1) Auskultimi i zemrës (1) Autizmi (5) Autologous (1) Autopsia (1) Avokado (5) Bajamet (3) Bakteriet (1) Bananet (5) Barnat (7) Barnat në shtatzëni (1) Bazofilet (2) Bebet (1) Belbëzimi (1) Beta-bllokatorët (1) Biokimi (38) Biokimia klinike (4) Biokimia Mjekësore (1) Biologji (15) Bishtajat (1) Bizelja (3) Blood (3) Blood component (1) Bollguri (1) Boronica (5) Boronicat (2) Borziloku (2) Bradikinina (1) Brenga (1) Brokoli (9) Bronhografia (1) Buffy coat (1) Bustina (1) Buzeqeshja (1) Çaji i gjelbërt (1) Çajrat (2) Campylobacter jejuni (1) Caput Medusae (1) Cefalgjitë (1) Celulari (1) Celuliti (2) Chronic lymphoblastic leukemia (1) Chronic myeloblastic leukemia (1) Cikli i Krebsit (1) Cikli menstrual (4) Cikli qelizor (1) Ciklizina (1) Cirroza (1) Cirroza alkoolike (1) Cirroza biliare (1) Cirroza e mëlçisë (2) Cirroza kardiake (1) Cirroza metabolike (1) Cirroza posthepatike (1) Cistat (1) Cistografia (1) Cistoureterografia (1) Citrate phosphate dextrose (1) Çokollata e zezë (1) Colitis acuta (1) Columna vertebralis (1) Çrregullimet Skizoafektive (1) Çrregullimi depresiv madhor (1) Dafina (1) Dalja e dhëmbëve (1) Dardha (1) Dëgjimi (1) Dehidrimi (1) Deksametazoni (1) Demenca (1) Depresioni (12) Depresioni psikotik (1) Depresionin postpsikotik (1) Dermatologjia (6) Dermatology (1) Dhembet (7) Dhëmbët (1) Dhimbja (3) Dhimbja e fytit (1) Dhimbja e gjoksit (1) Diabeti (11) Diagnoza (7) Diagnoza diferenciale (1) Dializa (1) Diarra virale (1) Diarrea (5) Diarrea e udhëtarëve (1) Dielli (3) Dieta (17) Difuzioni (3) Difuzioni i gazrave (1) Difuzioni i lehtesuar (2) Difuzioni i thjeshte (2) Difuzioni pasiv (1) Digjestioni (1) Diplegjia (1) Distribuimi apo shperndarja e barnave (1) Diuretikët tiazidik (1) Dizenteria Bacilare (1) Djathi (3) Djersitja (2) Domatet (4) Domeni specifik (1) Dosja e pacientit (1) Dredheza (2) Dridhja e duarve (1) Drithërat (1) Drogat (1) Duedenografia hipotonike (1) Duhani (14) Eberthella typhi (1) Ebola (4) Ecja (2) Eczema herpeticum (1) Edema e mushkërive (1) Efektet anësore (1) Ego (1) Egzocitoza (1) Ekuilibri (1) Ekzaminime (4) Ekzaminimi Kardiovaskular (1) Ekzaminimi me radioizotope (1) Ekzaminimi neurologjik (2) Ekzaminimi neurologjik i nervave kranial (1) Ekzaminimi pediatrik (1) Elektrokardiograme (5) Eliminimi i barnave (1) Embolia (1) Embriologji (1) Emfizema mediastinale (1) Encephalitis (1) Enderrat (1) Endocitoza (1) Endokrinologjia (6) Endoskopia (1) Enët e gjakut (2) English Medical (68) Enteritis (1) Enzimet (2) Eozinofilet (1) Epidemiologji (20) Epidemiologjia e Koleres (1) Epilepsia (6) Epiteli (1) Epiteli boshtor (1) Epiteli ciliar (1) Epiteli i shtresuar (1) Epiteli kubik (1) Epiteli oral (1) Epiteli pseudoshtresor (1) Epitopi (1) Era e gojes (3) Erizipela (1) Eshterat (1) Eshtrat e gjymtyrës së sipërme (1) Eshtrat e kokës (1) Eshtrat e kraharorit (1) Ethet e buzeve (1) Ethet hemorragjike (1) Ethet hemorragjike Denge (1) Ethet hemorragjike Junin (1) Ethet hemorragjike Krime Kongo (1) Ethet hemorragjike Machupo (1) Ethet hemorragjike me sindrom renal (1) Ethet hemorragjike virale (1) Etiologjia (5) Eukariotët (1) Fagocitet (1) Fagocitoza (3) Faktoret e kancerogjenezës (1) Familja (1) Fara e zezë (1) Farat e lulediellit (1) Farmakogjenetika (1) Farmakokinetika (1) Farmakologjia (12) Farmakologjia Klinike (14) Farmakoterapia (1) Fasulja (3) Feferonat (1) Fëmija (4) Femrat (7) Fermentimi (1) Fertiliteti (2) Fertiliteti mashkullor (1) Fetusi (1) Fibrilacioni atrial (2) Fibrilacioni ventrikular (1) Fibroza (1) Fiku (1) Filma rentgen (2) Filtrimi (1) Fistulografia (1) Fiziologji Patologjike (8) Fiziologjia e njeriut (59) Flateri atrial (1) Floket (6) Flokët (1) Foramen infrapiriforme (1) Fosfori (1) Foshnja (2) Fraktura (1) Fraktura kraniale (1) Fremitus tactile (1) Frika (2) Fruktoza (1) Frustracioni (1) Frutat (4) Fruthi (6) Fryerja e barkut (1) Frymëmarrja (1) Ftoi (2) Fyti (1) Fytyra (5) Galaktoza (1) Galaktozamina (1) Galaktozemia (1) Galeria Mjekesore (3) Gastroduedenografia (1) Gastroenteritis acuta (1) Gastroenterologjia (1) Gërhitja (1) Geriatria (1) Gihti (1) Gjakderdhja (1) Gjaku (6) Gjëndrrat (1) Gjenetika Humane (18) Gjinekologjia (18) Gjiri (2) Gjuha (1) Gjuha gjeografike (1) Gjumi (15) Glikokalisi (1) Glikoliza (1) Glositi migrues (1) Glukoza (2) Glukozamina (1) Gluteni (1) Goditja nga dielli (1) Goja (1) Granuloma e kërthizës (2) Gripi (3) Grup interaktiv në Facebook (1) Grupet e gjakut (2) Guret ne veshka (1) Hapteni (1) Harresa (1) Heksozaminat (1) Helmimet ushqimore (1) Hemangioma (1) Hemangioma e kapakut të sipërm të syrit (1) Hematologjia (2) Hemiplegjia (2) Hemofilia (1) Hemoroidet (1) Hemorragjia cerebrale (1) Hemorragjia intrakraniale (1) Hemorragjia nga goja (1) Hepatitet (1) Hepatitet Virale (2) Hepatiti (4) Hepatiti A (8) Hepatiti C (1) Hepatiti E (1) Heroina (1) Herpes Zoster (2) Herpesi labial (2) Hidratimi (1) Hidrokortizoni (1) Higjena (7) Higjiena e ushqimit (1) Hiperbilirubinemia (1) Hiperbilirubinemia fiziologjike (1) Hiperkalemia (1) Hiperplazia (1) Hipertensioni (8) Hipertensioni portal (1) Hipertermia (1) Hipertrofia (1) hipervitaminoza (1) Hipofiza (1) Hipokalemia (1) Hipotensioni (1) Hipovitaminoza (1) Histamina (1) Histeria (2) Histero-salpingografia (1) Histologjia e Njeriut (1) Histologjia-Preparatet (8) Hithrat (2) Holoenzima (1) Homeostaza (1) Hormonet (1) Hormonet e stresit (1) Hudhra (7) Hulumtime (1) Humbja e peshes (15) Hurmat (1) Hydrocephalus (1) I posalinduri (3) Ibuprofeni (1) Idiotipia (1) Ikteri hepatik (1) imazhe radiologjike (1) Imuniteti (2) Imuniteti humoral (2) Imuniteti i fituar (1) Imuniteti i lindur (1) Imuniteti jospecifik (1) Imuniteti qelizor (2) Imuniteti specifik (2) Imunogjenetika (1) Imunogjeniteti (1) Imunoglobulinat (1) Imunologjia (39) Indi dhjamor (1) Indi lidhor (1) Indi lidhor fijengjeshur (1) Indi lidhor fijeshkrifet (1) Indi limfoid (2) Indi muskulor (2) Indi nervor (1) Infarkti (4) Infeksionet (3) Infeksionet pulmonare (1) Infeksioni urinar (2) Infertiliteti (1) Influenca (1) Informatika Mjekësore (4) Ingjestioni (1) Inkubacioni (1) Insektet (1) Insomnia (1) Inspeksioni (3) Insulina (1) Irigografia (1) Izotipia (1) Japanese encephalitis (1) Jeta artificiale (1) Jodi (2) John Hopkins (1) Jonet e Kaliumit (1) Kaça (1) Kafazi i kraharorit (1) Kafeja (10) Kajsia (1) Kakao (1) Kalciumi (2) Kalikreina (1) Kaliumi (7) Kamomili (2) Kanabisi (1) Kanceri (39) Kanceri i gjirit (9) Kanceri i lekures (1) Kanceri i pankreasit (1) Kanceri i qafës së mitrës (1) Kandidiaza orale (1) Kanella (2) Kapjet e Leopoldit (1) Karbohidratet (1) Kardiokirurgjia (1) Kardiologjia (5) Kariesi (2) Karota (4) Karrigia (1) Kemotaksa (2) Kerca e hijalines (1) Kerca elastike (1) Kërpudhat (2) Kërthiza (1) Keshilla (55) Kikiriku (3) Kimioterapia (1) Kirurgjia (2) Kivi (5) Klinika (3) Klonimi (1) Klori (1) Koagulimi i gjakut (1) Kockat (2) Koenzimat (1) Kokaina (1) Kokoshkat (1) Kolangiografia intravenoze (1) Kolangiografia postoperatore ose operatore (1) Kolangiografia transhepatike perkutane (1) Kolangiopankreatografia endoskopike retrograde (1) Kolecistografia orale (1) Kolera (13) Kolesteroli (4) Kolli (1) Kombliku (1) Komplementi (3) Komplikimet (2) Komplikimet e Kolerës (1) Komunikimi (1) Koncentrimi (1) Kondroitin sulfati (1) Konflikti primar (1) Kontraceptivët (1) Kontraceptivët oralë (1) Kontraksioni i muskujve (2) Kontrasti (1) Konverzioni (1) Kopra (1) Kortikosteroidet (1) Kortizoni (1) Kosi (5) Krimbi (1) Kripa (4) Kuize (11) Kujtesa (7) Kumbulla (4) Kungulli (1) Kuriozitete (1) Lajme (134) Lajthia (1) Lakra (1) Laktoza (2) Latanti (2) Lekura (5) Lëkura (1) Lemza (3) Lëngu i thanave (1) Leukemia (1) Leukoplakia (1) Leukoplakia orale (1) Leukoza (1) Lëvizjet (1) Lidhja neuromuskulare (1) Ligjerata (2) Limfocitet (1) Limoni (10) Lindja (1) Lipotimia (1) Lizozomet (1) Lodhja (5) Lodhja pranverore (1) Lukthi (3) Luleshtrydhe (1) Lumturia (1) Lupus Erythematosus (1) Lupusi (1) Lymph (1) Lythat (1) Magnezi (1) Majdanozi (4) Makroelementet (2) Makrofagët (1) Mamografia (2) Manaferra (2) Mandarina (2) Manovrat e Leopoldit (1) Marijuana (3) Martesa (1) Masat antropometrike (1) Maska (8) Mastiti (1) Mastocitet (1) Masturbimi (3) Matja e shytpjes së gjakut (1) Mediatorët (1) Medulla spinale (1) Megaureteri (1) Mejoza (3) Meklozina (1) Mëlçia (2) Membrana qelizore (1) Memory (1) Mengjesi (1) Meningjiti (1) Menopauza (2) Menstruacionet (1) MERS (1) Mësime mjekësore (2) Metabolizmi (3) Metaplazia (1) Midhjet (1) Migrena (7) Migrena me aurë (1) Migrena pa aurë (1) Mikrobet (2) Mikrobiologji (23) Mikrobiologjia (6) Mikrobiologjia fiziologjike (1) Mikrobiologjia genetike (1) Mikroelementet (2) Miofibrili (1) Miologjia (6) Miozina (2) Mitoza (4) Mitra (2) Mjalta (7) Mjedrat (2) Mjekesi Familjare (1) Mjekesi interne (7) Mjekësi interne (22) Mjekësi sociale (2) Mjekësia Urgjente (1) Mjekimi (6) Mjekra (2) Molla (9) Monocitet (1) Monoplegjia (2) Monosaharidet (1) Morbus Basedow (2) Morbus Crohn (1) Morbus Graves (1) Mosha e kockave (1) Mosha e mesme (1) Mosha gestative (1) Mosha parashkollore (1) Mosha shkollore (1) Moti (1) Motoneuronet (1) Motoneuroni periferik (1) Motoneuroni qëndror (1) Multivitaminat (1) Mungesa e hekurit (2) Muscle (1) Mushkëritë (3) Mushkonjat (2) Mushmolla (1) Muskujt (11) Muskujt e lëmuar (1) Muskujt kardiak (1) Muskujt skeletik (4) Muskulatura e Lëmuar (1) Muskulatura e Zemrës (1) Muskulatura skeletike (2) Myasthenia Gravis (9) Mycoplasma (1) Nafta (1) Nativi i abdomenit (1) Natriumi (3) Nauzea (1) Ndarja qelizore (2) Ndihma e parë (3) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Ndotja e ajrit (2) Nefrologjia (4) Nefropatia diabetike (1) Nekroza (1) Nekroza yndyrore (1) Neonatologjia (5) Neoplazma (1) Neostigmina (1) Nervat e kokes (3) Nervat kranial (1) Nervoza (1) Neuralgjia (1) Neuralgjia glossofaringeale (1) Neuralgjia Trigemale (1) Neurastenija (5) Neurofibromatoza (1) Neurologji (48) Neurologji me Neuropsikiatri (73) Neuroradiologjia (1) Neuroza (9) Neuroza hipohondrike (1) Neuroza histerike (3) Neutrofilet (1) Ngacmueshmëria (1) Nitroglicerina (1) Njeriu (1) Nuhatja (1) Nyjet (1) Obeziteti (4) Obstetrika (13) Oftalmologjia (4) Omega 3 (7) Omphalitis (1) Onkologjia (4) Optimizmi (1) Organizmi (4) Orgazma (1) Orizi (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Ortopedia (1) Ortoreksia nervore (1) Osmoza (3) Ossa cranii (1) Ossa membri superioris (1) Ossa thoracis (1) Osteoarthritis (1) Osteologjia (1) Otorinolaringologjia (6) Ovulacioni (1) Pagjumësia (2) Palca e kuqe (1) Palpacioni (1) Pamje klinike (18) Paniku (1) Pankreasi (1) Panxhari (1) Papa testi (2) Papaja (1) Paracetamoli (6) Paraliza (1) Paralizat (1) Paralysis (1) Parandalimi (2) Paraplegjia (2) Parazitologji (4) Parazitologjia (1) Pasazha e zorrëve të holla (1) Pasqyra klinike (5) Patatja (1) Patogjeneza (4) Patogjenza (1) Patologjia (1) Pediatria (137) Pediatrics (1) Pemphigus vegetans (1) Përballja me kancerin (4) Perimet (3) Perimet jeshile (1) Perimetri i kokës (1) Periudha embrionale (2) Periudha fetale (2) Periudha neonatale (1) Periudha postnatale (1) Periudha prenatale (2) Perkusioni (2) Pesha trupore (2) Peshku (3) Pesticidet (1) pH (1) Pielografia retrograde (1) Pijet (8) Pijet energjike (1) Pikat e auskultimit (1) Piperi i zi (1) Piridostigmina (1) Pjepri (1) Pjeshka (1) Plakja (4) Plazma e gjakut (1) Pneumonia (3) Pneumoperitoneumi (1) Pneumotoraksi (1) Pneumotoraksi spontan (1) Polymialgia rheumatica (1) Portokalli (3) Potenciali i aksionit (1) Potenciali i veprimit (1) Potenciali membranor (1) Prednizoloni (1) Pregnancy (1) Presioni arterial (1) Presioni i gjakut (5) Probiotikët (1) Problemet me sy (1) Problemet mendore (1) Prognoza (1) Prokariotët (1) Proliferimi Tumoral (1) Propedeutika (1) Prostata (2) Prostoglandinet (1) Psikiatria (2) Psikologjia (3) Psikoza (3) Psikoza Maniako-Depresive (1) Psikozat endogjene (1) Psoriasis (1) Puna (2) Puna e zemrës (1) Punime shkencore (6) Pyetje (1) Pyetje dhe pergjigje (2) Pytje dhe Pergjigje (12) Qarkullimi i gjakut (2) Qeliza (8) Qelizat (1) Qelizat dhjamore (1) Qelizat e gjakut (1) Qelizat e lëkurës (1) Qelizat e syrit (1) Qelizat gjëndërore (1) Qelizat kancerogjene (1) Qelizat kockore (1) Qelizat limfatike (1) Qelizat mediatore (1) Qelizat nervore (1) Qelizat seksuale (1) Qelizat staminale (2) Qelizat tumorale (1) Qelizat vrasëse natyrale (1) Qendra per avancimin e studimeve (2) Qendra për avancimin e studimeve (1) Qepa (7) Qepa e kuqe (1) Qepa e re (1) Qershia (3) Qeshja (1) Quadriplegjia (2) Qumeshti (2) Radioaktiviteti (1) Radiografia (1) Radiografia kontrolluese (1) Radiografia krahasuese (1) Radiografia native (1) Radiografia standarde (1) Radiologjia (15) Radioskopia (1) Raste Klinike (4) Raste Klinike të ndryshme (1) Reaksionet imunologjike (1) Reaksionet kimike (1) Reaksioni i aglutinimit (1) Reaksioni i fiksimit te komplementit (1) Reaksioni imunologjik i tipit I (1) Reaksioni imunologjik i tipit II (1) Reaksioni imunologjik i tipit III (1) Reaksioni imunologjik i tipit IV (1) Reaksioni imunologjik i tipit V (1) Receta (8) Reflekset (2) Refleksi kërkimbuzor (1) Refleksi i kapjes (1) Refleksi i Moros (1) Refleksi i qëndrueshmërisë aktive (1) Refleksi i Robinsonit (2) Refleksi i thithjes (1) Refleksi natyror për ecje (1) Rehabilitation (1) Respiracioni (1) retesira izotonike (1) Reumatologjia (3) Rezistenca (1) Rezonanca magnetike (1) Riprodhimi (2) Rozmarina (1) Rrepa (1) Rritja (3) Rritja e dhëmbëve (1) Rritja e kokës (1) Rrugët e frymëmarrjes (1) Rrushi (3) Saharoza (1) Salmonella (1) Salmonella typhi (1) Salmoni (2) Sarkomera (1) Sauna (2) Seksi (6) Selino (1) Semiologjia (1) Sëmundja e Alzheimerit (1) Sëmundja e sheqerit (1) Sëmundjet (4) Sëmundjet e lëkurës (1) Sëmundjet e zemrës (1) Semundjet infektive (103) Sëmundjet kardiake (1) Serotonina (1) Shafrani (1) Shalqiri (1) Shega (2) Shendeti (883) Shëndeti (1) Shëndeti mendor (1) Shenja Brudzhinski (2) Shenja e Kernigut (1) Shenjat (5) Shenjat e meningjitit (2) Shenjat Meningjeale (3) Sheqeri (5) Sherebela (1) Shigellat (1) Shigelloza (9) Shikimi (1) Shoku (1) Shprehi (1) Shqisa (1) Shqisa e ekuilibrit (1) Shqisa e shijimit (1) Shqisa e shikimit (1) Shqisa e të dëgjuarit (1) Shqisa e të nuhaturit (1) Shqisa e të pamurit (1) Shqisat (2) Shtatzania (10) Shtatzënia (1) Shtylla kurrizore (1) Shtypja e gjakut (2) Simptomat (5) Sinapsa (1) Sindroma Raynaud (1) Sipërfaqja trupore (1) Sistemi gastrointestinal (1) Sistemi kardiovaskular (1) Sistemi muskulor (1) Sistemi nervor (2) Sistemi osteo-artikular (1) Sistemi respirator (5) Sitemi muskulor (1) Sjellja (2) Skara (1) Skarlatina (1) Skeleti (1) Skizofrenia (6) Skizofrenia hebefrene (1) Skizofrenia katatonike (1) Skizofrenia paranoide (1) Skizofrenia simplex (1) Soda e bukes (1) Speca të mbushur me djath (1) Sperma (2) Spermatozoidet (2) Spinaqi (4) Sporti (1) Staphylococcus aureus (1) Status Epilepticus (1) Statusi epileptik (1) Statusi neurologjik (1) Steriliteti (1) Sterilizimi (1) Stomaku (3) Stomatologjia (2) Streptokokoza (1) Stresi (11) Stresi post traumatik (1) Studime (5) Substancat narkotike (1) Sulfuri (1) Sulmi ne tru (4) Sulmi ne zemer (2) Susami (1) Syri (3) Sytë (1) Tabes Dorsalis (1) Tachicardia (1) Tahikardia sinusale (1) Teknologjia (2) Telefoni (1) Temperatura (4) Tensioni (1) Teratogjeneza (1) Terminlogji Mjekesore (7) Terminology (43) Tershera (2) Tërshëra (1) Teste (14) Teste mjekësore (4) Teste nga Fiziologjia e njeriut (2) Testi i Coombs-it (1) Testi i Papanikolaut (1) Testosterone (1) Tetanusi (1) Tetralogjia Fallot (1) Tetraplegjia (1) Tetrisi (1) Thenie mjekesore (1) Thinjat (2) Thumbimet (1) Tifoja abdominale (13) Tifoja e zorrëve (13) Tjera (10) Toksinat (2) Tomografia e kompjuterizuar (1) Tomografia konvencionale (1) Tonusi muskular (1) Trajtimi (3) Trakti urogjenital (1) Trangujt (2) Transfusion (1) Translatimi (1) Transmetimi (1) Transmisioni sinaptik (1) Transplantimi (2) Transporti aktiv (2) Transporti i CO2 (1) Transporti i O2 (1) Traumat (1) Traumatologjia (1) Tretesira hipertonike (1) Tretesira hipotonike (1) Tretja (2) Trombocitet (1) Trombocitopenia (1) Tromboembolia (1) Tromboza (1) Troponina (1) Trupi (2) trupore (1) Truri (11) Tuberkulozi (2) Tularemia (1) Tumoret (1) Tumori (7) Uji (8) Ulçera gastrike (1) Ultrazëri (1) Uria (1) Urina (1) Urinimi (1) Urografia intravenoze (1) Urologjia (1) Urthi (1) Ushqimi (41) Ushqimi i detit (1) ushtrime mjekesi interne (8) Ushtrime nga neurologjia (4) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) Ushtrimet (7) Uthulla (1) Uthulla e mollës (1) Vagina (1) Vaji (2) Vaji i peshkut (1) Vaji i ullirit (5) Vaksinat (3) Variçella (1) Vdekja (5) Venat varikoze (4) Veshi (1) Veshka policistike (1) Veshkat (3) Vetmia (3) Vetullat (1) Vezet (4) Vezoret (1) Vibrio Cholerae (1) Vibrio parahemoliticus (1) Video (6) Video shkencore (15) Viral infection (1) Virus (1) Viruset (2) Virusi HIV (1) Virusologjia (2) Vitamina A (1) Vitamina C (5) Vitamina D (7) Vitamina E (2) Vitamina K (1) Vitaminat (14) Vjellja (2) Xhemi (1) Xhenxhefili (2) Yersinia enterocolitica (1) Yndyrat (1) Zbulime (23) Zemra (13) Zjarri i natës (1) Zorra e trashë (1)

Postimet sipas alfabetit