Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Na ndiqni me email - Follow by Email - Merrni njoftime për postimet e reja

“Truket e grimerëve të Hollywood-it: 10 deri tani më të mirë!” plus 2 more femra.net

loading...

“Truket e grimerëve të Hollywood-it: 10 deri tani më të mirë!” plus 2 more femra.net


Truket e grimerëve të Hollywood-it: 10 deri tani më të mirë!

Posted: 21 Oct 2016 05:07 AM PDT

modele-grim-truke-grimerve-dukje

Nuk është e tëra në grimin e shtrenjtë, madje as në duart e afta të grimerëve professional, diçka qëndron edhe në shkathtësinë dhe idenë fantastike. Ata i kanë zbuluar, kurse ne po i vjedhim!

Për disa nga truket në këtë listë, ndoshta keni dëgjuar, ndërsa të tjerët do të ju duken tepër të pakuptimtë, por na besoni dhe provoni, efekti është fantastik.

Kur duam të mësojmë diçka të re dhe vërtetë efektive, atëherë i drejtohemi profesionistëve më të mirë, dhe nuk ka më të mirë se sa grimerët e Hollivudit dhe atyre që bashkëpunojnë me modele të popullarizuara për fotografitë e ballinave dhe paraqitjen në pistë.

Në fakt, pikërisht këtyre yonjave i nevojitet jo vetëm grim cilësorë dhe i qëndrueshëm, por edhe mjeshtër profesioni i cili shpesh do të duhet t'i grimojë në kohë rekord.

Për arritjen e qëndrueshmërisë dhe pamjen e mirë me pak veprime mundet vërtetë vetëm grimeri profesionist i famshëm, por për këtë shërbehet me truke, për të cilët ndoshta kurrë nuk do të ju vinte ndër mend, sepse nuk duken si ide e mirë, por në të vërtetë janë.

Skuqësi si hije

“Para se të vëni hije, mbi qepallat aplikoni pak skuqës. Ndoshta ju duket si ide e çmendur, por provoni, sigurisht se do të befasoheni. Në fakt, pak nuancë rozë apo pink, do ti theksojë sytë tuaj në një mënyrë të re. Në veçanti, nëse këto tone i bashkoni me hijet nudo, neutrale”, shpjegon një nga grimeret e famshme të Beau Nelson.

Një hije që shkëlqen

smerrni një furçë të madhe për aplikimin e bronzuesit apo skuqësit dhe shpërndajeni nëpër mollëza", këshillon Rob Harmon, grimer i personave të famshëm dhe krijues i produktit kozmetik The magic pads.

Maskara rrezistente nga uji dhe e rregullt

“Maskara rrezistente ndaj ujit është e shkëlqyer për qëndrueshmëri më të gjatë në qerpikë, por shumë më e vështirë për ta hequr nga ajo standard. Truku është si vijon: së pari aplikoni një shtresë të maskarës suaj të rregullt, e pastaj atë rrezistente nga uji. Fshihet më lehtë, kurse qëndron më gjatë”, na zbuloi sekretin Melanie Inglessis, grimerja Olivia Wilde.

Femra.net për sy të përsosur gjatë gjithë ditës, ju propozon maskaren Vamp Waterproof nga Pupa, e cila u jep qerpikëve volum ekstrem dhe të menjëhershëm, përveç këtyre ofron qëndrueshmeri ndaj ndryshimit të temperaturave dhe lagështisë! Për më shumë informata, klikoni këtu…

pupa-maskare

Hija kremoze

“Gjithçka që ju nevojitet është një maskarë e mirë, e dendur dhe hija kremoze në kombinim me ngjyrë kafe dhe bronzi për efekt 'smokey eye',” thot Mary Greenwell, e cila bashkëpunon me aktoret e A-listës së Hollivudit si Jessica Chastain dhe Rene Zellweger.

Maskara si bazë

“Nëse kam ndërmend të përdori maskarë, ajo do të jetë gjëja e parë që do ta vë në sy, jo e fundit, si zakonisht. Arsyeja pse e bëj këtë është se nganjëherë është vetëm maskara e nevojshme që të ndryshojë fytyra dhe shpesh ju mjafton vetëm ajo. Megjithatë, nëse nuk jam e kënaqur me efektin e vetë maskarës, pastaj vazhdoj me grimimin e fytyrës, por duke përmirësuar pjesë-pjesë, kurse maskara më shërben si bazë. Kështu kurrë nuk mund ta teproni”, thotë grimeri James O’Riley.

Lapsi i buzëve në sy

“Ndonjëherë lapsin për buzë me ngjyrë neutrale e përdori për sy. Në fakt, këto lapsa janë kremozë, lehtë shtrihen dhe shtojnë pak ngrohtësi e cila i mungon vetë hijes. Duket shkëlqyer kur dua të arrij efekt të ngrohtë në sy,” zbulon Vincent Oquendo, grimer i modeleve të famshme, si Belle Hadid.

Eyeliner si shtojcë për qerpikët

“Ky është një truk i thjeshtë dhe shumë efektiv të cilin deri më tani nuk i'a kam zbuluar askujt. Furçën e eyeliner zhyteni në maskarë dhe mbushni boshllëqet mes qerpikëve, do të arrini efekt të qerpikëve të trashë dhe më të errët”, zbuloi grimerja Kelsey Deenihan.

Ujë trëndafili në formë spreji

“Ujë trëndafili, i cili është shumë i dobishëm për lëkurën, e blej në formë spreji. Pas grimimit, për përfundim të pamjes fytyrën e spërkati me këtë ujë. Ai forcon grimin dhe fytyrës i jep një pamje më të natyrshme dhe të freskët”, pohon Lisa Storey, grimere e modeleve të famshme, si Miranda Kerr.

Sfungjerët (shpuzat) për pudratim

“Sekreti im janë sfungjerët me të cilët aplikohet pudra e lëngshme. Megjithatë, unë i përdorë në qepalla. Pas aplikimit të hijes, kurse para përdorimit të maskarës, ato i vendosë në kapak, për ta mbrojtur nga njollat e mundshme të bëra me maskarë”, shpjegon grimeri AJ Crimson.

Baby pudër

“Trukun që kurrë nuk e kam zbuluar, kurse ja tani po ju zbuloj juve, është pudra për fëmijë të cilën me furçë e vendos në mes të dy shtresave të maskarës. Qerpikët do të duken shumë më të dendur. Ky është një truk i mirë që të arrini efektin e qerpikëve të gjatë dhe të dendur, të cilin mund ta arrini vetëm me ato artificial,” zbulon Rocio Matos, grimer profesionist./femra.net/

Der Beitrag Truket e grimerëve të Hollywood-it: 10 deri tani më të mirë! erschien zuerst auf femra.net.

Tortë çokollatë

Posted: 21 Oct 2016 12:43 AM PDT

torte-emebelsire-cokollate-perberesit-pergatitje

Përbërësit

1 gote(200ml) kos
100 ml vaj
7 luge miell
2 luge kakao
4 luge sheqer
1 luge e vogel sodë bikarbone
100 ml qumësht
+lengu I tyre Levorja e grire ne rende e 2 portokalleve
Kremi:
500 ml qumësht
300 ml ujë
3 puding çokollate
5 luge sheqer
100 gr çokollatë

Hapat

1. Perzijme perbersit per pandispanjen,qesim ne kallep te lyer dhe permillur dhe pjekim ne 200 grade per 15-20 minuta.

2. Panndipanjen e pjekur e njomim me lengun e portokalleve.

3. Per kremin perzziejme pluhurin e pudingave me ujin,kurse qumeshtin eveme te vloje me sheqerin.

4. Me pas perziejme perbersit derisa te trashet pudinga.

5. Ne pudingen e nxehte shtojme cokollaten e coptuar dhe perziejme derisa te shkrihet edhe cokollata.

6. Persiper pandispanjes se pjekur dhe te ftohur tashme qesim kremin me cokollate.

7. Embelsiren e leme te ftohet ne temp. ambineti dhe me pas e fusim ne frigorifer, presim ne katrorka dhe shijojme fantazi cokollate.

 

Burim: kuzhinashqiptare

Der Beitrag Tortë çokollatë erschien zuerst auf femra.net.

Nga toksik, në më të dëshiruarin: Historia e buzëkuqit më të famshëm në botë

Posted: 21 Oct 2016 12:17 AM PDT

buzekuq-kujdes-dukje-historiku

Ky, për shumë gra nuanca më e preferuar e buzëkuqit për shekuj me radhë konsiderohej i diskutueshëm, kurse kisha e kishte deklaruar edhe mishërim i djallit në buzët e gruas, por kjo megjithatë nuk i ndaloi vajzat në mbarë botën ta përdorin të paktën në intimitetin e dhomave të tyre, sepse pikërisht këtë ngjyrë meshkujt e konsideronin shumë të pasjellshme.

Nëse keni menduar se është tronditëse informata që një mashkull gjatë jetës nga buzët e femrës han një mesatare prej rreth gjashtë kilogram buzëkuq, ne do të ju dekurajojmë me informacionin se anëtaret e seksit të butë në Egjipt në buzët e tyre me vetëdije përdornin përzierje helmuese të marra nga bimët dhe insektet e grimcuara!

Edhe atëherë, 2.500 vjet para erës sonë nuanca më e njohur e buzëkuqit ka qenë ajo që në gjuhën franceze tregon emrin e tij, rouge ose e kuqe.

3,600 p.e.s. – deri vitin 400

Në Egjipt, të dy gjinitë në mënyrë të barabartë kanë lyer buzët me nuancë të kuqe e cila përfitohej nga përzierja e dyllit, bromit, lloje të caktuara të algave dhe jodit.

Gjatë periudhës antike ngjyra e kuqe e buzëkuqit përfitohej nga substanca të ngjashme, aspak më pak toksike, romakët, ashtu si gratë e tyre kanë lyer buzët me këtë ngjyrë, kurse këtë e kanë bërë ekskluzivisht përfaqësuesit e klasave të larta, që në këtë mënyrë të paraqesin dallimet në shoqëri.

Kurse në Greqinë antike, situata ishte mjaft e ndryshme. Me ligj ishte e ndaluar të përdoret buzëkuq, leje për këtë kishin vetëm prostitutat, të cilat në këtë mënyrë tregonin qartë profesionin e tyre dhe të tërheqin klientët.

400 – deri vitin 1500

Përdorimi i buzëkuqit në Evropë gjatë Mesjetës, nuk është parë me dashamirësi.

Kisha konsideronte se ky produkt i bukurisë në buzët e gruas është mosrespektim ndaj Zotit dhe provokim i djallit.

Kjo megjithatë, nuk e pengoi Mbretëreshën e britanisë Elizabeth I t'i lyej buzët edhe atë me ngjyrë të ndritshme të kuqe të bërë nga përzierja e insekteve të grimcuara (bëhet fjalë për insekte të quajtur cochineal me blindim të kuq), një lloji të veçantë të gomës, bardhit të vezës dhe qumësht fiku, përbërësit e të cilëve edhe sot prodhojnë disa nga llojet më të mira të buzëkuqit.

buzekuq

1600 – deri vitin 1800

Meshkujt dhe femrat njësoj kanë vazhduar të lyejnë buzët me ngjyrë të kuqe, kurse tenin ta theksojnë me pudër të bardhë ashtuqë në këtë mënyrë të dallohen dukshëm nga klasat më të ulëta.

Megjithatë, kisha më në fund arriti të fitojë betejën e saj kundër buzëkuqit dhe në vitin 1770, në marrëveshje me përfaqësuesit politik, qeveria britanike formalizon ligjin me këtë qëndrim: Nëse një femër josh mashkullin me buzëkuq dhe në këtë mënyrë e tërheq në martesë, ky akt do të konsiderohet magji dhe ajo do të përgjigjet për këtë përpara Zotit dhe popullit.

1800 – deri vitin 1900

Edhe pse britanikët ishin shumë të ashpër në lidhje me përdorimin e buzëkuqit, kurse këtë qasje ndaj këtij produkti kozmetik e kanë miratuar edhe disa vende amerikane, në Francë situata ishte krejt ndryshe.

Dalja në publik pa buzëkuq dhe fytyrë të pudrosur për francezet as që vinte në shprehje, pamja natyrale ishte caktuar për shtresat e ulëta, kurse me grim të theksuar, i cili përfshinte buzëkuqin praktikisht të detyrueshëm, fisnikëria franceze theksonte rëndësinë e saj shoqërore.

Kështu më 1880 shtëpia kozmetike franceze Guerlain nxjerr buzëkuqin e parë në treg, kurse pak më vonë aktorja asokohe shumë e njohur Sarah Bernhardt shkakton një skandal duke u shfaqur në publik me buzëkuq, duke marrë parasysh se në shumicën e vendeve ende përdorej në fshehtësi.

elizabet-buzekuq

Viti 1900

Në fillim të shekullit të 20, më në fund buzëkuqi bëhet i pranueshëm në shoqëri, madje edhe shprehje e rebelimit.

Në vitin 1912 në New York, përkrahëset e të drejtave të grave marshojnë nëpër rrugët e qytetit me buzë të lyera me buzëkuq që shkëlqen. Më 1933 Vogue shpallë buzëkuqin si preparat më të rëndësishëm kozmetik për femra dhe që atëherë, e tutje fillon epoka jo vetëm e pranimit në përgjithësi të produktit të bukurisë, por tashmë edhe si i preferuar për femrat e guximshme të vetëdijshme për bukurinë e tyre, sikur bukuroshet e Hollywood-it Elizabeth Taylor dhe Marilyn Monroe./femra.net/

Femra.net ju propozon buzëkuqini e lëngët me ngjyra të pastërta, për të pasionuarat pas MAT – I’m Matt Lip Fluid, nga Pupa. Për një pamje të sofistikuar, të karakterizuar me ngjyrë të plotë dhe butësi kadifeje. Për më shumë informata klikoni këtu…

pupa-buzekuq


 

Der Beitrag Nga toksik, në më të dëshiruarin: Historia e buzëkuqit më të famshëm në botë erschien zuerst auf femra.net.

Tjerat postime

Acid citrate dextrose (1) Acidet yndyrore (1) Acidi folik (2) Acidi hoalurinik (1) Acidi neuraminik (1) Aciditeti (2) Aciditeti i lukthit (1) Acidoza (1) Acidoza metabolike (1) Acidoza respiratore (1) Acne Rosacea (1) Acquired immune deficiency syndrome (1) Acromegalia (2) Acute lymphoblastic leukemia (1) Acute myeloblastic leukemia (1) Adaptimet qelizore (1) Adenoma (1) Adherenca (2) Adoleshenca (1) Adult T-cell leukemia (1) Aerobilia (1) Aftet (1) Aknet (3) Aktina (2) Akulli (2) Akupunktura (2) Alergjia (6) Algat blu të gjelbërta (1) Alkaloza metabolike (1) Alkooli (1) Alopecia (1) Alotipia (1) Aminosheqernat (1) Analiza e radiografisë së kraharorit (1) Analizimi i radiografisë së mushkërive (1) Anamneza (11) Ananasi (2) Anatomia (137) Anatomia e komblikut (1) Anatomia Patologjike-Patologjia (29) Andropauza (1) Anemia (6) Anemia sideropenike (1) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Angina pectoris (1) Angiografia (1) Angiografia renale (1) Ankthi (3) Anoreksia (2) Antibiotiket (3) Anticoagulant (1) Antidiabetikët oralë (1) Antigen (1) Antigjeni (2) Antigjeniteti (1) Antihiperlipidemikët (1) Antihipertenzivët (1) Antioksiduesit (3) Antitrupat (1) Antritrupat (1) Aortografia (1) Apertura pelvis inferior (1) Apheresis (1) Aphersis (1) Aplastic anemia (1) Arkiva (3) Arra (4) Arrat (2) Arteriografia (1) Artritit reumatoid (3) asazha e ezofagut (1) Asciti (1) Asfiksia (2) Aspirina (3) Astma (5) Ataku kardiak (1) ATP (1) Atrofia (1) Auskultimi (1) Auskultimi i zemrës (1) Autizmi (5) Autologous (1) Autopsia (1) Avokado (5) Bajamet (3) Bakteriet (1) Bananet (5) Barnat (7) Barnat në shtatzëni (1) Bazofilet (2) Bebet (1) Belbëzimi (1) Beta-bllokatorët (1) Biokimi (38) Biokimia klinike (4) Biokimia Mjekësore (1) Biologji (15) Bishtajat (1) Bizelja (3) Blood (3) Blood component (1) Bollguri (1) Boronica (5) Boronicat (2) Borziloku (2) Bradikinina (1) Brenga (1) Brokoli (9) Bronhografia (1) Buffy coat (1) Bustina (1) Buzeqeshja (1) Çaji i gjelbërt (1) Çajrat (2) Campylobacter jejuni (1) Caput Medusae (1) Cefalgjitë (1) Celulari (1) Celuliti (2) Chronic lymphoblastic leukemia (1) Chronic myeloblastic leukemia (1) Cikli i Krebsit (1) Cikli menstrual (4) Cikli qelizor (1) Ciklizina (1) Cirroza (1) Cirroza alkoolike (1) Cirroza biliare (1) Cirroza e mëlçisë (2) Cirroza kardiake (1) Cirroza metabolike (1) Cirroza posthepatike (1) Cistat (1) Cistografia (1) Cistoureterografia (1) Citrate phosphate dextrose (1) Çokollata e zezë (1) Colitis acuta (1) Columna vertebralis (1) Çrregullimet Skizoafektive (1) Çrregullimi depresiv madhor (1) Dafina (1) Dalja e dhëmbëve (1) Dardha (1) Dëgjimi (1) Dehidrimi (1) Deksametazoni (1) Demenca (1) Depresioni (12) Depresioni psikotik (1) Depresionin postpsikotik (1) Dermatologjia (6) Dermatology (1) Dhembet (7) Dhëmbët (1) Dhimbja (3) Dhimbja e fytit (1) Dhimbja e gjoksit (1) Diabeti (11) Diagnoza (7) Diagnoza diferenciale (1) Dializa (1) Diarra virale (1) Diarrea (5) Diarrea e udhëtarëve (1) Dielli (3) Dieta (17) Difuzioni (3) Difuzioni i gazrave (1) Difuzioni i lehtesuar (2) Difuzioni i thjeshte (2) Difuzioni pasiv (1) Digjestioni (1) Diplegjia (1) Distribuimi apo shperndarja e barnave (1) Diuretikët tiazidik (1) Dizenteria Bacilare (1) Djathi (3) Djersitja (2) Domatet (4) Domeni specifik (1) Dosja e pacientit (1) Dredheza (2) Dridhja e duarve (1) Drithërat (1) Drogat (1) Duedenografia hipotonike (1) Duhani (14) Eberthella typhi (1) Ebola (4) Ecja (2) Eczema herpeticum (1) Edema e mushkërive (1) Efektet anësore (1) Ego (1) Egzocitoza (1) Ekuilibri (1) Ekzaminime (4) Ekzaminimi Kardiovaskular (1) Ekzaminimi me radioizotope (1) Ekzaminimi neurologjik (2) Ekzaminimi neurologjik i nervave kranial (1) Ekzaminimi pediatrik (1) Elektrokardiograme (5) Eliminimi i barnave (1) Embolia (1) Embriologji (1) Emfizema mediastinale (1) Encephalitis (1) Enderrat (1) Endocitoza (1) Endokrinologjia (6) Endoskopia (1) Enët e gjakut (2) English Medical (68) Enteritis (1) Enzimet (2) Eozinofilet (1) Epidemiologji (20) Epidemiologjia e Koleres (1) Epilepsia (6) Epiteli (1) Epiteli boshtor (1) Epiteli ciliar (1) Epiteli i shtresuar (1) Epiteli kubik (1) Epiteli oral (1) Epiteli pseudoshtresor (1) Epitopi (1) Era e gojes (3) Erizipela (1) Eshterat (1) Eshtrat e gjymtyrës së sipërme (1) Eshtrat e kokës (1) Eshtrat e kraharorit (1) Ethet e buzeve (1) Ethet hemorragjike (1) Ethet hemorragjike Denge (1) Ethet hemorragjike Junin (1) Ethet hemorragjike Krime Kongo (1) Ethet hemorragjike Machupo (1) Ethet hemorragjike me sindrom renal (1) Ethet hemorragjike virale (1) Etiologjia (5) Eukariotët (1) Fagocitet (1) Fagocitoza (3) Faktoret e kancerogjenezës (1) Familja (1) Fara e zezë (1) Farat e lulediellit (1) Farmakogjenetika (1) Farmakokinetika (1) Farmakologjia (12) Farmakologjia Klinike (14) Farmakoterapia (1) Fasulja (3) Feferonat (1) Fëmija (4) Femrat (7) Fermentimi (1) Fertiliteti (2) Fertiliteti mashkullor (1) Fetusi (1) Fibrilacioni atrial (2) Fibrilacioni ventrikular (1) Fibroza (1) Fiku (1) Filma rentgen (2) Filtrimi (1) Fistulografia (1) Fiziologji Patologjike (8) Fiziologjia e njeriut (59) Flateri atrial (1) Floket (6) Flokët (1) Foramen infrapiriforme (1) Fosfori (1) Foshnja (2) Fraktura (1) Fraktura kraniale (1) Fremitus tactile (1) Frika (2) Fruktoza (1) Frustracioni (1) Frutat (4) Fruthi (6) Fryerja e barkut (1) Frymëmarrja (1) Ftoi (2) Fyti (1) Fytyra (5) Galaktoza (1) Galaktozamina (1) Galaktozemia (1) Galeria Mjekesore (3) Gastroduedenografia (1) Gastroenteritis acuta (1) Gastroenterologjia (1) Gërhitja (1) Geriatria (1) Gihti (1) Gjakderdhja (1) Gjaku (6) Gjëndrrat (1) Gjenetika Humane (18) Gjinekologjia (18) Gjiri (2) Gjuha (1) Gjuha gjeografike (1) Gjumi (15) Glikokalisi (1) Glikoliza (1) Glositi migrues (1) Glukoza (2) Glukozamina (1) Gluteni (1) Goditja nga dielli (1) Goja (1) Granuloma e kërthizës (2) Gripi (3) Grup interaktiv në Facebook (1) Grupet e gjakut (2) Guret ne veshka (1) Hapteni (1) Harresa (1) Heksozaminat (1) Helmimet ushqimore (1) Hemangioma (1) Hemangioma e kapakut të sipërm të syrit (1) Hematologjia (2) Hemiplegjia (2) Hemofilia (1) Hemoroidet (1) Hemorragjia cerebrale (1) Hemorragjia intrakraniale (1) Hemorragjia nga goja (1) Hepatitet (1) Hepatitet Virale (2) Hepatiti (4) Hepatiti A (8) Hepatiti C (1) Hepatiti E (1) Heroina (1) Herpes Zoster (2) Herpesi labial (2) Hidratimi (1) Hidrokortizoni (1) Higjena (7) Higjiena e ushqimit (1) Hiperbilirubinemia (1) Hiperbilirubinemia fiziologjike (1) Hiperkalemia (1) Hiperplazia (1) Hipertensioni (8) Hipertensioni portal (1) Hipertermia (1) Hipertrofia (1) hipervitaminoza (1) Hipofiza (1) Hipokalemia (1) Hipotensioni (1) Hipovitaminoza (1) Histamina (1) Histeria (2) Histero-salpingografia (1) Histologjia e Njeriut (1) Histologjia-Preparatet (8) Hithrat (2) Holoenzima (1) Homeostaza (1) Hormonet (1) Hormonet e stresit (1) Hudhra (7) Hulumtime (1) Humbja e peshes (15) Hurmat (1) Hydrocephalus (1) I posalinduri (3) Ibuprofeni (1) Idiotipia (1) Ikteri hepatik (1) imazhe radiologjike (1) Imuniteti (2) Imuniteti humoral (2) Imuniteti i fituar (1) Imuniteti i lindur (1) Imuniteti jospecifik (1) Imuniteti qelizor (2) Imuniteti specifik (2) Imunogjenetika (1) Imunogjeniteti (1) Imunoglobulinat (1) Imunologjia (39) Indi dhjamor (1) Indi lidhor (1) Indi lidhor fijengjeshur (1) Indi lidhor fijeshkrifet (1) Indi limfoid (2) Indi muskulor (2) Indi nervor (1) Infarkti (4) Infeksionet (3) Infeksionet pulmonare (1) Infeksioni urinar (2) Infertiliteti (1) Influenca (1) Informatika Mjekësore (4) Ingjestioni (1) Inkubacioni (1) Insektet (1) Insomnia (1) Inspeksioni (3) Insulina (1) Irigografia (1) Izotipia (1) Japanese encephalitis (1) Jeta artificiale (1) Jodi (2) John Hopkins (1) Jonet e Kaliumit (1) Kaça (1) Kafazi i kraharorit (1) Kafeja (10) Kajsia (1) Kakao (1) Kalciumi (2) Kalikreina (1) Kaliumi (7) Kamomili (2) Kanabisi (1) Kanceri (39) Kanceri i gjirit (9) Kanceri i lekures (1) Kanceri i pankreasit (1) Kanceri i qafës së mitrës (1) Kandidiaza orale (1) Kanella (2) Kapjet e Leopoldit (1) Karbohidratet (1) Kardiokirurgjia (1) Kardiologjia (5) Kariesi (2) Karota (4) Karrigia (1) Kemotaksa (2) Kerca e hijalines (1) Kerca elastike (1) Kërpudhat (2) Kërthiza (1) Keshilla (55) Kikiriku (3) Kimioterapia (1) Kirurgjia (2) Kivi (5) Klinika (3) Klonimi (1) Klori (1) Koagulimi i gjakut (1) Kockat (2) Koenzimat (1) Kokaina (1) Kokoshkat (1) Kolangiografia intravenoze (1) Kolangiografia postoperatore ose operatore (1) Kolangiografia transhepatike perkutane (1) Kolangiopankreatografia endoskopike retrograde (1) Kolecistografia orale (1) Kolera (13) Kolesteroli (4) Kolli (1) Kombliku (1) Komplementi (3) Komplikimet (2) Komplikimet e Kolerës (1) Komunikimi (1) Koncentrimi (1) Kondroitin sulfati (1) Konflikti primar (1) Kontraceptivët (1) Kontraceptivët oralë (1) Kontraksioni i muskujve (2) Kontrasti (1) Konverzioni (1) Kopra (1) Kortikosteroidet (1) Kortizoni (1) Kosi (5) Krimbi (1) Kripa (4) Kuize (11) Kujtesa (7) Kumbulla (4) Kungulli (1) Kuriozitete (1) Lajme (134) Lajthia (1) Lakra (1) Laktoza (2) Latanti (2) Lekura (5) Lëkura (1) Lemza (3) Lëngu i thanave (1) Leukemia (1) Leukoplakia (1) Leukoplakia orale (1) Leukoza (1) Lëvizjet (1) Lidhja neuromuskulare (1) Ligjerata (2) Limfocitet (1) Limoni (10) Lindja (1) Lipotimia (1) Lizozomet (1) Lodhja (5) Lodhja pranverore (1) Lukthi (3) Luleshtrydhe (1) Lumturia (1) Lupus Erythematosus (1) Lupusi (1) Lymph (1) Lythat (1) Magnezi (1) Majdanozi (4) Makroelementet (2) Makrofagët (1) Mamografia (2) Manaferra (2) Mandarina (2) Manovrat e Leopoldit (1) Marijuana (3) Martesa (1) Masat antropometrike (1) Maska (8) Mastiti (1) Mastocitet (1) Masturbimi (3) Matja e shytpjes së gjakut (1) Mediatorët (1) Medulla spinale (1) Megaureteri (1) Mejoza (3) Meklozina (1) Mëlçia (2) Membrana qelizore (1) Memory (1) Mengjesi (1) Meningjiti (1) Menopauza (2) Menstruacionet (1) MERS (1) Mësime mjekësore (2) Metabolizmi (3) Metaplazia (1) Midhjet (1) Migrena (7) Migrena me aurë (1) Migrena pa aurë (1) Mikrobet (2) Mikrobiologji (23) Mikrobiologjia (6) Mikrobiologjia fiziologjike (1) Mikrobiologjia genetike (1) Mikroelementet (2) Miofibrili (1) Miologjia (6) Miozina (2) Mitoza (4) Mitra (2) Mjalta (7) Mjedrat (2) Mjekesi Familjare (1) Mjekesi interne (7) Mjekësi interne (22) Mjekësi sociale (2) Mjekësia Urgjente (1) Mjekimi (6) Mjekra (2) Molla (9) Monocitet (1) Monoplegjia (2) Monosaharidet (1) Morbus Basedow (2) Morbus Crohn (1) Morbus Graves (1) Mosha e kockave (1) Mosha e mesme (1) Mosha gestative (1) Mosha parashkollore (1) Mosha shkollore (1) Moti (1) Motoneuronet (1) Motoneuroni periferik (1) Motoneuroni qëndror (1) Multivitaminat (1) Mungesa e hekurit (2) Muscle (1) Mushkëritë (3) Mushkonjat (2) Mushmolla (1) Muskujt (11) Muskujt e lëmuar (1) Muskujt kardiak (1) Muskujt skeletik (4) Muskulatura e Lëmuar (1) Muskulatura e Zemrës (1) Muskulatura skeletike (2) Myasthenia Gravis (9) Mycoplasma (1) Nafta (1) Nativi i abdomenit (1) Natriumi (3) Nauzea (1) Ndarja qelizore (2) Ndihma e parë (3) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Ndotja e ajrit (2) Nefrologjia (4) Nefropatia diabetike (1) Nekroza (1) Nekroza yndyrore (1) Neonatologjia (5) Neoplazma (1) Neostigmina (1) Nervat e kokes (3) Nervat kranial (1) Nervoza (1) Neuralgjia (1) Neuralgjia glossofaringeale (1) Neuralgjia Trigemale (1) Neurastenija (5) Neurofibromatoza (1) Neurologji (48) Neurologji me Neuropsikiatri (73) Neuroradiologjia (1) Neuroza (9) Neuroza hipohondrike (1) Neuroza histerike (3) Neutrofilet (1) Ngacmueshmëria (1) Nitroglicerina (1) Njeriu (1) Nuhatja (1) Nyjet (1) Obeziteti (4) Obstetrika (13) Oftalmologjia (4) Omega 3 (7) Omphalitis (1) Onkologjia (4) Optimizmi (1) Organizmi (4) Orgazma (1) Orizi (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Ortopedia (1) Ortoreksia nervore (1) Osmoza (3) Ossa cranii (1) Ossa membri superioris (1) Ossa thoracis (1) Osteoarthritis (1) Osteologjia (1) Otorinolaringologjia (6) Ovulacioni (1) Pagjumësia (2) Palca e kuqe (1) Palpacioni (1) Pamje klinike (18) Paniku (1) Pankreasi (1) Panxhari (1) Papa testi (2) Papaja (1) Paracetamoli (6) Paraliza (1) Paralizat (1) Paralysis (1) Parandalimi (2) Paraplegjia (2) Parazitologji (4) Parazitologjia (1) Pasazha e zorrëve të holla (1) Pasqyra klinike (5) Patatja (1) Patogjeneza (4) Patogjenza (1) Patologjia (1) Pediatria (137) Pediatrics (1) Pemphigus vegetans (1) Përballja me kancerin (4) Perimet (3) Perimet jeshile (1) Perimetri i kokës (1) Periudha embrionale (2) Periudha fetale (2) Periudha neonatale (1) Periudha postnatale (1) Periudha prenatale (2) Perkusioni (2) Pesha trupore (2) Peshku (3) Pesticidet (1) pH (1) Pielografia retrograde (1) Pijet (8) Pijet energjike (1) Pikat e auskultimit (1) Piperi i zi (1) Piridostigmina (1) Pjepri (1) Pjeshka (1) Plakja (4) Plazma e gjakut (1) Pneumonia (3) Pneumoperitoneumi (1) Pneumotoraksi (1) Pneumotoraksi spontan (1) Polymialgia rheumatica (1) Portokalli (3) Potenciali i aksionit (1) Potenciali i veprimit (1) Potenciali membranor (1) Prednizoloni (1) Pregnancy (1) Presioni arterial (1) Presioni i gjakut (5) Probiotikët (1) Problemet me sy (1) Problemet mendore (1) Prognoza (1) Prokariotët (1) Proliferimi Tumoral (1) Propedeutika (1) Prostata (2) Prostoglandinet (1) Psikiatria (2) Psikologjia (3) Psikoza (3) Psikoza Maniako-Depresive (1) Psikozat endogjene (1) Psoriasis (1) Puna (2) Puna e zemrës (1) Punime shkencore (6) Pyetje (1) Pyetje dhe pergjigje (2) Pytje dhe Pergjigje (12) Qarkullimi i gjakut (2) Qeliza (8) Qelizat (1) Qelizat dhjamore (1) Qelizat e gjakut (1) Qelizat e lëkurës (1) Qelizat e syrit (1) Qelizat gjëndërore (1) Qelizat kancerogjene (1) Qelizat kockore (1) Qelizat limfatike (1) Qelizat mediatore (1) Qelizat nervore (1) Qelizat seksuale (1) Qelizat staminale (2) Qelizat tumorale (1) Qelizat vrasëse natyrale (1) Qendra per avancimin e studimeve (2) Qendra për avancimin e studimeve (1) Qepa (7) Qepa e kuqe (1) Qepa e re (1) Qershia (3) Qeshja (1) Quadriplegjia (2) Qumeshti (2) Radioaktiviteti (1) Radiografia (1) Radiografia kontrolluese (1) Radiografia krahasuese (1) Radiografia native (1) Radiografia standarde (1) Radiologjia (15) Radioskopia (1) Raste Klinike (4) Raste Klinike të ndryshme (1) Reaksionet imunologjike (1) Reaksionet kimike (1) Reaksioni i aglutinimit (1) Reaksioni i fiksimit te komplementit (1) Reaksioni imunologjik i tipit I (1) Reaksioni imunologjik i tipit II (1) Reaksioni imunologjik i tipit III (1) Reaksioni imunologjik i tipit IV (1) Reaksioni imunologjik i tipit V (1) Receta (8) Reflekset (2) Refleksi kërkimbuzor (1) Refleksi i kapjes (1) Refleksi i Moros (1) Refleksi i qëndrueshmërisë aktive (1) Refleksi i Robinsonit (2) Refleksi i thithjes (1) Refleksi natyror për ecje (1) Rehabilitation (1) Respiracioni (1) retesira izotonike (1) Reumatologjia (3) Rezistenca (1) Rezonanca magnetike (1) Riprodhimi (2) Rozmarina (1) Rrepa (1) Rritja (3) Rritja e dhëmbëve (1) Rritja e kokës (1) Rrugët e frymëmarrjes (1) Rrushi (3) Saharoza (1) Salmonella (1) Salmonella typhi (1) Salmoni (2) Sarkomera (1) Sauna (2) Seksi (6) Selino (1) Semiologjia (1) Sëmundja e Alzheimerit (1) Sëmundja e sheqerit (1) Sëmundjet (4) Sëmundjet e lëkurës (1) Sëmundjet e zemrës (1) Semundjet infektive (103) Sëmundjet kardiake (1) Serotonina (1) Shafrani (1) Shalqiri (1) Shega (2) Shendeti (883) Shëndeti (1) Shëndeti mendor (1) Shenja Brudzhinski (2) Shenja e Kernigut (1) Shenjat (5) Shenjat e meningjitit (2) Shenjat Meningjeale (3) Sheqeri (5) Sherebela (1) Shigellat (1) Shigelloza (9) Shikimi (1) Shoku (1) Shprehi (1) Shqisa (1) Shqisa e ekuilibrit (1) Shqisa e shijimit (1) Shqisa e shikimit (1) Shqisa e të dëgjuarit (1) Shqisa e të nuhaturit (1) Shqisa e të pamurit (1) Shqisat (2) Shtatzania (10) Shtatzënia (1) Shtylla kurrizore (1) Shtypja e gjakut (2) Simptomat (5) Sinapsa (1) Sindroma Raynaud (1) Sipërfaqja trupore (1) Sistemi gastrointestinal (1) Sistemi kardiovaskular (1) Sistemi muskulor (1) Sistemi nervor (2) Sistemi osteo-artikular (1) Sistemi respirator (5) Sitemi muskulor (1) Sjellja (2) Skara (1) Skarlatina (1) Skeleti (1) Skizofrenia (6) Skizofrenia hebefrene (1) Skizofrenia katatonike (1) Skizofrenia paranoide (1) Skizofrenia simplex (1) Soda e bukes (1) Speca të mbushur me djath (1) Sperma (2) Spermatozoidet (2) Spinaqi (4) Sporti (1) Staphylococcus aureus (1) Status Epilepticus (1) Statusi epileptik (1) Statusi neurologjik (1) Steriliteti (1) Sterilizimi (1) Stomaku (3) Stomatologjia (2) Streptokokoza (1) Stresi (11) Stresi post traumatik (1) Studime (5) Substancat narkotike (1) Sulfuri (1) Sulmi ne tru (4) Sulmi ne zemer (2) Susami (1) Syri (3) Sytë (1) Tabes Dorsalis (1) Tachicardia (1) Tahikardia sinusale (1) Teknologjia (2) Telefoni (1) Temperatura (4) Tensioni (1) Teratogjeneza (1) Terminlogji Mjekesore (7) Terminology (43) Tershera (2) Tërshëra (1) Teste (14) Teste mjekësore (4) Teste nga Fiziologjia e njeriut (2) Testi i Coombs-it (1) Testi i Papanikolaut (1) Testosterone (1) Tetanusi (1) Tetralogjia Fallot (1) Tetraplegjia (1) Tetrisi (1) Thenie mjekesore (1) Thinjat (2) Thumbimet (1) Tifoja abdominale (13) Tifoja e zorrëve (13) Tjera (10) Toksinat (2) Tomografia e kompjuterizuar (1) Tomografia konvencionale (1) Tonusi muskular (1) Trajtimi (3) Trakti urogjenital (1) Trangujt (2) Transfusion (1) Translatimi (1) Transmetimi (1) Transmisioni sinaptik (1) Transplantimi (2) Transporti aktiv (2) Transporti i CO2 (1) Transporti i O2 (1) Traumat (1) Traumatologjia (1) Tretesira hipertonike (1) Tretesira hipotonike (1) Tretja (2) Trombocitet (1) Trombocitopenia (1) Tromboembolia (1) Tromboza (1) Troponina (1) Trupi (2) trupore (1) Truri (11) Tuberkulozi (2) Tularemia (1) Tumoret (1) Tumori (7) Uji (8) Ulçera gastrike (1) Ultrazëri (1) Uria (1) Urina (1) Urinimi (1) Urografia intravenoze (1) Urologjia (1) Urthi (1) Ushqimi (41) Ushqimi i detit (1) ushtrime mjekesi interne (8) Ushtrime nga neurologjia (4) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) Ushtrimet (7) Uthulla (1) Uthulla e mollës (1) Vagina (1) Vaji (2) Vaji i peshkut (1) Vaji i ullirit (5) Vaksinat (3) Variçella (1) Vdekja (5) Venat varikoze (4) Veshi (1) Veshka policistike (1) Veshkat (3) Vetmia (3) Vetullat (1) Vezet (4) Vezoret (1) Vibrio Cholerae (1) Vibrio parahemoliticus (1) Video (6) Video shkencore (15) Viral infection (1) Virus (1) Viruset (2) Virusi HIV (1) Virusologjia (2) Vitamina A (1) Vitamina C (5) Vitamina D (7) Vitamina E (2) Vitamina K (1) Vitaminat (14) Vjellja (2) Xhemi (1) Xhenxhefili (2) Yersinia enterocolitica (1) Yndyrat (1) Zbulime (23) Zemra (13) Zjarri i natës (1) Zorra e trashë (1)

Postimet sipas alfabetit