Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Na ndiqni me email - Follow by Email - Merrni njoftime për postimet e reja

“8 produkte kozmetike që çdo femër duhet t’i ketë afër vetes” plus 3 more femra.net

loading...

“8 produkte kozmetike që çdo femër duhet t’i ketë afër vetes” plus 3 more femra.net


8 produkte kozmetike që çdo femër duhet t’i ketë afër vetes

Posted: 15 Nov 2016 06:44 AM PST

produkte-kozmetike-gjithmone-vete

Ndonjëherë kur bëhet fjalë për produktet kozmetike, themi se është më mirë të kemi më pak gjëra afër vetes. Ashtu si shumë produkte, edhe ato kozmetike kanë afat skadues dhe sa më shumë që të keni, aq më pak do t'i përdorni ato.

Ja produktet kozmetike që duhet t'i keni gjithmonë afër vetes:

1. Paletë për hijëzimin e syve

Kjo paletë është shumë e dobishme dhe zë pak hapësirë në çantën tuaj. Paletat janë në dispozicion me ngjyra dhe nuanca të ndryshme dhe mund ti mabni gjithmonë me vete për çfarëdolloj evenimenti.

pupa-hije

2. Maskara

Maskara është një produkt kryesor që gjithashtu nuk zë vend shumë në çantën tuaj, dhe e keni afër vetes në çdo kohë.

pupa-maskara-vamp

3. Laps për vetulla

Lapsi për vetulla është një produkt kozmetik që ju nevoitet për formësimin e vetullave sa herë që keni nevojë për t'i lyer apo përmirësuar në çdo kohë.

pupa-laps

4. Lajner për sy

Lajneri apo lapsi për sy mund të jetë në dispozicion në mënyra të ndryshme, si i lëngshëm apo apo i ngurtë, mund të aplikoni forma të ndryshme për hijëzim të syrit, lajneri është më i qëndrueshëm dhe nuk ju fshihet gjatë tërë ditës.

VAMP_WATERPROOF_line-pupa

5. Skuqës në formë kremoze

Skuqësi kremoz është më i qëndrueshëm se ai në formë pluhuri, është më i butë dhe aplikohet lehtësisht dhe vjen në nuanca të ndryshme. Në raste të caktuar edhe pudra në formë pluhuri duket zgjedhje e mirë!

pupa

6. Fshehës (Concealer)

Ky produkt përdoret për fshehje të defekteve apo parregullsive, si rrathët e errët poshtë syve, apo tonifikimin e zonave të caktuara të lëkurës.

pupa-

7. Fondacion (baza, sherku)

Zgjedhni ndonjë fondacion që i përshtatet lëkurës suaj, zgjedhni nuancën e duhur që të keni pamje sa më natyrale dhe të mbuloni parregullësitë e lëkurës.

pupa-puder-lenget-made-to-last

8. Pudër

Mos e harrni edhe pudrën që mund të jetë në formë të lëngshme ose në formë pluhuri. Kjo ju mbulon shkëlqimin e tepërt dhe e bën më të thatë lëkurën dhe plot freski.

pupa-puder

Pudra Extreme Matt është puder që i jep lëkurës dukje natyrale mat dhe arrin ta plotësoj nevojën e të qëndruarit sa më gjatë në lëkurën tuaj. Për më shumë informata mbi produktet Pupa, klikoni këtu…

Femra.net ju propozon produktet nga brendi Pupa, si një nga mundësit më të mira për të plotësuar të gjitha nevojat tuaja kozmetike me produkte trendi dhe me kualitet të lartë.


 

Der Beitrag 8 produkte kozmetike që çdo femër duhet t'i ketë afër vetes erschien zuerst auf femra.net.

Ja çfarë mund të nënkuptojnë llojet e gungave të gjirit

Posted: 15 Nov 2016 01:26 AM PST

gjiri-gunga-kujdes

Gjinjtë ndryshojnë me moshë, kështuqë edhe gungat mund të rriten por edhe të humbin me kalimin e kohës.. gjëja më e mirë që mund të bëni është të kontrolloni gjinjtë tuaj rregullisht, kështuqë jeni të vetëdijshëm se si ndjeheni në gjendje normale apo nëse keni ndonjë ndryshim të pazakontë.

Ekzistojnë shumë lloje të gungave që mund të paraqiten në gjinjtë, andaj edhe mos u frikësoni dhe mos u bëni keq. Megjithatë, është mirë të konsultoheni gjithmonë tek mjeku nëse vëreni ndonjë parregullësi, me qëllim të ndjeheni të sigurtë.

Këtu po ju paraqesim 5 lloje të ndryshme të gungave të gjirit e që nuk janë shenjë e kancerit:

Fibroadenoma

Një gungë ovale që lëviz gjatë kontaktit të prekjes e që është zakonisht rreth 1-2 cm e gjërë. Fibroadenoma formohet kur gjëndrat e shëndetshme dhe indi lidhor i gjirit grumbullohen së bashku. Kjo gungë ndjehet nga brenda lëkurës dhe zakonisht nuk shkakton dhimbje. Shumica prej tyre nuk kërkojnë ndërhyrje mjekësore. Megjithatë, në rastet kur ata rriten mjaft të mëdha, mund të largohen përmes ndërhyrjes kirurgjike.

Nekroza dhjamore

Një gungë e fortë që paraqitet pas ndonjë mavijosje të rëndë, të tilla si ndonjë aksident i keq, ndonjë rënie apo si pasojë e lidhjes së keqe nga rripi i sigurimit të makinës. Kjo gungë vërehet dhe ndjehet si e fortë, e rrumbullakët e që mund të shfaq skuqje të lëkurës. Kjo lloj gunge nuk ka nevojë për trajtim dhe zakonisht zhduket vetvetiu me kalimin e kohës.

Cistë

Hormonet si estrogjeni janë fajtorë për formimin e cistave, këto gunga janë të buta dhe mund të lëvizin lehtësisht. Cistat janë të mbushur me lëng dhe mund të vërehen përmes ultratingullit. Disa lloje cistash mund të zhduken plotësisht ndërsa disa të tjerë mund të rikthehen pas një kohe. Nëse këto lloj cistash janë të dhimbshme, ato mund të shfryhen duke ia hequr sasinë e lëngut me anë të një gjilpëre.

Ndryshimet fibrocistike

Këto gunga mund të paraqiten gjatë ciklit tuaj menstrual, janë një kombinim i cistave të vogla dhe zonave të fryera të indeve të gjirit. Rreth 80% e grave përjetojnë ndryshime fibrocistike dhe këto zakonisht ndodhin në mes të ciklit – kur nivelet e estrogjenit dhe progesteronit janë më të larta. Gungat mund të vërehen si të forta gjatë prekjes, por zakonisht këto zhduken pas ciklit tuaj.

Abces

Abcesi është akumulim i qelbit që formohet në gji dhe zakonisht shkakton mjaft dhimbje. Abcesi mund të shkaktohet nga infeksionet bakteriale, formohet nën lëkurë dhe mund të ketë formë të fryrë, e skuqur dhe e nxehtë gjatë të prekurit. Këto janë shumë të zakonshme pas ushqyerjes me gji pasi bakteriet më lehtë mund të paraqiten rreth gjirit, por gjithashtu mund të infektohen edhe përmes thithave të plasaritura apo ndonjë piercing në zonën e thithave. Abcesi mund të trajtohet me anë të antibiotikëve, ose nëse është e nevojshme të nxjerret qelbi me anë të gjilpërës./femra.net/

 

Der Beitrag Ja çfarë mund të nënkuptojnë llojet e gungave të gjirit erschien zuerst auf femra.net.

Nuk kam përdorur Shampo që një vit dhe flokët e mia duken më mirë se kurrë

Posted: 15 Nov 2016 01:02 AM PST

floke-shampo-perdor-vite-kurre-mire-shendet

Kujdesi ndaj flokëve "të pista"

Unë ndërpreva përdorimin e shampove për flokët e mia rreth 18 muaj më parë – dhe kurrë nuk jam kthyer prapa.

Që nga fillimi, përvojat e mia me shamponët ishin gjithmonë jo të shkëlqyera, nëse jo plotësisht të tmerrshme. Ashtu si shumë njerëz që kujdesen për flokët, unë kam përdorur shampone të shtrenjta Salonesh – e bindur se ishin “më të mirët” – duke i larë çdo tri ditë apo më shumë, duke shkaktuar kërdi në buxhetin tim. Me gjithë humbjen e parave dhe kohës, një ditë pas larjes së flokëve, ato gjithmonë bëheshin të yndyrshme dhe me vaj. Kështuqë, fillova të përdorë shampon të thatë. Arrita deri në atë pikë që t'i mbajë sa më gjatë flokët lart, sepse nuk dëshiroja të shqetësohesha me to.

Sinqerisht, flokët e mi nuk kishin asnjë arsye të më bëjnë ndonjë simpati. Unë i shkatërrova plotësisht përgjatë pesë apo gjashtë viteve më parë me anë të ngjyrosjes aventureske – dhe prerjen e trishtë, të qimeve të vdekura në një model krejt të shkurtër. Më në fund i lash të rriten dhe ta rikthejnë ngjyrën e tyre natyrore – diçka që çdo grua që ngjyrosë flokët duhet të përpiqet ta bëjë herët apo vonë.

floke-shampon-kujdes-1

Kështu tani, pas muajsh përkushtimi, arrita të kam flokë të dendura me plotë yndyrë, vaj, dhe ngjyrë natyrale. Isha e frustruar, cili është kuptimi i të pasurit flokë të gjata, të bukura nëse vazhdimisht janë të neveritshme?

Pas leximit për praninë e sulfateve në shampone, e kuptova se kisha nevojë për një ndryshim. U përpoqa me disa shampone organike, por, edhe ata ishin të tmerrshëm. Ata i kthyen flokët në një rrëmujë të shprishjes. Më në fund, hasa në një artikull të një blogere e cila nuk kishte përdorur shampon për dy vite, dhe flokët e saj dukeshin të mahnitshme. Mendova, flokët e mi tashmë janë të tmerrshme. Çfarë është më e keqja që mund të ndodhë? A mund të bëhen edhe më të këqinj? Atëherë vendosa ta provoj.

floke-shampon-kujdes-2

"Mendova, flokët e mi tashmë janë të tmerrshme. Çfarë është më e keqja që mund të ndodhë?"

Fillova hulumtimin tim. Flokët e të gjithëve duhet të kalojnë nëpër një periudhë të rregullimit pasi të ndaloni përdorimin e shamponeve. Shumë njerëz që e bëjnë “pa poo” janë të vendosur, edhe sikur flokët e tyre të ndjehen si një bllok i ngurtë fëlliqësire, ata shpesh këshillojnë të vazhdoni. Unë nuk jam një nga këta njerëz. Unë ende kërkoj të ndjehem, disi, se flokët e mia janë të pastra kështu që kam bërë disa lexime dhe gjeta një baltë (argjilë) e cila eliminon të gjitha papastërtitë. E përdora atë të më ndihmojë në detoksikimin nga shamponët për gati një vit. Por, me kalimin e kohës, mësova se argjila ndikonte në humbjen e flokëve. Është shumë e ashpër për përdorimin afatgjatë.

floke-shampon-kujdes-3

Kam vendosur që akoma të mos i kthehem shamponeve, kam kërkuar alternativa për heqjen e papastërtive dhe vajit të tepërt. Tani, gati dy vjet në timen 'jo-shampon', po përdorë një recetë ngjyre nga pluhurat bimorë. I përziej ato së bashku për të fituar Shikakai, i cili shërben për zbutjen dhe pastrimin e lehtë, por nuk pastron mjaftueshëm për mua, kështu që unë i shtoj edhe sapun të grirë të pluhurit të arrës i cili përmbanë më shumë shampon-detergjent (por pa kimikate). E përziej me ujë trëndafili deri sa të krijohet pastë, pastaj e aplikoj në flokë, ajo depërton në lëkurën e kokës dhe e lë për rreth një minutë. Pastaj i shpëlaj flokët, dhe kjo është e tëra. Unë e bëj këtë shpesh gjatë javës, sepse përmbajtja e vajrave natyrale nuk më detyron për tharje.

floke-shampon-kujdes-4

Që nga ndërprerja e përdorimit të shamponëve të rregullt dhe konvencional, flokët e mia janë rritur shumë më shpejtë, dhe janë bërë shumë më të trasha. Kanë edhe vëllim më natyral.

Mos i shtypni, mos i thani me fen, ose përdorni ndonjë ngrohje përveç nëse është ndonjë rast i veçantë – si martesa ime shtatorin e kaluar.

floke-shampon-kujdes-5

Mikja ime më ofroi të mi rregullojë flokët, kështu që unë i lava një natë më parë me pluhurat e mi dhe i lash të thahen. Në mëngjes, ajo vetëm i bëri kaçurrela shumë, i krehu një herë, përdori produkte standarde të flokëve për të mbajtur formën, kjo ishte hera e parë që përdora produkte “normale” në një vit e gjysmë dhe kundërshtova pak në fillim. Por për fat të keq, unë mendoj akoma se këto produkte janë më efektiv për flokët e mia se sa gjërat organike. Është dita ime e martesës; një ditë mashtrimi është e mirë.

Dita ishte e bukur. Dhe kështu dukeshin flokët e mia pa shampon./femra.net/

floke-shampon-kujdes-6

 

 

 

Der Beitrag Nuk kam përdorur Shampo që një vit dhe flokët e mia duken më mirë se kurrë erschien zuerst auf femra.net.

Kur me të vërtetë ia vlen të kaloni në ushqime organike?

Posted: 15 Nov 2016 12:31 AM PST

ushqime-organike-duhet-konsumoni-kujdes

Instinkti ynë na thotë të anojmë kah ushqimet organike dhe nëse dëshironi të zvogëloni ekspozimin tuaj ndaj pesticideve të dëmshme, hormone dhe antibiotikë, atëherë përgjigjen e gjeni tek ushqimet organike.

Por, që ta bëni sa më ekonomike blerjen e ushqimeve organike, duhet të jeni të kujdesshëm në shmangien e mbeturinave ushqmore dhe të zgjedhni gjëra të shëndetshme. Pra, si ushqime të ndryshme kanë përfitime dhe vlera ushqyese, kur bëhet fjalë për ato organike?

Ushqimi: sallatë/ domate

Organike apo jo? Zgjidhni llojet organike në mënyrë që të shmangni mbetjet. Analizat tregojnë se domatet organike kanë më shumë vitaminë C, beta-karroten dhe flavonoide.

Por, çfarë në lidhje me shijen? Anoni gjithmonë për sallata të freskëta, pasi sallatat nëpër these janë pa shije, si pasojë e larjes së shpeshtë për aspekt shëndetësor dhe të sigurisë. Nëse brengoseni për shije të perimeve, atëherë pa dyshim që ato të kultivuara në kushte shtëpiake apo në farma, janë më të shijshme!

Ushqimi: Pulë

Organike apo jo? Shmangni antibiotikët dhe hormonet me anë të mishit organik të pulës. Pula organike ka 25% më pak yndyrë dhe nivele të larta të acideve yndyrore dhe më shumë omega-3, në krahasim me ato jo organike.

Ushqimi: Mishi i kuq

Organike apo jo? Varet nga mishi. Për shembull mishi i qengjit ka shije shumë të mirë, por edhe llojet tjera organike nuk përjashtohen për nga vlerat ushqyese dhe shija. Nëse çmimi paraqet problem për ju, atëherë zgjedhni të hani mish më pak ose më rrallë.

Ushqimi: Perime

Organike apo jo? Analiza të shumta kanë zbuluar nivele të larta të mbetjeve të pesticideve në karrota dhe patate, prandaj është mirë të zgjedhni perime organike nëse keni ndonjë shqetësim apo dyshim.

Sa i përket shijes, nuk ka ndonjë ndryshim, përveç karrotave organike që ofrojnë shije më të mirë. Është mirë të zgjedhni perime të freskëta, të shëndetshme dhe sezonale.

Ushqimi: Qumësht

Organike apo jo? Studimet tregojnë se qumështi organik ka më shumë omega-3 acide yndyrore, vitaminë E dhe beta karroten në krahasim me atë jo-organik. Sa i përket shijes, qumështi organik ka shije shumë më të mirë se sa ai i skremuar, ndërsa gjalpi nuk ofron edhe ndonjë shije aq të mirë.

Ushqimi: Fruta

Organike apo jo? Frutat njihen si objektivi i spërkatjes me pesticide. Duke filluar nga mollët (që spërkaten deri 22 herë) e deri tek dredhëzat, nëse keni dyshimet e juaja, mund të kaloni në ato organike.

Sa i përket shijes zgjedhni më mirë fruta sezonale që ofrohen në tregjet e fermerëve, shumëllojshmëri të frutave me shije të ndryshme.

Ushqimi: Bukë/ Oriz/ Pasta

Organike apo jo? Të gjitha këto produkte e veçanërisht drithërat spërkaten mjaft shumë, dhe nëse keni shqetësim në lidhje me këtë, atëherë zgjedhni ato organike. Sa i përket shijes, mvaret nga mënyra se si prodhohen. Buka prodhohet në tufa të vogla, duke përdorur miell organik si dhe duke ofruar shije më të mirë./femra.net/

 

 

Der Beitrag Kur me të vërtetë ia vlen të kaloni në ushqime organike? erschien zuerst auf femra.net.

Tjerat postime

Acid citrate dextrose (1) Acidet yndyrore (1) Acidi folik (2) Acidi hoalurinik (1) Acidi neuraminik (1) Aciditeti (2) Aciditeti i lukthit (1) Acidoza (1) Acidoza metabolike (1) Acidoza respiratore (1) Acne Rosacea (1) Acquired immune deficiency syndrome (1) Acromegalia (2) Acute lymphoblastic leukemia (1) Acute myeloblastic leukemia (1) Adaptimet qelizore (1) Adenoma (1) Adherenca (2) Adoleshenca (1) Adult T-cell leukemia (1) Aerobilia (1) Aftet (1) Aknet (3) Aktina (2) Akulli (2) Akupunktura (2) Alergjia (6) Algat blu të gjelbërta (1) Alkaloza metabolike (1) Alkooli (1) Alopecia (1) Alotipia (1) Aminosheqernat (1) Analiza e radiografisë së kraharorit (1) Analizimi i radiografisë së mushkërive (1) Anamneza (11) Ananasi (2) Anatomia (137) Anatomia e komblikut (1) Anatomia Patologjike-Patologjia (29) Andropauza (1) Anemia (6) Anemia sideropenike (1) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Angina pectoris (1) Angiografia (1) Angiografia renale (1) Ankthi (3) Anoreksia (2) Antibiotiket (3) Anticoagulant (1) Antidiabetikët oralë (1) Antigen (1) Antigjeni (2) Antigjeniteti (1) Antihiperlipidemikët (1) Antihipertenzivët (1) Antioksiduesit (3) Antitrupat (1) Antritrupat (1) Aortografia (1) Apertura pelvis inferior (1) Apheresis (1) Aphersis (1) Aplastic anemia (1) Arkiva (3) Arra (4) Arrat (2) Arteriografia (1) Artritit reumatoid (3) asazha e ezofagut (1) Asciti (1) Asfiksia (2) Aspirina (3) Astma (5) Ataku kardiak (1) ATP (1) Atrofia (1) Auskultimi (1) Auskultimi i zemrës (1) Autizmi (5) Autologous (1) Autopsia (1) Avokado (5) Bajamet (3) Bakteriet (1) Bananet (5) Barnat (7) Barnat në shtatzëni (1) Bazofilet (2) Bebet (1) Belbëzimi (1) Beta-bllokatorët (1) Biokimi (38) Biokimia klinike (4) Biokimia Mjekësore (1) Biologji (15) Bishtajat (1) Bizelja (3) Blood (3) Blood component (1) Bollguri (1) Boronica (5) Boronicat (2) Borziloku (2) Bradikinina (1) Brenga (1) Brokoli (9) Bronhografia (1) Buffy coat (1) Bustina (1) Buzeqeshja (1) Çaji i gjelbërt (1) Çajrat (2) Campylobacter jejuni (1) Caput Medusae (1) Cefalgjitë (1) Celulari (1) Celuliti (2) Chronic lymphoblastic leukemia (1) Chronic myeloblastic leukemia (1) Cikli i Krebsit (1) Cikli menstrual (4) Cikli qelizor (1) Ciklizina (1) Cirroza (1) Cirroza alkoolike (1) Cirroza biliare (1) Cirroza e mëlçisë (2) Cirroza kardiake (1) Cirroza metabolike (1) Cirroza posthepatike (1) Cistat (1) Cistografia (1) Cistoureterografia (1) Citrate phosphate dextrose (1) Çokollata e zezë (1) Colitis acuta (1) Columna vertebralis (1) Çrregullimet Skizoafektive (1) Çrregullimi depresiv madhor (1) Dafina (1) Dalja e dhëmbëve (1) Dardha (1) Dëgjimi (1) Dehidrimi (1) Deksametazoni (1) Demenca (1) Depresioni (12) Depresioni psikotik (1) Depresionin postpsikotik (1) Dermatologjia (6) Dermatology (1) Dhembet (7) Dhëmbët (1) Dhimbja (3) Dhimbja e fytit (1) Dhimbja e gjoksit (1) Diabeti (11) Diagnoza (7) Diagnoza diferenciale (1) Dializa (1) Diarra virale (1) Diarrea (5) Diarrea e udhëtarëve (1) Dielli (3) Dieta (17) Difuzioni (3) Difuzioni i gazrave (1) Difuzioni i lehtesuar (2) Difuzioni i thjeshte (2) Difuzioni pasiv (1) Digjestioni (1) Diplegjia (1) Distribuimi apo shperndarja e barnave (1) Diuretikët tiazidik (1) Dizenteria Bacilare (1) Djathi (3) Djersitja (2) Domatet (4) Domeni specifik (1) Dosja e pacientit (1) Dredheza (2) Dridhja e duarve (1) Drithërat (1) Drogat (1) Duedenografia hipotonike (1) Duhani (14) Eberthella typhi (1) Ebola (4) Ecja (2) Eczema herpeticum (1) Edema e mushkërive (1) Efektet anësore (1) Ego (1) Egzocitoza (1) Ekuilibri (1) Ekzaminime (4) Ekzaminimi Kardiovaskular (1) Ekzaminimi me radioizotope (1) Ekzaminimi neurologjik (2) Ekzaminimi neurologjik i nervave kranial (1) Ekzaminimi pediatrik (1) Elektrokardiograme (5) Eliminimi i barnave (1) Embolia (1) Embriologji (1) Emfizema mediastinale (1) Encephalitis (1) Enderrat (1) Endocitoza (1) Endokrinologjia (6) Endoskopia (1) Enët e gjakut (2) English Medical (68) Enteritis (1) Enzimet (2) Eozinofilet (1) Epidemiologji (20) Epidemiologjia e Koleres (1) Epilepsia (6) Epiteli (1) Epiteli boshtor (1) Epiteli ciliar (1) Epiteli i shtresuar (1) Epiteli kubik (1) Epiteli oral (1) Epiteli pseudoshtresor (1) Epitopi (1) Era e gojes (3) Erizipela (1) Eshterat (1) Eshtrat e gjymtyrës së sipërme (1) Eshtrat e kokës (1) Eshtrat e kraharorit (1) Ethet e buzeve (1) Ethet hemorragjike (1) Ethet hemorragjike Denge (1) Ethet hemorragjike Junin (1) Ethet hemorragjike Krime Kongo (1) Ethet hemorragjike Machupo (1) Ethet hemorragjike me sindrom renal (1) Ethet hemorragjike virale (1) Etiologjia (5) Eukariotët (1) Fagocitet (1) Fagocitoza (3) Faktoret e kancerogjenezës (1) Familja (1) Fara e zezë (1) Farat e lulediellit (1) Farmakogjenetika (1) Farmakokinetika (1) Farmakologjia (12) Farmakologjia Klinike (14) Farmakoterapia (1) Fasulja (3) Feferonat (1) Fëmija (4) Femrat (7) Fermentimi (1) Fertiliteti (2) Fertiliteti mashkullor (1) Fetusi (1) Fibrilacioni atrial (2) Fibrilacioni ventrikular (1) Fibroza (1) Fiku (1) Filma rentgen (2) Filtrimi (1) Fistulografia (1) Fiziologji Patologjike (8) Fiziologjia e njeriut (59) Flateri atrial (1) Floket (6) Flokët (1) Foramen infrapiriforme (1) Fosfori (1) Foshnja (2) Fraktura (1) Fraktura kraniale (1) Fremitus tactile (1) Frika (2) Fruktoza (1) Frustracioni (1) Frutat (4) Fruthi (6) Fryerja e barkut (1) Frymëmarrja (1) Ftoi (2) Fyti (1) Fytyra (5) Galaktoza (1) Galaktozamina (1) Galaktozemia (1) Galeria Mjekesore (3) Gastroduedenografia (1) Gastroenteritis acuta (1) Gastroenterologjia (1) Gërhitja (1) Geriatria (1) Gihti (1) Gjakderdhja (1) Gjaku (6) Gjëndrrat (1) Gjenetika Humane (18) Gjinekologjia (18) Gjiri (2) Gjuha (1) Gjuha gjeografike (1) Gjumi (15) Glikokalisi (1) Glikoliza (1) Glositi migrues (1) Glukoza (2) Glukozamina (1) Gluteni (1) Goditja nga dielli (1) Goja (1) Granuloma e kërthizës (2) Gripi (3) Grup interaktiv në Facebook (1) Grupet e gjakut (2) Guret ne veshka (1) Hapteni (1) Harresa (1) Heksozaminat (1) Helmimet ushqimore (1) Hemangioma (1) Hemangioma e kapakut të sipërm të syrit (1) Hematologjia (2) Hemiplegjia (2) Hemofilia (1) Hemoroidet (1) Hemorragjia cerebrale (1) Hemorragjia intrakraniale (1) Hemorragjia nga goja (1) Hepatitet (1) Hepatitet Virale (2) Hepatiti (4) Hepatiti A (8) Hepatiti C (1) Hepatiti E (1) Heroina (1) Herpes Zoster (2) Herpesi labial (2) Hidratimi (1) Hidrokortizoni (1) Higjena (7) Higjiena e ushqimit (1) Hiperbilirubinemia (1) Hiperbilirubinemia fiziologjike (1) Hiperkalemia (1) Hiperplazia (1) Hipertensioni (8) Hipertensioni portal (1) Hipertermia (1) Hipertrofia (1) hipervitaminoza (1) Hipofiza (1) Hipokalemia (1) Hipotensioni (1) Hipovitaminoza (1) Histamina (1) Histeria (2) Histero-salpingografia (1) Histologjia e Njeriut (1) Histologjia-Preparatet (8) Hithrat (2) Holoenzima (1) Homeostaza (1) Hormonet (1) Hormonet e stresit (1) Hudhra (7) Hulumtime (1) Humbja e peshes (15) Hurmat (1) Hydrocephalus (1) I posalinduri (3) Ibuprofeni (1) Idiotipia (1) Ikteri hepatik (1) imazhe radiologjike (1) Imuniteti (2) Imuniteti humoral (2) Imuniteti i fituar (1) Imuniteti i lindur (1) Imuniteti jospecifik (1) Imuniteti qelizor (2) Imuniteti specifik (2) Imunogjenetika (1) Imunogjeniteti (1) Imunoglobulinat (1) Imunologjia (39) Indi dhjamor (1) Indi lidhor (1) Indi lidhor fijengjeshur (1) Indi lidhor fijeshkrifet (1) Indi limfoid (2) Indi muskulor (2) Indi nervor (1) Infarkti (4) Infeksionet (3) Infeksionet pulmonare (1) Infeksioni urinar (2) Infertiliteti (1) Influenca (1) Informatika Mjekësore (4) Ingjestioni (1) Inkubacioni (1) Insektet (1) Insomnia (1) Inspeksioni (3) Insulina (1) Irigografia (1) Izotipia (1) Japanese encephalitis (1) Jeta artificiale (1) Jodi (2) John Hopkins (1) Jonet e Kaliumit (1) Kaça (1) Kafazi i kraharorit (1) Kafeja (10) Kajsia (1) Kakao (1) Kalciumi (2) Kalikreina (1) Kaliumi (7) Kamomili (2) Kanabisi (1) Kanceri (39) Kanceri i gjirit (9) Kanceri i lekures (1) Kanceri i pankreasit (1) Kanceri i qafës së mitrës (1) Kandidiaza orale (1) Kanella (2) Kapjet e Leopoldit (1) Karbohidratet (1) Kardiokirurgjia (1) Kardiologjia (5) Kariesi (2) Karota (4) Karrigia (1) Kemotaksa (2) Kerca e hijalines (1) Kerca elastike (1) Kërpudhat (2) Kërthiza (1) Keshilla (55) Kikiriku (3) Kimioterapia (1) Kirurgjia (2) Kivi (5) Klinika (3) Klonimi (1) Klori (1) Koagulimi i gjakut (1) Kockat (2) Koenzimat (1) Kokaina (1) Kokoshkat (1) Kolangiografia intravenoze (1) Kolangiografia postoperatore ose operatore (1) Kolangiografia transhepatike perkutane (1) Kolangiopankreatografia endoskopike retrograde (1) Kolecistografia orale (1) Kolera (13) Kolesteroli (4) Kolli (1) Kombliku (1) Komplementi (3) Komplikimet (2) Komplikimet e Kolerës (1) Komunikimi (1) Koncentrimi (1) Kondroitin sulfati (1) Konflikti primar (1) Kontraceptivët (1) Kontraceptivët oralë (1) Kontraksioni i muskujve (2) Kontrasti (1) Konverzioni (1) Kopra (1) Kortikosteroidet (1) Kortizoni (1) Kosi (5) Krimbi (1) Kripa (4) Kuize (11) Kujtesa (7) Kumbulla (4) Kungulli (1) Kuriozitete (1) Lajme (134) Lajthia (1) Lakra (1) Laktoza (2) Latanti (2) Lekura (5) Lëkura (1) Lemza (3) Lëngu i thanave (1) Leukemia (1) Leukoplakia (1) Leukoplakia orale (1) Leukoza (1) Lëvizjet (1) Lidhja neuromuskulare (1) Ligjerata (2) Limfocitet (1) Limoni (10) Lindja (1) Lipotimia (1) Lizozomet (1) Lodhja (5) Lodhja pranverore (1) Lukthi (3) Luleshtrydhe (1) Lumturia (1) Lupus Erythematosus (1) Lupusi (1) Lymph (1) Lythat (1) Magnezi (1) Majdanozi (4) Makroelementet (2) Makrofagët (1) Mamografia (2) Manaferra (2) Mandarina (2) Manovrat e Leopoldit (1) Marijuana (3) Martesa (1) Masat antropometrike (1) Maska (8) Mastiti (1) Mastocitet (1) Masturbimi (3) Matja e shytpjes së gjakut (1) Mediatorët (1) Medulla spinale (1) Megaureteri (1) Mejoza (3) Meklozina (1) Mëlçia (2) Membrana qelizore (1) Memory (1) Mengjesi (1) Meningjiti (1) Menopauza (2) Menstruacionet (1) MERS (1) Mësime mjekësore (2) Metabolizmi (3) Metaplazia (1) Midhjet (1) Migrena (7) Migrena me aurë (1) Migrena pa aurë (1) Mikrobet (2) Mikrobiologji (23) Mikrobiologjia (6) Mikrobiologjia fiziologjike (1) Mikrobiologjia genetike (1) Mikroelementet (2) Miofibrili (1) Miologjia (6) Miozina (2) Mitoza (4) Mitra (2) Mjalta (7) Mjedrat (2) Mjekesi Familjare (1) Mjekesi interne (7) Mjekësi interne (22) Mjekësi sociale (2) Mjekësia Urgjente (1) Mjekimi (6) Mjekra (2) Molla (9) Monocitet (1) Monoplegjia (2) Monosaharidet (1) Morbus Basedow (2) Morbus Crohn (1) Morbus Graves (1) Mosha e kockave (1) Mosha e mesme (1) Mosha gestative (1) Mosha parashkollore (1) Mosha shkollore (1) Moti (1) Motoneuronet (1) Motoneuroni periferik (1) Motoneuroni qëndror (1) Multivitaminat (1) Mungesa e hekurit (2) Muscle (1) Mushkëritë (3) Mushkonjat (2) Mushmolla (1) Muskujt (11) Muskujt e lëmuar (1) Muskujt kardiak (1) Muskujt skeletik (4) Muskulatura e Lëmuar (1) Muskulatura e Zemrës (1) Muskulatura skeletike (2) Myasthenia Gravis (9) Mycoplasma (1) Nafta (1) Nativi i abdomenit (1) Natriumi (3) Nauzea (1) Ndarja qelizore (2) Ndihma e parë (3) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Ndotja e ajrit (2) Nefrologjia (4) Nefropatia diabetike (1) Nekroza (1) Nekroza yndyrore (1) Neonatologjia (5) Neoplazma (1) Neostigmina (1) Nervat e kokes (3) Nervat kranial (1) Nervoza (1) Neuralgjia (1) Neuralgjia glossofaringeale (1) Neuralgjia Trigemale (1) Neurastenija (5) Neurofibromatoza (1) Neurologji (48) Neurologji me Neuropsikiatri (73) Neuroradiologjia (1) Neuroza (9) Neuroza hipohondrike (1) Neuroza histerike (3) Neutrofilet (1) Ngacmueshmëria (1) Nitroglicerina (1) Njeriu (1) Nuhatja (1) Nyjet (1) Obeziteti (4) Obstetrika (13) Oftalmologjia (4) Omega 3 (7) Omphalitis (1) Onkologjia (4) Optimizmi (1) Organizmi (4) Orgazma (1) Orizi (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Ortopedia (1) Ortoreksia nervore (1) Osmoza (3) Ossa cranii (1) Ossa membri superioris (1) Ossa thoracis (1) Osteoarthritis (1) Osteologjia (1) Otorinolaringologjia (6) Ovulacioni (1) Pagjumësia (2) Palca e kuqe (1) Palpacioni (1) Pamje klinike (18) Paniku (1) Pankreasi (1) Panxhari (1) Papa testi (2) Papaja (1) Paracetamoli (6) Paraliza (1) Paralizat (1) Paralysis (1) Parandalimi (2) Paraplegjia (2) Parazitologji (4) Parazitologjia (1) Pasazha e zorrëve të holla (1) Pasqyra klinike (5) Patatja (1) Patogjeneza (4) Patogjenza (1) Patologjia (1) Pediatria (137) Pediatrics (1) Pemphigus vegetans (1) Përballja me kancerin (4) Perimet (3) Perimet jeshile (1) Perimetri i kokës (1) Periudha embrionale (2) Periudha fetale (2) Periudha neonatale (1) Periudha postnatale (1) Periudha prenatale (2) Perkusioni (2) Pesha trupore (2) Peshku (3) Pesticidet (1) pH (1) Pielografia retrograde (1) Pijet (8) Pijet energjike (1) Pikat e auskultimit (1) Piperi i zi (1) Piridostigmina (1) Pjepri (1) Pjeshka (1) Plakja (4) Plazma e gjakut (1) Pneumonia (3) Pneumoperitoneumi (1) Pneumotoraksi (1) Pneumotoraksi spontan (1) Polymialgia rheumatica (1) Portokalli (3) Potenciali i aksionit (1) Potenciali i veprimit (1) Potenciali membranor (1) Prednizoloni (1) Pregnancy (1) Presioni arterial (1) Presioni i gjakut (5) Probiotikët (1) Problemet me sy (1) Problemet mendore (1) Prognoza (1) Prokariotët (1) Proliferimi Tumoral (1) Propedeutika (1) Prostata (2) Prostoglandinet (1) Psikiatria (2) Psikologjia (3) Psikoza (3) Psikoza Maniako-Depresive (1) Psikozat endogjene (1) Psoriasis (1) Puna (2) Puna e zemrës (1) Punime shkencore (6) Pyetje (1) Pyetje dhe pergjigje (2) Pytje dhe Pergjigje (12) Qarkullimi i gjakut (2) Qeliza (8) Qelizat (1) Qelizat dhjamore (1) Qelizat e gjakut (1) Qelizat e lëkurës (1) Qelizat e syrit (1) Qelizat gjëndërore (1) Qelizat kancerogjene (1) Qelizat kockore (1) Qelizat limfatike (1) Qelizat mediatore (1) Qelizat nervore (1) Qelizat seksuale (1) Qelizat staminale (2) Qelizat tumorale (1) Qelizat vrasëse natyrale (1) Qendra per avancimin e studimeve (2) Qendra për avancimin e studimeve (1) Qepa (7) Qepa e kuqe (1) Qepa e re (1) Qershia (3) Qeshja (1) Quadriplegjia (2) Qumeshti (2) Radioaktiviteti (1) Radiografia (1) Radiografia kontrolluese (1) Radiografia krahasuese (1) Radiografia native (1) Radiografia standarde (1) Radiologjia (15) Radioskopia (1) Raste Klinike (4) Raste Klinike të ndryshme (1) Reaksionet imunologjike (1) Reaksionet kimike (1) Reaksioni i aglutinimit (1) Reaksioni i fiksimit te komplementit (1) Reaksioni imunologjik i tipit I (1) Reaksioni imunologjik i tipit II (1) Reaksioni imunologjik i tipit III (1) Reaksioni imunologjik i tipit IV (1) Reaksioni imunologjik i tipit V (1) Receta (8) Reflekset (2) Refleksi kërkimbuzor (1) Refleksi i kapjes (1) Refleksi i Moros (1) Refleksi i qëndrueshmërisë aktive (1) Refleksi i Robinsonit (2) Refleksi i thithjes (1) Refleksi natyror për ecje (1) Rehabilitation (1) Respiracioni (1) retesira izotonike (1) Reumatologjia (3) Rezistenca (1) Rezonanca magnetike (1) Riprodhimi (2) Rozmarina (1) Rrepa (1) Rritja (3) Rritja e dhëmbëve (1) Rritja e kokës (1) Rrugët e frymëmarrjes (1) Rrushi (3) Saharoza (1) Salmonella (1) Salmonella typhi (1) Salmoni (2) Sarkomera (1) Sauna (2) Seksi (6) Selino (1) Semiologjia (1) Sëmundja e Alzheimerit (1) Sëmundja e sheqerit (1) Sëmundjet (4) Sëmundjet e lëkurës (1) Sëmundjet e zemrës (1) Semundjet infektive (103) Sëmundjet kardiake (1) Serotonina (1) Shafrani (1) Shalqiri (1) Shega (2) Shendeti (883) Shëndeti (1) Shëndeti mendor (1) Shenja Brudzhinski (2) Shenja e Kernigut (1) Shenjat (5) Shenjat e meningjitit (2) Shenjat Meningjeale (3) Sheqeri (5) Sherebela (1) Shigellat (1) Shigelloza (9) Shikimi (1) Shoku (1) Shprehi (1) Shqisa (1) Shqisa e ekuilibrit (1) Shqisa e shijimit (1) Shqisa e shikimit (1) Shqisa e të dëgjuarit (1) Shqisa e të nuhaturit (1) Shqisa e të pamurit (1) Shqisat (2) Shtatzania (10) Shtatzënia (1) Shtylla kurrizore (1) Shtypja e gjakut (2) Simptomat (5) Sinapsa (1) Sindroma Raynaud (1) Sipërfaqja trupore (1) Sistemi gastrointestinal (1) Sistemi kardiovaskular (1) Sistemi muskulor (1) Sistemi nervor (2) Sistemi osteo-artikular (1) Sistemi respirator (5) Sitemi muskulor (1) Sjellja (2) Skara (1) Skarlatina (1) Skeleti (1) Skizofrenia (6) Skizofrenia hebefrene (1) Skizofrenia katatonike (1) Skizofrenia paranoide (1) Skizofrenia simplex (1) Soda e bukes (1) Speca të mbushur me djath (1) Sperma (2) Spermatozoidet (2) Spinaqi (4) Sporti (1) Staphylococcus aureus (1) Status Epilepticus (1) Statusi epileptik (1) Statusi neurologjik (1) Steriliteti (1) Sterilizimi (1) Stomaku (3) Stomatologjia (2) Streptokokoza (1) Stresi (11) Stresi post traumatik (1) Studime (5) Substancat narkotike (1) Sulfuri (1) Sulmi ne tru (4) Sulmi ne zemer (2) Susami (1) Syri (3) Sytë (1) Tabes Dorsalis (1) Tachicardia (1) Tahikardia sinusale (1) Teknologjia (2) Telefoni (1) Temperatura (4) Tensioni (1) Teratogjeneza (1) Terminlogji Mjekesore (7) Terminology (43) Tershera (2) Tërshëra (1) Teste (14) Teste mjekësore (4) Teste nga Fiziologjia e njeriut (2) Testi i Coombs-it (1) Testi i Papanikolaut (1) Testosterone (1) Tetanusi (1) Tetralogjia Fallot (1) Tetraplegjia (1) Tetrisi (1) Thenie mjekesore (1) Thinjat (2) Thumbimet (1) Tifoja abdominale (13) Tifoja e zorrëve (13) Tjera (10) Toksinat (2) Tomografia e kompjuterizuar (1) Tomografia konvencionale (1) Tonusi muskular (1) Trajtimi (3) Trakti urogjenital (1) Trangujt (2) Transfusion (1) Translatimi (1) Transmetimi (1) Transmisioni sinaptik (1) Transplantimi (2) Transporti aktiv (2) Transporti i CO2 (1) Transporti i O2 (1) Traumat (1) Traumatologjia (1) Tretesira hipertonike (1) Tretesira hipotonike (1) Tretja (2) Trombocitet (1) Trombocitopenia (1) Tromboembolia (1) Tromboza (1) Troponina (1) Trupi (2) trupore (1) Truri (11) Tuberkulozi (2) Tularemia (1) Tumoret (1) Tumori (7) Uji (8) Ulçera gastrike (1) Ultrazëri (1) Uria (1) Urina (1) Urinimi (1) Urografia intravenoze (1) Urologjia (1) Urthi (1) Ushqimi (41) Ushqimi i detit (1) ushtrime mjekesi interne (8) Ushtrime nga neurologjia (4) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) Ushtrimet (7) Uthulla (1) Uthulla e mollës (1) Vagina (1) Vaji (2) Vaji i peshkut (1) Vaji i ullirit (5) Vaksinat (3) Variçella (1) Vdekja (5) Venat varikoze (4) Veshi (1) Veshka policistike (1) Veshkat (3) Vetmia (3) Vetullat (1) Vezet (4) Vezoret (1) Vibrio Cholerae (1) Vibrio parahemoliticus (1) Video (6) Video shkencore (15) Viral infection (1) Virus (1) Viruset (2) Virusi HIV (1) Virusologjia (2) Vitamina A (1) Vitamina C (5) Vitamina D (7) Vitamina E (2) Vitamina K (1) Vitaminat (14) Vjellja (2) Xhemi (1) Xhenxhefili (2) Yersinia enterocolitica (1) Yndyrat (1) Zbulime (23) Zemra (13) Zjarri i natës (1) Zorra e trashë (1)

Postimet sipas alfabetit