Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Na ndiqni me email - Follow by Email - Merrni njoftime për postimet e reja

“Aktorja e mjekja Elida Cangonji: Pushova punonjësen që nuk dinte të qeshte” plus 4 more femra.net

loading...

“Aktorja e mjekja Elida Cangonji: Pushova punonjësen që nuk dinte të qeshte” plus 4 more femra.net


Aktorja e mjekja Elida Cangonji: Pushova punonjësen që nuk dinte të qeshte

Posted: 29 Nov 2016 05:44 AM PST

Elida-Cangonji-aktore-mjeke

15 mars 1991. Duke lënë të çuditur shumë të njohur e të afërm, unë e pranova propozimin për t'u bërë drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijëve me të meta mendore, siç quhej atëherë. Mes dy shefave të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës (sot Bashkia e Tiranës), futemi në oborrin e institucionit ku do të më prezantonin me personelin. Në dritaren e parë të katit të dytë del një fëmijë dhe duke u përkulur më poshtë brezit, bërtet: mamiiii, erdhi mamii!!
O Zot! Edhe tani rrëqethem. Fëmija priste të ëmën dhe në institucion shkoja unë, drejtoresha e re! Kishte shumë pak fëmijë jetimë në atë institucion, të tjerët e kishin familjen, por nga mënyra se si ishte organizuar familjarët i shikonin shumë rrallë. I kisha idetë e qarta se nga do t'ia nisja e ku do dilja me atë institucion të tipit "burg", ku edhe personeli ishte në një numër jo të vogël me "njerëz që partia po i riedukonte". Nuk desha të paragjykoj asnjërën nga 42 gratë dhe një burrë që kishin të punësuar aty, desha të krijoj mendimin tim për secilën. E them këtë sepse pashë dhe ndjeva ankthin e të gjithave; kë do pushojë kjo nga puna?! Ua bëra të qartë; do i jepnim njëra¬tjetrës kohën dhe mundësinë për t'u njohur e për të njohur atë që duhet bërë dhe si duhet bërë me këta fëmijë. Ashtu bëmë. Dy vitet e para ishin shumë të vështira për të gjithë, por që çdo ditë bënim nga një hap përpara për të përmirësuar kushtet e jetesës për fëmijët dhe kushtet e punës për personelin. Erdhi demokracia dhe thanë se do depolitizonin institucionet… Çfarë gëzimi që ndjeva! Më besoni, pasi jo rrallë më ishte dashur të ndaja gratë e personelit në «komuniste» dhe «demokrate». Institucioni në atë kohë ishte ende pjesë e strukturave të shëndetit të rajonit nr 1, pra e gjithë pjesa administrative ishte atje. Për fat të mirë, ishin njerëz që vërtet më mbështesnin, që nga drejtori e zv.drejtori e deri te furnitorët e thjeshtë. Punoja 16 orë në ditë dhe natën përjetoja problemet e punës.

 

Tranzicionet politike i shikoja në favor të punës dhe nuk lija rast pa përfituar diçka për punën. Veten e kisha harruar, më mirë të them, vetja ishte bërë puna! Të dal në temë: më duhej të ristrukturoja mënyrën e funksionimit të institucionit nga një strukturë e mbyllur dhe e ngurtësuar e modelit rus që kishte në bazë punën me paaftësinë, në modelin europian, që do të thoshte evidentimin e mundësive dhe kapaciteteve të njeriut për t'i përdorur ato në reduktimin e paaftësive. Kjo do donte dhe një ristrukturim të personelit, në sensin që, tashmë nuk do ishin vetëm baresha, por duhet të shikonin e të besonin fëmijën si një qenie fillimisht me mundësi e aftësi, mbi të cilat do bazohej puna për të reduktuar paaftësitë që paraqisnin. Në dy vite i kisha njohur të gjitha, i kisha dëgjuar të gjitha, e njihja mentalitetin dhe opinionin e të gjithave për fëmijët me probleme, njihja arsimimin e secilës, historinë se si kishin ardhur për të punuar aty etj. Isha gati (edhe ato ishin gati) të bëja ndryshimet; duhej të linin punën, në mos gaboj, 13 prej tyre. Ishin vetëm pesë që m'u kundërvunë, duke më pyetur pse po i hiqja. I thashë secilës arsyet që kisha menduar, opinionin tim në lidhje me përputhshmërinë e asaj që ato dinin të bë¬ nin dhe asaj që duhej në atë institucion që nga ajo ditë e tutje! Njëra, që për hir të së vërtetës kishte dhe arsimin e mesëm pedagogjik, insistonte duke u kapur fort pas kësaj që ishte plus për të. Ajo ishte një grua e madhe me trup, me flokë që i lyente të zeza pis, me veshje gjithnjë të errëta, grua e ngrysur, nuk qeshte kurrë. Fëmijëve u shërbente, por ata e kishin frikë. Ajo grua të ngjallte frikë e trishtim. Në dy vite, më besoni që nuk e pashë asnjëherë të gëzuar, të buzëqeshur dhe nuk ishin të pakta rastet kur ne kishim arsye të ishim të gëzuara. Thjesht i mungon aftësia për t'u gëzuar, ndoshta një dëmtim i hershëm. Por fëmijët nuk janë aty që të përjetojnë problematikat e personalitetit të personelit që punon me ta, përkundrazi, të përfitojnë nga më e mira që personeli disponon! Pra, i thashë që do largohesh se nuk di të qeshësh! Pesë ditë e pesë net ajo dhe dy¬tre të tjera e gdhinin dhe e ngrysnin te dera e Ministrisë së Shëndetësisë dhe aty u kthye në barsoletë që Lida po heq njerëzit nga puna se nuk dinë të qeshin! Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, mjek e koleg që më njihte dhe e njihja, i priti dhe i dëgjoi. Mendova të shkoj edhe unë të jap shpjegimet e mia në kontekstin e të gjitha ndryshimeve që po bëja por nuk më priti! Ai kish thirrur drejtorin dhe zv.drejtorin, të cilëve u pati thënë se nëse nuk i merrja përsëri në punë këto gra, do pushohesha unë! Erdhën të dy të tronditur, nuk e kishin të thjeshtë. Nga institucionet që kishin në varësi, vetëm ky që drejtoja unë po lëvizte me hapa shumë të mirë dhe premtues. Si mund të pushonin një drejtoreshë që punonte dhe që puna i dukej?! Nga ana tjetër si të pushoheshin vetë nga puna?! Këtu nuk mbante ujë pilafi! I dorëzova çelësat dhe u thashë të mos mërziten sepse unë jam mjeke psikiatre për fëmijë, dy¬tre ishim ne atëherë, unë nuk do ngelesha kurrë pa punë!

 

Ata ishin aq të mirë sa që kishin ardhur edhe me një strategji që anashkalonte ministrin. Unë të vazhdoja punën dhe reformat, dhe «të revoltuarat» të gjenin veten në një punë tjetër. Edhe sot e kësaj dite them se simbolika dhe rëndësia e «di të qesh» apo «nuk di të qesh», nuk e besoj se ishte e vështirë për t'u kuptuar nga ministri i asaj kohe, madje ngaqë e kuptonte nuk më priti në takim. Sa e rëndësishme do ishte që një ministër të thoshte po, është e rëndësishme për të gjithë ata që punojnë me fëmijë, pa dallim, duhet ta kenë të qeshurën ndjesi organike, që iu del nga shpirti. Nëse do kishim vazhduar me këtë frymë të zgjidhnim drejtuesit e punonjësit e këtyre institucioneve, sot nuk do arrinim në këto nivele ku vetëm për buzëqeshje nuk flitet. Më duket vetja naive! Më vjen shumë keq me këtë qe ngjau në Shkodër. I kam njohur mirë ato institucione, e kam parë me sytë e mi dhunën që një edukatore ushtroi ndaj një fëmije dhe shpresoj se ajo e mban mend edhe sot mësimin që i dhashë, por është e dhimbshme të shohësh se dhe pas kaq vitesh ndodh e njëjta skenë! Unë jam akuzuar gjithnjë që eci shumë shpejt në punën që bëj. Tani jam në pension, nuk bezdis më asnjë ministër apo zv. ministër, nuk bezdis me as organizatat ndërkombëtare me kritikat e mia, me idetë e mia, me energjitë e mia, me shembullin e punës time, ama kjo nuk më pengon të jem njësoj e revoltuar, me ministra pas ministrash, parti që shkojnë e vijnë, organizata ndërkombëtare që janë bërë ndonjëherë pjesë e lojës dhe e korrupsionit, me njerëz e funksionarë që përvetësojnë para e mundësi, me ato media që më shumë mendojnë si të mbushin kohën dhe jo si t'i shkojnë problemit në palcë. Po, kjo është revolta ime… Një gjë kam merak t'u them: në çdo kohë, dikur, tani e në të ardhmen, një buzëqeshje është gjithnjë një mesazh mundësish!

 

Burim: Living

Der Beitrag Aktorja e mjekja Elida Cangonji: Pushova punonjësen që nuk dinte të qeshte erschien zuerst auf femra.net.

Ja çfarë duhet të vendosni në buzët tuaja që mos të ju dëmtohen gjatë dimrit

Posted: 29 Nov 2016 01:45 AM PST

Rosie-Huntington-Whitele-buzet

Këtë e miraton edhe Rosie Huntington-Whiteley…

Buzët e çara apo të krisura janë gjëja më e keqe gjatë sezonit të dimrit. Nuk ka më keq se sa të vuani nga buzët e thata, të krisura dhe të lënduara e që përkeqësohen sa herë që dilni jashtë në të ftohtë.

E pra, ne tani po ju ofrojmë një truk të mahnitshëm që do të ju ndihmojë në trajtimin e buzëve të krisura. Eksperti për kujdesin e lëkurës Dr. Barbara Sturm ka zbuluar se çfarë duhet të vendosni në buzë për t'i rregulluar vetëm përgjatë natës – dhe nuk bëhet fjalë për balsamues.

Sipas Dr. Sturm – brendi i së cilës është Rosie Huntington Whiteley, nëse aplikoni serumin tuaj të zakonshëm të fytyrës në buzët tuaja para se të shkoni në shtrat, ta dini se do të duken në formë të shkëlqyer si asnjë kohë më parë.

Arsyet prapa kësaj qëndrojnë në atë se serumet përmbajnë përqëndrime shumë të larta të përbërësve që janë seriozisht të mira për lëkurën tuaj, dhe ndihmojnë për ta mbajtur atë të shëndoshë dhe të hidratuar – kështu që ka kuptim pse është e mirë të aplikohet në buzët tuaja.

Pra, herën tjetër që aplikoni serumin e fytyrës si pjesë e rutinës suaj të mbrëmjes, mos harroni të aplikoni një sasi të vogël edhe në buzët tuaja sepse efekti i saj është me të vërtetë magjik. Ndoshta buzët tuaja mund të jenë paksa të rrëshqitshme, por kjo nuk ka rëndësi sepse ashtu ju veçmë e keni të hequr grimin gjatë natës. Me sa duket, një serum me vaj vaji do të funksionojë më së miri në buzët tuaja./femra.net/

 

Der Beitrag Ja çfarë duhet të vendosni në buzët tuaja që mos të ju dëmtohen gjatë dimrit erschien zuerst auf femra.net.

Ja cila nuancë e flokëve do jetë trendi në vitin 2017

Posted: 29 Nov 2016 01:32 AM PST

nfyrafoke-ngjyre-nuanca-tigri

Do të lëmë mënjanë balajazhin…

Nuk ka asnjë shenjë për maninë e ngjyrosjes së flokëve 'balayage', na vjen shumë keq, por trendi më i ri i cili ka kapur popullaritet të madh tani është për nuancimin e flokëve ngjyrë kafe që ngjan me 'syrin e tigrit'. Ndoshta nuk mund ta paramendoni se çfarë lloj ngjyre është, por do ta kuptoni në vazhdim me anë të sqarimit me foto.

Dhe, para se të shkoni tek stilisti juaj i flokëve dhe të pyesni për ngjyrat e tigrit si portokalli, bardhë dhe zi, ju lutem mos e bëni këtë. Thjeshtë nuk ka të bëjë me këto ngjyra. Ky trend i flokëve nuk ka të bëjë absolutisht asgjë me këtë mace të egër. As me nuancat e ngjyrës së lëkurës së tij.

Syri i tigrit i njohur si "Tiger eye" është një gur gjysmë i çmuar me një model të veçantë prej ari, bronzi dhe vija kafe të errët. Nga ana tjetër, ky nuancim aplikohet në flokët tuaja që të ju jap një hijëzim të ngrohtë si dhe integrim të thellë të ngjyrave.

fef

Dhe, ashtu sikur teknika e pikturimit me dorë që ofronte balajazhi, e njejta ndodhë edhe me trendin më të ri të popullarizuar 'tiger eye'. Dhe si të arrini këtë? Kërkoni hijëzim me nuanca karameli të çiftëzuar me ngjyrë çokollate të errët kështuqë nuk do të duket aq e bronztë.

Për më tepër, thuhet se kjo ju sjell kthjelltësi dhe qartësi në jetën tuaj, kështu që, um, po ju lutem…!

Të famshmet si Jessica Alba, Chrissy Teigen dhe Jennifer Lopez, natyrisht veçmë kanë filluar aplikimin e këtij trendit. Pra, është vetëm çështje kohe deri sa ky trend të eksplodojë. Ju ngelet thjeshtë të monitoroni përhapjen e tij…/femra.net/

foke-ngjyre-nuanca-tigri

Der Beitrag Ja cila nuancë e flokëve do jetë trendi në vitin 2017 erschien zuerst auf femra.net.

5 femra tregojnë pse janë konvertuar në fe për partnerët e tyre

Posted: 29 Nov 2016 01:08 AM PST

fe-ndryshuan-konvertim-dashuri-burre-martese

"Ne nuk do kishim bekimin e familjes së burrit nëse nuk do të konvertoheshim sipas fesë së tyre"…

Pavarsisht a i frekuentojmë xhamitë, katedralet apo tempujt çdo javë, secili prej nesh identifikohemi në ndonjë lloj grupi spiritual. Në fakt, sipas studimeve thuhet se 77% e njerëzve identifikohen me ndonjë religjion.

Megjithëse për disa nga çiftet nuk përbën asnjë problem përkatësia në ndonjë religjion, për disa të tjerë mund të jetë diçka shumë më serioze.

Për shembull, ju duhet ta mendoni se fëmijët e juaj a do të vijnë në kishë, në xhami apo në asnjërin prej këtyre vendeve. Dhe ka gjithnjë gjasa që partneri juaj të mos paraqitet në festat tuaja familjare religjioze.

Më poshtë, po ju paraqesim rrëfimin e pesë grave se si ndryshuan përkatësinë  etyre fetare për shkak të partnerëve të tyre.

  1. "Nuk do të kishim bekimin e prindërve të tij"

"Unë u konvertova në judaizëm ortodoks para se të martohesha. Doja të konvertohesha sepse kisha takuar dashurinë e jetës sime dhe nuk do të kishim bekimin e familjes së tij nëqoftëse nuk ndryshoja fe. Doja të isha e të njejtës fe sikur burri për fëmijët e mi.. i pëlqeja edhe zakonet edhe festat. Mendoj që martesa jonë do të ishte shumë më e vështirë nëse unë nuk do të isha konvertuar". – Laura, 62

  1. "Kishim nevojë të ndryshonim rrugëtimin në të cilin ishim"

"Për gjashtë vite të lidhjes sonë, unë dhe burri im kishim vetëm zënka të pandërprera. Pastaj u martuam dhe kishim një fëmijë dhe barrierat edhe më shumë u përkeqësuan. Megjithëse asnjëri prej nesh nuk ishte shumë religjioz, kishim nevojë të ndryshonim rrugëtimin për hir të vajzës dhe martesës sonë. Më pas, ne u pagëzuam shumë shpejtë si të krishterë". – Theresa, 28

  1. "Logjika e tij për fenë kishte kuptim"

"Unë kam qenë kryesisht agnostike kur jam takuar me bashkëshortin tim, i cili ka qenë ateist që kur ishte 8 vjeç. Edhe pasi u martuam rreth 6 vite më parë, unë ende shkoja në kishë në qytetin tim një ose dy herë në vit, kryesisht për të parë miqtë e vjetër, por gjithnjë e gjeja veten duke urryer këtë që bëja. Kemi folur për shkencën dhe kontrastet e saj për morinë e mitologjive fetare dhe arrita të kuptoj se logjika e tij kishte kuptim. Tani më kam vendosur, jam një jofetare e vendosur". – Leah, 31

  1. "Ishte shumë e rëndësishme për të fejuarin tim"

"Unë e dija se kurrë nuk do të drejtohesha për në kishë çdo të diel, por të qenurit anëtare e kishës katolike ishte me të vërtetë shumë e rëndësishme për të fejuarin tim. Kështuqë mora mësime katekizmi dhe u konvertova. Tani jam një katolike, por më shumë vetëm nga emri". – Eliana, 30

  1. "Me përgatitjen e dasmës sonë, unë u intrigova më shumë nga bindjet e tij"

"Familja e bashkëshortit tim është nga India dhe ne kishim një martesë tradicionale indiane. Nuk ka ndonjë proces real për t'u kthyer në hinduizëm, por me përgatitjen e martesës sonë, unë u bëra më shumë e intriguar nga besimet hindu dhe fillova të mësoja më shumë rreth saj. E tëra që duhej të bëja ishte të pranoja mënyrën e jetës sipas hindasve dhe të besoja në parimin e Dharmës. Unë besoj se çdo gjë në këtë botë ka hyjni, gjë që është edhe kryesorja tek hindasit. Pra, unë e konsideroj veten të tillë megjithëse nuk kam lindur ashtu. Burri im nuk më detyroj ta bëja këtë, por ndikimi dhe shembulli i tij padyshim që kanë luajtur një rol". – Elizabeth, 36/femra.net/

 

 

 

 

 

v

Der Beitrag 5 femra tregojnë pse janë konvertuar në fe për partnerët e tyre erschien zuerst auf femra.net.

5 fakte që çdo femër duhet t’i dijë për vezoret e saj

Posted: 29 Nov 2016 12:15 AM PST

femer-vezore-gjera-duhet-dije

Këto janë shumë të vogla, por mjaft fuqiplote…

Vezoret luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e një gruaje, por që ne interesohemi po to vetëm gjatë periudhës kur duam të mbesim shtatzënë. Sipas perspektivës apo funksionit biologjik, ne jemi në Tokë vetëmpër të prodhuar sa më shumë njerëz, kështuqë vezoret janë një nga organet tona më të rëndësishme. Pra, në vazhdim po ju paraqesim 5 gjërat që nuk i dini në lidhje me "miqtë tuaj më të mirë riprodhues".

  1. Vezoret prodhojnë shumë hormone

Vezoret tuaja sekretojnë estrogjenin dhe progesteronin, thekson Minkin. Këto dy hormone janë përgjegjës për zhvillimin e trupit të femrës gjatë pubertetit (rritja e gjoksit, menstruacionet dhe zgjerimi i kofsheve). Këto hormone gjithashtu përgatitin mitrën tuaj për konceptim – dhe mos prodhimi i mjaftueshëm mund të shpie në vështirësi të mbetjes shtatzënë.

  1. Vezoret ndryshojnë madhësinë

Ashtu si shumica e organeve tuaja, vezoret nuk janë statike në madhësi, këto në të vërtetë ndryshojnë shumë gjatë ciklit tuaj dhe rrjedhës së jetës. Muaj për muaj këto mund të ndryshojnë madhësi (të cilat janë në madhësi normale nga 3-5 centimetra) në të cilën madhësia e tyre luhatet duke liruar një vezë çdo muaj. Këto ndryshime ndalojnë kur ju të kaloni në fazën e menopauzës. Pasi të humbet funksioni i tyre, kushtimisht këto fillojnë të vyshken.

  1. Vezoret mund të stresohen

Ovulacioni definitivisht është i prekur nga stresi, thotë Dweck. Kur trupi juaj është në gjendje stresive – flasim për ndonjë ndryshim të madh në jetën tuaj si të larguarit në ndonjë qytet tjetër në kolegj apo ndonjë ndryshim fizik si humbje e peshës – atëherë edhe vezoret do të ndalojnë lëshimin e vezëve. Andaj edhe Dweck rekomandon që të parandalohet shtatzënia gjatë kohës së stresit.

  1. Vezoret mund të jenë përgjegjës për aknet tuaja

Meqenëse vezoret luajnë një rol të madh në balansin tuaj hormonal, këto mund të jenë përgjegjës për çështje të ndryshme trupore prapa këtyre hormoneve. Me sindromin policistik ovarian, balansi hormonal i estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit ndryshon me të vërtetë, thotë Dweck. Simptomat nga testosteroni i tepruar siç janë aknet, rritja e qimeve në vendet tipike mashkullore dhe luhatjet e peshës, të gjitha këto mund të qëndrojnë prapa vezoreve. Mirëpo, me ndihmën e mjekut, ai mund të ju përshkruajë ilaçe që ju ndihmojnë ta keni nën kontroll balansin hormonal.

  1. Vezoret pëlqejnë pilulat kontraceptive

Pilulat kontraceptive mund të reduktojnë dukshëm rrezikun e kancerit ovarian brenda disa muajve fillimi, thuhet sipas American Cancer Society. Këto pilula luajnë rol të rëndësishëm madje edhe në zvogëlimin e rrezikut te gratë që janë bartëse të mutacioneve gjenetike (që ju vënë në rrezik të lartë për kancer ovarian), thotë Minkin. Pilulat kontraceptive janë jashtzakonisht të efektshme dhe mund të zvogëlojnë rrezikun deri në 50%, sipas disa studimeve. Është një faktor shumë i mirë mbrojtës./femra.net/

 

Der Beitrag 5 fakte që çdo femër duhet t'i dijë për vezoret e saj erschien zuerst auf femra.net.

Tjerat postime

Acid citrate dextrose (1) Acidet yndyrore (1) Acidi folik (2) Acidi hoalurinik (1) Acidi neuraminik (1) Aciditeti (2) Aciditeti i lukthit (1) Acidoza (1) Acidoza metabolike (1) Acidoza respiratore (1) Acne Rosacea (1) Acquired immune deficiency syndrome (1) Acromegalia (2) Acute lymphoblastic leukemia (1) Acute myeloblastic leukemia (1) Adaptimet qelizore (1) Adenoma (1) Adherenca (2) Adoleshenca (1) Adult T-cell leukemia (1) Aerobilia (1) Aftet (1) Aknet (3) Aktina (2) Akulli (2) Akupunktura (2) Alergjia (6) Algat blu të gjelbërta (1) Alkaloza metabolike (1) Alkooli (1) Alopecia (1) Alotipia (1) Aminosheqernat (1) Analiza e radiografisë së kraharorit (1) Analizimi i radiografisë së mushkërive (1) Anamneza (11) Ananasi (2) Anatomia (137) Anatomia e komblikut (1) Anatomia Patologjike-Patologjia (29) Andropauza (1) Anemia (6) Anemia sideropenike (1) Anesteziologjia (1) Anesteziologjia dhe Reanimacioni (1) Angina pectoris (1) Angiografia (1) Angiografia renale (1) Ankthi (3) Anoreksia (2) Antibiotiket (3) Anticoagulant (1) Antidiabetikët oralë (1) Antigen (1) Antigjeni (2) Antigjeniteti (1) Antihiperlipidemikët (1) Antihipertenzivët (1) Antioksiduesit (3) Antitrupat (1) Antritrupat (1) Aortografia (1) Apertura pelvis inferior (1) Apheresis (1) Aphersis (1) Aplastic anemia (1) Arkiva (3) Arra (4) Arrat (2) Arteriografia (1) Artritit reumatoid (3) asazha e ezofagut (1) Asciti (1) Asfiksia (2) Aspirina (3) Astma (5) Ataku kardiak (1) ATP (1) Atrofia (1) Auskultimi (1) Auskultimi i zemrës (1) Autizmi (5) Autologous (1) Autopsia (1) Avokado (5) Bajamet (3) Bakteriet (1) Bananet (5) Barnat (7) Barnat në shtatzëni (1) Bazofilet (2) Bebet (1) Belbëzimi (1) Beta-bllokatorët (1) Biokimi (38) Biokimia klinike (4) Biokimia Mjekësore (1) Biologji (15) Bishtajat (1) Bizelja (3) Blood (3) Blood component (1) Bollguri (1) Boronica (5) Boronicat (2) Borziloku (2) Bradikinina (1) Brenga (1) Brokoli (9) Bronhografia (1) Buffy coat (1) Bustina (1) Buzeqeshja (1) Çaji i gjelbërt (1) Çajrat (2) Campylobacter jejuni (1) Caput Medusae (1) Cefalgjitë (1) Celulari (1) Celuliti (2) Chronic lymphoblastic leukemia (1) Chronic myeloblastic leukemia (1) Cikli i Krebsit (1) Cikli menstrual (4) Cikli qelizor (1) Ciklizina (1) Cirroza (1) Cirroza alkoolike (1) Cirroza biliare (1) Cirroza e mëlçisë (2) Cirroza kardiake (1) Cirroza metabolike (1) Cirroza posthepatike (1) Cistat (1) Cistografia (1) Cistoureterografia (1) Citrate phosphate dextrose (1) Çokollata e zezë (1) Colitis acuta (1) Columna vertebralis (1) Çrregullimet Skizoafektive (1) Çrregullimi depresiv madhor (1) Dafina (1) Dalja e dhëmbëve (1) Dardha (1) Dëgjimi (1) Dehidrimi (1) Deksametazoni (1) Demenca (1) Depresioni (12) Depresioni psikotik (1) Depresionin postpsikotik (1) Dermatologjia (6) Dermatology (1) Dhembet (7) Dhëmbët (1) Dhimbja (3) Dhimbja e fytit (1) Dhimbja e gjoksit (1) Diabeti (11) Diagnoza (7) Diagnoza diferenciale (1) Dializa (1) Diarra virale (1) Diarrea (5) Diarrea e udhëtarëve (1) Dielli (3) Dieta (17) Difuzioni (3) Difuzioni i gazrave (1) Difuzioni i lehtesuar (2) Difuzioni i thjeshte (2) Difuzioni pasiv (1) Digjestioni (1) Diplegjia (1) Distribuimi apo shperndarja e barnave (1) Diuretikët tiazidik (1) Dizenteria Bacilare (1) Djathi (3) Djersitja (2) Domatet (4) Domeni specifik (1) Dosja e pacientit (1) Dredheza (2) Dridhja e duarve (1) Drithërat (1) Drogat (1) Duedenografia hipotonike (1) Duhani (14) Eberthella typhi (1) Ebola (4) Ecja (2) Eczema herpeticum (1) Edema e mushkërive (1) Efektet anësore (1) Ego (1) Egzocitoza (1) Ekuilibri (1) Ekzaminime (4) Ekzaminimi Kardiovaskular (1) Ekzaminimi me radioizotope (1) Ekzaminimi neurologjik (2) Ekzaminimi neurologjik i nervave kranial (1) Ekzaminimi pediatrik (1) Elektrokardiograme (5) Eliminimi i barnave (1) Embolia (1) Embriologji (1) Emfizema mediastinale (1) Encephalitis (1) Enderrat (1) Endocitoza (1) Endokrinologjia (6) Endoskopia (1) Enët e gjakut (2) English Medical (68) Enteritis (1) Enzimet (2) Eozinofilet (1) Epidemiologji (20) Epidemiologjia e Koleres (1) Epilepsia (6) Epiteli (1) Epiteli boshtor (1) Epiteli ciliar (1) Epiteli i shtresuar (1) Epiteli kubik (1) Epiteli oral (1) Epiteli pseudoshtresor (1) Epitopi (1) Era e gojes (3) Erizipela (1) Eshterat (1) Eshtrat e gjymtyrës së sipërme (1) Eshtrat e kokës (1) Eshtrat e kraharorit (1) Ethet e buzeve (1) Ethet hemorragjike (1) Ethet hemorragjike Denge (1) Ethet hemorragjike Junin (1) Ethet hemorragjike Krime Kongo (1) Ethet hemorragjike Machupo (1) Ethet hemorragjike me sindrom renal (1) Ethet hemorragjike virale (1) Etiologjia (5) Eukariotët (1) Fagocitet (1) Fagocitoza (3) Faktoret e kancerogjenezës (1) Familja (1) Fara e zezë (1) Farat e lulediellit (1) Farmakogjenetika (1) Farmakokinetika (1) Farmakologjia (12) Farmakologjia Klinike (14) Farmakoterapia (1) Fasulja (3) Feferonat (1) Fëmija (4) Femrat (7) Fermentimi (1) Fertiliteti (2) Fertiliteti mashkullor (1) Fetusi (1) Fibrilacioni atrial (2) Fibrilacioni ventrikular (1) Fibroza (1) Fiku (1) Filma rentgen (2) Filtrimi (1) Fistulografia (1) Fiziologji Patologjike (8) Fiziologjia e njeriut (59) Flateri atrial (1) Floket (6) Flokët (1) Foramen infrapiriforme (1) Fosfori (1) Foshnja (2) Fraktura (1) Fraktura kraniale (1) Fremitus tactile (1) Frika (2) Fruktoza (1) Frustracioni (1) Frutat (4) Fruthi (6) Fryerja e barkut (1) Frymëmarrja (1) Ftoi (2) Fyti (1) Fytyra (5) Galaktoza (1) Galaktozamina (1) Galaktozemia (1) Galeria Mjekesore (3) Gastroduedenografia (1) Gastroenteritis acuta (1) Gastroenterologjia (1) Gërhitja (1) Geriatria (1) Gihti (1) Gjakderdhja (1) Gjaku (6) Gjëndrrat (1) Gjenetika Humane (18) Gjinekologjia (18) Gjiri (2) Gjuha (1) Gjuha gjeografike (1) Gjumi (15) Glikokalisi (1) Glikoliza (1) Glositi migrues (1) Glukoza (2) Glukozamina (1) Gluteni (1) Goditja nga dielli (1) Goja (1) Granuloma e kërthizës (2) Gripi (3) Grup interaktiv në Facebook (1) Grupet e gjakut (2) Guret ne veshka (1) Hapteni (1) Harresa (1) Heksozaminat (1) Helmimet ushqimore (1) Hemangioma (1) Hemangioma e kapakut të sipërm të syrit (1) Hematologjia (2) Hemiplegjia (2) Hemofilia (1) Hemoroidet (1) Hemorragjia cerebrale (1) Hemorragjia intrakraniale (1) Hemorragjia nga goja (1) Hepatitet (1) Hepatitet Virale (2) Hepatiti (4) Hepatiti A (8) Hepatiti C (1) Hepatiti E (1) Heroina (1) Herpes Zoster (2) Herpesi labial (2) Hidratimi (1) Hidrokortizoni (1) Higjena (7) Higjiena e ushqimit (1) Hiperbilirubinemia (1) Hiperbilirubinemia fiziologjike (1) Hiperkalemia (1) Hiperplazia (1) Hipertensioni (8) Hipertensioni portal (1) Hipertermia (1) Hipertrofia (1) hipervitaminoza (1) Hipofiza (1) Hipokalemia (1) Hipotensioni (1) Hipovitaminoza (1) Histamina (1) Histeria (2) Histero-salpingografia (1) Histologjia e Njeriut (1) Histologjia-Preparatet (8) Hithrat (2) Holoenzima (1) Homeostaza (1) Hormonet (1) Hormonet e stresit (1) Hudhra (7) Hulumtime (1) Humbja e peshes (15) Hurmat (1) Hydrocephalus (1) I posalinduri (3) Ibuprofeni (1) Idiotipia (1) Ikteri hepatik (1) imazhe radiologjike (1) Imuniteti (2) Imuniteti humoral (2) Imuniteti i fituar (1) Imuniteti i lindur (1) Imuniteti jospecifik (1) Imuniteti qelizor (2) Imuniteti specifik (2) Imunogjenetika (1) Imunogjeniteti (1) Imunoglobulinat (1) Imunologjia (39) Indi dhjamor (1) Indi lidhor (1) Indi lidhor fijengjeshur (1) Indi lidhor fijeshkrifet (1) Indi limfoid (2) Indi muskulor (2) Indi nervor (1) Infarkti (4) Infeksionet (3) Infeksionet pulmonare (1) Infeksioni urinar (2) Infertiliteti (1) Influenca (1) Informatika Mjekësore (4) Ingjestioni (1) Inkubacioni (1) Insektet (1) Insomnia (1) Inspeksioni (3) Insulina (1) Irigografia (1) Izotipia (1) Japanese encephalitis (1) Jeta artificiale (1) Jodi (2) John Hopkins (1) Jonet e Kaliumit (1) Kaça (1) Kafazi i kraharorit (1) Kafeja (10) Kajsia (1) Kakao (1) Kalciumi (2) Kalikreina (1) Kaliumi (7) Kamomili (2) Kanabisi (1) Kanceri (39) Kanceri i gjirit (9) Kanceri i lekures (1) Kanceri i pankreasit (1) Kanceri i qafës së mitrës (1) Kandidiaza orale (1) Kanella (2) Kapjet e Leopoldit (1) Karbohidratet (1) Kardiokirurgjia (1) Kardiologjia (5) Kariesi (2) Karota (4) Karrigia (1) Kemotaksa (2) Kerca e hijalines (1) Kerca elastike (1) Kërpudhat (2) Kërthiza (1) Keshilla (55) Kikiriku (3) Kimioterapia (1) Kirurgjia (2) Kivi (5) Klinika (3) Klonimi (1) Klori (1) Koagulimi i gjakut (1) Kockat (2) Koenzimat (1) Kokaina (1) Kokoshkat (1) Kolangiografia intravenoze (1) Kolangiografia postoperatore ose operatore (1) Kolangiografia transhepatike perkutane (1) Kolangiopankreatografia endoskopike retrograde (1) Kolecistografia orale (1) Kolera (13) Kolesteroli (4) Kolli (1) Kombliku (1) Komplementi (3) Komplikimet (2) Komplikimet e Kolerës (1) Komunikimi (1) Koncentrimi (1) Kondroitin sulfati (1) Konflikti primar (1) Kontraceptivët (1) Kontraceptivët oralë (1) Kontraksioni i muskujve (2) Kontrasti (1) Konverzioni (1) Kopra (1) Kortikosteroidet (1) Kortizoni (1) Kosi (5) Krimbi (1) Kripa (4) Kuize (11) Kujtesa (7) Kumbulla (4) Kungulli (1) Kuriozitete (1) Lajme (134) Lajthia (1) Lakra (1) Laktoza (2) Latanti (2) Lekura (5) Lëkura (1) Lemza (3) Lëngu i thanave (1) Leukemia (1) Leukoplakia (1) Leukoplakia orale (1) Leukoza (1) Lëvizjet (1) Lidhja neuromuskulare (1) Ligjerata (2) Limfocitet (1) Limoni (10) Lindja (1) Lipotimia (1) Lizozomet (1) Lodhja (5) Lodhja pranverore (1) Lukthi (3) Luleshtrydhe (1) Lumturia (1) Lupus Erythematosus (1) Lupusi (1) Lymph (1) Lythat (1) Magnezi (1) Majdanozi (4) Makroelementet (2) Makrofagët (1) Mamografia (2) Manaferra (2) Mandarina (2) Manovrat e Leopoldit (1) Marijuana (3) Martesa (1) Masat antropometrike (1) Maska (8) Mastiti (1) Mastocitet (1) Masturbimi (3) Matja e shytpjes së gjakut (1) Mediatorët (1) Medulla spinale (1) Megaureteri (1) Mejoza (3) Meklozina (1) Mëlçia (2) Membrana qelizore (1) Memory (1) Mengjesi (1) Meningjiti (1) Menopauza (2) Menstruacionet (1) MERS (1) Mësime mjekësore (2) Metabolizmi (3) Metaplazia (1) Midhjet (1) Migrena (7) Migrena me aurë (1) Migrena pa aurë (1) Mikrobet (2) Mikrobiologji (23) Mikrobiologjia (6) Mikrobiologjia fiziologjike (1) Mikrobiologjia genetike (1) Mikroelementet (2) Miofibrili (1) Miologjia (6) Miozina (2) Mitoza (4) Mitra (2) Mjalta (7) Mjedrat (2) Mjekesi Familjare (1) Mjekesi interne (7) Mjekësi interne (22) Mjekësi sociale (2) Mjekësia Urgjente (1) Mjekimi (6) Mjekra (2) Molla (9) Monocitet (1) Monoplegjia (2) Monosaharidet (1) Morbus Basedow (2) Morbus Crohn (1) Morbus Graves (1) Mosha e kockave (1) Mosha e mesme (1) Mosha gestative (1) Mosha parashkollore (1) Mosha shkollore (1) Moti (1) Motoneuronet (1) Motoneuroni periferik (1) Motoneuroni qëndror (1) Multivitaminat (1) Mungesa e hekurit (2) Muscle (1) Mushkëritë (3) Mushkonjat (2) Mushmolla (1) Muskujt (11) Muskujt e lëmuar (1) Muskujt kardiak (1) Muskujt skeletik (4) Muskulatura e Lëmuar (1) Muskulatura e Zemrës (1) Muskulatura skeletike (2) Myasthenia Gravis (9) Mycoplasma (1) Nafta (1) Nativi i abdomenit (1) Natriumi (3) Nauzea (1) Ndarja qelizore (2) Ndihma e parë (3) NDIHMA URGJENTE MJEKSORE (1) Ndotja e ajrit (2) Nefrologjia (4) Nefropatia diabetike (1) Nekroza (1) Nekroza yndyrore (1) Neonatologjia (5) Neoplazma (1) Neostigmina (1) Nervat e kokes (3) Nervat kranial (1) Nervoza (1) Neuralgjia (1) Neuralgjia glossofaringeale (1) Neuralgjia Trigemale (1) Neurastenija (5) Neurofibromatoza (1) Neurologji (48) Neurologji me Neuropsikiatri (73) Neuroradiologjia (1) Neuroza (9) Neuroza hipohondrike (1) Neuroza histerike (3) Neutrofilet (1) Ngacmueshmëria (1) Nitroglicerina (1) Njeriu (1) Nuhatja (1) Nyjet (1) Obeziteti (4) Obstetrika (13) Oftalmologjia (4) Omega 3 (7) Omphalitis (1) Onkologjia (4) Optimizmi (1) Organizmi (4) Orgazma (1) Orizi (1) ORL dhe Kirurgjia e Kokës dhe e Qafës (1) Ortopedia (1) Ortoreksia nervore (1) Osmoza (3) Ossa cranii (1) Ossa membri superioris (1) Ossa thoracis (1) Osteoarthritis (1) Osteologjia (1) Otorinolaringologjia (6) Ovulacioni (1) Pagjumësia (2) Palca e kuqe (1) Palpacioni (1) Pamje klinike (18) Paniku (1) Pankreasi (1) Panxhari (1) Papa testi (2) Papaja (1) Paracetamoli (6) Paraliza (1) Paralizat (1) Paralysis (1) Parandalimi (2) Paraplegjia (2) Parazitologji (4) Parazitologjia (1) Pasazha e zorrëve të holla (1) Pasqyra klinike (5) Patatja (1) Patogjeneza (4) Patogjenza (1) Patologjia (1) Pediatria (137) Pediatrics (1) Pemphigus vegetans (1) Përballja me kancerin (4) Perimet (3) Perimet jeshile (1) Perimetri i kokës (1) Periudha embrionale (2) Periudha fetale (2) Periudha neonatale (1) Periudha postnatale (1) Periudha prenatale (2) Perkusioni (2) Pesha trupore (2) Peshku (3) Pesticidet (1) pH (1) Pielografia retrograde (1) Pijet (8) Pijet energjike (1) Pikat e auskultimit (1) Piperi i zi (1) Piridostigmina (1) Pjepri (1) Pjeshka (1) Plakja (4) Plazma e gjakut (1) Pneumonia (3) Pneumoperitoneumi (1) Pneumotoraksi (1) Pneumotoraksi spontan (1) Polymialgia rheumatica (1) Portokalli (3) Potenciali i aksionit (1) Potenciali i veprimit (1) Potenciali membranor (1) Prednizoloni (1) Pregnancy (1) Presioni arterial (1) Presioni i gjakut (5) Probiotikët (1) Problemet me sy (1) Problemet mendore (1) Prognoza (1) Prokariotët (1) Proliferimi Tumoral (1) Propedeutika (1) Prostata (2) Prostoglandinet (1) Psikiatria (2) Psikologjia (3) Psikoza (3) Psikoza Maniako-Depresive (1) Psikozat endogjene (1) Psoriasis (1) Puna (2) Puna e zemrës (1) Punime shkencore (6) Pyetje (1) Pyetje dhe pergjigje (2) Pytje dhe Pergjigje (12) Qarkullimi i gjakut (2) Qeliza (8) Qelizat (1) Qelizat dhjamore (1) Qelizat e gjakut (1) Qelizat e lëkurës (1) Qelizat e syrit (1) Qelizat gjëndërore (1) Qelizat kancerogjene (1) Qelizat kockore (1) Qelizat limfatike (1) Qelizat mediatore (1) Qelizat nervore (1) Qelizat seksuale (1) Qelizat staminale (2) Qelizat tumorale (1) Qelizat vrasëse natyrale (1) Qendra per avancimin e studimeve (2) Qendra për avancimin e studimeve (1) Qepa (7) Qepa e kuqe (1) Qepa e re (1) Qershia (3) Qeshja (1) Quadriplegjia (2) Qumeshti (2) Radioaktiviteti (1) Radiografia (1) Radiografia kontrolluese (1) Radiografia krahasuese (1) Radiografia native (1) Radiografia standarde (1) Radiologjia (15) Radioskopia (1) Raste Klinike (4) Raste Klinike të ndryshme (1) Reaksionet imunologjike (1) Reaksionet kimike (1) Reaksioni i aglutinimit (1) Reaksioni i fiksimit te komplementit (1) Reaksioni imunologjik i tipit I (1) Reaksioni imunologjik i tipit II (1) Reaksioni imunologjik i tipit III (1) Reaksioni imunologjik i tipit IV (1) Reaksioni imunologjik i tipit V (1) Receta (8) Reflekset (2) Refleksi kërkimbuzor (1) Refleksi i kapjes (1) Refleksi i Moros (1) Refleksi i qëndrueshmërisë aktive (1) Refleksi i Robinsonit (2) Refleksi i thithjes (1) Refleksi natyror për ecje (1) Rehabilitation (1) Respiracioni (1) retesira izotonike (1) Reumatologjia (3) Rezistenca (1) Rezonanca magnetike (1) Riprodhimi (2) Rozmarina (1) Rrepa (1) Rritja (3) Rritja e dhëmbëve (1) Rritja e kokës (1) Rrugët e frymëmarrjes (1) Rrushi (3) Saharoza (1) Salmonella (1) Salmonella typhi (1) Salmoni (2) Sarkomera (1) Sauna (2) Seksi (6) Selino (1) Semiologjia (1) Sëmundja e Alzheimerit (1) Sëmundja e sheqerit (1) Sëmundjet (4) Sëmundjet e lëkurës (1) Sëmundjet e zemrës (1) Semundjet infektive (103) Sëmundjet kardiake (1) Serotonina (1) Shafrani (1) Shalqiri (1) Shega (2) Shendeti (883) Shëndeti (1) Shëndeti mendor (1) Shenja Brudzhinski (2) Shenja e Kernigut (1) Shenjat (5) Shenjat e meningjitit (2) Shenjat Meningjeale (3) Sheqeri (5) Sherebela (1) Shigellat (1) Shigelloza (9) Shikimi (1) Shoku (1) Shprehi (1) Shqisa (1) Shqisa e ekuilibrit (1) Shqisa e shijimit (1) Shqisa e shikimit (1) Shqisa e të dëgjuarit (1) Shqisa e të nuhaturit (1) Shqisa e të pamurit (1) Shqisat (2) Shtatzania (10) Shtatzënia (1) Shtylla kurrizore (1) Shtypja e gjakut (2) Simptomat (5) Sinapsa (1) Sindroma Raynaud (1) Sipërfaqja trupore (1) Sistemi gastrointestinal (1) Sistemi kardiovaskular (1) Sistemi muskulor (1) Sistemi nervor (2) Sistemi osteo-artikular (1) Sistemi respirator (5) Sitemi muskulor (1) Sjellja (2) Skara (1) Skarlatina (1) Skeleti (1) Skizofrenia (6) Skizofrenia hebefrene (1) Skizofrenia katatonike (1) Skizofrenia paranoide (1) Skizofrenia simplex (1) Soda e bukes (1) Speca të mbushur me djath (1) Sperma (2) Spermatozoidet (2) Spinaqi (4) Sporti (1) Staphylococcus aureus (1) Status Epilepticus (1) Statusi epileptik (1) Statusi neurologjik (1) Steriliteti (1) Sterilizimi (1) Stomaku (3) Stomatologjia (2) Streptokokoza (1) Stresi (11) Stresi post traumatik (1) Studime (5) Substancat narkotike (1) Sulfuri (1) Sulmi ne tru (4) Sulmi ne zemer (2) Susami (1) Syri (3) Sytë (1) Tabes Dorsalis (1) Tachicardia (1) Tahikardia sinusale (1) Teknologjia (2) Telefoni (1) Temperatura (4) Tensioni (1) Teratogjeneza (1) Terminlogji Mjekesore (7) Terminology (43) Tershera (2) Tërshëra (1) Teste (14) Teste mjekësore (4) Teste nga Fiziologjia e njeriut (2) Testi i Coombs-it (1) Testi i Papanikolaut (1) Testosterone (1) Tetanusi (1) Tetralogjia Fallot (1) Tetraplegjia (1) Tetrisi (1) Thenie mjekesore (1) Thinjat (2) Thumbimet (1) Tifoja abdominale (13) Tifoja e zorrëve (13) Tjera (10) Toksinat (2) Tomografia e kompjuterizuar (1) Tomografia konvencionale (1) Tonusi muskular (1) Trajtimi (3) Trakti urogjenital (1) Trangujt (2) Transfusion (1) Translatimi (1) Transmetimi (1) Transmisioni sinaptik (1) Transplantimi (2) Transporti aktiv (2) Transporti i CO2 (1) Transporti i O2 (1) Traumat (1) Traumatologjia (1) Tretesira hipertonike (1) Tretesira hipotonike (1) Tretja (2) Trombocitet (1) Trombocitopenia (1) Tromboembolia (1) Tromboza (1) Troponina (1) Trupi (2) trupore (1) Truri (11) Tuberkulozi (2) Tularemia (1) Tumoret (1) Tumori (7) Uji (8) Ulçera gastrike (1) Ultrazëri (1) Uria (1) Urina (1) Urinimi (1) Urografia intravenoze (1) Urologjia (1) Urthi (1) Ushqimi (41) Ushqimi i detit (1) ushtrime mjekesi interne (8) Ushtrime nga neurologjia (4) Ushtrime nga Patologjia (1) Ushtrime nga Pediatria (1) Ushtrimet (7) Uthulla (1) Uthulla e mollës (1) Vagina (1) Vaji (2) Vaji i peshkut (1) Vaji i ullirit (5) Vaksinat (3) Variçella (1) Vdekja (5) Venat varikoze (4) Veshi (1) Veshka policistike (1) Veshkat (3) Vetmia (3) Vetullat (1) Vezet (4) Vezoret (1) Vibrio Cholerae (1) Vibrio parahemoliticus (1) Video (6) Video shkencore (15) Viral infection (1) Virus (1) Viruset (2) Virusi HIV (1) Virusologjia (2) Vitamina A (1) Vitamina C (5) Vitamina D (7) Vitamina E (2) Vitamina K (1) Vitaminat (14) Vjellja (2) Xhemi (1) Xhenxhefili (2) Yersinia enterocolitica (1) Yndyrat (1) Zbulime (23) Zemra (13) Zjarri i natës (1) Zorra e trashë (1)

Postimet sipas alfabetit